E premte, 26.04.2024, 11:37 PM (GMT+1)

Speciale

Jahë Sadrija: Perkujtojmë 11-vjetorin e Martirëve të Korenicës për festën e Pashkëve

E hene, 05.04.2010, 08:00 PM


Pllaka përkujtimore e 70 martirëve të Korenicës
Pllaka përkujtimore e 70 martirëve të Korenicës

 

Perkujtojmë 11-vjetorin e Martirëve të Korenicës për festën e Pashkëve

 

Heshtje e rëndë para “Pllakës përkujtimore- të 70 martirëve të fshatit Korenicë të Gjakovës”

/Gjaku që u derdh në Korenicë, ende është i njomë/

 

Nga Jahë Sadrija

 

Të -70 fotografitë e martirëve, të fshatit Korenicë, që shtrihet 5 km në veripërendim të Gjakovës, të vendosura në Pllakën Përkujtimore të ngritur në vitin 2005, janë dhembja e krenaria e të gjallëve të këtij fshati martir.

Filli i kësaj tragjedie, ishte mëngjesi i datës- 27 prill 1999. Ishte ajo ditë kur kriminelët serb, të terbuar e si bishat e egra, në shenjë hakmarrjeje, për të shfry epshet e tyre gjakpirëse, pushkatuan në grupe 70 banorë të këtij fshati. Në mesin e tyre edhe drejtorët e shkollave, Pal Nika e Tomë Prela.

Disa prej tyre i morën për t’i bërë të zhdukur, kriminelët nuk kursyen as gra, as të rinj, as pleq, as plaka.

Jetën e banorëve të këtij fshati, që atë ditë ishte i rrethuar, në krim i futën edhe 12 banorë të fshatit Guskë, që të gjithë nga Familja Deda. Derisa gjendësha përballë- Pllakës Përkujtimore- afër meje ishte, Lush Duzhmani, arsimtar nga ky fshat, njëherit përjetues i masakrës, që kishte shpëtuar nga vdekja e sigurt.

Ngadalë e me kujdes të duhur, që t’mos e lëndoja, Lushin, gjatë bisedës për tragjedin e- 27 Prillit, që kishte ndodhë në këtë fshat, fillova biseden me ,Lushin, i fola se dhunën dhe humbjet që shovenistët serbë na i shkaktuan gjatë luftës së fundit, duhet t’i mposhtim, sepse vetëm kështu e mundim dhembjen.

Po- më tha!- Atë ditë dora vrastare kishte përgaditur një lak me kurtha krimi. Oborre të tëra u skuqen nga gjakun e bashkëfshatarëve të mi. Disa i pushkatuan këtu, disa në Meje, disa i sollën nga fshati Guskë, një pjesë i morrën me vete, për t’i mbajtur për një kohë si të zhdukur. Nga familja ime Duzhmani, atë ditë u vranë 10 antarë.

Nga familja Prendi u bënë martirë 5 vëllezër: Sokoli, Marku, Vitori, Roberti, Gjergji.

Një vrasje e tillë po nga i njejti armik, në këtë fshat ka ndodhur edhe në vitin 1913, me ç’rast u pushkatuan 12 burra”.

Shkëmbi simbolik i vënë në vëndin ku nënëlokja, Pashke Marku, dogji veten
Shkëmbi simbolik i vënë në vëndin ku nënëlokja, Pashke Marku, dogji veten
Derisa Lushi fliste, lotët i shkonin rrëke nëpër faqe. U mundova, që dhembjen t’ja kthej në forcë, lotët në bar shërues.

Atë ditë, më shumë së 80 varre, sikur kishin hapur gojën t’i gllabëronin të gjithë banorët e këtij fshati. Fshati Korenicë e përjetoi tmerrësisht luftën e fundit. Nënat, baballarët, motrat, vëllëzerit, fëmijet e bashkëshortët e të vrarëve, edhe sot lotojnë pandalur për më të dashurit e tyre.

Vërtet humbje e madhe, dhe po të krahasohej numri i të pushkatuarëve nga dora e zezë e kriminelëve serbë, është fshati më i dëmtuar në faktorin njeri në Kosovë. Sepse po të krahasohej numri i përgjithshëm i të vrarëve, është i lartë me numrin e 370 banorëve sa kishte gjithsej ky fshat.

Mëngjesi i- 27 prillit 1999, ishte i kobshëm, por sot e ka edhe krenarinë e vet të flijimit, për lirinë e shtrejt të Kosovës.

Forcat serbe, të tërbuara nga humbjet që po pësonin në fushat e betejave përballë UÇK-së, nga ana tjetër bombardimet e NATO-së, ata u vërsulën në popullatën civile të të gjithë Kosovës.

Bënin kërdi mbi të pafajshmit, për të marrë hak, të bindur se po vrisnin mbështetësit e UÇK-së. Kur serbët menduan, që kurrë më nuk do ta sundojnë Kosovën, nga dëshprimi i bënin këto masakra mbi popullatën e pafajshme vetem pse ishin shqiptarë.

4 vite më vonë, gjegjësisht, më 27 maj të vitit 2003, nënëlokja Pashke (Krasniqi) Marku, po nga fshati Korenicë, që kishte humbur 2 djem, Gjovalinin (1963) dhe Milanin (1964), bëri vetëflijimin. Ishte e lindur në vitin 1938 në fshatin Gllaviçicë të Leshanit të Pejës. Në Korenicë u martua me Ded Markun, me të cillin lindi 7 fëmij, 5 djem e 2 vajza.

Etja për jetë, ishte të nëna Pashke, por dhembja për djemtë e humbur e shtynë që të bëjë vetëvrasje, duke u djegur në benzinë më 27 maj 2003.

Amaneti i fundit i nënë Pashkes, sipas fjalëve të të birit, Marjanit, ishin “ Po më dolën të vdekur 2 djemtë, une do ta vras veten. Kur do që të vdes, më futni në varr, në mes të dy djmëve, i kishte thënë vajzes Shpresë.

Në mbrëmje, para së të flinte, i kishte djegur të gjitha fotografitë, ndërsa kah ora 05 e mëngjesit, të datës 27 maj 2003, në një livadh, afër të ashtuquajturës “Bujtina e begut”, që ishte 776 hapa larg shtëpis së saj, ajo e dogji veten. E çuditshme, por e vërtetë, 776 hapa ishin varrezat e djemëve larg vendit ku nënlokja u vetëflijua. Derisa digjej në flakë, paskan thënë disa kalimtarë rasti, qëndronte në këmbë, me duar të hapura kah varret e djemëve, kështu derisa u bë shkrumb e hi.

Në vëndin e ngjarjes, të djegies, familja Marku e ka vendosur një shkëmb simboli.

 

Lavdi martirëve të fshatit Korenicë, Guskë e Mejë të Gjakovës!

Lavdi gjithë martirëve e dëshmorëve që u sakrifikuan për Kosovën e lirë, sot të pavarur!...                                                                    

 



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora