E shtune, 27.04.2024, 10:55 PM (GMT+1)

Editorial

Edita Kuçi- Ukaj: Demokracia dhe ushtrimi në praktikë

E hene, 28.06.2010, 09:59 PM


Demokracia dhe ushtrimi në praktikë

 

Nga Edita Kuçi- Ukaj

 

Demokracia është një sistem vlerash të përbashkëta, që intencë të fundit kanë interesin (të kuptuar këtu nga prizmi i qytetarit) pra një ushtrimin të pushtetit nëpërmjet të qytetarit, në të cilin pushtet, këto vlera të përbashkëta sintetizohen në të mirë të përbashkët, për një jetë më të mirë dhe për një shoqëri thelbësisht demokratike, një liberalizim të jetës, e në të cilën shoqëri dominon në çdo segment të jetës, liria të menduarit, liria të shprehurit, liria e besimit, këto principe edhe fondamentale të vlerave që praktikon demokracia e avancuar e tipit perëndimor. Së këndejmi shtrohet çështja dhe kërkohet përgjigja për principet fondamentale, se çka nënkupton demokracia, nëse jo një përgjegjësi të nivelit të lartë, një tolerancë të shkallës së kënaqshme dhe një kompromis në çështje jetike. Pra, përgjithësisht demokracia është një model i qeverisjes, që përfaqëson interesat jetike të qytetarit, nëpërmjet të zgjedhurve të vetë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, pra një ushtrim të pushtetit nga populli. Së këndejmi, është me rëndësi të tërheqim një paralele në mes demokracisë të praktikuar dhe retorikës demokratike (pra kamuflimit në emër të demokracisë, apo së paku të mendojmë për këtë fenomen, siç ndodh hapësirave shqiptare kudo).

 

Në princip, shumë vende të dala nga monizmi politik dhe monizmi besa edhe intelektual, sikundër qëndron puna edhe me rajonin tonë, pjesë e së cilës në një formë apo në një jetë jemi edhe ne, flitet shumë për demokracinë, por jo thellësisht. Zaten, shumica që drejtojnë vendet shqiptare demokracinë e kanë vetëm mbulojë për të fshehur orientimet politike moniste të sistemeve të kaluara, madje në këtë kategori hyjnë edhe alamet “ intelektualët”, “ patriotët” e qelbur nga njëmendësia politike. Ngase demokracia, më shumë se retorikë (model ky komunist) është praktikë, dhe pikërisht kjo duhet të jetë një mënyrë për të kuptuar demokracinë në prizëm të ushtrimit praktik, prandaj edhe duhet të kalohet në veprime praktike, të operacionalizuara në jetën e përditshme, e të flaket fjalorin sterotip folklorik, të mbushur përplot makropolitikë, duke e fuqizuar në çdo aspekt të organizmit shoqëror, demokracinë praktike. Pra, për ata politikanë që e kanë gojën përplot me retorikë demokratike (ndërsa në veprime dhe në të menduar shohim shenjat e restaurimit monist), përfundimisht duhet të kuptojnë këtë fakt, dhe gjërat duhet t’i zhvendosin në praktikë, në mënyrë që proceset jo vetëm politike të shkojnë ndryshe, pra në kahe pozitive.

 

Së këndejmi, duhet theksuar se vlerësimet për demokracinë në ushtrimin praktikë, në dimensionet shqiptare (mendojë gjithnjë në Kosovë), janë shumë të zbehta, sidomos me theksime, në ato parime fondamentale, të lartcekura. Mbase fushat që përbëjnë përditshmërinë e qytetarit, përditshmëri me të cilën fillon ditën: radio, gazeta, deklaratat pompoze politike, me premtime megalomane, pastaj takimet e ndryshme shoqërore, universitet, të krijojnë një imazh shumë skeptik për demokracinë në masa, shohim një jotolerancë, jotelerancë kjo që ka bazën në veprime të shumë udhëheqësve, që kanë marrë barrën për t’i shpirë përpara proceset demokratike, barrë këtë, për cilën shumë pretendent nuk kanë kapacitet për ta përparuar. Ngase, duhet kuptuar se rezultatet demokratike duhet të jetësohen në jetën e përditshme, e jo nëpër media, konferenca, mbase edhe institucione, aty ku në një formë janë të “ detyruar’ të sillen si demokrat. Pra tipi i të menduarit monist ekziston, ekziston edhe në shumë sfera të larta.

 

Në këtë kontest është me rëndësi të bëhet një analizë e parimeve fundamentale të demokracisë, dhe të kontekstalizohen në rrethanat aktuale shqiptare, pa kurrfarë paragjykimi, duke flakur njëherë e përgjithëmonë të metën, që të mos mendojmë, se ne jemi shoqëria më demokratike, por të përpiqemi të instalojmë një demokraci perëndimore esencialisht, ngase në realitetin e përditëshëm, gjërat jo vetëm që rrjedhin ndryshe, por edhe ka përplot diversitete në të gjitha nivelet shoqërore të ushtrimit të pushtetit, në Institucione, në shkolla, në media, në art, në universitet, në rrugë.

 

Ne mund të flasim për ushtrim të demokracisë atëherë kur ekziston lira e të menduarit, kur të ekziston lira e të shprehurit ashtu siç mendon çdo qytetar, pa marrë parasysh se a do i pëlqen këtij apo atij, a do t’i pëlqej dikujt apo jo Dhe çka është më tragjikja të frikohet se a mund të shantazhohet a jo, a mund të pësojë edhe më keq?. Në disa segmente, sidomos të pasluftës, ekziston tendenca, që disa gjëra të “shenjtërohen”, pa marrë parasysh veprimet ndoshta të dëmshme, dhe populli të përpijë medoemos këtë fakt. E çka mund të themi në këtë kontest për demokracinë? Vlerësimet reale gjithnjë mbetën të zbehta. Prandaj të gjitha ato forca qofshin politike, qofshin mediave, qofshin intelektuale, duhet të këndellën, në mënyrë që mos të ikin nga realiteti, mos të fshehin realitetin, por me energji të shëndosha dhe duke e vlerësuar pozitive, të fillojnë debatin pa paragjykime, pa tema tabu, sepse përderisa të ketë tema tabu edhe shumë procese në Kosovë do të mbetën tabu, apo do të mbetën vetëm në mendjet e dashamirësve të mëdhenj të kombit, e të cilët janë të shumtë, porse janë të shtrënguar, që me dashje apo pa të, të jenë pjesë e një konteksti të dhunuar intelektual, e besa edhe politik.

 

Prandaj, për hir të një të ardhme vërtetë demokratike, për hir të avancimit të proceseve demokratike, procese këto që do t’i determinojnë të gjitha komponentët e rëndësishëm të shtetësisë së Kosovës, është e domosdoshme që të mendohet dhe të veprohet demokratikisht, nga të gjithë ata që kanë marrë këtë proces në vete, ndërsa për ata, që kanë marrë këtë barrë, dhe që në princip, nuk mund të avancojnë, madje as ta praktikojnë, ngase janë formim tjetër është më mirë që të tërhoqën, në favor të një progresi nacional, drejtë rrugës së integrimeve të Kosovës në të gjitha mekanizmat Perëndimor, rrugë kjo që do të shkurtohet, në qoftë se do të përshpejtohen proceset demokratike.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora