E shtune, 27.04.2024, 02:15 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Debati intelektual rreth betejës së gjatë kundër islamofashizmit

E shtune, 24.11.2007, 06:46 PM


Për të prezantuar botimin e Norman Podhoretz’s “Lufta IV Botërore - Beteja e gjatë kundër islamofashizmit”, botuesit e revistës prestigjioze “Commentary”, mblodhën opinionet e një numri të madh intelektualësh të njohur, rreth një pyetësori, që mund të shërbejë për debate analoge edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

A e pranoni termin “Lufta e IV Botërore” apo idenë që fshihet pas saj, si karakterizim i betejës perëndimore me ekstremizim islamik dhe, ashtu si Norman Podhorets, a e shihni Irakun si një pikë kritike në këtë konflikt?
6 vjet pas 11 shtatorit, si e vlerësoni zhvillimin e ngjarjeve? Çfarë do të kishit dashur të ndodhte më pas?
Lidhur me çështjen e përhapjes së demokracisë – një kunj i dokrinës së Bushit dhe një pikë e mprehtë e debatit midis politikave të huaja realiste dhe neokonservatorizmit - a jeni dakord apo jo me Podhoretz që “demokratizimi përfaqëson më të mirën dhe mbase tw vetmen rrugë për të sfiduar Islamofashizmin dhe terrorizmin që ai përdor si armët kryesore kundër nesh”?
Le të kthehemi te klima politike në vend, a mendoni se doktrina e Bushit ka një shans për të fituar zgjedhjet e vitit 2008 dhe nëse ndodh kjo, në ç’formë?

Lista e të intervistuarve, përgjigjet e të cilëve do të publikohen ditë pas dite në faqet e gazetës “55”

Fouad Ajami, John R. Bolton, Max Boot, Reuel Marc Gerecht, Victor Davis Hanson,
Daniel Henninger, Martin Kramer, William Kristol, Andrew C. McCarthy, David Pryce-Jones, Claudia Rosett, Amir Taheri, Ruth Wedgwood, James Q. Wilson, R. James Woolsey

Fouad Ajami: SHBA po vepron arsyeshëm, por bota po e harron 11 shtatorin

Përshkrimi i Norman Podhoretz mbi luftën radikale islamike si Lufta e IV Botërore është me vend. Nuk kam asgjë kundër kësaj. E konsideroj si një pedagogji dhe si një paralajmërim dhe apel për vigjilencë. Islamikët radikalë kanë qenë armiq dinakë. Ky është një problem, madje më shumë se një problem i terrorit të pavarur. Ata kanë shpallur një luftë të pamëshirshme kundër prezencës amerikane në botën arabe-islamike. Rajoni ku ata përleshen - qendra e Arabisë dhe Persisë, d.m.th botës islamike - nuk mund t’i dorëzohen atyre, për shkak të rëndësisë globale ekonomike. Është e zakonshme, por e dobët në tërësi, për të thënë se kjo është një luftë idesh për zemrat dhe trurin e popullatës në këtë rajon. Ajo që ndodh në fushën e betejës do ta shlyejë këtë luftë. Zanafilla dhe legjitimiteti i luftës së Irakut është diskutuar pafundësisht. Për mua, ajo është dhe mbetet një luftë që kryhet nga një lider amerikan, që ishte i destinuar për të marrë mbi vete keqdashjet e botës arabo-islamike.
Dallimi ndërmjet islamizmit të Al Kaedës dhe “kundërlaicizmit” të regjimit iraken është një veçanti, pa as më të voglin dyshim. Një rrugë e nisur nga Kabuli për në Bagdad. Ne reaguam ndaj luftës nga fronti afgan, të cilën predikuesit arabë, financierët dhe xhihadistët e kishin siguruar si një bazë nën funksionin e tyre, por ama për vetë botën arabe. Në Bagdad, njëherë e një kohë një despot gjakatar dhe (fatmirësisht) i ngathët, u dha arabëve një shembull provokues, dëshmi kjo që tregoi se nuk ka çmim për ata që shqetësohen lidhur me pushtetin amerikan. Kur ne tërhoqëm këmbëzën më 2003, Iraku u bë fronti qendror për luftën ndaj terrorit. Ne dështuam dhe armiqtë tanë duhej të kenë qenë të guximshëm tej mase, bota duhej të përshkruante dështimin tonë si dëshmi që rrjedha e historisë po vinte kundër nesh. Ne paguam shtrenjtë në Irak, por e ruajtëm frontin e luftës amerikane në rajon, siguruam dëshminë se nuk do të shpejtojmë dhe se besojmë që kjo është një luftë për të cilën ia vlen të luftohet. Despotët e rajonit sajuan një mungesë interesi në fatin e djemve brutalë të Sadamit dhe në ekzekutimin e Sadamit.
Të mos gabojmë: këto regjime individuale na e dhanë mesazhin. Për hir të Zotit, ata menduan se do të vazhdojmë deri në fund. Sakrificat në Irak u përpjesëtuan edhe me fqinjët përreth.
Ne kemi vepruar arsyeshëm që nga 11 shtatori. Kujtesa amerikane është shumë e shkurtër dhe duket se kujtimi i 11 shtatorit ka humbur. Ekziston një bindje se kjo ishte një ditë e vetme dhimbjeje, se përligjja që iu dha qeverisë sonë nga më liberalët e liberalëve, tashmë duhet të ishte tërhequr.
Vigjilenca e vendit tonë pas 11 shtatorit, në ditët tona shihet si e tepërt dhe duket sikur sjell paranojë. Por ne e pranojmë botën ashtu siç është dhe disa iluzione të sajuara për arabët dhe muslimanët, lidhur me burimet e anti-amerikanizmit, tashmë janë shpërndarë. Do të doja jashtëzakonisht shumë të shihja një diskutim kritik për rolin e Egjiptit dhe për egjiptianët, për të rënë në gjurmët që udhëhoqën sulmin e 11 shtatorit. Ja tek është një vend në listën e pagave të Amerikës, një regjim nën orbitën e pushtetit amerikan. Por sundimtari i Egjiptit ende rrokulliset rreth nesh; i merr monedhat amerikane, por kalëron me armiqtë e Amerikës. Ajo ka ushqyer një lloj kulture të mbushur me antimodernizëm, antiamerikanizëm dhe anti-semitizëm, ky i fundit si bashkudhëtar i paevitueshëm. Prestigji i Egjiptit në Arabi është goxha i madh dhe po kështu është edhe ndikimi i radikalizmit të saj. Ata që dihen dhe ata që pretendojnë se janë, kanë shkruar dhe folur për influencën e ushtruar nga mendimtari egjiptian dhe pamfletisti i quajtur Sayyid Qutb (i ekzekutuar më 1966), i cili ka frymëzuar islamizmin modern. Ajo për të cilën kemi nevojë është një analizë më e hollësishme për thellësinë e radikalizmit egjiptian dhe për aftësinë e këtij regjimi despotik në udhëheqjen e zemërimit të popullatës kundrejt SHBA-së. Përtej kësaj shtrihet nevoja për një përgjigje të duhur lidhur me regjimin e Hosni Mubarak. Na duhet të hedhim grepin drejt këtij regjimi të paankoruar. Bushi e kreu detyrën e tij: u prish me shijet e James Baker dhe me realizmin Scowcroftian. Fjalimi i tij i mbajtur në 6 nëntor 2003 për demokracinë kombëtare do të mbetet për dekada të tëra një deklaratë fisnike. Ajo përmbante mes të tjerash: 60 vitet e kombeve perëndimore justifikojnë mungesën e lirisë në Lindjen e Mesme dhe nuk bënë asgjë për të na shpëtuar, sepse për një kohë të gjatë, stabiliteti nuk mund të blihet duke rrezikuar lirinë. Për aq kohë sa Lindja e Mesme do të mbetet një vend ku liria nuk lulëzon, ky do të mbetet një vend amullie, fyerje dhe dhune.
Ishte pikërisht kjo deklaratë dhe fushata e gjatë e Bushit për demokracinë, që i dha zemër revolucionit Cedar në Liban, që e çliroi atë vend nga robëria mizore siriane; ishte pikërisht kjo goditje, që i dha justifikime të vazhdueshme luftës irakene.
E vërteta historike e deklaratës së Bushit është e padiskutueshme. Doktrina e Bushit solli një ndryshim real në rrjedhën e ideve: këtu del si një president, i cili kërkon që liria të udhëtojë në brigje të largëta. U vunë në dukje gjithashtu edhe kritikat liberale lidhur me argumentin mbi Irakun, Libanin dhe hendeqe të tjera arabe e islamike.
Natan Sharansky është shprehur se Bushi është i vetmi njeri që ka një lloj pushteti dhe po t’i shkojmë pas këtij besimi, Bush nuk kishte nevojë për një fjalim më të madh në teorinë politike. Me intuitë, ai i mëshoi lidhjes midis autokracisë dhe terrorit. Argumentet e Norman Podhoretz për sa i përket lirisë, e shtjellojnë këtë mjaft qartë. Paqja e faraonëve dhe autokratëve, stabiliteti që paraqitet nga despotizmi është thjesht një mashtrim. Politikat e demokracisë janë disi të çrregullta, por ne na duhet të kemi kurajë për rreziqet që vijnë nga funksionimi i lirisë. Një kulturë politike palestineze u zgjodh për Hamasin në fillim të vitit 2006, që është një shprehje e pafuqisë së politikave palestineze.
Duke udhëtuar për në Irak që në vitin 2003 (gjë që e kam bërë shpesh), kam vizituar Kurdistanin, që kishte përjetuar dhimbje të thellë. Besimi në demokraci i jepte ngushëllim dhe krenari.
Është vështirë të flasësh për fushatën e Bushit. Henry Kissinger, i pashoq në diplomaci (1994) ka shkruar për paradoksin e madh të Woodrow Wilson dhe për ndikimin e fortë mbi mendimin amerikan. Programi i Wilson për Ligën e Kombeve u ribotua dhe ëndrra e tij për sigurinë kolektive u la mënjanë. Por në fakt Wilsonianizmi triumfoi. “Për tre breza”, shkruan Kissinger, “kritika ka ruajtur analizat dhe konkluzionet e Wilsonit; ende, edhe sot, parimet e Wilsonit kanë mbetur shtrati i mendimit politik amerikan”. A do të ketë ndonjë shans diplomacia e Bushit për lirinë, nuk mund të dihet ende. Ai u ka dhënë arabëve një mesazh mjaft të qartë: që despotizmi nuk është një fat i përcaktuar për gjithë kohën.

Fouad Ajami është drejtor i Studimeve për Lindjen e Mesme në shkollën e Niçes për studime të përparuara ndërkombëtare dhe autor i mjaft artikujve lidhur me amerikanët, arabët dhe irakianët.

John Bolton: Fatkeqësisht, Europa po mbetet pas Amerikës në predikimin e demokracisë

Norman Podhoretz në mënyrë korrekte dhe konçize, përmend luftën që po zhvillohet që nga 11 shtatori 2001. Ai përshkruan dështimin e shumë prej amerikanëve dhe europianëve për të kuptuar natyrën e kërcënimit islamofashist dhe na bën të ditur strategjitë që duhet të ndiqen. Ai identifikon kërcënimin terrorist dhe e vendos atë në një kontekst më të gjerë, si një goditje të rëndë. Mirë a keq, na duhet të futemi në temë: çfarë duhet të bëjmë me këtë demokraci që po përkrahet kaq shumë? Përgjigja ime është: në një vështrim të parë, kujt mund t’i shkojë në mendje? Së pari, mendoj se theksi duhet vënë më tepër mbi lirinë sesa mbi demokracinë, gjë që e ka realizuar Bushi në fjalimin e tij. Liria nuk është njësoj si demokracia, e para të jesh i lirë nga qeverisja dhe së dyti, të gjendesh në një rrugë për të zgjedhur qeverisjet. Shumë shoqëri myslimane dhe jomyslimane, që nuk janë pjesë e argumentit tonë, nevojiten të analizohen së pari. E dyta, “demokracia” është një fjalë e përdorur kaq shpesh, saqë shumë herë e humb edhe domethënien e saj me kalimin e kohës. Demokracitë parlamentare, p.sh. krijojnë pushtete ekzekutive dhe legjislative në duart e shumicës zgjedhore. Për më tepër, sistemet proporcionale, sidomos ato kombëtare, nuk janë aq pasqyruese të elektoratit siç janë ato të një anëtari të vetëm. A predikon Europa po kaq “demokraci” sa Amerika? Kam mendimin se jo. Për më tepër, demokracia nuk është patjetër një pikë fundore e politikave, por ama vetëm një stacion. Në saje të Bashkimit Europian, “Europa” po kalon nga një demokraci feudale në një burokraci post demokrate. Disa vende të kontinentit kanë përjetuar përkohësisht vetëm demokraci të vërtetë, por relativisht të shkurtër. Rusia është një vend, ku demokracisë i është dashur një kohë e gjatë për të ardhur, por po ikën për një kohë shumë të shkurtër. Kina nuk po arrin ende në këtë fazë. Modele të tilla vijnë nga Lindja e Mesme apo nga vendet myslimane. Së treti, sa e realizueshme është “demokracia” pikërisht tani? Në artikullin e shkruar nga Jeane Kirkpatrick në nëntor 1979, autori në fjalë bëri vërejtje për politikat e huaja të administrimit të Carterit, duke cituar kushtet e John Stuart Mill për përfaqësimin e qeverisjes: e para ka lidhje me atë që njerëzit duhet të arrijnë, e dyta është që ata duhet të kenë vullnet për të bërë çka është e nevojshme për ruajtjen e saj; e treta, që ata duhet të kenë vullnetin e mirë dhe të jenë në gjendje për të plotësuar funksionet që imponohen.
Kirkpatrick vazhdon me vëzhgimin e tij: në ato pak vende ku ekziston, qeverisja demokratike lëviz ngadalë, pasi i ka dhënë rëndësi parësore eksperiencës me më shumë forma të kufizuara të pjesëmarrjes gjatë të cilave liderët kanë vazhduar të tolerojnë mospajtimet dhe kundërshtitë, pikërisht kundërshtarët kanë pranuar se ata mund të sfidojnë, por jo të shkatërrojnë dhe ndërkohë njerëzit janë bërë të vetëdijshëm për ndikimet e qeverisjes në jetën e tyre dhe për ndikimin e vetë atyre në qeverisje. Normalisht kërkohen dekada, nëse jo shekuj, që njerëzit të arrijnë disiplinat e duhura dhe prirjet e caktuara.
E katërta, duke patur një gatishmëri Burkeane, e tërheq këtë teori abstrakte. Le të marrim 3 raste të veçanta: Irakun, Iranin dhe Pakistanin. Iraku nuk duket se është në lartësinë e duhur të standardeve të autorit Mill-Kirkpatrick. Shiitët dhe kurdët sjellin destabilizim. Sunitët janë të ndërgjegjshëm për statusin e tyre si minoritet, janë të angazhuar me terrorizmin. Ndërkaq, shiitët janë ata që po luftojnë në betejat e tyre vdekjeprurëse terroriste, të lehtësuara prej Iranit. Edhe njëherë tjetër, Kirkpatrick është shprehur: “Udhëheqësit e të gjithë sektorëve të mëdha të shoqërisë duhet të bien dakord për të ushtruar pushtet vetëm nga mjetet legale, duhet të shmangin (të paktën në parim) dhunën, vjedhjen, mashtrimin dhe duhet të pranojnë edhe sfidat kur është e nevojshme”.
Kjo nuk i bën përshtypje fare Bagdadit. Sipas meje, zgjidhja për Irakun është prozaike: vlerësoni demokracinë, por ndalni armët. Kritikat mbi doktrinën e Bushit, në mënyrë të pajustifikueshme do të njehsojnë suksesin e tij të tërësishëm, në varësi të rezultateve në Irak.
Për të mbrojtur doktrinën përtej datës 19 janar 2009, interesat e amerikanëve kërkojnë që asnjë pjesë e Irakut të mos bëhet bazë terrorizmi. Nëse do të realizohet kjo në një Irak të demokratizuar, do të ishte vërtet mrekulli; nëse ka për t’u bërë me më pak dlirësi Jeffersoniane, bukuri.
Përpjekja energjike e Iranit për shpërndarjen e armëve nukleare është një kërcënim serioz për SHBA-në, Izraelin dhe për interesat mbarëbotërore. 4 vitet e tjera plus të mbrojtjes amerikane lidhur me negociatat me Europën e kane afruar Iranin më shumë në arritjen e qëllimit të vet, duke dhënë pak mundësi për parandalimin e këtyre qëllimeve. Nga të gjitha këto, fatmirësisht, vetëm regjimi në Tehran ose përdorimi i forcës kundër programit nuklear të Iranit ka ndonjë shans për sukses real. Të dyja janë zgjidhje të zymta. Në këto faqe të shkrimit, Norman Podhoretz ka argumentuar lidhur me veprimet luftarake (“E vërteta mbi bombardimet në Irak”, qershor 2007) duke shmangur lulëzimin e demokracisë. Në Pakistan, më në fund, deri tani i vetmi vend islamik me armë nukleare, pikërisht qeverisja e Pervez Musharaf është nën rrethim nga politikanët civilë që predikojnë për një kthim të demokracisë. Historia e Pakistanit është e mbushur plot me korrupsion dhe me politikanë të pakompletuar civilë, i zëvendësuar periodikisht nga “skeleti prej çeliku” ushtarak, por pa asnjë eksperiencë. Musharraf ka dështuar në shumë gjëra, veçanërisht në spastrimin e ushtrisë së militantëve islamikë dhe në ndjekje të Al Kaedës, por a na jep ndokush prova se politikanët do ta shfrytëzonin më mirë ushtrinë pakistaneze? Piketat e Pakistanin janë mjaft të mëdha. Duke përkrahur Bushin, politikanët vazhdojnë të përpiqen të detyrojnë Musharraf të largohet, gjë që do të quhet si një triumf i demokracisë. Jam i bindur që ky është një rrezik që eksperimentohet me teorinë e demokracisë. Në luftërat botërore të mëparshme, ne u përqëndruam te fitorja, jo për dëlirësinë e aleatëve tanë. Po kështu, do të ishte mirë të fitonim Luftën e IV Botërore sesa ta humbim për hir të dëlirësisë. Në të vërtetë, mendoj se Norman Podhoretz do të ishte dakord me këtë ide.

John R. Bolton ka qenë ambassador i SHBA-së në kombet e bashkuara më 2005-2006. Libri i tij i ri “Të dorëzohesh nuk është ndonjë opsion” del në qarkullim së shpejti.

Max Boot: Tezat mbi mposhtjen botërore të islamofashizmit, një shërbim qytetar

Me botimin e librit “Lufta e IV Botërore”, Norman Podhoretz ka realizuar një shërbim qytetar, duke treguar edhe njëherë tjetër se sa i vlefshëm ishte për medaljen presidenciale të lirisë. Në një kohë kur udhëheqësit tanë politikë janë ndarë në mendimet e tyre lidhur me çështjen a jemi aktualisht në luftë me terroristët, kur kundërshtimet për luftën në Irak janë shtuar dhe kur apatia dhe vetëkënaqësia duket se ka pushtuar publikun e gjerë, ai na shpjegon se pse luftojmë, si mund të triumfojmë dhe pse duhet të veprojmë kështu.
E vetmja gjë me të cilën nuk jam dakord me të është diçka e vogël në dukje. Ai shqetësohet se si duhet ta quajmë konfliktin. Duke e titulluar librin e tij “Lufta e IV Botërore”, ai na shpreh se Lufta e Ftohtë ishte pikërisht ajo me numrin 3, por asnjë nuk e quan kështu në fakt Luftën e III Botërore. Si një çështje historike, lufta e ftohtë duhet të quhet Lufta e V Botërore, ndërkohë që lufta e parë botërore zgjati 7 vjet dhe është njohur në Amerikën e Veriut si lufta franceze dhe indiane, ndërsa Lufta e II Botërore ishte ajo e Napoleonit. Nëse vazhdojmë të ndjekim këtë logjikë, na duhet të përmendim përsëri konfliktin e vitit 1914-1918 për Luftën e III Botërore dhe konfliktin e vitit 1939-1945 për konfliktin e Luftës së IV Botërore.
Po të avancojmë në këtë argument, do të zbulojmë pikërisht të qënit jo praktik të tij. Disa terma të duhur ose jo futen në përdorimin e gjerë publik dhe nuk mund të na largojnë nga tema, pa marrë parasysh sa bindëse është. Kështu, konflikti ndaj komunizmit u quajt Lufta e Ftohtë dhe jo Lufta e III Botërore dhe konflikti në fjalë u quajt Lufta Globale mbi Terrorizmin apo Lufta e gjatë. Më duken simpatikë objektivat tek këto dy terma, por ato kanë hyrë në leksikun e përgjithshëm dhe mirë a keq, jemi krejtësisht të bllokuar e nuk bëjmë dot asgjë.
Në çdo rast, ka një ndryshim mjaft domethënës midis Luftës së I Botërore dhe II, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, Lufta e Ftohtë dhe ajo Globale. Konfliktet më të fundit janë mjaft të gjata dhe shumë amorfe. Ndonjëherë ata thërrasin për veprime të drejtpërdrejta ushtarake, por më shpesh akoma ato kërkojnë funksionimin e diplomacisë, propagandës, inteligjencës, veprimit të maskuar, ndihmave të huaja ushtarake dhe mjeteve të tjera politike.
Në mjaft raste armiqtë tanë janë grupe guerile ose organizata politike. Gjatë fazës së fundit të luftës së ftohtë, p.sh. SHBA-së i duhej të merrte masa ndaj protestave të organizuara. Të gjitha kishin lidhje të ngushta me Moskën dhe satelitët e tij, por ato janë veçse marioneta ruse. Sot, ne po përballemi me grupe të shumëllojshme islamofashiste, shumë prej të cilave kanë lidhje me Al Kaedën.
Mënyra më e drejtë për të sfiduar këto grupe nuk është kryerja e konflikteve tradicionale, që duhet të nënkuptohet si Lufta IV Botërore. Qendra e Al Kaedës mundohet të rifunksionojë në Pakistan dhe në këtë mënyrë, sulmet vazhdojnë. Dy ftontet më të rëndëishme në këtë betejë të gjatë zhvillohen në Irak dhe Afganistan, por edhe këtu situata është disi e pacaktuar. Afganistani duket se është disi më mirë se Iraku, ndërkohë që ky i fundit duket se po vepron pak më mirë se vitin që shkoi. Po është ende shpejt për të ditur nëse do t’i a dalim mbanë për të krijuar stabilitet dhe përfaqësim të qeverisë në çdo vend. Në të dyja rastet, por sidomos në Irak, lufta jonë ka patur gabime serioze nga ana e administrimit të Bushit. Unë besoj se vrulli në Irak po bën përparime të dukshme.
Unë jam dakord me Norman Podhoretz përparimi drej demokratizmit duhet të mbetet një çelës në objektivën amerikane gjatë luftës globale dhe përsëri këtu zhvillimi duket se është i përzier.
Jam kritik për administrimin e Bushit, pasi nuk po bëhet sa duhet për përhapjen e lirisë.
Në shumë raste ne ende kërcejmë me melodinë e diktatorëve që këmbëngulin duke u shprehur “o unë - o mullahët”, duke qenë se keqqeverisja aktuale i forcon më shumë ngatërrestarët. E pranoj se përkrahja e demokracisë nuk mund të jetë interesi ynë i vetëm, por ne duhet të jemi të kujdesshëm për rrugën që duhet të ndjekim. Sidoqoftë, mendoj se Presidenti duhet të bëjë më shumë për të zbatuar këtë axhendë. Sa për fillim, duhet të jepen më shumë ndihma për Egjiptin në shkëmbim të lirimit nga burgu të kundërshtarit liberal, Ayman Nour. Besoj se doktrina e Bushit do të jetojë më gjatë me këtë administrim. 2 parimet qendrore që ndihmojnë demokracinë dhe i japin përparësi veprimeve të ndryshme kur është e nevojshme, nuk janë kundërshtitë, edhe pse zbatimi i veçantë në Irak është bërë shumë e diskutueshme në të vërtetë. Asnjë nga presidentët demokratë apo republikanë pretendentë nuk është zotuar t’i shmanget këtyre ideve. Kjo nuk është aspak e habitshme, sepse këto ide ishin tipar i politikës së huaj amerikane para se të vinte në jetë Xhorxh Bush. “Revolucioni” i Bushit më së pari përbëhet nga dhënia rëndësi në mënyrë retorike nëse nuk ndodh në praktikë (Shtoj këtu se ne nuk kemi zhvilluar ndonjë luftë me kaq përparësi sa pushtimi i Irakut, dhe se mbështetja jonë për demokracinë është dobësuar shumë në periudhën e Bushit). Presidentët e ardhshëm do të ndjejnë nevojën për të luftuar kundër terroristëve dhe në favor të demokracië. Të paktën të veprojnë kështu nganjëherë, shpresojmë. Ashtu siç thekson edhe Norman Podhoretz, asnjë president, as Bushi, nuk ka për të qenë model i qëndrueshmërisë dhe ndonjë “doktrinë” në mënyrë të pashmangshme eviton implementimin e çrregullt të politikës reale.

Max Boot është një nga më të moshuarit në profesion në këshillin e marrëdhënieve të huaja.

Reuel Marc Gerecht: Al Kaeda dhe Irani, një duel radikalizmi që s’premton sukses në eksportimin e demokracisë

Nëse dikush e sheh botën siç bëjnë radikalët islamikë, Islami si fe dhe si civilizim bllokohet në një betejë brutale me Perëndimin, zakonisht i përshkruar si një vend i keq i kristianëve dhe hebrenjve agresivë apo ateistëve imoralë (të cilët më parë kanë qenë kristianë dhe hebrenj agresivë). Ky konflikt u izolua në Lindjen e Mesme, sot radikalët islamikë e përfshijnë veten në situatën e krijuar. Në 40 vitet e fundit, Islami është bërë një fe globale, gjë që nuk ishte çështje më vete, kur islamisti egjiptian Sayyid Qutb, një prej radikalëve më modernë, ishte në lulëzimin e vet në vitet 1950 apo kur Ayatollah Ruhollah Khomeini u bashkua me radhët më të sukseshme moderne ushtarake. Është e drejtë të përcaktosh armiqtë dhe luftërat e tyre. Historianët, diplomatët, spiunët dhe gazetarët që nuk e realizojnë dot këtë, kryejnë një lloj pasqyrimi, një problem i thjeshtë për të detyruar perëndimorët të shohin drejt Lindjes së Mesme.
Është e vështirë të mos biesh dakord me Norman Podhoretz’s, kur përdor frazën Lufta e IV Botërore për të përshkruar dhunën ndaj luftës së shenjtë të islamikëve kudër Perëndimit dhe në veçanti, kundër SHBA-së. Sidoqoftë, mua nuk më duket dhe aq i përshtatshëm ky emër. Qëllimi im është edhe filozofik edhe i zakonshëm: ai i jep shumë lidhje logjike armiqve dhe nga ana sociologjike dhe gjeografike, më le të shushatur. Radikalizmi islamik është një stuhi e paudhëhequr: lindja e Al Kaedës ishte një përpjekje për t’i dhënë frymëzim karizmatik dhe më shumë organizim lëvizjes që ishte e lehtë për t’u lokalizuar (gjej një xhami saudite dhe ti mund të dallosh pjesët përbërëse), por është e vështirë t’i përputhësh siç duhet. Rryma ekstremiste islamike në shek. 20 ndodhi në një kohë kur Arabia Saudite, nën hijen e revolucionit të Khomeinit, takoi kreun iranian. Në mungesë të kësaj përplasjeje, që ndodhi në të njëjtën kohë me përpjekjet e Osama bin Ladenit për të gjallëruar devotshmërinë, por shpesh i bënte mospërfillës myslimanët për të luftuar kundër këshillave në Afganistan, ekstremizmi sunnit nuk do të ishte zhvilluar në mënyrë kaq globale sa sot.
SHBA ishte e rastësishme në këtë përplasje. Kjo lloj urrejtje është e tendosur dhe e çrregullt. Trajtesa radikale iraniane mbi Al Kaedën, p.sh. është një mishmash admirimi dhe indinjate. Për të gjithë luftëtarët e shenjtë muslimanë, modernizmi është shkaku që i lejon ata të mendojnë për masakrat ndaj grave dhe fëmijëve, si diçka e lejueshme.
Sidoqoftë, këta njerëz luftojnë ende në shumicën e muslimanëve, të cilët, pavarësisht nga qëndrimi i tyre drej SHBA-së, janë konsideruar si energjikë në konsumimin e së keqes, në botën perëndimore. Krah për krah me sunitët dhe shiitët janë luftëtarët e shenjtë fondamentalistë të cilët ndjejnë neveri për SHBA-në dhe dëshirojnë të çrrënjosin kulturën perëndimore, por që në vetvete nuk janë pjesëmarrës aktivë në xhihadin kundër Amerikës. Bashkë me shumë arabë liberalë dhe intelektualë europianë (të mbledhur për këtë qëllim), ata mund të kenë përjetuar me gëzim rënien e Kullave Binjake; do të pëlqejnë edhe faktin që qeveritë e tyre do të kufizojnë marrëveshjet ushtarake dhe inteligjencës me SHBA. Por, duke qenë të vetëdijshëm për infektimin e rrezikut, ato mund të dërgojnë fëmijët e tyre për një edukim më të mirë në SHBA (Revolucioni islamik Iranian ka lindur pikërisht për këtë kontradiktë).
Nën presion të politikave, muslimanët e devotshëm kanë qenë kritikë ndaj sunitëve dhe formave ekstremiste të dhunshme. Në Iranin Shiite, klerikët dhe intelektualët që nuk janë në të vërtetë armiq të regjimit, janë në të njëjtën kohë të aftë për të bërë kritika të fuqishme dhe shkatërruese për mullahët dhe rregullat e tyre. Asnjë amerikan nuk do t’i linte në dorëzim një armë nukleare ndonjë njeriu të tillë, po ata i japin më shumë mundësi regjimit klerikal, sesa SHBA-së. Unë nuk kërkoj shumë nga kjo kontradiktë dhe nga turbullirat e brenshme në Luftën e IV Botërore. Po, SHBA duhet të mbrojë veten me armë kundër këtyre muslimanëve të cilët përcaktojnë identitetin e tyre nëpërmjet dhunës së ushtruar.
Po ta karakterizojmë këtë mbrojtje të nevojshme si një luftë botërore, kjo është e rëndë, gjë e rrëmbyer dhe lehtësisht e abuzueshme prej muslimanëve dhe perëndimorëve, të cilët vërtet duan të shohin një përplasje tjetër të civilizimeve. A është Iraku tepër i rëndësishëm në luftën kundër ekstremizmit islamik? Absolutisht. Al Kaeda tanimë përshkruan betejën e vazhdueshme. Këndvështrimi i Iranit është mjaft i ndryshëm. Të dyja kanë ndërmend të radikalizojnë shiitët irakenë: për të krijuar një Hezbollah në Mesapotami. Është e vështirë të parashikosh këtë duel radikalizmi. Norma e zhvillimit të administrimit të Bushit varet nga Iraku. Nëse administrimi dështon, atëherë do forcohen së tepërmi forcat e radikalizmit islam. Le të krahasojmë Bill Klintonin, i cili dështoi në betejën kundër bin Ladenit. Lind pyetja: a është demokracia përgjigja e këtij ekstremizmi? Ka mundësi që po. Edhe argumentimet e kundërta, siç janë ato të Martin Kramerit, na kthejnë pas tek një përqafim i diktatorëve muslimanë me shpresën se nën këto regjime “të qëndrueshme”, radikalizmi islamik do të zhduket. Kjo edhe mund të ndodhë.
Por unë mendoj se historia islame na mëson të kundërtën. Ne kemi pritur për dekada të tëra që autokracitë e Lindjes së Mesme të lejojnë Ataturkun, emergjencën e ndërtimit të shoqërive të lira. Në vend të kësaj, shumë prej këtyre oligarkive janë përkeqësuar. “Muslimanët si komunitet nuk mund të bien dakord mbi një gabim” është një thënie e vjetër sunite që pret të testohet në arenën demokratike. Demokracia muslimane nuk pritet të jetë tëheqëse apo liberale. Por kjo ofron një shans për të përmbushur vullnetin e popullit me një sanksion hyjnor dhe një shans për muslimanët që të çrrënjosin luftëtarër e shenjtë nga komunitetet e tyre. Është e vështirë të shohësh ndonjë gjë më shumë se amullia e vazhdueshme që krijohet nga Mubarak, Assadi, sauditët apo Hashemitët.

Reuel Marc Gerecht është botues te Weekly Standard dhe autor i “Paradoksi Islamik: klerikët shiitë, fondamentalistët sunitë dhe ardhja e demokracisë arabe” (2004).

Victor Davis Hanson
Unë e pranoj termin Lufta e IV Botërore, ashtu edhe idenë që fshihet pas saj dhe kjo është arsyeja pse mendoj që Norman Podhoretz ka të drejtë plotësisht.
Ne gjendemi në një luftë të gjatë dhe të tmerrshme me një ideologji islamofashiste që mishëron një besim ekspansionist dhe autoritar të fesë së urryer, anti-semitizmin dhe mitologjinë reaksionare.
Duke luftuar, megjithëse kundra një numri të vogël luftëtarësh, kufijtë kapërcehen në shumë fronte, madhe edhe jashtë Lindjes së Mesme. Në mbarë botën, islamistët ushqejnë sanksionet shtetërore. Parimet e zhihadizmit, të bazuara në përçartjen e Ayman al-Zaëahiri dhe të materializuara nga veprimet e Bin Ladenit, nuk janë më të lidhura siç ishin në Luftën e II Botërore bashkë me ushtarakët gjermanë, italianë dhe japonezë. Lufta e tanishme, edhe pse brutale, është e kobshme po aq sa luftërat e dikurshme që kushtuan 10 mijë jetë amerikanësh. Politikisht, është ende i vështirë ky lloj administrimi, për shkak të varësisë ndërkombëtare në lindjen e Mesme lidhur me ndikimin e komunikimeve të menjëhershme globale dhe karakterin terapeutik të shoqerisë sonë postmoderne.
Një tjetër ndryshim i dukshëm nga luftërat e kaluara globale janë ndërluftuesit si Irani, Siria, Arabia Saudite dhe Pakistani, të gjitha këto të përfshira në krime, e kanë mohuar fajësinë. Diplomacia e tyre tinzare është qëllimi për të kodifikuar idenë e “terroristëve të pashpallur”, kështu që idea së cilës nuk i përgjigjemi me forcë konvencionale, e bën më të fortë terrorin islamik.
Kjo është një luftë në masë kudër idesë amerikane, si në kuptimin real edhe në atë metaforik, e udhëhequr si nëpërmjet dhunës edhe nëpërmjet mjeteve të tjera që përjashtojnë dhunën duke filluar nga Londra në Bejrut dhe Anbar. Islamikët, ashtu si armiqtë ideologjikë, janë armiq ekzistencialë, të cilët urrejnë konfliktet dhe destabilizimin që frymëzohen nga modernizmi perëndimor.
Ata janë të etur për të na rrëzuar, duke u fuqizuar si nga fitoret ushtarake mbi sovjetët në Afganistan edhe nga shkujdesja e perëndimit. Demokracia në Irak është një mallkim për islamikët dhe kështu, Iraku është fronti më i madh, i cili, ashtu si magneti, tërheq terroristët anembanë.
Po të vazhdojmë me supozime, atëherë duhet të besojmë që ne thjesht krijojmë terrositët ex nihilo, të cilët më pas grumbullohen në Irak, por që do të largohen për në shtëpi, kur ne të nisemi për aty.
Shumë prej tyre nuk do të largohen, sepse vëllezërit e tyre janë të kudogjendur në vende ku ne nuk kemi prezencë reale, si në Liban, Sudan, Somali, për të mos përmendur Europën.
Zhvillimi: dy regjimet më të këqija në lindjen e Mesme nuk janë më. Në Afganistan dhe Irak, lufta është postuar në një betejë ushtarako-politike për të stabilizuar reformat qeveritare. Shumë nga liderët e Al Kaedës që nisën luftën ose kanë vdekur, janë shpërndarë, ose janë arrestuar dhe Bin Laden nuk guxon të ikë nga shpella ku është futur në Ëaziristan.
Një sondazh i fundit ka zbuluar se popullariteti i tij po bie në Lindjen e Mesme dhe bashkë me të edhe mbështetja për bombardime vrastare. Ndryshimet e fundit në qeveritë evropiane në politikat e emigrimit dhe në masat e sigurisë në vend, kanë krijuar një klimë perëndimore shumë më armiqësore ndaj radikalizmit islam se më përpara. Sidoqoftë, përpjekjet tona sjellin frute. Tani vjen edhe më e vështira, realizimi i një sulmi me magnitudë 9/11. Partia e mazhorancës demokrate mund të provojë fajësinë për Guantanamon dhe aktet patriotike, po këta të fundit kanë ende vullnet politik për të vepruar.
Në frontin ideologjik xhihadistët kanë treguar një aftësi të çuditshme për të ricikluar apo për të paketuar mospërfilljen e vjetër multikulturore kundër demokracisë kapitaliste perëndimore, ndëkohë që ne shpesh kërkojmë më shumë sesa shpjegimi pse dhe si veprojmë.
Vietnami mënjanë, nuk mund të mendojmë për luftën prioritare në të cilat ushtarët tanë janë krahasuar me nazistët, stalinistët dhe vrasës në masë nga anëtarët e moshuar të Kongresit ose prononcimet nga një lider i maxhorancës që ka të bëjë me faktin se lufta ka “humbur”. Vendi ynë është konfuz dhe i zemëruar dhe ne nuk jemi të sigurt për të nesërmen.
Ashtu siç ndodh rëndom gjatë luftrave, fushëbeteja do të gjykojë gjërat më mirë sesa ata që ofrojnë opinione të thjeshta. Nëse gjenerali David Petraeus stabilizon Irakun aq sa të lejojë pajtimin, atëherë bota do të nisë të bëjë lëvizjet politike të nevojshme në favorin tonë; nëse nuk do të mundet, atëherë do të përvijohet katastrofa. Çdo të ndodhë më tej? Menjëherë do të nevojiteshin shumë përpjekje të menjëhershme për të izoluar tërësisht Iranin të financohen regjimet e bojkotit, embargot dhe bllokadat, nëse programi i tij nuklear vazhdon siç është parashikuar. Çelësi tani për tani mbetet Iraku. Na duhet t “i thërrasim kujtesës që asnjë regjim iranian apo sirian nuk do të përhapte terror për një kohë kaq të gjatë, kur në fakt qeveritë e reformuara janë të vendosura në Afghanistan, Iraq dhe Liban.
E admiroj Norman Podhoretz për përdorimin e termit “demokratizim”. Kritikët kërkojnë të barazojnë këtë me disa lloj përqafimesh naive të plebishiteve të thjeshta, më shumë se një proces zhvillimi drejt një sistemi të rindërtimit qeveritar, ngagjykimet e pavarura për të garantuar të drejtat e njeriut dhe lirinë e të shprehurit.
Në ndonjë rast, a duhet të besojmë se terroristët e Hamasit u zgjodhën pikërisht në Gaza, të përpiqemi për të stabilizuar reformat qeveritare në Irak apo të nxisim Hosni Mubarak më tepër?
Mbrojtja e reformave politike ofron zgjidhje më shumë sesa diktatura dhe teokracia.
Pavarësisht nga përgojimi prej kundërshtarëve të doktrinës së Bushit, mbështetja e demokracisë mbetet mënyra më e mirë për të adresuar kontradiktat e kulturave fondamentalistëve, të cilat befas zotërojnë mijëra dollatë nën dispozicion për të financuar terrositët antiperëndimorë.
Në të njëjtën kohë, një program për të ulur çmimin botëror të naftës me anë të ruajtjes, apo energjive alternative dhe rritja e prodhimit të naftës tashmë është një çështje ndërkombëtare për mbijetesë.
Për sa i përket faktit se a do të mbijetojë doktrina e Bushit, unë kam frikë se jo. Demokratët e sotëm, ashtu si shumë izolacionistë, duket se e konsiderojnë Irakun si pa vlerë për sakrificën amerikane dhe dalja e votuesve irakenë dhe reformistëve sinjifikojnë jo më shumë se rregullat e turmës.
Sa keq që pesimistët tanë të majtë duket sikur janë dorëzuar ndaj triumfit më të fundit të islamikëve, më shumë sesa të mobilizohen për t “i kundërshtuar ata. Nga ana e tyre, kandidatët republikanë presidencialë përqendrohen kryesisht në për të mos e “humbur” Irakun. Shumica (por jo e gjitha) duket se mirëpret jofetarët e papërcaktuar dhe urdhrin autoritar që të paktën do të na lejonte të linim pas diçka të qëndrueshme.
Konsensusi qeveritar tashmë po konsiderohet ekuivalente për t’u angazhuar në abuzimin ndaj fëmijëve.
Dëshira për liri që ndërtohet nën qeverisjen organike nuk do të shteret, duke qenë se alternativat janë shumë të këqija.
Një dëshirë e përhapur për reformë është zgjuar në vende siç e kanë merituar dhe zor se vjen në vende si: Liban, Libi dhe Pakistan.
Në një të ardhme jo të largët, përveç përvojës në Irak, do të shohim se si kundërhelmi në patologjinë aktuale në Lindjen e Mesme është një sistem konstitucional ku sfidat e modernitetit kërkojnë debate të mëtejshme. E thënë ndryshe, rrëmuja e tanishme do të rritet gjithnjë e më shumë në një fazë të rrezikshme nukleare.
Nuk është mbështetja neokonservative për demokratizim apo një përcaktim për të zhvendosur regjimet fashiste, që çoi në terrorin e 11 shtatorit, por kombinimi vdekjeprurës i zbutjes së terrorizmit dhe nënshkrimi cinik i Lindjes së Mesme nga administrata e Carter, Reagan, Bush i dhe Klinton.
Sa e pazakontë dhe sa e trishtueshme që 6 vjet pas 11 shtatorit, shumë janë përgatitur të mendojnë për politika të preferueshme, nëse jo, në mënyrë absurde t “i shpallim ata të suksesshëm.

Victor Davis Hanson është autor i botimit më të fundit “Një luftë si asnjë tjetër: si luftuan grekët dhe spartanët në luftën peloponeze”.

Daniel Henninger
Para se të përgjigjem nëse Norman Podhoretz ka të drejtë kur thotë se ne kemi fatin e keq që po jetojmë Luftën e IV Botërore, më lejoni të përshkruaj diçka. Një të shtunë që po nisesha drejt zyrave të Ëall Street Journal në Manhatan për të shkruar këtë ese, gjatë rrugës pashë shumë turistë rreth moshës 20 vjeç.
Një grup prej tyrepo qëndronte në dritare, ndërsa disa të tjerë dëgjonin shpjegimet rreth ngjarjeve të 11 shtatorit. Për 6 vjet me radhë, kam parë çdo ditë grupe turistësh. Shumë prej tyre janë europianë, të moshës së re dhe të vjetër nga Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania.
Shumë foto realizohen, shumë përshtypje merren. Por, përse vijnë këta turistë? Sepse, në të vërtetë, çdokush në botë ka parë ngjarjen që po ndodhte, kur kullat ranë të shkrumbuara nga zjarri. Ata e dinë se islamikët fanatikë e bënë këtë dhe dinë detaje për këtë komplot.
Unë ngulmoj të besoj se njerëzit duke parë kullat që binin drejtpërdrejt, prodhuan në mendje një kujtesë unike në histori dhe kohëzgjatja e efektit në vetëdijen e tyre është nënvlerësuar.
Kur ndeza kompjuterin tim në zyrë këtë të shtunë, e para gjë që lexova kishte lidhje me liderin e Al Kaedës në Irak, Abu Omar në Bagdad.
Në ëebsitin islamik, pseudonimi al- Baghdadi kishte ofruar 100.000 dollarë për vrarësin e Lars Vilks, një karikaturist në Suedi që ka realizuar karikaturën e muhamedit “kush guxon të shajë profetin tonë”. Oferta shkonte deri në 150.000 dollarë nëse Vilks “do të therej si dele”. Al-Baghdadi gjithashtu kërcënonte me sulme mbi shoqërirë suedeze, si: Erikson, Volvo, Ikea dhe Electrolux. Të gjitha janë shoqëri mbarëbotërore, që mund edhe të falimentojnë ndonjëherë.
Është i pakundërshtueshëm fakti që ne ndodhemi në një luftë që lëndon mjaft njerëz, ashtu siç ka ndodhur edhe në luftërat e tjera të zhvilluara. Nuk besoj se njerëzit, veçanërisht këtu apo në Europë, janë të vetëkqnaqur për këtë gjë. Ata e dinë mirë se ekziston një armik i mirëpërcaktuar, e dinë se çfarë bëjnë këta armiq, do të më pëlqente të dilte dikush dhe të kuptonte se si mund të organizoheshim kundër këtij armiku.
Pikërisht tani, nuk po mundemi të udhëhiqemi, sepse partia demokratike ka rezistuar së lejuari këtë president amerikan të veçantë për t “i shërbyer këtij roli, në vend që të organizonte vendin për luftën kundër terrorizmit. Kështu, një pyetje e madhe për suksesin e së ardhmes së kësaj lufte është nëse do të mundte një republikan të fitojë zgjedhjet më 2008, partia demokratike do të vazhdonte sfidat ndaj rolit të udhëheqësit botëror të SHBA-së.
Një prej dobive më të mira të Norman Podhoretz që pohon se lufta e IV botërore ka filluar, është se të shtyn drejt argumentit përcaktues për luftën në fjalë.
Po mendoj për një doktrinë ushtarake. Në këtë luftë nuk është e mundshme të përfshijmë ushtri të mëdha si ato të shek të kaluar, aq më pak forcat e Kostandinopojës, që ranë më 1453 nga një ushtri myslimane.
Pas shkakërrimit të ushtrisë së Sadamit më 2003, SHBA nuk mundi të gjejë një doktrinë të duhur ushtarake për rebelimin islamik, derisa u miratua plani i gjeneral David Petraeus në janar 2007. Nga evidencat, vëmë re se ky plan ka fitime të konsiderueshme. Zbulimi i saj si një doktrinë është mjaft i gjerë.
Rebelimi iraken ashtu si terrorizmi islamik deri tani, ishte i përbërë kryesisht nga bombardime dramatike. Bali, stacioni i trenit në Madrid, metrotë në Londër – të gjitha u bombarduan.
Në dëshminë e tij në Kongres, gjenerali Petraeus përmblodhi përbërësit e një strategjie për të “kundërshtuar” këtë lloj beteje: për të zhvilluar kundërterrorizmin, duhen operacione speciale, forca, inteligjencë, vigjilencë dhe vlera zbulimi.
Kështu, na duhet të pagujamë për ekstremizmin islamik. Kjo luftë
Në këtë luftë duhet të përfshijmë vigjilencën dhe inteligjencën si elemente kryesore bazë. Ajo që dua të them është se beteja e pafundme politike në Uashington mbi vigjilencën elektronike dhe “mendjen” ka për t’u fituar.
Për sa i takon doktrinës politike, demokratizimit, nën këndvështrimin e Norman Podhoretz, mund të jetë e vetmja forcë e madhe e mjaftueshme për të përmbajtur ideologjinë e xhihadit. Kundërshtia “realiste” e këtij opinioni ka qenë e madhe. Me refuzimin demokratik ndaj mbështetjes, antipatia reale ndaj doktrinës së Bushit duket po aq armiqësore as edhe në teori.
Të dyja palët, sidoqoftë, gabojnë që e nënvleftësojnë një forcë të tillë që luan një rol të madh në sitën e islamit.
Bush më 2003 propozoi marrëveshjen e tregtisë së lirë me Lindjen e Mesme. Tashmë, grupet e punës janë të kundërshtim me të dhe kryesisht kundër Jordanit, i cili ka tërhequr investime nga Wal-Mart, Liz Claiborne, Kohl’s, L.L. Bean, dhe të tjerë.
Nëpërmes historisë, çfarë ka qenë një jetë “normale” për meshkujt e botës? Të punosh në të njëjtin vend pune çdo ditë dhe të kthehesh në shtëpi çdo natë. Autarky ka vdekur. Në botën moderne, tregtia është e domosdoshme. Në mospërfilljen tonë politike, pse bëjmë sikur shokohemi kur të rinjtë në vendet e Lindjes së Mesme humbin rininë e tyre në luftën e xhihadit në vend që të bëjnë ndonjë punë të ndershme? Doktrina e Bushit do të mbijetojë më së miri deri më 2008. Të gjitha ideologjitë konkurruese janë keqdashëse dhe të rrezikshme: nacionalizmi i putinit pa demokraci; determinizmi ekonomik i Kinës; Hizballahu i Iranit. Klasa jonë politike duhej të shpallte publikisht që kërkonte lindjen e demokracisë në Indonezi në mënyrë që më shumë se 200 milionë muslimanë të përmirësoheshin disi.
Pse qenka kaq e vështirë të thuash se ne duam dhe do të inkurajojmë popullin e Iranit për të arritur në bazat e politikës drejt një konkurrence të hapur? Këto janë alternativat e asaj që zotërojmë tani. Ajo që na duhet të përballojmë tani, është pikërisht kjo luftë.

Daniel Henninger është botues në Wall Street Journal.

Martin Kramer
Norman Podhoretz paska një dëshirë të brendshme për të na alarmuar. Xhihadi si një spektër që e kemi quajtur për të justifikuar adventurën ushtarake, na tregon se armiku ynë është real. Nën batakun e mohimit, ne kemi refuzuar të shohim modelin që u pa qartë në ngjarjet e 11 shtatorit, por ne ndjejmë një lloj vetëkënaqësie , ndërkohë që armiku ynë krijon forca të reja, ndërfut urrejtje në mendjet e miliona njerëzve. Kjo është bota e luftës dhe refuzimi ynë për ta emërtuar atë, është shenja më e qartë e të qënit konfuz. Por, nocioni i “Luftës së IV Botërore” është e destinuar për të na bindur për këtë. SHBA sundoi në çdo kontest global në shek. 20, edhe pse u deshën 4 vjet (Lufta e II Botërore) apo 40 (Lufta e Ftohtë). Tani, në po përballemi me një kërcënim nga një tjetër ideologji që i kundërvihet lirisë dhe demokracisë. Ne kemi rrëzuar disa ideologji kohë më parë, por gënjejmë veten se këto ishin vërtet për t’u sfiduar dhe kur ingranohemi, rezultati nuk mund të vihet në dyshim.
Do të na duhet vetëm fare pak kohë. Kjo luftë botërore, na tregon Podhoretz, “do të vazhdojë të paktën për 3 a 4 dekada”. Kjo është për t’u parë. Luftërat e shek. XX u krijuan për konflikte të tjera botërore. Për më shumë se një mijëvjeçar, pas ngritjes së Islamit në shek. 7, Krishtërimi dhe Islami u përfshinë në një betejë pothuajse konstante. Lufta e tanishme, ndryshe nga 3 luftërat e fundit botërore, po zhvillohet përmes së njëjtës ndarje të fesë dhe civilizimit që ndau krishtërimit europian dhe Islamin. Zbatica dhe rrjedha e këtij konflikti është shpërndarë në shekuj me radhë. “Kjo luftë është thellësisht fetare”, ka thënë Bin Laden. “Populli i Lindjes është musliman”. Pikërisht këtë deklaron bin Laden.
Ne mëndojmë se bota po rrëshqet brenda këtij konflikti dhe ne e mohojmë madje edhe mundësinë e mbulimit të lavdeve ndaj Islamit. “Kjo nuk është përplasje fetare” është shprehur Bush. “Feja islame jep mësime morali që i fisnikërojnë burrat dhe gratë dhe ndalon gjakderdhjen. Në fakt, kjo është një përplasje vizionesh politike”.
6 vjet pas 11 shtatorit, problemi është që shumë muslimanë besojnë se bin Laden ka të drejtë.
Një sondazh ka treguar se 80% e popullatës në Egjipt, Indonezi, Marok dhe Pakistan pranojnë se SHBA përpiqet të “dobësojë dhe ndajë botën islamike”. Ne nuk kemi dështuar thjesht në përcaktimin e luftës në vetvete. Ne kemi dështuar në përcaktimin e saj sidomos duke mos marrë parasysh numrin e madh të muslimanëve.
Besimi i përhapur midis muslimanëve se ne po kryejmë luftën kundër islamit do të vazhdojë për dekada me radhë. Ne nënvlerësojmë shkallën e lartë të saj dhe preferojmë të mendojmë se Iraku është fronti qendror në këtë luftë, sepse SHBA ka 150,000 trupa aty. Sipas Podhoretz, të gjithë amerikanët e dinë se do të ishte e vështirë për amerikanët të humbnin në Irak. Por rreziku tashmë duket se ka marrë krahë.
Nëse Irani kërkon armë nukleare apo Pakistani mbushet me xhihadistë apo vende të caktuara të Europës janë të kolonizuara nga radikalët muslimanë, rrjedhojat do të jenë të tmerrshme.

Norman Podhoretz dhe unë, jemi këshilltarë të huaj politikë për kandidatin për president Rudi Giuliani, i cili e sheh Irakun si një nga frontet e luftës. “Rreziku i fokusimit së tepërmi mbi Irakun”, është shprehur ai, është që na mungon fakti se lufta mbi terrorin është është më i gjerë se Iraku vetë dhe do të vazhdojë pavarësisht nga ç’ndodh në Irak. Nëse ne përmbushim çdo gjë që duam dhe aq më shumë në Irak, nuk ka për t’u fituar lufta mbi terrorin. Nëse ne nuk veprojmë kështu, atëherë po, që mund ta fitojmë luftën. Ne kemi një piketë të pamasë në betejën për Irakun. Por nëse investojmë shumë pak në fronte të tjera për shkak të kësaj, ne vërtet që mund ta humbim luftën.
Më në fund, ne kemi nënvlerësuar burimet e armiqve tanë në shpërthimin e dëshirës sonë për demokraci. Neokonservatizmi vazhdon të mohojë të dukshmen: armiqtë tanë islamikë kthejnë çdo shans “demokratik” nën favorin e tyre.
Norman Podhoretz e vendos me të drejtë në shtyllën e ndëshkimit Jimmy Carterin që sakrifikoi shahun e Iranit dhe lejoi Ayatollah Khomeinin të kishte pushtet si një “despot radikal islamik”. Administrimi i Carterit të “verbër” “se SHBA do të ishte në gjendje më të mirë pa aleatë të tillë si shahu”.
Mjerisht, kjo verbëri po rivalizohet në ditët e sotme nga ata që mund të flakin tutje Mubarakun duke i dhënë kështu shansin që Muslim Brotherhood të mos e zëvendësojë atë.
Përkrahësit e demokracisë konkurrojnë me xhihadistët në denoncimin e djajve të monarkisë së Arabisë Saudite, presidentit pakistanez, madje edhe mbretit jordanez. Gjatë luftës së II botërore, Franklin Roosevelt u bë aleat me Stalin për të luftuar kundër Hitlerit.
Norman Podhoretz diku është shprehur se ajo aleancë “ishte sa e domosdoshme, siç ishte në rastin e politikës reale”. Kjo luftë nuk mund të fitohet pa aleatë të tillë të ngjashëm dhe duke shmangur të gjithë ata, në këtë mënyrë do të nxisim më tepër armiqtë.
Për të mbijetuar Bushi me doktrinën e tij, ajo duhet të përmbajë gjithçka që kemi mësuar qëkur ai e formuloi. Vetë Bushi vjen në një përfundim: Lindja e Mesme nuk është Europë¸Iraku nuk është Gjermani dhe Afganistani nuk është Japoni. Rruga drejt ferrit është e mbushur plot analogji pa vlera, të cilat nuk zëvendësohen me eksperiëncë të jetuar dhe inteligjencë te veçantë.
Sipas poetit grek Arkilokus, “dhelpra di shumë gjëra, por iriqi di një gjë shumë të rëndësishme”. Iriqët e morën doktrinën e Bushit dhe e çuan larg, tepër larg. Tani është radha e dhelprave.

Martin Kramer punon pranë institutit të Uashingtonit për politikat e Lindjes dhe partner në qendrën Shalem në Jeruzalem dhe në një institut të Harvardit.

William Kristol
Shumë nga grindjet që mbizotërojnë në politikat e Amerikës e kthejnë pikërisht në situatën e ngjarjeve të 11 shtatorit. A duhet të kuptohet kjo si një tragjedi apo si një sulm? Një moment ndryshimi apo një moment i paracaktuar? Një pikë bisede apo një pikë shndërrimi? Norman Podhoretz e konsideron ngjarjen e 11 shtatorit një sulm, një moment të paracaktuar dhe një pikë shndërrimi. Reporteri i Neë York Times Thomas Friedman, i cili është një figurë dominuese në krijimin e politikave të huaja liberale ashtu siç është Podhoretz kundër neokonservatorizmit, kërkon të bëjë dallimin. 3 vjet pas 11 shtatorit Friedman kritikoi administrimin e Bushit dhe mbështetësit e tij. Friedman mezi priste ditën kur 11 shtatori do të zinte vendin e duhur në kalendar: pra, dita para 10 shtatorit dhe 12 shtatori, para datës së famshme.
Unë nuk dëshiroj që të shndërrohet në një ditë karakteristike. Kujtimet më të fundit të Norman Podhoretz mbartin titullin “Çështja e dashurisë sime me Amerikën”. Ai i quajti komentet e Friedman si simptoma të mungesës liberale të seriozitetit.
Vullneti për të menduar sidoqoftë, është vetëm vullnet. Ajo që dinë neokonservatorët është se jemi thjesht të lirë për të zgjedhur atë që na karakterizon.
Përgjigjja ndaj sulmit terrorist të 11 shtatorit është karakterizuar nga kurajo, nderi dhe fisnikëria.
Libri i Podhoretz meriton një besim të madh. Ai citon një vajtim liberal ndërkombëtar “riorientimi pas 11 shtatorit i politikës së huaj amerikane”. Në përgjigje të kësaj, ai argumenton se kjo ngjarje kërkon një riorientim të tillë dhe se Presidenti meriton besim të jashtëzakonshëm. Doktrina e Bushit, të paktën siç është deklaruar, përmban intolerancë ndaj terrorit dhe një vullnet që duhet përvetësuar, veçanërisht kundër shkatërrimit në masë dhe një angazhim ndaj demokracië liberale si pjesë e zgjidhjes së problemeve të Lindjes së Mesme. Podhoretz me aftësi të veçantë jep mundësinë për një riorientim të politikës së jashtme amerikane.
Aështë “Lufta e IV Botërore” termi i duhur për luftën që po jetojmë? Për këtë, jam pak i bindur. Analogjitë me vitet e mëparshme lidhur me luftën e ftohtë apo me Luftën e II Botërore mund të na vijnë në ndihmë për të menduar për sfidat që kemi përpara, por në fund të fundit mbetet thjesht një analogji. Për shumë analogji historike, ndryshimet në rastet e cituara shpesh janë të habitshme po aq edhe të ngjashme, siç pranon vetë Podhoretz.
Duhet të shtoj këtu se nuk jam shumë i bindur për përdorimin e termit të islamofashizmit, duke qenë se modifikuesi duket se është më me themel ndaj fenomenit në fjalë. Jam i prirur të përdor xhihadizmin apo takfirizmin, term ky i preferueshëm nga muslimanët. Por cilado qoftë prefernca terminologjike, bërthama e rastit të Podhoretz është mjaft i ndjeshëm: pas 11 shtatorit, ne jetojmë në një botë të re, që kërkon një mendim të ri. Ai parashikon më shumë drejtim të dobishëmn ndaj të menduarit, veçanërisht për sa i përket luftës mbi luftën, fluturimet e brendshme si mbi Irak dhe mbi kufirin kundër terrorizmit dhe xhihadistëve që kërkojnë vdekjen.
Podhoretz është i alarmuar nga forca e lëvizjes antiluftë dhe antiamerikane. Por ai është i ngazëllyer nga forcae Amerikës, veçanërisht “amerikanët me uniformë, të gjithë vullnetarë”. Ai u ofron atyre një haraç të mrekullueshëm: “kurajoja e tyre dhe dashuria e tyre për vendin, ata janë gati të ballafaqohen me stërgjyshërit e tyre”.

Ardhja e 11 shtatorit është një arsye që Podhoretz e bën t’i rezistojë dëshpërimit të Chamberlike. Dyshimet janë më të rënda për t’u shamngur kur i kthehemi çështjes së liderëve tanë.
Mund të themi se kemi arsye të shpresojmë. Kandidatët republikanë nuk kërkojnë t “i bëjnë bisht përgjegjësive tona pas ngjarjes së 11 shtatorit.
Nga ana e tyre, kandidatët demokratë të paktën rastësisht japin shenja se dinë më shumë sesa sugjerojnë në fushatat e tyre. Por është e vërtetë se zbrazëtia e rrjedhës së medias, sjellja djaloshare e shumë prej tyre në Kongres dhe marrëzia e krijimit të politikave të huaja, të gjitha këto nuk e mbushin njeriun me besim. Reporteri Mark Steyn kohët e fundit raportoi ceremoninë përkujtimore për 11 shtatorin nga Deval Patrick, qeveritarin liberal të Massachusetts. Patrick u shpreh: “është një dështim për qeniet njerëzore që nuk kuptuan njëri-tjetrin, që nuk mësuan të duan njëri-tjetrin”.
Steyn komenton lidhur me këtë: “ne duhet të ruhemi nga ai që shpjegon ngjarjen e 11 shtatorit duke përdorur fjalët “njëri-tjetrin”: ata parashtrojnë një barazi të krimbur midis autorëve të krimit dhe viktimës; pikërisht neglizhimi “për të kuptuar” rrjedh nga fajësia e të dy palëve.
Më pas Steyn vazhdon: “ishte dështimi i një grupi qeniesh njerëzore për të kuptuar se grupi i dytë i këtyre qenieve ishte përcaktuar për t “i vrarë ata.
Që me ngjarjen e 11 shtatorit këto prirje shkatërrimtare kanë filluar të zhvendosen. Ata duhet të zhvendosen akoma, madje edhe të shpartallohen, nëse liderët tanë gjallërohen më shumë nga vendosmëria e paepur e Norman Podhoretz.

William Kristol është botues i Weekly Standard.

David Perecy-Jones

Norman Podhoretz e sqaron krizën në të cilën tani po gjendemi duke e përshkruar si Luftën e Katërt Botërore. Aty ka ngjashmëri me Luftën e Tretë Botërore që parapriu, e njohur ndryshe si lufta e ftohtë. Edhe njëherë, është vështirë të veçosh urrejtjen që armiqt tanë ndejnë ndaj nesh për shkak të zilisë së tyre. Kompleksi i inferioritetit të dukshëm është i paarsyeshëm, prandaj është kokëfortë. Qëkur muslimanët me influencë filluan të argumentonin se dobësitë e shoqërive të tyre nuk ishin aspak për faj të tyre por i’u ishin imponuar nga perëndimi keqdashës, praktikisht Lufta e Katërt Botërore ka qënë duke u pregatitur. Për një farë kohe ishte e pasigurtë nëse nacionalistët apo islamikët mund ta bënin këtë luftë. Ajatollah Khomeini e zgjidhi këtë çësshtje. Irani është një vënd me potencial të madh dhe marrja e pushtetit aty në vitin 1979 doli se ishte rezultat i grushtit të shtetit bolshevik të vitit 1917. Khomeini e transformoi Iranin në një bazë testimi në lidhje me pikëpamjen se xhihadi islamik është një parim mobilizues mjaft i fortë për tu hakmarrë ndaj supermacisë politike dhe kulturore të perëndimit. Ai, dhe tani trashëgimtarët e tij e kanë bërë të qartë se ata e shohin veten e tyre të përfshirë në luftë të tërbuar. Me një shpirt të ngjashëm, si dhe me retorikë të krahasueshme, Bashkimi Sovjetik e kishte zakon ta paraqiste kapitalizmin si një fantazëm të papajtueshme me bashkëegzistencën paqësore. Krahasimi shkon edhe më tej. Komunizmi u nda në versionet ruse dhe kineze, që të dy keto në thelb maskonin prirjet kombëtare; ndërsa islamizmi përmban versionet sunni dhe shiite të cilat gjithashtu pasqyrojnë ndryshimet kombëtare ndërmjet arabëve dhe persianëve. E alarmuar nga revolucioni shiite Iranian, si dhe e frikësuar se ai mund të ndiqej nga të tjerët, Arabia Saudite, padyshim shteti më i pasur sunni, e nxiti al Kaedën si dhe imamët dhe çallmat e mëndafshta për të parhapur urrejtjen pas shumë agresioneve paraprake të Luftës së Katërt Botërore.
Megjithëse këta rivalë sunni dhe shiite nganjëherë bashkëpunojnë – për shembull në frontin më Izraelin – ata më zakonisht janë garë për të parë se cili mund ti bëjë më shumë dëme perëndimit, dhe në të njejtën kohë mblidhen për tu grindur me armë ndërmjet tyre.
Sulmet e terrorit islamik sollën luftën në shumë vënde të tjera. Që nga 11 shtatori, shërbimi informativ më i mirë dhe fati, të përziera me neverinë që shumë, në mos shumica e musslimanëve, ndjejnë për ato vrasje të bëra në emër të tyre, i kanë kufizuar këto tërbime. Në mënyrën më direkte ne po bëjmë luftë me xhihadistët në Afganistan, Somali dhe Irak. Ndërsa ne synojmë të mbrojmë veten tonë dhe i kemi mjetet për ta barë këtë. Megjithatë, për disa arsye jo të thella, numuri i të vrarëve xhihadistë në vijën e frontit kurrë nuk është specifikuar, ai numurohet në mijra të vrarë, me mijra të tjerë të mbajtur në burg në gjithë shtrirjen e vëndeve muslimane. Shpresa, ambicia është për të ndërtuar shtete kombëtare paqësore jashtë grupimeve sektare dhe fisnore, ku aleancat dhe identitetet e tyre të ndryshme kanë prodhuar kaq shumë dhunë në të kaluarën, dhe ata janë në gjëndje për të prodhuar edhe më shumë në ditët tona. Lufta për supermaci në mes fiseve dhe sekteve është shkaku i vërtetë i dobësive që për shekuj me rradhë kanë përkeqësuar shoqërinë muslimane dhe kanë krijuar ndjenjat e poshtërimit dhe inferioritetit ndaj njeri tjetrit. Dëshirat e Khomeinit, Saddam Husseinit dhe Osama bin Ladenit janë për të shtënë në dorë pushtetin dhe për ta mbajtur atë duke bashkëpunuar vetëm me ata të lloit të tyre, dhe duke përjashtuar gjithë të tjerët. Sundimi absolut bëhet një process i vetëpërjetësuar i shtypjes dhe tiranisë.
Gjatë udhëtimeve të mia në Lindjen e Mesme për shumë vite unë kam pyetur se cila marëveshje politike mund të favorizojë popullin. Dhe përgjigja e vetme është demokracia. Kjo nuk ka të bëjë me pasjen e dy dhomave legjislative dhe ndarjen e pushteteve, por në mënyrë më modeste për shtetin ligjor, dhënien fund korrupsionit, si dhe disa formave të dhënies llogari, për disa procese përfaqësimi të afta për ti kushtuar kujdes dhe për ti dhënë përgjigje pikëllimeve dhe padrejtësisë. Një përfundim i tillë, pavarësisht jo i përsosur, do të mund të konfrontonte ekskluzivitetin e fiseve dhe sekteve, të sunni dhe shiite, si dhe mund të lejojnte që diferencat të zgjidhen nëpërmjet kompromisit dhe jo me dhunë. Pas Luftës së Parë Botërore, Britania u përpoq të rikonstruktonte Irakun pikërisht mbi linja të tilla, por eksperimenti u mendua se ishte mjaft i kushtueshëm financiarisht. Tërheqja e turpshme britanike dënoi gjikthë popullsinë për dekada të tëra me një sundim, shtypje dhe tirani absolute. Ndërhyrja e sotme amerikane është shumë më serioze në qëllim dhe implikim. Irakenët edhe një herë kanë shansin të zgjedhin ndërmjet një modeli të ri, politikisht gjithëpërfshirës, dhe modelit tjetër të sundimit, shtypjes dhe tiranisë absolute. Vështirësitë immediate të Amerikës shërbejnë vetëm për të demostruar përtej dyshimit se demokratizimi i ofron botës arabe dhe muslimane një rrugë shpëtimi nga dobësitë e saj strukturore. Megjithëse kritikët duan ta denigrojnë presionin perëndimor për të demokratizuar rajonin si imperializëm, në fund të fundit janë muslimanët dhe jo muslimanët që do të arrijnë në terma të përbashkta.
Po kështu kjo nuk është altruizëm pa interes. Cilido qoftë përfundimi në Irak, polariteti sunni-shiite do të vazhdojë për të kushtëzuar rajonin më të gjërë. Në dimensionin gjeostrategjik, Shtetet e Bashkuara kanë krijuar një luftë të papritur në tre qoshe, ku, për pasojë forcat e tyre të armatosura, si dhe pesha e tyre politike janë në vendin midis Iranit dhe Arabisë Saudite.
Rivaliteti reciprok i këtyre dy vëndeve është një dinamo që e drejton xhihadin islamik të përhapë shkatërrimin dhe vdekjen ghithandej. Një mundësi mund të jetë për perëndimin ti japë fitoren shhitëve në Iran dhe Irak, duke i lënë sunnit të bëjnë çfarë mund të bëjnë për këtë. Në mënyrë alternative, sunnit mund të shpresohet të jenë mirënjohës në rastin e përmirësimit më në fund nga Amerika të sfidës kaq të shpeshtë dhe agresive të ndërmarrë nga Irani, dhe ata të bëjnë çfarë mund të bëhet për të kontrolluar revolucionin khomeinist dhe programin bërthamor të Iranit. Cilado rrugë që të zgjidhet, prania usshtarake amerikane pranë kufirit të Iranit demostron përgjegjësi superfuqie. Zgjidhjet kritike që do bëhen në të ardhmen do të pëërcaktojnë kursin e Luftës së Katërt Botërore, si dhe fatin e milionave bashkë më të. Presidenti Bush i ka vënë Shtetet e Bashkuara në një pozicion të forcës potenciale si arbitër të rendit të ri në Lindjen e Mesme, dhe është alarmante se si kaq shumë njerëz refuzojnë ta njohin këtë. Norman Podhoretz me të drejtë ende i frikësohet një mundësie tjetër: që komentatorët në media dhe personalitet e opozitës kanë infektuar opinionin publik me një disfatë të pakuptimtë dhe pavlerë, si dhe që partitë politike po fitojnë përparsëi në kurriz të interesit kombëtar. Nëse është me të vërtetë kështu, zgjatja e papërcaktuar e Luftës së Katërt Botërore do të duhet të pranohet, dhe bashkë me të edhe dëmet e shkatuara nga islamikët mbi muslimanët dhe jo muslimanët njëlloj, si dhe sakrifica e panevojshme e pozicionit të Amerikës dhe në fund të fundit e sigurisë së saj. Sigurisht që gjasat më shumë janë që, kushdo që do të jetë në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve të ardhshme do ta vazhdojë aty ku Presidenti Bush e ka lënë. Kaq shumë vë në rrezik gjithçka tjetër.

David Pryce-Jones, romancieri dhe analisti politik britanik është botues i rangut të lartë i Nataional Review, si dhe autori i botimit më të fundit të Betrayal: France, the Arabs, and the Jews.

Ahimir Taheri

Unë nuk kam problem të përshkruaj luftën që po zhvillohet si Luftën e IV Botërore. Me shkallë të ndryshme intensiteti, kjo luftë po zhvillohet në 22 vënde në gjithë globin, që nga Indonezia dhe Tailanda deri në Sudan dhe Algjeri. Shumë vënde të tjera, në mes të të cilave gjithë 57 vëndet me maxhorancë muslimane si dhe disa kombe perëndimore, janë objektiva të operacioneve të rastësishme terroriste, të cilat xhihadistët i përshkruajnë si ghazva (sulme të shenjta). Fakti që konflikti prek kaq shumë kombe nuk është e vetmja arsye pse ne duhet të biem dakord me Norman Podhoretz në konsideratën e kësaj luftë si luftë botërore. Një tjetër arsye dhe më e rëndësishme është se konflikti nuk është në lidhje me një çështje kaq të zakonshme si kufijt, territoret, apo aksesi në tregje dhe burime. Kjo ka të bëjë me të ardhmen e njerzimit në tërësi. Këtu kemi përleshjet e dy vizioneve në lidhje me të ardhmen e botës. Një vizion është ai i një sistemi global pluralist i bazuar në vlerat e përbashkëta të të drejtave të njeriut, demokracisë, aktivitetit të lirë dhe ligjeve ndërkombëtare. Vizioni tjetër frymëzohet nga një riinterpretim i ngurtë the radikal i islamit, si “E Vërteta Përfundimtare” e diktuar nga Zoti, duke mohuar gjithë besimet dhe doktrinat e tjera. Kështu, lufta ka fronte të qarta ideologjike.
Por frontet e saj ushtarakë nuk janë përvijuar kaq mirë, dhe kjo ka shkaktuar konfuzion. Në këtë luftë shumë muslimanë, nodshta një maxhorancë, po luftojnë kundër islamizmit, ndërsa të tjerë në perëndim, duke përfshirë disa fanatikë të vonshëm të stalinizmit dhe fashizmit, janë aleatë të vërtetë të islmaikëve. Me fjalë të tjera, nuk po bëhet luftë ndërmjet perëndimit dhe pjesës tjetër, por ndërmjet demokracisë, e cila ka shumë përkrahës në shoqëritë jo demokratike, si dhe sfiduesit më të fundit të demokracisë, që është islamofashizmi. Në fakt, nganjëherë, lufta është e brëndëshme, duke u luftuar brënda shoqërive të njejta, madje edhe brënda disa familjeve, si në botën muslimane ashtu dhe në demokracitë perëndimore. Për më tepër, ashtu siç pati shumë lloje komunizmi dhe fashizmi gjatë luftës se dytë dhe të tretë botërore, po kështu sot ka shumë lloje të ndryshme të islamofashizmit. Por të gjitha këto kanë një gjë të përbashkët: vendosmërinë e tyre për të riformuar botën në përputhje me vizionin e tyre totalitar.
Nuk ka dyshim se Iraku është një nga fushat kyç të luftimit në luftën e katërt botërore, madje edhe kyç në këtë fazë fillestare të konfliktit global. Arsya është se, në Irak, faktikisht gjithë versionet e islamofasshizmit, që nga salafizmi deri tek khomeinizmi si dhe duke përfshirë gjithë terrorizmin e tipit al Kaeda, janë prezente në fushën e betejës kundër një koalicioni të demokracisëë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe i mbështetur nga një koalicion i irakenëve, i cili kundërshton vizionin islamofashist. Sipas opinionit tim, lufta më e madhe filloi në vitin 1979 kur islamofashizmi mori pushtetin të Teheran. Por nuk ka dyshim se sulmet e 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara çuan në një vetëdije më urgjente. Sot, gjashtë vjet pas 11 shtatorit, kauza e demokracive dhe aleatëve të tyre muslimanë nuk ka rënë fare. Kështu Afganistani dhe Iraku janë çliruar dhe janë vënë në rrugët e tyre respektive të demokratizimit. Libia ka përzënë ushtrinë siriane të pushtimit. Algjeria, Egjipti dhe Turqia në mënyrë efektive kanë shpartalluar armiqt e tyre respektivë. Jemeni ka shkërmoqur si grupet terroriste sunni dhe shiite që u përpoqën të krijonin “mini-emiratet” ne territorin e tij. Islamofashizmi ka marrë goditje shkatërrimtare në Kashmir, Tailandë, Filipine, Indonezi dhe Çeçeni. Në Iran, shoqëria civile ka filluar të organizojë rezistencën ndaj regjimit khomeinist, veçanërisht me lulëzimin e një lëvizjeje të pavarur të trade-unioneve. Përveç kësaj, një sërë shtetesh arabe kanë inaguruar reformat kushtetuese dhe zgjedhjet e lira, si në nivelin kombëtar ashtu dhe atë bashkiak dhe, në disa raste për herë të parë në historinë e tyre.
Ide të caktuara demokratike, si për shembull miratimi popullor si burimi kyç i legjitimitetit, gjithashtu janë paraqitur dhe janë duke hedhur rrënjë në shoqëritë të cilat deri tani shmangnin prirjen globale drejt demokratizimit. Në lidhje me këtë, Norman Podhoretz sigurisht që ka të drjetë kur deklaron se “demokratizimi përfaqëson rrugën më të mirë, dhe ndoshta të vetmen, për të shpartalluar islamofashizmin dhe terrorizmin që ai i përdor si armën kryesore ndaj nesh.” Kritikët e Doktrinës Bush pohojnë se demokracia nuk mund të imponohet me forcë. Unë jam dakord me këtë. Por mesa di unë, Bushi kurrë nuk ka thënë ndryshe. Në fakt ai ka thënë: “Amerika nuk do të imponojë stilin tonë të qeverisjes kundër dëshirës. Përkundrazi, qëllimi ynë është të ndihmojmë të tjerët të gjejnë zërin e tyre, të arrijnë lirinë e tyre dhe të ndërtojnë rrugën e tyre.” Sidoqoftë, ka kohë dhe vënde ku forca mund dhe duhet të përdoret për të larguar pengesat drejt demokracisë. Si talebanët ashtu dhe baathistët duhen çrrënjosur me forcë para se Afganistani dhe Iraku të mund të kenë një shans për ta konsideruar demokratizimin si një alternativë. Unë nuk kam dyshim se Doktrina Bush do të mbijetojë si një element kyç i sigurisë kombëtare të Amerikës edhe nëse republikanët do ta humbasin Shtëpinë e Bardhë vitin që vjen. Përderisa ka vënde në këtë botë ky terroristët mund të rigrupohen, stërviten dhe të pregatisin sulmet e tyre, SHBA, dhe në fakt gjithë demokracitë, do të kërcënohen. Duke ndërmarrë aksione në Afganistan dhe Irak, SHBA treguan se ato nuk janë frikësuar nga sulmet terroriste dhe se ishin të pregatitura për të luftuar në vënde të largëta në distancë dhe kundër armiqve të vendosur. Megjithatë, gjatë gjashtë viteve të kaluara, dy fushat kyç të betejës nuk kanë marrë vëmëndejn që ato meritojnë.
E para është fusha e betejës e opinionit publik në demokracitë perëndimore. Aty, nën flamurin e antiamerikanizmit, një koalicion i gjërë i të majtëve dhe të djathtëve, në aleancat de fakto me islamofashizmin, predikon disfatën dhe dorëzimin. Ky koalicion antiamerikan, i cili është në fakt armiku i demokracisë, duhet marrë në konsideratë dhe të shpartallohet. Në një të ardhme të afërt, SHBA gjithashtu duhet të gjejë rrugët dhe mjetet e rimobilizimit të aleatëve të saj, veçanërisht në Europë, për konfrontimin e pashmangshëm me regjimin khomeinist në Teheran. Fusha e dytë e betejës është ai i opinioni publik në vëndet muslimane. Këtu, diplomacia publike amerikane ka qënë inegzistente, ose edhe kundërproduktive. Në disa vënde muslimane diplomacia e SHBA madje ka dëmtuar edhe forcat e sapolindura demokratike duke theksuar mbështetjen e Uashingtonit për regjimet autoritare në emër të realpolitikës. Demokracia mundet dhe duhet të fitojë luftën botërore që është duke u zhvilluar, ashtu si ajo ka fituar tre të parat.

Amir Taheri ka qënë botues ekzekutiv i Khayan, gazeta më e madhe e përditëshme e Iranit, që nga viti 1972 deri në 1979, dhe ai është një kontribues i shpeshtë i botimeve në Europë, Lindjen e Mesme dhe Shtetet e Bashkuara.

Ruth Wegwood

Në një drejtim është e vërtetë se “gjithaçka ndryshoi” më 11 shtator në kuptimin tonë se ku gjërat ishin drejtuar. Para shfaqjes së al Kaedës në këto anë, vetëm një ushtri apo një tërmet mund të vriste 20 mijë deri në 50 mijë njerëz në një mëngjes të vetëm. Sikur 11 shtatori të mos kishte qënë dita më e rëndësishme në New York, me shumë njerëz që në fillim shkojnë për të votuar dhe për këtë arsye do të jenë vonë për punë, jetët e humbura në atë mëngjes të vetëm me siguri që të arrinin në dhjetra mijë. Dhe kjo është ajo që al Kaeda donte. Ky përshkallëzim i metodave të vdekjes nëpërmjet terrorit dhe dhunës masive do të thotë që grupet e tjerë mund të aspirojnë të paktën të njejtën shkallë shantazhi dhe shkatërrimi. Dhuna u rikonceptua për tu fokusuar mbi objektivat që zinin një vënd qëndror të aktivitetit të shoqërisë. Shkatërrimi i një klubi irlandez në Derry Road u bë pikërisht se ky zinte një pikë të rëndësishme orientimi në qytet. Al Kaeda e shpalli këtë estetikë të çuditshme të shkatërrimit në komplotin e saj të hershëm në vitin 1993 në New York, të ndërprerë nga policia, se kërkonte të hidhte në erë Kombet e Bashkuara, urën George Washington, si dhe tunelet e Linkolnit dhe Hollandës në valën e madhe kaotike të lëvizjes. I njejti nihilizëm e nxiti al Kaedën të bombardonte Xhaminë e Artë të Irakut të Sammaras në shkurt 2006, e cila jo vetëm shkatërroi një vend të shenjtë, por prishi një akord në tentativë ndërmjet fraksioneve sunni dhe shiite, si dhe pengoi seriozisht kërkimin e një ekuilbri të ri të pushtetit në Irak. Kështu, Amerika dhe Presidenti i saj i ardhshëm, pavarëisht nga partia, do të vazhdojnë të përballen me vështirësi ekstreme në ruajtjen dhe sigurinë e qytetarëve tanë dhe në ndihmën ndaj islamit që ky të rifitojë qëndrimet e tij. Loja politike e fjalëve se duhej apo nuk duhej të kishim ndërhyrë ushtarakisht apo jo në Irak në vitin 2003 nuk duhet të na largojë nga e vërteta që thamë më sipër.
Edhe brënda katër cepave të “problemit të Irakut”- dhe, me ndërmjetësinë e egër e Sirisë, Iranit dhe al Kaedës, Iraku nuk ka katër cepa - asnjë kritikë e politikës së administratës nuk ka reshtur së pyeturi nëse ndërhyrja ndaj Saddamit mund të kishte shkuar më mirë nëse ne do të kishim vepruar në vitin 1998, kur Saddami përzuri inspektorët amerikanë. Por ne ndërmorrëm të bëjmë një luftë pasi i lejuam kundërshtarit tonë pesë vjet për tu pregatitur. Saddami e përdori kohën për të sekuestruar milliarda dollarë, i kaloi ekuipazhin dhe paisjet e tij në Siri, si dhe boshatisi burgjet, duke pregatitur rezistencën e tij të ndërtuar mirë gjatë dështimit të ngadaltë diplomatik që i parapriu fillimit të Operacionit Liria e Irakut. Por çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishim vonuar ndërhyrjen ushtarake pas vitit 2003? Përballë presionit francez dhe rus, heqja e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit dhe hapja e një rrruge të re të sigurimit të parave për blerjen e armëve, që të gjitha këto pothuajse ishin të paravendosura. Dhe me progresin e programit bërthamor të Iranit, a nuk do të ishte e mundur që Saddami në mënyrë të pashmangshme të kishte rifituar të drejtën e tij kushtetuese për të bërë një luftë të dytë Iran-Irak?
Ne kemi qënë të sfiduar thellësisht në përshtatjen e metodave tona ët luftës tokësore kundër rebelimit të udhëhequr nga kuçedra në Irak. Lufta ka qënë e shtrenjtë dhe e ashpër. Kjo po befason kaq shpesh shoqërinë tonë të sjellshme, me botuesit dhe profesorët e saj, dhe ne po humbasim arsyen edhe pse ushtarët amerikanë në terren mendojnë se misioni është i rëndësishëm. Po kështu ka pak kuptim, në botën tonë moderne, të virtuteve solemne të vetmohimit dhe trimërisë me të cilat ushtarët po jetojnë. Shkrimtarët që kanë kritikuar pasivitetin tonë në Ruanda mund ti gëzohen kursit më luftarak që ne kemi treguar në Irak, duke u përpjekur të mbrojmë jetët e pafajshme nga vdekja e makinave bombë. Përzierja e kërcënimeve që vijnë nga bota muslimane me ethet e shtimit të armëve do të kërkojë aftësi dhe kapacitete të ndryshme në qeveri.
Brënda komunitetit të shërbimit inteligjent, një brez i ri i lingusitikës duhet të stërvitet të deshifrojë bashkëbisedmet e zhvilluara në gjuhët pashtun, arabisht, farsi dhe koreane, si dhe në kodin kopmjuterik. Mbledhja e informacionit mund të ndalohet kur madhësia e njësisë për luftë vdekjeprurëse është e kufizuar tek skuadrat e al Kaedës me tre ose katër persona. Duke analizuar zinxhirin e shtrirë të lidhjes në numura telefoni, adresa dhe itenerare, nuk mund të ndiqet rruga e zakonshme për të identifikuar kush është “ushtar” dhe penetrimi është shumë më i vështirë në këtë luftë jokonvencionale. Përveç kësaj, këtu qëndron problemi i shteteve që sigurojnë vendstrehim. Ne do të përballim dilema të vërteta kur qeveritë e huaja nuk mund të parandalojnë keqpërdorimin e territorit të tyre nga al Kaeda. Por ligji ndërkombëtar ka qënë i dobishëm vetëm i ndryshuar nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1373, dhe kërkesa imperative e OKB që shtetet mund të parandalojnë përdorimin e tokës së tyre si platforma strëvitjeje për rebelët. Në një ese të qershorit 2001 në seksionin “Outlook “ të Washington Post, unë i kam bërë komplimenta një prokurori federal në Manhattan për fitoren e dënimeve kriminale pas sulmeve me bomba mbi ambasadat tona në Afrikën Lindore. Kamionët bombë të pregatitura nga al Kaeda rrëzuan ndërtesat në Kenia dhe Tanzani, duke vrarë 220 persona dhe duke plagosur më shumë se 4 mijë të tjerë. Shumica e viktimave ishin muslimanë. Duke përshëndetur një gjyq të drejtuar në mënyrë të shkëlqyer, eseja ime gjithashtu paralajmëronte se dënimet kriminale nuk ishin të mjaftueshme. Pas çdo dënimi qëndron një dështim i shërbimit informativ, si dhe paftësisë sonë për të çmontuar infrastrukturën që gjeneronte këto sulme, që do të thoshte se më shumë sulme do të pasonin. Mua mu afruan shumë veteranë të komunitetit të shërbimit informative të cilët më thanë se, për alarmin e tyre të njejtë, nuk kishte ndarje të informacionit ndërmjet shërbimit informativ dhe agjensive të zbatimit të ligjit, prandaj nuk kishte një pamje të integruar të al Kaedës. Unë i kalova raportet e tyre stafit madhor të komitetit të shërbimit informativ në Capitol Hill.
Problemi ishte i vërtetë dhe serioz. Por ashtu si ndërmjetësit e bisedimeve parashikuan, nuk mund të bëhëj asgjë në lidhje me këtë në klimën aktuale politike. 11 shtatori e ndryshoi gjitashtu të gjithë këtë, megjithëse jo shumë shpejt. Doktrina e mbrojtjes kombëtare e paraqitur nga administrata Bush tani mban atë që nuk është e mjaftueshme të dënosh bombat vetëvrasëse masive pasi ato kanë sulmuar. Përkundrazi, detyra e çdo presidenti është të mbrojë bashkëqytetarët e tij, si dhe jetët e tjera të pafajshme, para se dëmi të jetë bërë. Mjetet duhet të jenë të paanshme dhe ne duhet të flasim me gjuhën e ligjit. Por “përgjegjësia për të mbrojtur” – një politikë e jashtme ideale e pranuar si në rrethet liberale ashtu dhe në ato konservatore – nuk është i qartë duke dënuar bombat vetëvrasëse që mbijetojnë një sulm të dështuar. Fondi i informacionit dhe mohimi i strehimit të përtejdetit janë domosdoshmëri praktike nëse duam të ndalojmë një organizatë terroriste që operon në hapësirë të panjohur para se se kjo të ndërmarrë sulme tokësore dhe ajrore. Moda e re e terrorizmit katastrofik mund të kundërshtohet vetëm duke larguar lidërshipin, fondin dhe ideologjinë e al Kaedës. Duke katalizuar ndryshimet e domosdoshme institucionale në qeverinë amerikane, si dhe duke mbledhur kurajon për të vepruar kur një moment i shansit paraqitet, janë barrët që i përkasisn çdo presidenti përgjegjës.

Ruth Wedgeood është anëtar i Hoover Institute’s Task Force tek National Security and Laws dhe shërben në Pentagon’s Defence Policy Board. Pikëpamjet e shprehura këtu janë të tijat.

James Q. Wilson

Unë mendoj se ne jemi dhe duhet të jemi në luftë kundër terrorizmit islamofashist dhe; nëse ne e quajmë këtë luftën e katërt botërore, kjo, sipas meje, nuk ka rëndësi. Kjo është një luftë, dhe ndoshta një nga më të gjatat dhe më të vështirat që ne kemi bërë ndonjëherë. Doktrina Bush që përkufizon këtë luftë mund të jetojë edhe përtej zgjedhjeve presidenciale 2008, në varësi të opinionit publik. Nëse publiku beson, ështu si unë besoj se është, se nuk mund ta bëjmë këtë luftë në mbrojtje dhe se ne duhet të ndërmarrim sulmin, ku ashtu si po zhvillohet dhe ku ajo mund të ketë ndryshime, tek vëndet kriminale apo të dështuara që përkrahin terrorizmin, atëhere presidenti i ardhshëm, cilësdo parti ai apo ajo i përkasin, ndoshta pasi të bëjnë fjalime politike tepër retorike ndaj “nevojës për ndryshim”, do të vazhdojnë luftën. Nëse kjo do të bëhet në mënyrë efektive apo jo është një çështje tjetër. Ashtu si Norman Podhoretz thekson në librin e tij, rrallë ndonjë president gjatë 30 viteve të fundit i është përgjigjur listës së gjatë të sulmeve terroriste me të cilat ky vënd është goditur, vetëm me disa rraketa kruiz të lëshuara në ndërtesa të zbrazura. Por sulmi tjetër terrorist (dhe unë besoj së tjetri ka shumë gjasa të ndodhë) do të gjenerojë një nevojë për aksion që do të jetë i pamundur ti rezistosh, me përjashtim të rangjeve nervoze të drejtuara nga George Soros dhe Michael Moore. Pavarësisht nëse do të luftojmë apo jo, çështja kyç është si ne do ta dimë nëse kemi fituar apo jo. Ne kemi arritur fitore dramatike në Afganistan dhe Irak, megjithëse shumë të tjera duhen arritur.
Dhe fatmirësisht ushtria amerikane ka aprovuar një strategji më të mirë për ta bërë këtë, një si ajo që ne mësuam nga Marine Corps në Vietnam, por që ushtria e harroi këtë derisa gjeneral David Petraeus dhe kolegët e tij nxorrën një manual fushor mjeshtëror ushtri-marinsa kundërrebelimit që tani po zbatohet në Irak.
Idealisht demokracia është qëllimi ynë sepse, por vetëm me disa përjashtime të vogla, demokracitë nuk pushtojnë njera tjetrën dhe ato i lenë popujt e tyre të lirë për të përmirësuar jetët e tyre. Por demokracia vjen ngadalë dhe me dhëmbje edhe tek vëndet e pregatitura mirë për ta pranuar atë. Në rreth 25 kombeve muslimane në botë, vetëm gjashtë prej tyre mund të quhen demokratike dhe fitimi i atij statusi kërkoi një kohë të gjatë dhe kapërximin e mjaft vështirësive. Sips Freedom House, Indonezia, Mali dhe Senegali janë të lira, dhe Afganistani, Maroku dhe Turqia janë “pjesërsisht të lira”. Këto arritje dëshën shumë vjet. Indonezia megjithëse u bë e pavarur në vitin 1949, nuk ishte një demokraci kompetitive deri në vitin 2003, dhe ndërkohë ajo duhej të kalonte dekada të tëra të zgjedhjeve një partiake. Mali pati një sërë të pafund grushtesh shteti ndërmjet pavarësisë së tij në vitin 1960 dhe vendosjen jo shumë kohë më parë të një qeverie civile që u arrit nëpërmjet zgjedhjeve të përgjithshme të lira dhe të ndershme. Senegali u bë i pavarur pothuajse në të njejtën kohë dhe arriti të shmangë grushtet e shtetit, por ku ende duhet të kalojnë dy dekada të sundimit një partiak.
Sidoqoftë, sot ka një garë shumëpartiake për votimet. Në mes të vëndeve muslimane pjesërsisht të lira, Afganistani është i mirënjohur për ne që kur ai solli mesazhin e parë të lirisë politike për atë vënd. Ai ende po lufton ti japë fund korrupsionit, të fitojë besimin e lidërve të fiseve të pavarura për një qeveri qëndrore dhe tu japë pushtet komuniteteve lokale. Maroku ka ka një mbret të fuqishëm të trashëgueshëm, por ai aktuali ka ndihmuar për të krijuar një legjislaturë të zgjedhur në mënyrë popullore dhe ka sponsorizuar një komision ripajtimi që ka kritikuar publikisht abuzimet me të drejtat civile dhe dha rekomandimet për ti parandaluar ato në të ardhmen.
Turqia ka qënë një shtet shekullar që nga vitet 1920, por kaluan disa dekada para se ajo të mbante zgjedhje të mirëfillta kompetitive. Ushtria turke periodikisht ka ndërhyrë për të mbrojtur statusin shekullar të vëndit, por sot një parti moderne muslimane është në pushtet dhe ka zgjedhur një president musliman, edhe pse një që ka premtuar të mbajë kishën dhe shtetin të ndarë. Është e qartë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë në Irak për 40 apo 50 vjet që iu janë dashur kombeve të tjera muslimane, disa prej të cilave nuk kanë rivalitetin e zjarrte sunni-shiite të Irakut, që ky i fundit të bëhet në mënyrë të arsyeshme apo tërësisht demokratik. Atëhere, sa gjatë do të qëndrojmë ne aty? Përgjigja ime është: derisa Iraku të ketë treguar aftësinë të ruajë rregullin me një forcë policore që respekton të drejtat themelore të njeriut dhe një ushtri ët angazhuar në regjimin civil. Nuk ka dyshim që ne do të largohemi para se Iraku të gëzojë rendin demokratik të lloit të praktikuar në Kanada, Britaninë e Madhe apo në Shtetet e Bashkuara; por ne duhet të mbetemi aty derisa një vëzhgues i arsyeshëm mund të thotë se vëndi është në një kurs që të çon tek qeveria popullore. Ashtu si Max Boot ka theksuar në COMMENTARY e shtatorit (“Si të mos dalim nga Iraku”), asnjeri nuk ka hartuar një “Plan B” që të ketë ndonjë shans të arsyeshëm për sukses.
Është logjikstikisht e pamundur të largohemi menjëherë; vëndi nuk mund të ndahet në shtete të besimit fetar koherente; dhe amerikanët duhet të mbeten në numur të konisderueshëm për të mbajtur forcat e sigurimit të Irakut të bashkuara dhe të përmirësohen ashtu si forcat e NATOs janë mbajtur në Bosnje për më shumë se një dekadë. Ne nuk mund të “ruajmë kufijt” pa hapur kampet e përqëndrimit për shkelësit e kapur të kufirit. Megjithëse ne mund të jemi të joshur të përkrahim një autoritar të denjë (Boot e ka quajtur këtë “Saddam Lite”), aty nuk ka asnjë që mund të luajë atë rol dhe që të ketë forcë të mjaftueshme të detyrojë bindje. Gjëja e fundit që ne duhet të bëjmë është të shpallim, ashtu siç kanë bërë shumë anëtarë të kongresit, “qëllimet” që qeveria aktuale irakene duhet të marrë për të na mbajtur ne aty. Kur kongresi kohët e fundit instruktoi Zyrën e Përgjegjësisë së Qeverisë për të na informuar nëse Iraku kishte forrmuar një komitet të rishikimit të Kushtetutës, nëse kishte dekretuar një ligj mbi de-baathifikimin, apo kishte vendosur të krijonte një Komision të Lartë Zgjrdhor, ai nuk ishte duke “matur progresin”, por po kërkonte faljet që ne të largoheshim. Në një ese me bashkëautorë të 10 shtatorit në Wall Street Journal, senatorët John McCain dhe Jospeh Liberman e bënë çështjen qëndrore mjaft të qartë. Alternativa që ne po përballim në Irak nuk është ndërmjet qeverisë aktuale dhe një të përsosureje aty, por “ndërmjet një demokracie të re, jo të përsosur dhe që lufton . . . dhe fanatikëve, bombave vetëvrasëse të al Kaedës dhe terroristëve të sponsorizuar iranianë, të cilët po përpiqen ta shkatërrojnë këtë.” Megjithëse ka arsye të mira për tu shqetësuar se zgjeddhjet hera pas here sjellin në pushtet regjime antidemokratike, nuk ka arsye të besohet se muslimanët janë të paaftë për qeveri demokratike. Duke përgënjeshtruar këtë nocion, Podhoretz citon Bernard Lewis: të mendosh se popujt islamikë nuk janë të aftë për qeveri të civilizuar “tregon injorancën e së kaluarës arabe, përbuzje për arabët e sotëm, dhe mosshqetësim për të ardhmen arabe.”
Dhe, më duhet të shtoj, një injorancë e thellë në liddhje me atë që ka ndodhur në Indonezi, kombi më i maddh musliman i botës.

James Q. Wilson është profesor Ronald Regan i politikës publike në Pepperdine University.

R. James Woolsey

Unë jam dakord se “Lufta e Katërt Botërore” është një përcaktim i saktë i luftës sonë kundër totalitazimit islamik. Por pavarësiësht nga ajo që termi thekson – një luftë e gjatë mbarëbotërore kundër armikut totalitar që është njëkohësisht analog, veçanërisht me Luftën e Dytë Botërore dhe luftën e ftohtë (Lufta e Tretë Botërore) – ngjyrimi gjuhësor i saj krijon një problem. Duke dëgjuar “luftë botërore”, shumë njerëz do të mendojnë për D-Day, Hiroshimën, Stalingradin, etj, dhe kështu shpejt do të konkludojnë se folësi bën avokatinë e operacioneve të mëdha ushtarake në shkallë të gjërë. Kur unë filloj një bashkëbisedim duke e quajtur luftën aktuale Lufta e Katërt Botërore, unë gjej se deri në gotën e dytë të verës në përgjithësi nuk jam i suksesshëm për të bindur një mik që unë me të vërtetë nuk dua të pushtoj gjithë armiqtë tanë – veçanërisht qëkur, si Norman Podhoretz, unë mbështeta invazionin e Irakut. Kështu unë anoj nga “Lufta e Gjatë e shekullit të XXI,” e cila, po, ka problemet e saj të ngjyrimit gjuhësor. Sidoqoftë, problemi i saj – që ne përballemi me një armik të vendosur, mbarëbotëror, me rrënjë të thella ideologjike dhe të shtrirë në shkallë të gjërë – është thelbi i çështjes. Iraku kërcënon suksesin tonë në këtë Luftë të gjatë të Katërt Botërore. Është jetike për ne të mbizotërojmë aty, përndryshe ne do të lemë një boshllëk si për islmaikët sunni ashtu dhe për ata shiite për të mbushur. Por lufta aktuale është, sipas pikëpamjes sime, jo një “teatër fillestar” në luftën e përgjithshme. Ne në Shtetet e Bashkuara kemi qenë në luftë me totalitarët islamikë të Lindjes së Mesme për rreth tre dekada – të paktën qëkur pengjet e ambasadës sonë në Teheran u kapën në vitin 1979. Por ësht e drejtë të thuhet se, deri tani së fundi, vetëm armiqt tanë kanë qënë duke luftuar. Ne duhet ti shohim totalitarët sunni dhe shiite sëbashku, përderisa ata bashkëpunojnë me njëri tjetrin (si dhe me totalitaristët shekullar si Iraku dhe baathistët sirianë) shumë më larg nga sa shtypi ynë, diplomatët tanë, si dhe analistët e shërbimit tonë informativ përgjithësisht kanë dashur të pranojnë.
Këta ekspertë dhe zyrtarë qeveritarë na kanë shërbyer egzaktërisht si gjyshërit e tyre në të njejtat profesione, të cilët me vetëbesim i treguan botës në vitet 1930 se nazistët dhe komunistët nuk mund të bashkëpunojnë kurrë. Duke filluar me pavendosmërinë e adminsitratës Carter ne kemi bërë më të mirën tonë për një kohë të gjatë të bindim totaliratistët islamikë se ne jemi “kali i dobët” që bin Ladeni me të drejtë thotë se do të përbuzet nga të gjithë. Në Liban, ambasada jonë dhe barakat e marinës u hodhën në erë dhe ne u larguam. Pas kësaj amerikanët u rrëmbyen, u tortuaruan dhe u vranë në vitet 1980 – dhe ne iu drejtuam detyrimit ligjor dhe u përpoqëm të tregëtojmë armë për pengjet. Në vitin 1991 ne kishim gjysëm million trupa në Irak dhe inkurajuam kurdët dhe shiitet të rebelohen – dhe pas kësaj qëndruam mënjanë dhe pamë ata të masakrohen. Pati një përpjekje për të vrarë ish Presidentin Bush në vitin 1993 – dhe ne lëshuam 25 raketa kruiz në një shtab të zbrazët të shërbimit informativ iraken natën, duke vepruar në mënyrë të vendosur me pastrueset irakene dhe rojet e natës. Helikopterët tanë u rrëzuan në Somali në vitin 1993, dhe ne u larguam. Qëndra jonë Botërore e Tregëtisë u bombardua në vitin 1993 dhe ne e injoruam faktin se një nga kriminelët kryesorë gjeti strehim në Irak. Ambasadat tona të Afrikës Lindore, barakat tona ushtarake në Arabinë Saudite, si dhe një luftanije amerikane që të gjitha këto u bombarduan në vitet 1990, dhe ne lëshuam disa raketa më shumë pa efekt në rërat e Sudanit dhe Afganistanit. Tani ne kemi vënë re të paktën se jemi në luftë, dhe në Afganistan dhe Irak kanë filluar të na kundërpërgjigjen me luftë. Por në rastin më të fundit, deri para rreth katër vjetësh lufte, ne përsëritëm të njejtat taktika jo efektive të kërkimit dhe shkatërrimit të përdorura nga gjeneral William Westmoreland për pothuajse të njejtën numur vitesh në Vietnam. Gjeneral David Petraeus më në fund u lejua të luftojë (pastro-mbaj-mbro) si gjenrali Creighton Abrams dhe marinsat.
Është vendimtare që ai të lejohet të ketë sukses. Nëse ai do të lejohet, shumë gjëra të tjera do të shkojnë mirë në luftën e përgjithshme. Nëse ai nuk do të lejohet, pasojat mund të jenë shkatërrimtare.
Ndrësa përsa i përket progresit tonë: Presidenti bëri një gabim mjaft të madh pas 11 shtatorit duke na thënë “to shop” (të bëjmë pazar) në vend që të na mblidhte për një luftë të gjatë. Një nga pikat e kësaj mbledhjeje mund të kishte qenë të na largonte nga dominimi i naftës (96%) e tregut të transportit botëror. Miliarderët sauditë që themeluan al Kaedën, imamët uahabi që frymëzuan bombat vetëvrasëse për të shkuar në Irak, mullahët iranianë që paguajnë për pasijet eksplozive për të vrarë trupat tanë në Irak – që të gjithë i nxjerrin fitimet e tyre nga nafta. Ne jemi vonë dhe vetëm tani po fillojmë të mbështesim teknologjitë reale – ndryshe nga ato ëndrrat me tubacione me qeliza me lëndë djegëse hidrogjenin për familjet – që mund të ndihmojë këtë tranzicion. Transmetimet tona radiotelevizive në Lindjen e Mesme kanë qenë të padobishme dhe jo efektive. Kombi që shpiku ‘Radio Free Europe’ harroi për vite të tëra pse ai ishte kaq i suksesshëm. Në lidhje me këtë, megjithëse unë jam dakord me theksin e Doktrinës Bush mbi demokratizimin, votimi nuk duhet të vijë i pari. Përkundrazi, në shumë shoqëri, shpesh duhet filluar (duke ndjekur John Rawls dhe Amartya Sen) me ndërtimin mbi “institucionet egzistuese të arsyes publike” si Loya Jirga në Aganistan.
Historia dhe pronësia e çështjes së institucioneve. Në Irak për shembull, ne duhej tu kishim kthyer irakienëve kushtetutën e tyre të vitit 1925 në vend që hartonim një të re për ta dhe, në vend që të vepronim kështu ne krijuam një kopje të strukturës historikisht shkatërruese të Gjermanisë së Veimarit të përfaqësimit proporcional dhe listave të partive – një sistem zgjedhor që inkurajon fraksionet në vend të një sistemi më të qëndrueshëm të bazuar në zonat zgjedhore me një anëtar që inkurajojnë dy partitë të garojnë për qendrën.
Por sigurisht që është e vërtetë se demokracitë shumë rrallë luftojnë njera tjetrën. Që nga viti 1945, kur ishin vetëm rreth 20 demokraci, Freedom House tregon se rreth 100 të tjera janë shtuar. (Nga këto, në mënyrë të pranueshme, rreth 30 prej tyre kanë probleme serioze si korrupsioni mjaft i madh.) Ata që thanë se Japonia dhe Gjermania kurrë nuk do të ishin demokraci, ka rezultuar se kanë qenë gabim, ashtu si kanë qenë ata në vitet e kaluara që thanë të njejtën gjë për aziatikët, katolikët, etj. Mongolia për shembull, është një demokraci që funksionon mirë. Pavarëisht nga vështirësitë e tranzicionit, të braktisësh kombet apo popujt duke supozuar se për shkak të kulturës së tyre ata në fund të fundit preferojnë tiraninë në vend të lirisë është sa e rrezikshme aq dhe raciste. Shumë nga ata që firmosin mbi këto supozime e quajnë veten “realistë”; por ata janë egzaktërisht krejt e kundërta.

R. James Woolsey, një ish drejtor i Central Intelligence Agency (CIA), është bashkëkryetar i Komitetit për Rrezikun Prezent.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora