E premte, 26.04.2024, 10:37 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Balina Bodinaku, edhe në ekran ruaj stilin tim...

E shtune, 13.10.2007, 12:13 AM


Veshjen mundohem ta përshtat me llojin e emisionit

Nga Leontina Nika

Për prezantuesen simpatike Balina Bodinaku, veshja është një mënyrë interpretimi dhe komunikimi. Sado që primare në një format televiziv, në një spektakël është ana profesionale, edhe aspekti viziv nuk anashkalohet lehtë, as nga syri i personave të thjeshtë, e jo më i specialistëve të modës. Bodinaku shquhet për një thjeshtësi, finesë dhe elegancë që komunikon përmes sportives në veshjen e saj. Por të gjitha këto elemente të thjeshta dhe të ndërthurura me aksesor plotësues të këndshëm, kanë bërë që ajo të jetë interesante dhe e veçantë në look-un e saj. Ajo thotë se “veshjet e saj i ideon vetë dhe ndihet mirë në këtë formë për momentin...”

Ndërsa fakti i rikthimit të kohës pas, për të shikuar vetën në ekran në emisione të disa viteve më parë duket se nuk i pëlqen, pasi gjithmonë njeriu gjen vend për ndryshime. Ajo çka është primare në një veshje televizive është përshtatshmëria me llojin e emisionit, si dhe ruajtja e stilit dhe origjinalitetit të vetvetes. Gjë që këtë të fundit e shohim të ruajtur mjaft mirë te Bodinaku. Këto dhe shumë elemente të tjerë që fshihen pas look-ut të saj, mund t’i lexoni në këtë intervistë.

Çfarë përfaqëson veshja për ju?

Një mënyrë të shprehuri. Një mënyrë interpretimi të momentit. Një mënyrë komunikimi.
Një veshje për ju është e kombinuar mirë nëse ... Më pëlqen mua

Gjatë karrierës tuaj televizive, kujt ia keni besuar veshjen tuaj?

Vetes time

Kur shikon veten në TV, në ndonjë spektakël të disa viteve më parë, çfarë mendoni?

Përpiqem të mos e shoh (qesh). Ashtu siç mund t’i ndodhë gjithkujt, gjej gjithmonë diçka për të ndryshuar.

Sa të rëndësishme e konsideroni veshjen në fushën tuaj?

Shumë.

Ndryshon një veshje që ideoni në ekran për një emision tuajin, me atë që ju krijoni kur jeni e ftuar në një emision të dikujt tjetër?

Jo. Veshja për mua mund të ndryshojë dhe të përshtatet vetëm me llojin e emisionit. Nuk ka rëndësi, p.sh. nëse e drejtoj vetë, apo jam e ftuar në një emision mbrëmjeje. Në çdo rast do të më duhej të vishesha që t’i përshtatesha një emisioni mbrëmjeje, e kështu do të bëja edhe me një emision sportiv, një emision në terren, etj.

Sa ju kushton realisht një dalje në skenë dhe sa kohë më parë përgatiteni?

Vlen deri diku përgjigjja e mësipërme. Varet nga lloji i emisionit. Në çdo rast përpiqem që për hir të ekranit të mos heq asgjë nga vetja, pra të qëndroj në stilin tim. Për këtë arsye, nuk më është dashur, të paktën deri tani, të bëj ndonjë sforco të madhe për t’u përgatitur për daljen në ekran.

Sa shpenzoni për veshje?

Aq sa më nevojitet. Deri tani jam e kënaqur që kam pasur mundësi t’ia plotësoj dëshirat vetes.

Cila është veshja më e shtrenjtë në gardërobën tuaj, çfarë firme është dhe sa ka kushtuar?

Preferoj të mos i përgjigjem kësaj pyetjeje, edhe sepse, firma, apo çmimi janë të fundit që mendoj kur zgjedh një veshje.

Aktualisht ka ndonjë person që fshihet pas vezullimit të pamjes tuaj?

Po. Janë dy. Mami dhe babi ( qesh).

Me kalimin e viteve ka ndodhur një ndryshim shijesh, nëse po, ku konkretisht në stil...?

Jo, nuk mendoj se ka ndodhur tek unë ndonjë ndryshim në shije, thjesht në kohë u jam përshtatur, pa hequr dorë nga stili im, tendencave te momentit.

Kur ndiheni më mirë, kur veshjen tuaj ia besoni një stilisti apo kur e ideoni atë vetë?

Kur e zgjedh vetë.

Është i vërtetë fakti që ju shpesh ideoni vet veshjen tuaj?

Ka pasur raste kur kam dashur të realizoj ide të mia nëpërmjet një stilisti.

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të ndërroni mendim për veshjen tuaj në momentin e fundit të daljes në ekran?

S’kujtoj të më ketë ndodhur.

Jeni e fiksuar pas etiketave dhe cilat firma ju pëlqejnë?

Jo, e fiksuar jo. Nuk do ta blija një veshje për hir të etiketës, por kjo nuk do të thotë që dora, apo syri nuk shkon vetvetiu tek etiketa.

Ngjyra juaj e preferuar dhe dominante në gardërobë?

Më pëlqejnë ngjyrat dhe në gardërobë i gjej thuajse të gjitha. Nuk mund të përcaktoj një ngjyrë dominonte.

Sa ndryshon në veshjet e përditshme nga ato skeniket?

Varet nga lloji i emisionit. Sido që të jetë edhe në ekran nuk largohem shumë nga vetja ime.

Pëlqeni më shumë veshjet sportive apo klasike?

I pëlqej të dyja në mënyrë të barabartë, por më shpesh anoj nga sportivet, sepse janë më të rehatshme.

Ju jeni dakord me thënien që veshja në një farë mënyre tregon dhe personalitetin e një personi?

Veshja është një tregues i parë i natyrës dhe preferencave të një njeriu, por është sipërfaqësore dhe e pamjaftueshme për të treguar personalitetin e tij.

Sa vend zënë aksesorët në gardërobën tuaj dhe cilët janë më të preferuarit?

I kam qejf aksesorët dhe kam shumë të tillë, megjithëse shpesh herë i neglizhoj në veshjen e përditshme. Më të preferuarit janë aksesorët për flokët: kapëse, rrathë, karfica, shami koke, apo kapele të ndryshme.

Gardëroba juaj nuk do të kishte kuptim pa....

Xhinset dhe atletet

Parfumi juaj i preferuar?

Më pëlqejnë më shumë aromat e lehta dhe për t’i qëndruar kësaj tendence preferoj më shumë kremrat e trupit, sesa parfumet.

Produktet kozmetike?

I zgjedh me kujdes, pa ekzagjeruar, por gjithnjë duke u këshilluar nga një profesionist.

Shpenzimi më i fundit që keni bërë për rroba dhe çfarë ka qenë konkretisht...

Tableta aromatike kundër molës ( 150 lekë secila).
Harroni ndonjë aksesor që e keni planifikuar për ta vënë përpara se të dilni në ekrane?

Mund të ndodhë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora