E diele, 28.04.2024, 12:25 AM (GMT+1)

Mendime

U perballa me nje kryeqytet qe shikon drejt se ardhmes

E merkure, 21.11.2007, 08:33 PM


U perballa me nje kryeqytet qe shikon drejt se ardhmes
-mbresa-

Nga Michele Laganà - President i "Yach Club Europa"
 
I ftuar zyrtar ne Kongresin e dyte te Lidhjes se Shqiptareve ne Bote

Si president i "Yach Club Europa" prezantova nje raport
lidhur me zhvillimin e sportitit te lundrimit ne
Shqiperi. Mes delegateve rreth 1200 te ardhur nga te
gjithe kryeqytetet e botes, nga Italia vinte edhe
shkrimtari Alban Kraja, qe jeton ne Rimini, i cili po
rishkruan nga e para historine e Shqiperise e humbur
ne 50 vjet diktature. Ne kete rast, ai u zgjodh edhe
zv.president i Lidhjes se Shqiptareve ne Bote. Nje
miqesi e ngushte lindi edhe me presidentin e Lidhjes
z. Simon Kuzhnini, dhe zedhendesin e tij, gazetarin e
njohur shqiptar z. Albert Zholi.
Ketu njoha edhe dy shkrimtare te njohura, njera
anetare e keshillit te Albanian Word Union znj.Vitore
Stefa Leka qe ka marre medalien e arte, si dhe poeten
shqiptare znj. Mardena Kelmendi.
Me date 24 tetor arrita ne Durres, me makinen time, me
traget; mbas kontrollit te dokumentave ne dogane ku u
trajtova shume mire, mora autostraden per ne Tirane.
Gjate rruges ne autostrade, ne kundershtim me ato qe
thuhen ne Itali per Shqiperine, munda te kostatoj qe
vendi ishte ne zhvillim e siper; kishte distributore
me zona sherbimi te reja, kapanone te ndertuara prej
pak kohesh, ndermarrje europiane e amerikane,
koncesionaret MBW, WW, PORSCE.
Me te arritur ne Tirane, u perballa me nje kryeqytet
qe shikon drejt se ardhmes, hotele te reja, bare,
dyqane, rruge te rregullta dhe te pastra me police cdo
500m qe kontrollonin lagjet si ne Amerike. Gjate
ndenjes sime aty, nuk pashe njerez qe te merreshin me
aktivitete te paligjshme, nuk pashe prostituta neper
rruge, por pashe rregull, nje qytet modern dhe i
sigurt edhe ne oret e vona te nates, me bare hapur e
me njerez qe argetoheshin por edhe me edukate neper
rruge.
Ajo qe perceptova ishte nje sensacion sigurie qe ne
Itali nuk e ndjej me prej kohesh. Njoha nje popull qe
pas 50 vjet diktature hyri ne demokraci me nje
impenjim te madh dhe i denje per te qendruar aty.
Mikpritja per ne italianet eshte e madhe, na cmojne
shume pasi na konsiderojne vellezer duke pare ate qe
ne kemi ndertuar gjate pushtimit te Musolinit, rruge,
monumente, gjithe sheshin e Tiranes me pallatet
qeveritare perreth, e te gjithe rrugen kryesore me tre
korsi per gati 1km, qe eshte e mrekullueshme…
Gjate qendrimit tim, duke shetitur vetem, te gjithe
bregdetin matane Vlores, pata rastin te shoh edhe
vendin turistik te Orikumit.
Edhe Vlora paraqitet si nje qytet i sigurt dhe ne
pikun e zhvillimit me nje port me te gjitha pajisjet.
Autostrada ne ndertim qe do te lidhe Tiranen me
Vloren, do te kontribuoje shume shpejt ne zhvillimin
turistik te plazheve shkembor te mrekullueshem me nje
det qelibar e te paster.
Edhe ketu gjeta nje sjellje kordiale nga ana e
popullsise si dhe sensin e sigurise dhe te Shtetit.
Qytetaret jane te qeshur dhe me kapacitet per pune dhe
per drejtim, dhe nga kjo mund te nxjerr konkluzionin
se ne pak kohe Shqiperia do te jete miniere ari per ke
do te investoje, duke marre parasysh faktin qe ky
territor eshte rreth 1,5 km larg Korfuzit, dhe shume
afer kufirit grek.
Stabiliteti edhe ne qeveri dhe fillimi i ligjeve
demokratike do ta kthejne shume shpejt kete vend ne
perlen e Ballkanit.
Udhetimi im nuk mbaron ketu; tek kthehesha nga Vlora,
ndalova ne qytetin  e Beratit, qe gjendet mes malesh
dhe qe ka nje keshtjelle te mrekullueshme. Ne kete
qytet qe quhet”qyteti  i nje mije dritareve” jetojne
ne paqe te krishteret, ortodoksit dhe myslimanet.
Ashtu sikurse kishat dhe xhamijat qendrojne perballe
njera-tjetres, bashkjetojne edhe pse kane fe te
ndryshme, e njejta gje ndodh edhe ne familje, ku
njerezit respektojne dhe marrin pjese ne festat
reciproke.
Me nje mikun tim qe njoha ne Tirane, Lorenzo, shkuam
te vizitojme qytetin e bukur verior Shkodren mbi
liqenin qe kufizohet me Malin e Zi; peisazhe te
mrekullueshem, me nje keshtjelle fantastike mbi 2000
vjecare; edhe ketu aktivitetet ne pikun e zhvillimit
dhe popullsia mikpritese.
Vizitova edhe keshtjellen ku ka jetuar Skenderbeu, qe
eshte rreth 30 km nga Tirana, komplet e ristrukturuar
me nje peisazh fantastik.
Pasi u ktheva ne Tirane, kalova disa dite me takime te
ndryshme, ku nder te tjerash njoha shefin e repartit
gjinekollogjik te Tiranes prof.Nikita Maduk, nje
person i pergatitur dhe mjaft human; me pas si i ftuar
me miq te tjere njoha kengetarin shqiptar Federik
Ndoci, fitues ne 2007 i festivalit me te rendesishem
shqiptar.
Mora pjese ne nje pritje private me lartmadherine e
tij Mbretin e Shqiperise Leka i Pare, ku pata rastin
te njoh edhe djalin e tij Leka i Dyte. I shoqeruar
prane mbretit nga shkrimtarja Vitore Stefa Leka dhe analisti Albert Zholi, pata
nderin “te llafosem per rreth 2 ore” me lartmadherine
e tij, person me nje pergatitje te thelle dhe mjaft
human; mua me shoqeronte edhe im bir Massimiliano, qe
ndenji ne shoqerine e princit Leka i Dyte, nje djale
shume dinamik dhe qe besoj se mund ti jape shume
vendit te tij.
Nje nder takimet e fundit dhe shume pozitiv, qe ai me
z. Armando Ruci deputet dhe president i Partise
Konservatore te Shqiperise. Me te dhe me gruan e tij
Luciana, folem gjate per problemet e Shqiperise.
Duke u kthyer ne Itali, per fatin e keq kuptova qe
Shqiperia eshte sot Amerika, dhe Italia ka ngelur
shume mbrapa.
Michele Laganà



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora