Shtesë » Lajme
F.B.K.SH: Jo shkëmbim teritoresh me Serbinë
E enjte, 08.07.2010, 08:20 PM
FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR
F.B.K.SH
Tiranë, 07/korrik/2010
D E K A L A R A T Ë
Nr.03/ Protokoll: 01/07
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (F.B.K.SH) deklaronë qëndrimin e vet kundër çdo ideimi, projektimi e aq më tëpër implementimi të teorisë së rrezikshme mbi shkembimin e territoreve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
FBKSH-ja është absolutisht kundër kësaj “loje” të rrezikshme për këto arsye:
Nuk duhet të këtë shkëmbim territoresh ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë sepse kompromentohet integriteti territorial i shtetit të Kosovës.
Një ide e tillë nuk duhet të bëhet praktikë për arsye se ajo prodhonë një precedent të rrezikshëm për Ballkanin e më gjerë.
Kjo ipotezë cënonë, e aq më keq, dhe injoronë aspiratën shekullore të shqiptarve për (ri) Bashkim Kombëtar të sanksionuar nga një histori shekullore e tyre.
Shkëmbimi territoreve, nëse ndodh, sjellë në skenën ballkanike rrezikshmërinë e “Serbisë së madhe” dhe “Greqisë së madhe” në dëm të interesave shqiptare duke t’kurruar më tepër territorin e një popull autoktonë në Ballkan..
Shkëmbimi territoreve “legjitimonë” padrejtësisht pushtimet serbo-greke si në veri (Lugina e Preshevës) po ashtu dhe në jug të Shqipërisë Historike (Çamëri, Kostur-Konicë-Follorinë).
Fenomeni i shkembimit territorial bllokonë njohjet e reja për shtetin e Kosovës dhe si rrjedhim paralizonë “pakon Ahtissari” mbi të cilën u ndertua duke vënë në pikëpyetje vet ekzistencën e shtetit të ri.
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (F.B.K.SH), për arsyet e mësipërme , nuk do të pranoi shkembimin e asnjë centimetër territori në veri të Kosovës, përkundrazi do të luftojë me të gjitha mjetet demokratike për ribashkimin e trojeve shqiptare në një komb-shtet të vetem ashtu siç sanksionohet edhe në Platformën strategjike-kombëtare të tij.
Solidarizohem plotesisht me deklaraten;
sepse një shkembim territoresh justifikon dhe realizon pretendimet e politikes ortodokse fundamentaliste bizantino-sllave dhe të qarqeve shovene antishqiptare greke dhe sërbe;. veshtireson funksionimin e demokracise ne Serbi, Greqi dhe ne tere Ballkanin.
Prof. Dr. Inxh. Vedat Shehu