Editorial
Dibran Demaku: Kur qeveria bie në gjumë?!
E enjte, 14.01.2010, 10:56 PM

Nga Dibran Demaku
(Fjeta se kujtova që je i quet ti)
N´vakt t` Aslla`pashës ni katunar,tuj shkue n`Pejë,nalet n`Vitomoricë me pushue.I lëshon dy kualt me kullotë me samarë e me thasë qysh ishin kanë e bjen e flen n`hije t`ni peme.Kur i del gjumi,kualt ja kishin vjedhë hajnat.Shkon tu Aslla´pasha me ba davë.I thot:
-T`u ngatë jeta pashë,m`kan hupë kualt.
-Ku t`kan hup?-e dveti pasha.
-N`Vitomoricë.
-Ku ke ti kur t`hupën?
-Kesh fjetë.
-Pse me fjetë e me t`hup kualt?
-T`u ngatë jeta pashë,kam fjetë se kujtova qi je i quem ti,se m`e pas ditë që ti je fjetë,unë s`kisha fjetë.
Pashës i erdhi inati për këto fjalë,u dha zor kryepleqëve,e ata n`krye t`tri dite,i gjetën kualt e pasha ja kthei katundarit.
(Nga Anton Çetta: Prozë popullore nga Drenica,Prishtinë 1990)
Nga kjo anekdote nxjerrim mësimin se qeveria që udhëheq një vend duhet që në çdo moment t`u përgjigjet nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të vendit të vetë.Sepse në këto kohët moderne që jetojmë ne, gati çdo qeveri zgjidhet nga votat e popullit të atij vendi.Dhe si e tillë ajo është e thirrur që të kujdeset që qytetarët e vendit të vetë të jetojnë sa më mirë që të jetë e mundur.Bile qeveria e ka për detyrë që qytetarët e vetë edhe t`i mbrojë nga keqpërdoruesit e ndryshëm,nga mitmarrësit,nga plaqkitësit,nga hajnat e edhe nga vrasësit.Vetëm ajo qeveri që i kryen këto detyra ndaj popullit të saj mund të thuhet e ka kryer me nder misionin e vetë.Dhe atëherë mund të thuhet se qeveria e atij vendi qëndron gjithnjë zgjuar edhe kur qytetarët e saj janë në gjumë.E kur qeveria rri zgjuar keqbërsit e ndryshëm nuk kanë rrugë të lira për manovrim.Atëherë,po edhe populli bën gjumë të qetë dhe pa ëndrra të trishtueshme.
Ndërkaq nëse qeveria e një vendi e zgjedhur nga votat e qytetarëve të vetë,mbyllet në gëzhojën e vetë dhe kërkesat e nevojat e qytetarëve të vetë i lë anash,atëherë për atë qeveri mund të thuhet se ka rënë në gjumë të thellë dhe sheh ëndrra vetëm për vetën e vet.E kur qeveria bie në gjumë,keqbërsve të ndryshëm u hapen rrugët dhe ata si në livadh të babes bëjnë çfarë të duan!Apo thënë më mirë ata kërcejnë e hedhin valle!Ndërkaq popullates tjetër nga këto kërcime e hedhje vallesh i kërcasin dhëmbët!
Lind pyetja a janë në krye të detyrës qeveritë e ndryshme në trojet shqiptare?! A rrinë gjithnjë zgjuar dhe në ballë të nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të vetë?!Apo kanë rënë në gjumë dhe ndaj nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të vetë i kanë mbyllur sytë dhe veshët?!
Për të gjitha këto pyetje autori i këtij shkrimi nuk mundi të gjejë ndonjë përgjigje! Mbase lexuesit tjerë do të mund të gjejnë ?!...
Komentoni
Artikuj te tjere
Neki Lulaj: Thasët me dosje sekrete të zyrtarëve të lartë të Serbisë...
Dibran Demaku: Mbahu Shkodër-Loce!
Bajrush Behrami: Parat, elita politike, brengat dhe varfëria e popullit
Halit Bogaj: Kadarea dhe Kosova
Everest Haxhi: 69 vjet duke kerkur fajtorin!
Agim Vuniqi: Ne jemi të fortë atëherë kur jemi bashkë
Hadi Feri: Rama ka marrë tatëpjetën
Isa Mulaj: (Pu)shteti mercenar laik dhe satanik i Prishtinës ndërsen shovinizmin fetar të Beogradit kundër Kosovës
Halit Bogaj: Vizita e Tadiçit në Kosovë
Vladimir Bruçaj: Eshte fale emigrateve qe Shqiperia do te antarsohet ne BE
Shaban Peraj: Veprimi i përbashkët
Dibran Demaku: Të huaj jashtë e të huaj brenda
Engjëll Koliqi: Të sanojmë bashkë situatën në zonat e përmbytjeve
Halit Bogaj: Cenzura ndaj këngëve kushtuar Dr. Rugovës
Neki Lulaj: Janarët e lotëve të ngrirë gjatë historisë
Dibran Demaku: Ftesa
Agim Vuniqi: Shteti pa kufijë
Valon Kurtishi: Çka i bashkon Sitelin sërb dhe Gumushin turk?
Halit Bogaj: Vizita e Stipe Mesiqit në Kosovë
Valon Kurtishi: Viti 2009 - një vështrim i shkurtër