Shtesë » Lajme
Shoqata e të burgosurve politikë: Kërkohet miratimi i ligjit për ish të burgosurit politikë
E marte, 30.03.2010, 09:26 PM
Shoqata e të burgosurve politikë, dega në Besianë
KËRKOHET MIRATIMI I LIGJIT PËR ISH TË BURGOSURIT POLITIKË
Nga Milazim KADRIU
Kryesia e Shoqatës të burgosurve politikë, dega në Besianë, mbajti një takim të zgjeruar me anëtarësinë. Në këtë takim u diskutua për gjendjen e rëndë aktuale, me të cilën po ballafaqohet kjo kategori dhe nevojën sa me urgjente për miratimin e Ligjit për të burgosurit politikë. Me këtë ligj do të zbutej gjendja e rëndë e tyre, thuhet në njoftimin e SHBP, dega në Besianë të nënshkruar nga Afrim Fusha, kryetar.Më tej në këtë njoftim thuhet se me rastin e përvjetorit të 29 të demonstratave masive që u mbajtën në mars të vitit ’81, anë e mban Kosovës u përkujtua ajo periudhë e lavdishme protagonist të të cilit vit ishin mu kjo kategori për të cilën shoqëria e sotme nuk qan fort kokën.