E premte, 15.11.2019, 11:59 PM (GMT)

Editorial

Halit Bogaj: Ëndrrat serbe për Kosovën

E shtune, 20.02.2010, 09:59 PM


ËNDRRAT SERBE PËR KOSOVËN
 
Nga Halit Bogaj

Është çudi e madhe me politikanët serbë të cilët akoma shohin ëndrra’’Për Kosovën brenda Serbisë’’!.Këto  ditë minsitri banditesk serb/Jeremiq/ mundohet që opinionit të vendit të vetë t’i hedhë pluhur syve dhe t’u tregojë përralla për dofarë bisedash të reja rreth Kosovës kur dihet fare mirë se Pavarësinë e saj e kanë pranuar 65 vende të botës/ disa nga të cilat janë supërfuqitë e kësaj bote si SHB-të, Anglia, Australia, Kanada, Japonia, Gjermani, Franca, Italia etj., të cilave , në ditën e pranimit të Pavarësisë së Kosovës Serbia nga sikleti ua ndezte dhe ua demolonte ambasadat në Beograd!.

Pra Jeremiq mjerani mendon se janë harruar ato çaste kriminele të ushtruara/parasëgjithash/nga vetë shteti dhe politika aktuale serbe.

Jeremiqi dhe –içat e tjerë vazhdojnë të thonë’’Se do t’i bëjnë të gjitha veprimet për ta shpëtuar’’Ndarjen e Kosovës ‘’nga Serbia, pa u shkuar mendja se gjer tani i kanë bërë të gjitha ato veprime dhe nuk kanë bërë asgjë!.Edhe serbët’’Esull dhe normalë’’e dinë fare mirë se Evropa i ka dy skenarë rreth Kosovës/1/ Ta pranojë Serbinë pa Kosovën, që do thoshte se Serbia në mënyrë automatike  dhe të heshtur do ta pranonte Pavarësinë e Kosovës dhe 2/Të pranohet Kosova në BE para Serbisë , që gjithashtu dëshmohet se ajo/Kosova/qysh moti nuk është më pjesë e Serbisë/, natyrisht shikuar me sytë e nacionalizmit serbomadh ngase Kosova faktikisht kurrë nuk ka qenë pjesë e saj./

Gjithashtu , duhet bërë të ditur Jeremiqit se’’Për biseda të reja me Kosovën duhen dy palë’’, me ç’rast Kosova nuk ka motiv dhe dëshirë për të biseduar, ose siç u shpreh këto ditë Presidenti Sejdiu se’’Me Serbinë mund të bisedojmë gjithçka përveç për statusin i cili është çështje e mbyllur dhe punë e kryer’’.Dhe është çudi e madhe dhe thuajse fëmijënore që një deklaratë e tillë thuhet  nga një diplomat me postin e  ministrit të punëve të jashtme, aq më keq kur Kosova e festonte 2 vjetorin e Pavarësisë së saj dhe merrte urime nga të gjithë ata që e kanë pranuar si shtet!!!Aq më tepër kur as Gjykata ndërkombëtare nuk do ta merr ndonjë mendim në favor të Serbisë, por edhe sikur ta bënte këtë kush nga ato shtete aq të fuqishme do ta tërhiqte pranimin e Pavarësisë së Kosovës.Përgjigja do të ishte askush.

Mes tjerash kur Serbia e përmend’’Politikën e sotme të saj paqësore’’ajo nuk mund t’ia mbush mendjen askujt ngase për paqë janë meritorë pikërisht politika paqësore e Kosovës, Policia e saj, TMK-ja  dhe në rend të parë forcat e NATO-s të cilat 11 vjet më parë e patën dëbuar Serbinë nga toka jonë.Pra bisedat dhe marrëveshjet duhet të bëhen vetëm si dy shtete fqinje, siç thoshte shpesh presidenti ynë historik. Mbase si biseda mund të bëheshin edhe  ‘’ndërrimet e teritoreve’’siç tha me një rast Jakup Krasniqi/tri komunat e veriut me Luginën e Preshevës/ , por edhe me atë rast nga Serbia do të kërkohet Pranimi i Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë kontekst duhet përmendur edhe përgenjështrimin që ia bëri ambasadori grek në Beograd Skender Hysenit’’Se Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës’’i cili është një ankth tjetër i ri për Serbinë ngase sa më shumë që frenohet pranimi i Pavarësisë së Kosovës nga 5 shtetet e BE-së aq më keq do ta ketë vetë Serbia në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike dhe orginazmave të tjera ndërkombëtare/duke hyrë këtu edhe Bashkimi evropian/, ngase miku i mirë nuk është ai që të frenon por ai që të ndihmon  në të gjitha drejtimet dhe të shkosh atje ku gjenden shtetet e ndryshme të përparuara dhe demokratike.Këtë e vëren gjithëkush , përveç Serbisë së mitizuar nga periudhat më të errëta mesjetare, por mbase as Skender Hyseni nuk e ka thënë këtë përmendësh pa qenë i kosultuar me Qeverinë greke. Sikur të ishte ndryshe, domethënë të fliste kuturu atëherë ai ka përgjegjësi të madhe ndaj popullit të vetë ngase me gënjeshtra nuk ndërtohet politika, aq më tepër politika e jashtme e cila matet me milimetra dhe çdo deklaratë ka peshë të madhe.Gjithashtu  duhet ta theksojmë edhe faktin e pamohuar se Greqia nuk ka thënë’’Kurrë nuk do ta pranojmë Pavarësinë e Kosovës por është shprehur nuk jemi tani të gatshëm ta pranojmë atë’’.Serbia gjatë luftës së saj të pandërprerë kundër Pavarësisë së Kosovës, është vënë edhe kundër fuqive më të mëdha botërore kurse në anën tjetër kërkon ndihmë në integrimet e saj pikërisht në ato po ato organzma ku janë ato shtete!!!. Këto dy aspekte nuk shkojnë bashkë njëri me tjetrin.Serbia do të vepronte shumë më mirë që luftën e saj ta bënte në zhvillimin bilateral të marrëdhënieve të veta me ato vende në vend që diplomacinë e saj ta’’varroste’’duke folur rreth Kosovës.

Sa i përket Kosovës dhe ngjarjeve rreth saj, këto ditë serbët kishin zaval të madh edhe rreth shkarkimit të popit nacionalist Artemije i cili /po të pyetej,  për aq  sa e do Serbinë/ do ta fillonte edhe një luftë me Bashkësinë ndërkombëtare.Ishte ngjarje e ditës se si popat u rrahën në mes veti, gjë që ia hodhi një faqe tjetër të zezë dhe ia nxori të palarat vetë Serbisë!!!

Serbia gjithashtu duhet ta shohë veten se është e vetmja në rajon që i ka marrëdhëniet e akullta me të gjitha shtetet përreth, ndaj ajo duhet ta lëshojë atë kurs, duke mos u bërë’’frenuesja e vetme në atë drejtim’’.Duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë se politikën e humbjës së saj e ka provuar me Millosheviqin dhe po e vazhdon me liderët e saj të rinj kinse’’demokratë’’.

Dhe në fund duhet theksuar se në Serbi ka shumë njerëz që shesin’’mjegullën kosovare’’.


(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT