Editorial
Ramiz Dërmaku: Kush po e pengon ndërtimin e shtetësisë së Kosovës?
E marte, 09.02.2010, 09:59 PM
FJALA E LIRË E MËRGIMTARIT
KUSH PO E PENGON NDËRTIMIN E SHTETËSISË SË KOSOVËS ?
Nga Ramiz Dërmaku
Shumë sisteme politike janë shkatërruar dhe shumë politikanë dhe shtetarë janë harruar sepse ne vend të njerëzve të aftë për bashkëpunëtorë kanë zgjedhur njerëz të pa aftë – makinë, kështu thoshte Faik KONICA. Në opinionin letrarë dhe kulturorë shqiptar Faik Konica njihet si kritik i frytshëm i letërsisë shqipe, dhe dukurive të cilat e pengonin çështjen kombëtare shqiptare. Me kritikë politike e shoqërore para Tij janë marrë Anton Zako Çajupi, Gjergj Fishta, Fan Stelian Noli, etj, të cilët edhe mund ti quajmë kritikët e parë të gjendjes politike, shoqërore dhe kombëtare të popullit shqiptar. Derisa kritikat e Çajupit e Fishtës janë një kritikë e poetëve që i shqetësojnë shumë të këqiat, kritika e Faik Konicës është një kritikë e intelektualit e cila pos që i shqetëson të këqiat posedon edhe programin për mënjanimin e tyre. Faik Konica ne dy veprat e tij publicistike: ´´ Shqipëria s‘i mu duk, dhe Shqipëria kopshtë shkëmbor i Europës Juglindore“ , janë një kritikë e gjendjes politike dhe shoqërore të Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë. Faik Konica ka jetuar me shumë mosëknaqësi dhe ka shprehur shumë dhembje për shkakë të gjendjes politike, shoqërore dhe morale ne të cilën kalonte Shqipëria. Një gjë i tillë sot po i ndodhë popullit shqiptar në Kosovë, Shqipëri ( inkuadrimin në bashkimin europian) dhe trojet tjera etnike shqiptare nga disa stalinistë, majtistë, nonoistë, ramoistë , e……. Para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë , Konica i vëren dhe i zbulon dukurit negative prapavajtëse, plagët kombëtare, pengesat dhe deformimet e ndryshme të veçanta dhe të përgjithshme që e pengonin pavarësinë. Të njejtat dukuri sot po na paraqiten në ; Kosovë, Iliridë, Kosovën Lindore, por tani nga njerëz të ndryshëm, bile sot është tragjike se ne mesin e tyre ka edhe `` intelektualë´´ .., të dështuar.., me tituj akademik që populli më parë i quante ´´ baba i kombit´´, po ata si dje, ponjashtu edhe sot, janë penguesit kryesorë të institucioneve dhe pavarësisë së Kosovës. Ata ´´ ekspertë´´ , pseudointelektual dhe byrokrat iu kanë rrekur proceseve demokratikesi egjra grurit. Pas luftës në Kosovë me keqardhje themi se Liria dhe Pavarësia, janë bërë Liri dhe pavarësi duke shkelur rëndë
• mbi fjalën e lirë,
• mbi mendimin e lirë,
• mbi demokracinë,
• mbi fjalën e popullit,
• mbi gjakun e derdhur të shumë martirëve të rënë për çlirimin e Kosovës. Të parët që pengojn ndertimin e institucioneve të Kosovës, (dhe bashkimin kombëtar) janë disa, ´´ ekspert´´ e luftëtarë ( të rrejshëm) të dalë nga lufta e Kosovës, të cilët janë të paturopshëm po aq sa janë edhe të pa dijshëm dhe të pa ngopur për karrikë e pushtet. Në grupin tjetër që pengojnë ndertimin e shtetësisë së Kosovës dhe realizimin e amanetit të shumë dëshmorëve janë ca vegla me të cilat po luajnë të tjerët, pra ´´ekspertët´´. Këta ´´ ekspert majtistë´´, leninist dhe slavo komunistë, po e quajnë veten si ´´demokratë´´ e byrokratë, këta janë njerëz që veprojnë, sillen punojnë e flasin pa mendue me kokën e vet. Këta njerëz ´´ ekspertë e luftëtarë´´ , lider e shpëtimtarë ´´ të kombit nuk kanë kurfarë ndjenjash të përgjegjësisë para popullit dhe ata e njohin vetëm një autoritet , pra autoritetin e ´´ekspertëve´´ . Motivi kryesor që i vë në lëvizje këta dhe eprorët e tyre ´´ ekspertët´´ është përfitimimaterial, interesi, karierizmi, familjarizmi, korupcioni, enverizmi, monizmi, majtizmi , dreçi e i biri dreçit, por pa ju larguar kurrë komunizmit. Për këtë arësye ata ´´veglat´´ e tyre janë në gjendje të vdesin për ´´ bosët´´ e tyre…,dhe dëshirojnë që kurë mos ta ndryshojnë sistemin ne të cilin ata do të jetonin mirë. Po këta ´´ekspert´´ , huliganë, maskarenj ia pinë gjakun popullit të Kosovës- shqiptarë. Poitikanët dhe shtetarëte tillë nuk kanë pasur parasyh vetëm të bindurit me kuptim, të bindurit me shpirt e me zemër shpëton një vend lartëson një reagim dhe një komb. Disa të tjerë që po e pengojnë ndertimin e shtetësisë së Kosovës dhe unitetin e popullit janë shumë të rrezikshëm për ardhmërin jo vetëm të Kosovës, por të mbarë popullit shqiptar, ata janë njerëz të shitur dhe të gjitha aksinet e tyre shkojnë në favor të armiqve tanë. Këta njerëz dhe ´´ekspertë´´ të Kosovës janë të shkoluar në mejtepet socialiste,apo kurse komuniste dhe i takojn krahut majtistë. Këta ´´ekspertë´´ mendojnë se janë më të diturit, dhe se mendimet-idet e tyre janë të a gabuara.., pra janë ligje…, dhe nëse ndokush nuk i dëgjon e respekton mendimet e tyre dihet se pason dënimi më i rëndë që mund ti bëhet njeriut, pra marrja e JETËS. Këta butakë siq shihet e realizojnë në praktikë thënjen e filozofit grekë Thomas Hobsit ; Njeriu për njeriun është ujkë. Këta me qëllim e vetëdije i përbuzin dhe i nënçmojnë sukseset he rezultatet e të tjerëve, këta i përbuzin edhe institucionet e shtetit të dala nga populli, sepse në atë moment që të ndërtohen institucionet tona dhe të veprojë ligji e shteti atyre u humb privilegji. Ata përbuzin edhe nënat tona të cilat me shumë sakrifica e gjakë i rezistuan barbarisë serbe , dhe edukuan rritën bijët dhe bijat më të mira të cilët ia këthyen nderin dhe namin popullit dhe kombit tonë.
• Ata përbuzin po çka nuk pçrbuzin.., për ti realizuar qëllimet e tyre të mbrapshta. O popull, duhet ta dini se majtistët e sotëm janë më të kujdesshëm , më të maskuar, më të ´´mençur ´´ se sa ata të djeshmit, sepse disa janë të ´´ shkolluar´´
• Nepër seminare të ndryshme socialiste. Çdo herë kur diskutojnë flasin majtistët, ata ngrisin tonin e zërit.., dhe mendojnë se dikush u friksohet, ata për një llapsus të vogël ngatrrohen sepse ashtu jane të edukuar nga ´´bosët´´. Mirëpo populli shqipëtar kudo që jeton në trojet etnike dhe diasporë , tani i ka kupëtuar vetitë gjestet dhe marifetllëqet e tyre, ai tani duhet tia epë votën dhe besimin atyre që do ta dëshmojnë veten me punë e sjellje të mira. Ne fundë mendoj se në zgjedhjet e ardhëshme në Kosovë, duhet të fitojë liria e fjalës, duhet të fitojë e triumfoje demokracia, duhet të ndertohen dhe ruhen si sytë e ballit institucionet tona.
Komentoni
Artikuj te tjere
Sulejman Abazi (Neshaj): Mbi separatizmin politik shqiptar
Vladimir Bruçaj: Europa dhe frika nga multikulturalizmi ideologjik
Valon Kurtishi: Prezantohet megalomania nacionaliste e qeverisë së Fyromit
Agron Tufa: Rrno (jo)vetëm për me tregue!
Dorian Koçi: Opinioni publik dhe rinegocimi i marrëveshjes detare
Halit Bogaj: Edhe diçka rreth Kosovës
Shaban Peraj: Propozimi që i kthen prapa shqiptarët në Mal të Zi
Neki Lulaj: Askush nuk ka mandat të shtrijë dorën e pajtimit me Serbinë
Valon Kurtishi: Çka duhet ti kërkojë presidenti i Kosovës Sejdiu presidentit të Turqisë Abdulah Gul?
Valon Kurtishi: Patriarku i ri me ide të vjetra
Frank Shkreli: Dielli për shqiptarët lind në Perëndim
Valon Kurtishi: Vendim pozitiv i Gjykatës kushtetuese shqiptare
Ndue Ukaj: Politika dhe kultura
Valon Kurtishi: Vazhdon farsa gjyqësore ndaj Albin Kurtit në Prishtinë
Albert Shabanaj: Bashkimi Kombëtar i detyrueshëm
Valon Kurtishi: Referendum për çështjen e regjistrimit etno-fetar të popullsisë në Shqipëri
Naser Aliu: Eksodi shqiptar
Valon Kurtishi: Sllavizim i planifikuar shtetëror i hapësirave publike në IRJM
Neki Lulaj: Krrokama e orrlave të kishës ortodokse serbe për Kosovën
Mërgim Korça: Futbollisti Panajot Pano, përkthyesi Pashko Gjeçi, si edhe ndjenjat e një mërgimtari