E merkure, 01.02.2023, 09:11 AM (GMT)

Mendime

Shaban Peraj: Zgjedhjet që po vijnë

E hene, 01.02.2010, 09:55 PM


Zgjedhjet që po vijnë

Shkruan: Shaban Peraj

Në takimet e përditshme me qytetarë të gjithë i dëgjon duke thënë se po na vijnë zgjedhjet. Duket se qytetarët në vetvete ndjejnë një të ftohtë brënda vetës, mendjet e tyre janë të ndara sepse askush nuk e ka thënë akoma datën e saktë të zgjedhjeve lokale në katërmbëdhjetë komuna të Malit të Zi. Askush nuk e di me saktësi për momentin këtë datë, dimë vetëm se në kujtimet e shumta të qytetarëve ka mbetur në kujtesë një dështim, një mosrealizim i asaj që është premtuar, një mosbesim ndaj atyre që i udhëhoqen duke i vënë në ankth se të njëjtit mund t’i gënjejnë përsëri falë “strategjisë” që kanë ushtruar vetëm e vetëm për të arritur qëllimin pa zgjedhur mjete. Data e zgjedhjeve lokale nuk është caktuar akoma, ndaj këtë radhë pritet të ketë ndryshime në renditjen e koalicioneve apo daljen më vete të subjekteve politike shqiptare. Bazuar në spektrin e krijuar, vështirë do ta kenë të gjithë nga fakti se janë të vetëdijshëm për atë çka kanë punuar, të vetëdijshëm për mënyrën e sjelljeve ndaj votuesve pa arritur qoftë edhe “në gram”  sukses në zhvillimin ekonomik, social e kulturor. 
Në raste të tilla duket se secili subjekt për momentin do të harrojë problematikat e brendshme të debateve jo të këndshme që kanë krijuar grupacionet duke u rrekur për të dalë para opinionit votues gjoja se asgjë nuk ka ndodhur, gjoja se krizat u përballuan me keritika, por e vërteta është krejt ndryshe. Nëse nuk plasë sot, nesër sigurisht se po, dhe kjo është normale për rrethanat e krijuara në shoqërinë tonë. Sjellja e tyre duket se do të jetë e tillë referuar trajtimit që disa subjekte politike i bëjnë çështjes së zgjidhjeve të poblemeve të shumta që kanë kapluar shoqërinë, ku me polemika e kritika në mes të kunërshtarëve politik duket se nuk mund të krijojnë një kuptim të drejtë, të paktën jo në momentin e tanishëm duke mashtruar edhe më të afërmin. Të gjithë e dinë se cila është e vërteta, cila është rruga më e drejt për t’u dalur zot votuesve pa injoranca, lakmia është ajo që nuk i lejon të njëjit të “prejnë” si duhet duke dëmtuar të vërtetën me zell të tepruar dhe kjo më tepër dëmton votuesit se sa vet ata. Kjo nuk bëhet ndryshe  përveç se të sulmohen kundërshtarët politik pa gjetur rrugë për të arritu qëllimin e dëshiruar. 
Kanë kaluar njëzetë vite nga fillimi i pluralizmit partiak  dhe prakika ka dëshmuar se pikërisht në prag të zgjedhjeve shihen “burrat, patriotët” të cilë me retorikën e tyre bëjnë gara kush çka dhe si do të veprojnë për të mbushur shportat e veta  me sa më shumë vota. Për ta arritur këtë së shpejti do t’i shohim se si do dalin të veshur me kostume gri, me kolare të kuq, me makina luksoze, celularë që nuk shkëputen as edhe për një sekondë e gjëra tjera falë vullnetit “të mirë” të tyre, të bindur se kështu do të arrijnë për një moment të harrojnë polemikat, grindjet e shumë e shumë gjëra që sipas tyre janë në shërbim të demokracisë. Mendimi ndryshe dhe respekti për këte duket se edhe kësaj radhe nuk e ka ndërmend të zbatohet në këto anët tona. Përkundrazi, do vazhdojmë të dëjojmë përplasje personash e idesh, pavarësisht se gjatë zgjedhjeve të mëparshme kemi pasur të atillë që me hipokrizi na kanë lënë fjalë të mëdha të cilat bënin t’i besojë dikush, tani të njëjtit do t’i kthehen vetes duke harruar të kaluarën me një fjalor krejt ndryshe, duke e kthyer atë hipokrizi në profesion. Kjo do të jetë lufta e tyre politike për një garë se kush do të flasë më shumë, kush do të jetë më i shkathët për të animuar votuesin, dhe e tëra kjo varet se kush me kend do ta fillojnë garën maratonike edhepse në fakt ajo ka filluar pa u shpallur data e saktë e zgjedhjeve lokale. Zelli për të bindur dike se kush është më “patrioti” më “kombëtari” duket se më shumë do t’i dënojë se sa do t’i falë kësaj radhe, ani se shumkujt prej tyre kjo punë nuk i shkon. Për ta rëndësi ka të shohin rreth vetës sa më shumë votues të lodhur e të rraskapitur në besimin se një ditë do të bëhet më mirë për ta. Të njëjtit janë të bindur se uni fiton mbi interesin e të gjithëve dhe kjo është ajo që na ka kushtuar shtrenjtë të gjithëve në këto vite të demokracisë.
Tani këta liderë me këto kostume do të tentojnë për të satën herë të jenë sa më bindës edhepse përgjithësisht kanë dështuar e degjeneruar në linjën e tyre politike. Ata nuk kanë kurajo të testohen aty ku është shumica, si të barabartë në mes të barabartëve me çka dëshmojnë se nuk erdhën për shans, por në mënyrë krejt tjetër. Tallje më të madhe me votuesit nuk duket se do të ketë se sa krijimi i të ashtuquajturve “politikanë profesionistë” të cilët me parti të veta do të bëjnë aleanca vetëm e vetëm për të mos u larguar nga buka e qeverisë. Këtë tani votuesit e kanë të qartë  dhe se karriga për të drejtuar është qëllimi i vetëm i tyre. Të gjithë këta duan t’i prijnë komunitetit të këtushëm me do farë “dokrrash” gjoja në ndihmë të popullit, ndryshe janë fryrësit më cinik të komunitetit të vet. Sensibliteti për t’iu kthyer njerëzve të vërtetë e për tu shërbyer atyre janë kthyer në slogane e demagogji, ndaj punojnë për të kriujar hisorinë e tyre duke u marrë me politikë ditore me të vetmen dëshirë për tu dukë të rëndësishëm. Ata janë të bindur se edhe vet nuk e besojnë atë që e thonë, andaj nuk e kuptojnë se janë bërë bajat me sherret e pafund duke u bërë qesharak para votuesve.  Është  provuar njëmijë herë se kur është thënë se qëllimi arrihet duke u bashkuar me këto e ato forca, pa kalar shumë kohë aleancat jaë përmbysur  e shkatërruar. E drejta duhet të vijë në vend dhe koha duket se po vjen duke u mbështetur në forcën e votuesve të cilët janë dorëzan për këtë. 


(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora