E shtune, 24.08.2019, 04:58 PM (GMT+1)

Editorial

Dibran Demaku: Agjensitë e udhëtimeve

E enjte, 10.06.2010, 09:58 PM


Në prak të pushimeve:

 

AGJENSITË E UDHËTIMIT

 

Nga Dibran Demaku

 

Pushimet verore janë në prak.Shumë shqiptarë të shpërndarë në të katër anët e botës do të ua mësyjnë vendeve të ndryshme të Etnikumit shqiptarë si:Shqipërisë,Kosovës,Maqedonisë,Malit të Zi,Kosovës lindore(Preshevës,Bujanovcit e Medveqjës e pse jo edhe Çamërisë.Do të shkojnë secili në vendin e vetë të lindjes që t`i vizitojë të afërmit dhe pse jo edhe të çmallen me ta e me vendin e lindjes.Do të gëzohen ata për këto vizita, do të gëzohen edhe të afërmit e tyre e do të gëzohen edhe fëmijët e lindur në vende të ndryshme e që do të vizitojnë vendet e lindjes së prindërve të tyre.E më së shumti do të gëzohen pronarët e agjensive të udhëtimit,sepse sa herë vijnë pushimet verore ata i fryejnë tej mase çmimet e biletave të avionëve dhe në këtë mënyrë i mbushin e mbase i stërmbushin xhepat e tyre me paratë e emigrantëve shqiptarë.Themi kështu sepse një biletë avioni që në kushtet normale do të ketë kushtuar 150-200 euro,tash për pushimet verore do të kushtojë nga 400-500 euro!Kështu ata do të fitojnë shumë mija euro nga paratë e bashkatdhetarëve të tyre.Meqë  numri i emigrantëve shqiptarë, sidomos i atyre të Kosovës është shumë i madh në Republikën Federale të Gjermanisë edhe numri i avionëve që do të fluturojnë nga ky vend drejt Kosovës do të jetë më i madhi.Dhe pronarët e shumtë të agjensive të udhëtimit( i atyre shqiptarë) do t`i shtrëngojnë duartë me gëzim për paratë që do të fitojnë.Pse themi kështu??

E cekëm edhe më lartë se në kushtet normale(jashtë sezonës turistike) një biletë avioni nga aeroportet e Gjermanisë për në Kosovë shitet për 150-200 euro.Ndërkaq gjatë stinës verore po e njëjta biletë shitet me çmim të dyfishuar e nganjëherë edhe të trefishuar! Ndërkaq emigrantët e përmalluar për të afërmit e tyre dhe për vendlindjen paguajnë shuma enorme të parasve pa menduar për ndonjë alternativë tjetër.Pra,një biletë avioni për në Kosovë gjatë kohës së pushimit, do të shitet nga 400-500 euro!Ndërkaq një biletë avioni me një javë pushimi në hotel ta zëmë në Spanjë do të kushtojë më lirë dhe atë nga 290-390euro.E edhe më lirë do të kushtojë një biletë avioni si dhe pushimi një javorë në plazhet e Turqisë!Atëherë lind pyetja:Pse emigrantët shqiptarë nëpër vende të ndryshme të botës janë të detyruar që vetëm për një udhëtim në Kosovë(shkuarje e ardhje) janë të detyruar të paguajnë shuma enorme parashë?!Dhe pyetja tjetër logjike:A kanë menduar ata për ndonjë zgjidhje tjetër?! Ta zëmë bojkotimin e udhëtimit njëstinorë me këto agjensi?!Na e merr mendja se sikur emigrantët shqiptarë ta bojkotonin udhëtimin për një stinë me këto agjensi udhëtimi,ato do të ishin të detyruara që për stinën tjetër të shisnin bileta avioni me çmime më të arsyeshme!!!Por shqiptarët si shqiptarët!Gjithmonë veprojnë krye në vete dhe kurrë si grup!Dhe derisa do të zgjasë një praktikë e tillë pronarët e agjensive të udhëtimit do të fitojnë para të majme në shpinë të tyre.Dhe atë pandalur:vit pas viti?!A nuk do të ishte më mirë që me një bojkot njëstinorë t`i thuhet stop kësaj dukurie?!Mbetët që emigrantër shqiptarë ta thonë mendimin e tyre!...



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT