E premte, 26.04.2024, 11:04 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Milazim Kadriu: Shënohet 28-vjetori i martirizimit të Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës

E diele, 17.01.2010, 09:34 PM


Me manifestime të ndryshme përkujtimore në Kosovë dhe diasporë

SHËNOHET  28-VJETORI I MARTIRIZIMIT TË JUSUF GËRVALLËS, KADRI ZEKËS E BARDHOSH GËRVALLËS

Nga: Milazim KADRIU

Në 28-vjetorin e martirizimit të Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës në vende të ndryshme të Republikës së  Kosovës dhe në disa qendra të mërgatës po mbahen manifestime  të ndryshme  tematikë e përkujtimore. Kështu po përkujtohen : Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka  dhe Bardhosh Gërvalla, tre bijtë e Kosovës, të cilët më 17 janar të vitit 1982, në Untergrupenbach, në rrethin e Shtutgartit, në Gjermani,  u vranë mizorisht e pabesisht nga dora gjakatare e regjimit titist-rankoviqist.

Martirizimi i këtyre tre veprimtarëve të përkushtuar të çështjes shqiptare, ishte një goditje pas shpine, e projektuar dhe e realizuar nga UDB-ja dhe nga disa  mercenarë shpirtshitur shqiptarë, të cilët fatin e Kosovës e konsideronin të zgjidhur përgjithmonë në kuadër të Jugosllavisë dhe në politikën e bashkim vëllazërimit  të shqiptarëve me popujt sllavë.

Sot, 28 vjet nga dita kur u vranë mizorisht: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, pozita e shqiptarëve në Ballkan është më e favorshme, por jo e zgjidhur përfundimisht. Amaneti i këtyre tre bijve të Kosovës dhe Shqipërisë, ashtu sikur amaneti i Legjendarit, Adem Jashari dhe i mijëra dëshmorëve të tjerë ende nuk ka shkuar në vend, meqë trojet e Shqipërisë vazhdojnë të jenë të ndara e të copëtuara nga fqinjët grabitqarë, të përkrahur kurdoherë nga disa qarqe antishqiptare të Evropës.


(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora