Editorial
Halit Bogaj: Kadarea dhe Kosova
E marte, 12.01.2010, 10:59 PM

Intervistë e zvilluar pas marrjes së çmimit letrar në Spanjë
Nga Halit Bogaj
1
Në një intervistë tjetër televizive në RTK Kadare flet edhe për poezinë kushtuar Kosovës kur e kishte bërë një udhëtim me aeroplan në vitet gjashtëdhjeta.Ai thoshte se Kosova përmendej rrallë, por edhe nuk ishte ndonjë Tabu temë.
Çmimin që e kam marrë në Spanjë ka nxjerrë edhe shumë pyetje nga ana e gazetarëve të atjeshëm, se si dhe përse jam angazhuar aq shumë për Kosovën dhe nganjëherë mendoj se përmes atyre pyetjeve mos është duke u ndryshuar mendimi për Kosovën në opinionin dhe shtetin spanjoll, ngase gazetarët janë pjesë e pa ndarë e atij shteti.Kur më kanë pyetur se përse Spanja akoma nuk e ka pranuar Pavarësinë e Kosovës, unë u kam thënë atyre se Spanja po e transferon jashtë problemin e vetë dhe jam i bindur se ajo po e vë veten në telashe të panevojshme ngase spanjollët nuk kanë bërë kurrfarë gjenocidi ndaj baskëve dhe katalonasëve, siç kanë bërë serbët ndaj shqiptarëve. Pra, ata nuk duhet të kenë fare frikë nga ndërkombëtarizimi i çështjes së tyre të brendshme sepse bota ka thënë se Kosova ëstë një rast’’Sui generis’’, përkatësisht rasti i tyre nuk është aspak i ngjashëm me atë mes serbëve dhe shqiptarëve.
2
Sa i përket identitetit të termit’’kosovar’’, shqiptarët nga ana e Perëndimit do duhej të quheshin me emrin e tyre të vërtetë, por këtë ata nuk e bëjnë nga shkaku se edhe serbët janë kosovarë. Por shqiptarët nuk duhet të brengosen fare ngase të gjithë e dinë se ata janë shumicë absolute , me ç’rast edhe popujt e tjerë të vegjël që jetojnë atje duhet ta ndiejnë veten kosovarë.
3
Në pyetjen se çka mendon shkrimtari ynë i madh përkitazi me Pavarësinë e Kosovës, ai përgjigjet se ajo ishte ngjarja më e domosdoshme që duhej të ndodhte pas të gjitha padrejtësive shekullore që i janë bërë vazhdimisht popullit shqiptar. Pavarësia e Kosovës është edhe faktor stabiliteti në Ballkan dhe më gjërë. Dikush e kishte gabim kur thoshte’’Shqipëria e madhe’’, e që sipas tyre domethënë’’Shqipëria e keqe’’, e panevojshme etj.etj., por ne u themi atyre se kjo që ka ndodhur ishte krejtësisht normale, madje edhe shumë e vonuar pasi që ndodhën tragjedi të shumta deri në realizimin definitiv të ëndrrës shekullore të shqiptarëve të Kosovës.
4

5
Kur është fjala për historinë, identitetin kombëtar dhe kryeheroin tonë legjendar- atëherë duhet mbrojtur fuqimisht këto vlera tona të shenjta ngase dikush përpiqet t’i mohojë ato , siç ishte rasti i fundit me një libër të një zvicerani kushtuar Skënderbeut, autori i të cilit kishte shkruar se kinse kryetrimi ynë kishte luftuar për hakmarrje ndaj turqëve, duke tentuar të hidhej baltë mbi epokën tonë më të lavdishme historike! Kadare nuk e thotë se në këtë rast janë përzier armiq të ndryshëm të popullit tonë që përpiqen vazhdimisht për ta zhbërë atë që e ka bërë një çerek shekulli kryetrimi ynë legjendar për të cilin janë shkruar mbi 100 libra.
6
Kur bashkëbiseduesi i RTK-së e pyeti shkrimtarin tonë të madh përkitazi me kritikat dhe zënkat tona reciproke mes shkrimtarëve dhe inteklektualëve tanë/duke aluduar në konfliktin provokativ dhe të padëshiruar mes tij dhe Rexhep Qosjes/, ai u përgjigj shkurt dhe qetë, duke thënë se gjërat e tilla nuk duhet të na ndodhin fare në këtë kohë., gjë që janë bindur të gjithë shqiptarët kudo që janë..
Pra edhe kjo Intervistë mediatike e Kadaresë, pas marrjes së ‘’Çmimit Asturias’’në Spanjë, ishte një ngjarje e rëndësishme e këtyre ditëve, ngase, si gjithnjë, kishim çka të mësonim nga personaliteti numër një i letrave shqipe, me të cilin mburret çdo kush që e ndien veten shqiptar të vërtetë.
Fjalët e tij na bëjnë përshtypje të përhershme ngase burojnë nga shkrimtari më i botuar shqiptar në letërsinë botërore, me ç’rast thotë: U gjenda rastësisht në një vend të tillë, duke e shprehur edhe njëherë modestinë e tij të njohur.
7
Kurse kur ishte fjala për nacionalizmat e popujve, e në këtë rast edhe për nacionalizmin shqiptar, shkrimtari ynë i madh shprehej: se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë nacionalistë, ngase kanë luftuar dhe janë përpjekur për lirinë dhe trojet e tyre të okupuara nga të huajt. Ata nuk mund të etiketohen si nacionalistë as atëherë kur flasin për origjinën e tyre të lashtë pellazgo-ilire, ngase ishin të tillë.
Pra u përpoqëm për lexuesit e ‘’Zemrës shqiptare’’të shkoqitnim diçka nga Intervista e Ismail Kadaresë dhënë Radiotelevizion të Kosovës para disa ditësh, natyrisht duke mos mundur t’i përfshinim të gjitha ato që i tha shkrimtari ynë i shquar.
Komentoni
Artikuj te tjere
Everest Haxhi: 69 vjet duke kerkur fajtorin!
Agim Vuniqi: Ne jemi të fortë atëherë kur jemi bashkë
Hadi Feri: Rama ka marrë tatëpjetën
Isa Mulaj: (Pu)shteti mercenar laik dhe satanik i Prishtinës ndërsen shovinizmin fetar të Beogradit kundër Kosovës
Halit Bogaj: Vizita e Tadiçit në Kosovë
Vladimir Bruçaj: Eshte fale emigrateve qe Shqiperia do te antarsohet ne BE
Shaban Peraj: Veprimi i përbashkët
Dibran Demaku: Të huaj jashtë e të huaj brenda
Engjëll Koliqi: Të sanojmë bashkë situatën në zonat e përmbytjeve
Halit Bogaj: Cenzura ndaj këngëve kushtuar Dr. Rugovës
Neki Lulaj: Janarët e lotëve të ngrirë gjatë historisë
Dibran Demaku: Ftesa
Agim Vuniqi: Shteti pa kufijë
Valon Kurtishi: Çka i bashkon Sitelin sërb dhe Gumushin turk?
Halit Bogaj: Vizita e Stipe Mesiqit në Kosovë
Valon Kurtishi: Viti 2009 - një vështrim i shkurtër
Idriz Zeqiraj: Mbrojtja e krimit të inkriminon
Ramiz Dërmaku: Mendimi unik - i nevojshëm për çështjen kombëtare dhe bashkim kombëtar
Frank Shkreli: Bashkimi i Kombit - Enderra qe nuk shuhet
Burbuqe Thaçi: Sherri i mikut të mirë në ditët e vështira!