Shtesë » Lajme
Milazim Kadriu: Në Bërdo të Sllovenisë u mbajt konferenca e liderëve të Ballkanit Perëndimor
E shtune, 20.03.2010, 03:17 PM
Në Bërdo afër Kranjit të Sllovenisë u mbajt konferenca e liderëve të Ballkanit Perëndimor
KONFERENCA E BËRDOS KUSHTUAR TË ARDHMES SË BALLKANIT PERËNDIMOR
Nga Milazim KADRIU
Me miratimin e deklaratës së përbashkët, në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, përfundoi konferenca e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor kushtuar të ardhmes së tyre evropiane në të cilën Kosova u paraqit si vend i pavarur. Pas përfundimit të saj, kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, deklaroi se Konferenca në Bërdo nuk është vetëm e sotme, por quhet procesi Bërdo. Ai bëri të ditur se Konferencat e ardhshme do të zhvillohen në nivel të ministrave, kurse njëra ndër to dhe e para do të jetë konferenca për trafikun dhe infrastrukturën, pasi është konstatuar se në këtë pjesë të Evropës nuk është duke u zhvilluar asnjë projekt i përbashkët infrastrukturor dhe kjo për shkak të problemeve që shtetet e rajonit i kanë ndërmjet tyre.
Deklarata e përbashkët e miratuar në Bërdo, forcon obligimin e përbashkët për përfshirje në Bashkimin Evropian, fton BE-në që të nxisë mekanizmat e bashkëpunimit rajonal, thekson nevojën për vazhdim të mëtejshëm të procesit të liberalizimit të vizave në mbarë rajonin, sërish thekson obligimin për nxitjen e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore e me këtë edhe për takime të ardhshme të rregullta në kuadër të procesit Bërdo. Ndërsa organizatorët e konferencës, kryeministri slloven ,Borut Pahor, dhe kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, shfaqën kënaqësinë e tyre me konferencën në Bërdo dhe rezultatin e saj.
Konferenca e Bërdos bëhet proces
Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor e vlerësoi konferencën mbi Ballkanin Perëndimor në Bërdo si një takim të suksesshëm pasi, sipas fjalëve të tij, “rreth një tryeze janë ulur liderët e shteteve që ende nuk njihen”.
Ai veçmas falënderoi kryesuesin e Këshillit ministror të BeH-së, Nikola Spiric, i cili është serb, “dhe i cili mbase ka qenë nën presion për të mos ardhur në konferencë, por megjithatë i ka dhënë përparësi dialogut e jo vërejtjeve ”nacionaliste”.
Konferenca në Bërdo nuk është vetëm e sotme, por quhet procesi Bërdo, tha Pahor para gazetarëve, dhe kjo për t’iu hapur dyert edhe atyre që nuk kanë marrë pjesë sot.
Kosova e pavarur është faktor i paqes dhe qëndrueshmërisë rajonale
Fjala e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbajtur në sesionin plenar të konferencës “Bashkë në Unionin Evropian – Kontributi i Ballkanit Perëndimor për Perspektivën Evropiane”
Të nderuar nikoqirë, znj. Kosor dhe z. Pahor,
Të nderuar përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian,
Të nderuar liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor,
Me lejoni të filloj duke ju përshëndetur në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Është një nder dhe kënaqësi e veçantë të jem këtu në këtë forum shumë të respektuar, në mesin e liderëve të shteteve të rajonit dhe përfaqësuesëve të lartë të Bashkimit Evropian.
Një falenderim i veçantë u takon organizatorëve të këtij takimi, Kryeministres së Republikës së Kroacisë, znj. Jadranka Kosor dhe Kryeministrit të Republikës së Sllovenisë, z. Borut Pahor. Iniciativa e juaj është shumë e çmueshme dhe jemi këtu me bindjen se ky takim do të ndikojë në fillimin e një kapitulli të ri të bashkëpunimit rajonal dhe bilateral ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Më lejoni në fillim të ju njoftoj se deri sot, Republika e Kosovës është njohur nga 65 vende të botës dhe është pranuar si anëtare në Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe në Bankën Botërore. Jemi duke punuar që së shpejti të anëtarësohemi edhe në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Me ndihmën edhe të partnerëve tanë ndërkombëtar në Kosovë, jemi duke implementuar Kushtetutën tonë moderne, të bazuar në Propozimin Gjithpërfshirës të Presidentit Ahtisaari. Thaçi duke folur para pjesëmarrësve të konferencën ndërkombëtare Ballkani Perëndimor- Bashkimi Evropian, deklaroi se Kosova e pavarur është faktor i paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon. Kosova ka vullnet dhe gatishmëri për ta dhënë kontributin e saj në rritjen e nivelit të komunikimit dhe bashkëpunimit rajonal. Unë besoj se raportet tona fqinjësore vazhdojnë të dëshmojnë për rajonin tonë, por edhe më gjerë, se pavarësia e Kosovës është faktor i paqes dhe stabilitetit rajonal, duke sjellë edhe më shumë bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar kryeministri Thaçi.
Kryetari i Këshillit të Evropës Rompui dhe kryesuesi i BE-së Moratinos bojkotojnë konferencën e Ballkanit Perëndimor
Edhe pse shumica dërrmuese e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Kryesuesi i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompui, nuk kanë marrë pjesë në konferencën e sotme për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt në Bërdo pranë Kranjit në Slloveni. Edhe ministri i Jashtëm i Spanjës, vend kryesues i radhës në BE, Mihel Angel Moratinos nuk mori pjesë në konferencën për bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor. Moratinos ka deklaruar edhe më herët se nuk do të marrë pjesë në këtë konferencë, nëse aty nuk do të jetë i pranishëm kryesuesi i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompui. Bojkotimi i Konferencës nga kryetari i Këshillit të Evropës dhe nga kryesuesi i BE-së tregon qartë politikën dyfytyrëshe të krerëve më të lartë të Evropës, të cilët nuk kanë qëndrim të prerë sa i përket pranisë së Kosovës në tubimet me karakter rajonal dhe ndërkombëtar.
Thaçi: Vizioni ynë është dialogu,e jo bojkoti
Pas pjesës së parë të konferencës rajonale në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, kryeministri Hashim Thaçi gjatë një konference për mediat e shumta nga e mbarë bota,ka ritheksuar edhe njëherë vullnetin dhe gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në rritjen e nivelit të komunikimit dhe bashkëpunimit rajonal."Unë besoj se raportet tona fqinjësore vazhdojnë të dëshmojnë për rajonin tonë,por edhe më gjerë,se pavarësia e Kosovës është faktor i paqes dhe stabilitetit rajonal,duke sjellë edhe më shumë bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor",tha Thaçi.Më tej Thaçi tha se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira me fqinjët,me vendet e Bashkimit Evropian dhe me çdo vend tjetër,si një shtet mik i të gjithëve.
Maas: Kosova dhe Serbia duhet të bisedojnë për të gjetur marrëveshje në interes të qytetarëve të tyre
Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Uolfam Mas, i ka deklaruar gazetës “Politika” se Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës, kështu që për ne statusi i saj është çështje e zgjidhur. Ne kuptojmë që Serbia ka pikëpamje tjetër për këtë çështje dhe për këtë shkak ne nuk kërkojmë nga ajo që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur por, ka shtuar se ekzistojnë një mori temash të rëndësishme për jetën e përditshme për të cilat Kosova dhe Serbia duhet të bisedojnë për të gjetur marrëveshje në interes të qytetarëve të tyre
Stefanoviq: Pjesëmarrja e Serbisë në konferencën e Bërdos do të nënkuptonte se ajo e njeh Kosovën
Duke komentuar qëndrimin për të mos marrjen pjesë në konferencën ndërkombëtare Ballkani Perëndimor-Bashkimi Evropian, që mbahet sot në Slloveni, drejtori politik i Ministrisë së Jashtme të Serbisë, Borislav Stefanoviq, i ka deklaruar televizionit B 92 se pjesëmarrja e Serbisë në konferencën e Bërdos do të nënkuptonte se ajo e njeh Kosovën. Ai ka shtuar më tutje se pasoja e mospjesëmarrjes së Serbisë nuk do të ndikojë në integrimet evropiane. Interesi kryesor i Serbisë në këtë rast, është që Kosova të mos përfaqësohet në mënyrë simetrike me shtetet tjera sepse Prishtina këtë do ta shfrytëzonte për të treguar se Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Komentoni
Artikuj te tjere
Engjëll Koliqi: Martohet me të fejuarin kosovar të shoqes dhe dënohet nga gjykata
Kryeministri ndërton shtëpi në lagje të paurbanizuar
Masakra e 2 prillit '91 në Shkodër, e ëma e Arben Brocit akuzon Gramoz Ruçin
Debati për "Shkupi 2014", kush nga shqiptarët do të jetë në sheshin qendror
Xhamisë së Marinës i vihet dryni - Arrestohet imami Duka
Prifti grek kerkon eshtrat e ushtareve
Saga e Marinës
Vatikani: Jo kishë mbi themelet e shtëpisë së Nënë Terezës
Komuna e mbyll xhaminë e Marinës
Sulmohet faqja e Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni”
Besnik Bardhi: Të rrëzojmë tezën serbe të prof. Radovanoviq
Paqja fetare, dhuratë e shqiptarëve Europës
Lëvizja Fol: Raporti i verifikimit të deklaratave 20 shkurt 2010
Shtabi i emergjencës në diasporë pér ndihmë zonave të përmbytyra ne veriun e Shqipërisë dhe në Ulqin
Kairo: 17 shkurt 2010
Milazim Kadriu: Dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës u festua anekënd vëndit
Riorganizimi i mërgatës, kërkesë e kohës
Kryeministri Hashim Thaçi, mori pjesë në ditëlindjen e fëmijëve që kanë lindur Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Zef Mulaj: Një tjetër marrveshje me probleme të mëdha për Shqipërinë
Mirela Bogdani: Më sulmojnë ekstremistët dhe fondamentalistët islamikë