E diele, 28.04.2024, 06:22 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

“U nisa nga Greqia sa mësova lajmin”

E diele, 04.07.2010, 08:36 PM


Nga Esmeralda Keta

Ai që ia ka bërë fëmjës tim këtë gjë, duhet të kalbet në burg. Dhe nëse shteti nuk e bën një gjë të tillë, ne nuk do ta lëmë me kaq". Kështu është shprehur nëna e vajzës 9-vjeçares, e cila sapo ka marrë vesh se çfarë i ka ndodhur së bijës, i ka hipur autobusit në Greqi dhe ka ardhur drejt e tek spitali ku po trajtohet e mitura. Ajo tregon se vajza është e pastabilizuar psikologjikisht dhe ka momente kur ajo reagon keq edhe ndaj saj duke i thënë "ti nuk je mamaja ime, pse më le vetëm". Aktualisht 9-vjeçarja nga Kolonja po mbahet nën kontrollin e rreptë të mjekëve specialistë si dhe psikologes që po e ndihmon të kapërcejë këtë situatë. E ëma e 9-vjeçares, e cila nuk pranon të identifikohet, tregon në një intervistë për "Gazetën" se si e mori vesh çfarë i kishte ndodhur së bijës dhe reagimet e vogëlushes kur u takua me të pas ngjarjes. 
Ju ishit në Greqi, si e morët vesh për atë që i kishte ngjarë vajzës suaj? 
Unë e kam marrë vesh vetëm ditën e mërkurë. Ma tha vjehrri kur folëm në telefon dhe na iku truri. Është një gjë shumë e rëndë. Unë vendosa të vij menjëherë në Shqipëri, i hipa autobusit, ndalova në Kolonjë vetëm për të marrë djalin dhe erdha në spital për t'i qëndruar pranë vajzës. 
Si reagoi vajza kur ju pa? 
Unë erdha të enjten pasdite dhe fillimisht ajo filloi të qante dhe nuk pranonte të më afrohej dhe as më linte t'i rrija pranë. Ndërsa sot është është më mirë. Është më e afruar, më e qeshur. 
Po bashkëshorti juaj si e priti lajmin? 
Është shumë i tronditur, por ai nuk erdhi me mua sepse nuk kemi me se të mbajmë familjen. Nuk i besohej se vajza është më mirë dhe kur ia dhashë vajzën në telefon qanin të dy. Vajza i thoshte: Mos u mërzit se jam mirë". Na ka rënë një gjëmë mbi kokë. 
Po psikologjikisht si është ajo? 
Varet! Ka momente kur është mirë, qesh, luan me të vëllain, që e mbaj këtu në spital me të, por ka momente kur bëhet keq, acarohet do të qëndrojë vetëm. Sot për shembull e nxorra nja dy orë në një dhomë tjetër, se donte të rrinte vetëm dhe më pas dolëm një xhiro rreth spitalit pasi nuk ishte e qetë. Por kulmi i shqetësimit të saj arrin kur më duhet ta mjekoj poshtë me ilaçet që i japin mjekët. Atëherë bëhet keq, qan dhe më më thotë "Ti nuk je mami im, pse më le vetëm?". 
E ke pyetur vajzën se çfarë ka ndodhur me të? 
Jo! Nuk guxoj ta bëj një gjë të tillë. E si mund ta pyes?? Ajo është ende një fëmijë, 9-vjeç i bën me 15 gusht. Kjo që i ka ndodhur vajzës sime është e tmerrshme dhe unë nuk di se si do të bëjmë për ta kaluar këtë, por as ajo vetë nuk jep asnjë shenjë se do të flasë për këtë gjë. 
E njeh personin i cili akuzohet se ka abuzuar me vajzën tuaj? 
Unë vetë nuk e njoh, mund ta kem parë, por kush i mban mend fytyrat. Di vetëm të them se ai që i ka bërë një gjë të tillë fëmijës tim meriton të kalbet në burg. Dhe nëse nuk e bën shteti një gjë të tillë, ne nuk do ta lëmë me kaq. 
Çfarë kërkoni ju nga shteti? 
Ne kërkojmë që të gjendet fajtori dhe të marrë dënimin që i takon, pasi është e tmerrshme ajo që i kanë bërë fëmijës tonë. Duam vetëm drejtësi. 
Ju u ndaluat në fshatin tuaj, çfarë ju thanë familjarët që u kishit besuar fëmijët?
Po njerëzit e fshatit? 
Ndalova në një dyqan për të blerë diçka për fëmijët dhe njerëzit e fshatit më thanë që "rëndësi ka që vajza të jetë mirë", ndërsa vjehrri nuk dinte se çfarë të më thoshte. Nuk arrinin ta besonin atë që kishte ndodhur. 
Do të ktheheni më në Greqi? 
Për asnjë arsye në botë. Unë kisha vetëm dy javë që kisha shkuar në Greqi dhe do qëndroja gjithë verës sepse doja të bëja ca lekë për t'i çuar fëmijët në shkollë në shtator. Por tani e vetmja gjë që dua të bëj është të rri pranë tre të vegjëlve të mi dhe të kapërcejmë këtë që na ndodhi. 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora