E premte, 01.11.2024, 12:18 AM (GMT)

Editorial

Halit Bogaj: Gënjeshtrat serbe

E enjte, 08.07.2010, 08:59 PM


GËNJESHTRAT SERBE

 

Nga Halit Bogaj

 

Këto ditë në Mitrovicën  veriore ngjau edhe një skenar i përgjakur serb nga i cili humbi jetën një njeri dhe u plagosën 11 të tjerë. Serbët/si gjithmonë/ u përpoqën që atë ngjarje makabre dhe të tmerrshme t’ua mveshnin edhe njëherë shqiptarëve, duke menduar se akoma mund të bëjnë montime të tilla sikur në vitet tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta gjatë të cilave, në duart e veta e kishin tërë aparatin shtetëror kriminel, duke u nisur nga ajo shprehja e njohur’’Lela Kros he Lela Kros, vetë shkruaj vetë vulos’’,por kësaj radhe, si edhe shumë herë të tjera pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, u hasi sharra në gozhdë dhe nuk u  doli siç vepronin dikur.

 

Kësaj radhe donin’’ta bindnin botën’’ sikur atëherë kur njëfarë Martinoviqi psikopat e ka pasë lënduar veten me shishe të birrës, ndërsa donte t’i fajësonte shqiptarët për atë turp të paparë dhe të pa ndodhur asnjëherë në historinë njerëzore, e nga i cili serbët e pafytyrë krijuan mite, poema, balada, piktura etj., se kinse shqiptarët’’e egër dhe vandalistë’’ e kishin bërë një akt të tillë të çmendur!.

 

Pas hapjes së zyrës civile në veri/në të cilën duhej të bëhej regjistrimi i banorëve atje/, serbët e armatosur dhe të maskuar u tërbuan edhe njëherë për t’i treguar botës se çka janë në gjendje të bëjnë, duke ua  përkujtuar të gjithëve  se kanë mbetur po ata që ishin, përherë me veprime dhe botëkuptime të njejta të cilat i kanë në gjak dhe në gjenet e tyre tradicionale.Për të qenë ironia më  e madhe, Tadiq u ngut që ta thirrte Këshillin e sigurimit, demek për t’iu treguar atyre’’se çka bëjnë shqiptarët’’, por edhe në këtë rast dështoi, bile edhe shumë keq ngase përfaqësuesi amerikan i tha atij në gojë’’se njeriu është vrarë nga vetë serbët që e kishin organizuar protestën’’, me fjalë të tjera’’Si ishte e mundur që midis tyre të hynte ndonjë shqiptar’’, me ç’rast Tadiq mbeti si i mjerë nga gënjeshtrat e tij të cilat nuk pinin ujë te fare . Por, me plot gojën demagogji, edhe në këtë rast’’paqësori’’serb u shpreh, se pa marrë parasysh se çka ka ndodhur, Serbia nuk do ta përdorë dhunën, duke harruar se pikërisht për shkak të asaj dhune e kishte ftuar Këshillin e sigurimit! ‘’Paqësorët çetnikë’’, të porositur nga Beogradi, u bënë qengja vetëm atëherë kur në vend të ngjarjes arritën ‘’Arushanat e NATO-s’’të cilët nuk e lusin askend por veprojnë menjëherë, me ç’rast do të vritej ndonjë çetnik/me ose pa maska/.Pra vetëm atëherë u tërhoqën dhe shkuan në birucat e minjve, duke  lënë prapa një rezultat tragjik.

 

Tadiq edhe kësaj radhe nuk mund ta duronte dhe ta shihte me sy Skender Hysenin, por  ç’të bënte i mjeri pasiqë nuk kishte nga t’ia mbante, përveç se ta ‘’pranonte’’ si bashkëbisedues dhe replikant separatistin nga Kosova, i cili’’E ka shpallur njëanshëm në token serbe shtetin e dytë shqiptar’’.Mes tjerash Tadiq , me vogëlsinë e tij, por edhe me botëkuptimin hegjemonist mesjetar, mundohej’’T’i jepte mend edhe Amerikës’’duke thënë se asaj duhet t’i vijë keq që e ka pranuar shtetin e Kosovës, por në kontekstin tjetër dhe lexuar mes rreshtave, ai e shihte se vërtet ka përfunduar gjithëçka nga ëndrrat serbe, duke u shprehur se Serbia nuk mund të pranojë:që dikush t’i ketë të gjithat, kurse dikush tjetër asgjë’’., një thënie e tij e përsëritur disa herë më parë.Pra kësaj radhe u pa edhe njëherë se akuzave serbe ndaj shqiptarëve , u ka dalur boja dhe nuk mund t’u shiten fare tek bota demokrartike e cila është prezente në Kosovë që nga ai vit i lumtur dhe çlirimtar për të gjithë ne.Duke e pare gjithashtu se nuk po iu shiten gënjeshtrat bajate dhe që u ka kaluar qysh moti koha  ,ata nga sikleti që e kanë, në të njejën ditë/kur u mbajt Mbledhja e KE/ e plagosen një deputet liberal serb , i cili e ka pranuar realitetin dhe Pavarësinë e vendot tonëGjithashtu duhet shtuar edhe faktin se për incidentin tragjik të asaj dite/përveç atyre që e përkrahin Serbinë dhe krimet e saj/ të gjithë të tjerët kërkuan që të gjendet fajtori i vërtetë i cili duhet të dale para gjyqit dhe të dënohet për krimin e tij terrorist.Këtë e ka kërkuar edhe kryministri kosovar qysh në prononcimin e tj të parë, por’’carllazarstët’’ nuk u kënaqën atë ditë në  Gazimestan vetëm me djegien e flamurit amerikan dhe atij kosovar, derisa ia shuan jetën një njeriu dhe i plagosën edhe 11 të tjerë.

 

Nga mbledhja e fundit e Këshillit të sigurimit, të cilën siç u tha më lartë, e ka kërkuar vetë  Serbia, për opinionin e tyre,e  pa u skuqur fare, e kishin transmetuar vetëm fjalimin e Tadiqit, duke i fshehur ekspozetë e të tjerëve, e sidomos të Skender Hysenit, të cilin e tërë bota /atje brenda në salle/e kishte pranuar si minister të punëve të jashtme të Kosovës.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora