E enjte, 22.04.2021, 12:41 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Greqia përfshihet nga lëvizjet greviste

E enjte, 29.11.2007, 11:50 PM


Greqia përfshihet nga lëvizjet greviste.
 
Nga Albert Zholi
 
Sindikatat greke janë në gadishmëri në prag të grevës së përgjithshme që do të realizojnë në datën 12 dhjetor, Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve të Greqisë dhe Administrata e Lartë e Nënpunësve Shtetërorë, e cila në deklaratën e saj akuzon qeverinë, se masat që komunikoi për Sistemin e Sigurimeve Sociale, vënë në shënjestër gratë punëtore dhe vecanërisht nënat me femijë të vegjël.
Pas grevës së gazetareve dhe inxhinjereve që protestuan ditën e martë (26.11.2006),për të drejtat e tyre në Sistemin e Sigurimeve Sociale, stafetën dje e muarën pensionistët, të cilët kërkuan rritjen e pensioneve dhe asistencën për ngrohjen.
Pjesmarjen e avokatëve në grevën e përgjithshme të datës 12 dhjetor, si një rast i vecantë dhe të befasishëm e komunikoi   kryetari i Shoqatës së Avokatëve të Athinës Dhimitris Paksinos, gjatë takimit dje me deputetë-avokatë për ceshtjen aktuale të Sistemit të Sigurimeve Sociale.
Sistemi i Sigurimeve Sociale u diskutua  edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar të D.RE ditën e enjte.
Përpos sa më lart, në Propilea u realizua një miting-protestë në drekë nga studentët dhe universitarët, ndërsa autobuzët urbanë nuk qarkulluan nga ora 11:00 deri në orën 16:00 për shkak të mbledhjes së përgjithshme të punonjësve në këtë sektor.

Fillesat e rrugëtimit të lëvizjeve greviste ne Greqi këtë fundvjeshte të vështirë për Qeverinë e Karamanlisit e kanë zanafillën tek pjesemarja e madhe në grevën e datës 26 nëtor, grevës 24 orëshe, të organizaur nga gazetarët dhe punonjësit në Medi. Ky organizim i përbërësve të pushtetit të katërt, ishte një  reagim ndaj planeve të qeverisë për unifikimin e enteve të sigurimit social,nën titullin “Enti i Shkencetarëve”,së bashku me ato të mjekëve,inxhinjerëve dhe juristëve.
 Grevistët realizuan marshim drejt Ministrisë së Punësimit dhe Parlamentit ku udheheqja e Shoqates së Redaktorëve të Gazetave Ditore të Athinës(ΕΣΗΕΑ) i dorëzuan peticion  përfaqesuesve të partive parlamentare.
Bashkë me peticionin punonjësit në Media bënë të ditur se do të realizojnë përsëri grevë së bashku me Konfederatën e Përgjitheshme të punonjësve të Greqisë (ΓΣΕΕ) dhe Administratën e Lartë të Nënpunësve të Shtetit (ΑΔΕΔΥ) në 12 dhjetor.
  Ndërkaq, në datën 29 nëntor në Parlamentin grek, vazhdoi faza e tretë e dialogut për sistemin e sigurimeve sociale.Ministri i Punësimit Vasilis Magjinas paraqitit propozimet qeveritare për kufizimin e pensioneve të parakohëshme, rishqyrtimin i listës me punët e rënda dhe antihigjenike dhe rritjen e pensioneve të vogla e të mesme.  Dimri po e gjen Greqinë nën një presion të vazhdueshëm grevash. Gazetarët janë promotorrët e kësaj lëvizjese, nismë e cila për shumë kohë ka qënë në vagëtirë nga profesionistët e Pushtetit të katërt. Qeveria i ka marrë shumë seriozisht kërkesat e tyre dhe po bën lëvizje për biseda tryezale. Sidomos në pozicionin e tanishëm kur përpos dëmeve të zjarreve në verë, ju shtuan dhe dëmet e përmbytjeve të mes nëntorit, qeverisë greke nuk i interson të hapë dhe fronte të tjera “lufte”. Noshta kjo trokitje e stinës së dimrit po e gjen qeverine e sapoformuar të
 Karamanlis-2 nën një trysni demostratash të papara ndonjëherë. Dhe demostrat në Greqi kanë pasur jo pak pasoja për qeveritë. Këtë më mirë e di ish Kryeministri i ND Micotaqis.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora