E premte, 26.04.2024, 01:01 PM (GMT+1)

Editorial

Neki Lulaj: Krrokama e orrlave të kishës ortodokse serbe për Kosovën

E hene, 25.01.2010, 10:59 PM


Irinej Gavrilloviç, klerik i Kishës Ortodokse në Beograd
Irinej Gavrilloviç, klerik i Kishës Ortodokse në Beograd
KRROKAMA E ORRLAVE TË KISHËS ORTODOKSE SERBE PËR KOSOVËN

Nga Neki Lulaj

Ditë më parë nga Beligradi, vijnë zëra të ri shurdhërues duke ushtuar në vallen e vajtimit për Kosovën e humbur  edhe Kleriku i Kishës Ortodokse serbe gjatë momenteve të përurimit të tij në fronin e kryepeshkopit. Kleriku nacionalist serb Irinej Gavriloviç nga Beogradi në pamundësi që të përmbahet si njeri i shenjtë tregoj fudullekun e tij prej shovenisti . Ceremonia e përurimit të tij ishte fundjava që po e lëmë pas.Krrokama me zërin e shtjerrur nuk na frikëson por na rikujton dikur atë të Millosheviçit, çka të jep me kuptuar se kjo gjeneratë qytetarësh –ky brez njerëzish janë larg, shumë larg kulturës, vlerave të mirëfillta të demokracisë europiane por janë të ngarkuar me primitivizmin e paparë dhe urrejtjen e egër kundër të tjerëve.
Evropa hileqare  me përkdheljen e tyre gjatë shekujve dhe me gjelatërinë e tyre në vazhdim ata padrejtësisht edhe sot po i përkdhel.Vetë kjo përkdhelje e tepërt jep me kuptuar se kur nuk je haptas as për as kundër por me një abstenim-frikë i favorizon kriminelët –gjakatarët e luftërave të fundit duke filluar nga Kosova  me suprimimin e Kushtetutës të vitit 1974 , pastaj me luftën që bënë në Slloveni , Kroaci dhe humbjet e njëpasnjëshme të tyre .Planet e tyre sekrete ugurzeza ishin që pas dy humbjeve mllefin ta shfryejnë mbi popullin shqiptar të Kosovës.Ikona e shqiptarëve i cili diti aq mirë t`i latoj fjalët,prej filozofi e me shumë domëthënie dr. Ibrahim Rugova, me filozofinë e tij heshtake konfliktin e bart në Bosnje duke e shmangur një katastrofë njerëzore në Kosovë.Gjenocidi luftarak i udhëhequr nga gjenerali famëkeq,i kërkuari me ngulm që të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare në Hagë Ratko Mlladiç i cili sot shëtit lirshëm diku në Serbi.Njashtu pat shëtitur e punuar edhe krimineli Radovan Karagjiç derisa u zë.
Gjenocidi dhe masakrat e papara që u shkaktuan mbi popullatën civile në Bosnje ndërgjegjësuan sado pak qendrat e vendosjes europiane ,ndërkombëtare dhe botërore më në fund duke u dal në ndihmë popullsisë civile atje . 
Zgjuarsia e ikonës shqiptare dr. Ibrahim Rugova dhe lobimi i tij , zënja e miqve të rinj në SHBA ,Angli,Gjermani,Francë,Belgjikë,Austri,Itali nuk ishin të pasuksesshme.Kur kasapi i Ballkanit me  gjelatët e Karpateve iu vërsulen Kosovës,forca në terren e UÇK-së me vendosmërinë më të madhe pushkës iu përgjigj me pushkë.Ndihma madhore në shpëtimin e popullsisë para një gjenocidi dhe dyndje ishte vendimi i forcave veriatlantike të NATO-së që t`i ndalet hovi kësaj kasaphanje.Ndihma e tyre famëmadhe bëri që sot Kosova  ta gëzojë lirinë.Zotëri klerik Irinej po e shoh që kujtesa ta paska shlyer realitetin,thirre kujtesen e këndellu,Kosova edhe pak ditë na ndajnë dy vite që ka shpallur pavarsinë dhe se është njohur si shtet nga 65 shtete të botës  ma me ndikim në politik dhe vendimmarrje.Po ua bëj me dije ju të paditurit e Beligradit se Republika e Kosovës ka president dr Fatmir Sejdiun, ka kryeministër z.Hashim Thaqin ,ka parlament ,ka Kushtetutë dhe i ka të gjitha institucionet që i nevojiten një shteti funksional.Thirrja e zërit të shtjerrur prej një kleriku „të shenjtë“,shërbyes i kishës,ai dhe njerëz të tjerë që shërbejnë në kisha,xhami,falltore janë njerëz të shenjtëruar dhe të bekuar sikur që ishin Papa Gjon Pali i II-të,Nëna Terezë e shumë e shumë të tjerë të cilët as nuk duhet as nuk i lejon kodi moral  për shërbimin që e bëjnë të thërrasin luftë,gjakderdhje,shfarosje njerëzish dhe hasmëri  ndërnacionale.Thirrja e juaj  prej kleriku jap me kuptuar se nuk kemi të bëjmë me një njëri të shenjtë por me një klerik që e don luftën,gjakun dhe nuk din të ngopet me ta.
Ky far kleriku serb që nuk po mund të ia përmend emrin a thua nuk e paska kuptuar ose nuk po e ditka se Kosova kurrë nuk do të jetë më nën administrimin e Serbisë,ose paska lexuar vetëm nga analistët e dobtë literaturë ultranacionaliste dhe shoveniste nga ata që gërvallen se „Kosova është djep i Serbisë“,“rren koftë“,kjo ëndërr kurrë nuk do të realizohet.Para këtij kleriku mjeran po ndihem disi indiferent , i pa gojë por me një koment të sinqertë se:Kosova është dhe do të jetë për ju dhe pretendimet tuaja një „utopi“ e parealizuar, HARRONE! Mos i mashtroni qytetarët tuaj se pastaj nga mashtrimet dhe gënjeshtrat e tepërta sdo ta gëzoni as autoritetin si predikues fetar i Kishës Ortodokse.
Përgjigjja ime dhe e gjithë qytetarëve shqiptar kado që janë zotëri kleriik është kjo: „Shqipëria pa Kosovën e sotme e Dardaninë e djeshme kurrë nuk do të jetë Shqipëri“ andaj ato tanimë janë një Kala dhe kanë një emër,emri i saj është SHQIPËRI.Andaj  përpiqu ta gjësh një përkthyes të mirë që ta përkthej këtë tekst në origjinal,se sa të bie dielli mbi tokë Kosova më nuk do të jetë e juaja, harroni këto ëndrra që i shihni në gjumë ose të zgjuar.Betimi jonë është i madh po ua kujtoj se jemi betuar në gjakun dhe varrin e të gjithë atyre që vdiqën me pushkë në dorë si dhe në gjakun e të masakruarve në Reçak,Likoshan,Qirez,Izbicë , Qyshk ,Lybeniq,Vushtrri,Meje,Padalishtë,Pavlan,Zahaq,Krushë e Vogël , Studime,Korishë ,Suharekë,Pallatë dhe në emër të masakrave tjera që nuk po i përmendi sepse janë të shumta.Jemi betuar të gjithë si një edhe në emër të betejave të lavdishme si:Beteja e Prekazit, Beteja e Loxhës,e Gllogjanit,e Koshares,Llapushnikut dhe beteja të tjera anë e kënd Kosovës.
Betimi për loken dhe tokën tonë është i sinqertë i thellë dhe i madh,është e njohur në botë „Besa Shqiptare“,andaj larg  mendjen më nga Kosova, kujdes se ai që e thërret Jerusalemin në Kosovë mund të digjet në të sikurse baroti,ai që luan me zjarr dhe benzinë digjet në të.
Realiteti i ri kosovar në Republikën e Kosovës pë ju atje që po shihni nga larg e po ju duket si „hala në sy“ ,me dhëmbje të padurueshme andaj kërkone shërimin e këndelluni se mund ta vërboni edhe syrin tjetër , atëherë dhëmbja është më e fortë.Thirrja tjetër e këtij far kleriku nuk ndryshon aspak nga thirrjet e lidershipit aktual atje që kanë trashegimi nga nominglatura millosheviçiane se „Serbia pa Kosovën nuk është Serbi“,kuptone tanimë se ju atje keni ngelur vetëm në pashallëkun e Beogradit.A nuk shihni ose nuk doni të bindeni me realitetin e ri se tanimë keni ngelur edhe pa Vojvodinën, ngase ajo po shkon drejt shkëputjes së sigurt e deshët apo se deshët ju?
Harrone sot e gjithmonë se do të hyni ndonjëherë në bisedime me shqiptarët rreth statusit të Republikës së Kosovës.Vajtoni e qani sa të duani nëpër Europë dhe botë se ato janë gjëra të përfunduara më!
Ju bëj thirrje jo prej një kleriku nacionalist por prej një demokrati intelektual edhe pse ju nuk e kuptoni fjalën demokraci as domëthënien e saj,hiqni dorë nga mashtrimet e pakicës etnike serbe në Kosovë, lerëni ata të jetojnë të qetë , të integrohen , ta zhvillojnë jetën atje se ata janë bind me realitetin e ri kosovar kurse mashtrimet tuaja në vazhdimësi janë si një mish i prishur që nuk e ha më as qeni.


(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora