E premte, 26.04.2024, 10:43 PM (GMT+1)

Faleminderit

Mexhid Yvejsi: Mulla Vesel Guta

E diele, 06.09.2009, 12:51 PM


Mulla Vesel Guta (1905-1986)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Mulla Vesel Guta ishte hoxhë, mësues, predikues, pedagog, poet, shkrimtar, atdhetar, luftëtar…

             “Ej ju shok t’besuem shqiptarë
              Oj parija kosovare
              Ej nenpunsa hem luftarë
              Ej ylema dijetarë
              N’ket tubim kush ka ardh
              I vaft per ko na ka fal
              Se kshtu Zoti asht razi
              Mu mbledh vllaznit kry per kry
              Kujtesat mi qit n’mejdan
              Mu kujtu per ket Vatan…”
                   -Mulla Vesel Guta   
           
           Lindi në katundin Zaskoc, rrethi i Ferizajit, në vitin 1905. Mësimet e para i ndoqi në mejtepin e katundit, ku mësuesi i parë i tij ishte Mulla Shefki Pleshina, i cili ishte një mësues i nderuar, një atdhetar i shquar, një hoxhë shumë i repektuar…
           Në vitin 1925 u regjistrue në Medresën e Mehmet Pashës në Prizren, e cila drejtohej nga Myderrizi i njohur, Nusret Efendi Galibi, ku u edukue fetarisht e kombëtarisht.
          Mbas dymbëdhjetë vjet mësimi, studimi, në vitin 1937, Mulla Vesel Guta diplomoi. Meqë ishte më i shquari prej të diplomuarëve të brezit të tij, drejtoria e Medresesë menjëherë e punësoi, i dhanë ditarin dhe Mulla Veseli mësimit ia filloi…
          Mulla Vesel Guta e vazhdoi detyrën e mësuesit, sipas kërkesës së popullit, në katundin Vojnoc të Shtimjes, ku kishte shërbye si hoxhë, gjatë muajit të Ramazanit, qysh kur ishte nxënës.
           Në Mejtepin e Vojnocit, që në vitin e parë u regjistruen mbi 100 nxënës, ndërsa më vonë numri i tyre erdhi duke u shtuar, Mulla Veseli shërbeu me përkushtim, me devotshmëri, deri në vitin 1945, kur e mbyllën partizanët, shërbeu me faqe të bardhë, si në aspektin fetar, ashtu edhe atë kombëtar…
             Gjatë Luftës së Dytë botërore, (1941-1945) Mulla Vesel Guta ishte kundër pushtimit italiano-gjerman, nazi-fashist, aq më tepër ishte kundër pushtetit komunist.
             Popullin, në veçanti rininë e frymëzoi që të luftoi, të luftoi për liri, siç e shpreh në këtë poezi:
             
            “Se shehidi qi lufton
              kush n’dynja
              s’un e livdon,
              Kur’ani si e kalzon:
              Thot nuk banë
              m’i than ka dekë
              veç i thue
              ka ndrue jetë…!”

           Përveç detyrës së hoxhës, predikuesit, mësuesit…, në rrethana tejet të vështira, Mulla Vesel Guta u muerr edhe me krijimtari, duke shkrue me qindra ilahi, poezi, i frymëzuar nga ndjenjat e zjarrta fetare e kombëtare.
           Sipas hulumtuesit, studiuesit, atdhetarit, guximtarit, Dr. Muhamet Pirraku, i cili thotë se:
            “Sot kemi në duar rreth 315 vargje ilahija dhe 415 vargje fjalime (kaside), që do të thotë se kemi 726 vargje poetike të krijuesit illuminist Vesel Xheladin Gutës…”
     (“Dituria Islame”, Nr.24, Prill, 1991, faqe: 21, Prishtinë)  
             Mulla Vesel Guta e kishte edhe një vlla, Adem Guta, edhe ky hoxhë, me Medrese të kryeme, atdhetar e luftëtar, por që u vra, u  pushkatue nga komunistët në Mramorak të Kovinit, afër Beogradit, me 2 shkurt 1945.
              Pas kësaj tragjedie, Mulla Vejseli u detyrue të linte Vojnovcin, Mejtepin, ku kishte mësue me mijëra nxënës e të shpërngulet për Turqi.
             Në konsullatën e Turqisë në Shkup i thanë se:
          “ Pej tashit je turk”dhe të zgjedhte një ”llagap turk”.
             Mulla Veseli tha me vete: “Estagfirullah”! dhe doli nga konsullata.
            U vendos në katundin Hasan Beg, në rrethin e Shkupit, ku shërbeu si imam në Xhaminë e fshatit, ku e vazhdoi krijimtarinë deri sa ndrroi jetë në vitin 1986, në moshën 81 vjeçare, duke u përpjekur në vazhdimësi për çështjën fetare e  kombëtare…!  


(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora