E premte, 03.04.2020, 09:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Fluksi i futbollistëve - Gëzuar 2005

E diele, 16.09.2007, 08:54 PM


Nga Luan Laze
 
Fluksi i futbollistëve nga kontinenti i zi.

Blejmë afrikanë dhe shesim vendas. Blejmë skllevër dhe shesim pronarë. Bashkë me rrobat e “Gabit” e makinat e përdorura, edhe sporti ka nevojë për lëndë të parë.

Shqiptarët po e fillojnë kolonializimin nga sporti. Marrin skllevërit më të mire. Dikur i kontrollonin nga dhëmbët dhe krahët, tani nga këmbët. Kjo quhet merkato e futbollistëve.
Ekipet që blejnë sportistë, ëndërrojnë të futen në kupat e Europës dhe të kalojnë turin. Kjo shoqërohet me shpërblime të majme. Këmbët e lojtarëve dhe duart e tifozëve duhen për fitore. Tifozët nuk janë objekt i kënaqësisë, por subjekt fitimi. Politika i do për mitingje dhe votime, ndërsa sporti për brohoritje.
Një ditë edhe flamuri ynë kombëtar do të valëvitet në stadiume nga zezakët e kontinentit afrikan. Tamam si Franca nacionaliste, që në ekipin përfaqësues ka edhe ndonjë futbollist të bardhë.
Në shoqëritë e civilizuara asgjë nuk është më e imja dhe e jotja. Gjithçka është e jona, ose ndryshe, e elitës që ka paranë. Të tjerët janë vetëm tifozë, të cilët gëzojnë për golin që fut miliona në xhepat e të tjerëve.
- Paraja fut ujin në rrjetë dhe ngre topin përpjetë, - ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Brazilit, i ndjeri Zhoao Amazano.
 
Gëzuar 2005 nga Bie-halja!

Para tri ditësh me një shokun tim shkëmbeva këto SMS:
“Po të kesh kohë, të pres në ora 17.00 pranë Galerisë pë të parë Biehalen”.
Ju përgjigja:
“Në hale shko vetë, dhe rafsh brenda!”
Përgjigja e tij:
“Idiot! Nuk e kam shkruar gabim, por asaj ekspozite, vetëm ashtu mund t’i thuash.
Megjithëse ti nuk vlen as 20 lekë, urimin gëzuar 2006, e meriton!”
I ktheva përgjigje:
“Ti nuk meriton asnjë urim, por 20 lekët e SMS i ke hallall. Gëzuar ditët e fundit të 2005 në Bie-hale! Nëqoftëse mbetesh brenda, mos më kërko ndihmë me SMS, se prej aty vjen erë e keqe.”

BURRI I ANTROPOLOGES

Kur botova një reportazh në gazetën ku punoja, e shoqërova edhe me një foto të antropologes izraelite sëbashku me një skelet të zbuluar nga ajo.
Pas disa ditësh në redaksi më erdhi e postuar fotoja e gazetës, nga një lexues i besimit mysliman, me këtë diçiturë:
“Ja përfundimi i një burri të gjorë që martohet me gra si ju!”

REZONANCË BASHKËSHORTORE

Një mëngjes ai po i thosh së shoqes në mënyrë filozofike:
-Grua e dashur, kemi 20 vite që flemë bashkë dhe trupat tanë rrinë pranë njëri-tjetrit. Natyrisht, kjo sjell edhe atë që ne marrim e japim nga cilësitë tona. Ja, a nuk e ke vënë re se, sa herë ti bën ndonjë gjë të mirë ke marrë nga mençuria ime, dhe unë sa herë gaboj, e kam nga budallallëqet që i ke me okë!

JUSTIFIKIM DASHURIE

Ai në telefon:
-Oh e dashur! U bënë dy ditë që nuk jemi parë. Më ka marrë malli ndaj të mora në telefon të dëgjoj zërin, pasi ti nuk më telefonon mua.

Ajo me receptor në vesh përgjigjet:

-Ke shumë të drejtë, i dashur! Po këtu ku jam unë, nuk ka telefon që të të marr…!
 
KËRKO FALJE, PASTAJ GJEJMË FAJIN

Deputeti mjaft i nxëhur i ulëret gruas:

-Shpejt, më kërko falje.

-Për çfarë duhet të kërkoj falje? Çfarë bëra?!

-Më thuaj një herë më fal, pastaj të të thëm çfarë bëre.

-Qyqja, pse ku jemi këtu, në parlament, një herë votoni pastaj merrni vesh për çfarë keni votuar? Nuk kam përse, më thuaj çfarë të thashë që të të kërkoj falje!

-Më the idiot, para dhjetë minutash.

-Uaa, unë thashë se mos kam shpifur ndonjë gjë, por, për të vërtetën, ti e di, unë nuk kërkoj falje kurrë!

P.S.
Megjithëse deputeti nuk është i kësaj partie, ky rast plotësisht i vërtetë, më kujtoi një thënie kineze: Kur burri kthehet në shtëpi, duhet ta rrahë gruan. Edhe nëqoftëse nuk e di arsyen, nuk prish punë, se e di vetë ajo!

EROTIZËM NË RESTORANT

Ai, që e shikonte çdo gjë me sy erotik, edhe në restorant porosinë për patate me kofsha pule, e tha:

- Më sill një pjatë patate me shalë pule!


NJË ÇELËS PËR NËNKRYETARIN

Konferenca e shtypit kishte pesë minuta që kishte filluar. Objekt i saj ishin çështja kombëtare, kriminaliteti në rritje dhe çmimet e larta. Nënkryetari i partisë sapo vuri re një të njohurin e tij gazetar midis të pranishmëve, bëri gati një copë letër të vogël dhe shkroi aty me nxitim diçka. Dorazi e shpuri tek i njohuri i tij.

Tjetri e mori dhe lexoi këto rradhë, që siç do ta shikojë vetë lexuesi i afroheshin shumë objektit të konferencës së shtypit që po mbante kjo parti. Në të thuhej shprehimisht:

“Turi, brenda këtyre ditëve bëj ç`është e mundur të më sigurosh përsëri çelësin e asaj shtëpisë si herën e kaluar. Më duhet patjetër për atë muhabetin që di ti, pasi ajo, e dashura ime ikën përgjithnjë në Amerikë. Të lutem më ndihmo se do të çmendem fare nëqoftëse nuk e kaloj dhe një natë për herë të fundit me të”.

Tjetri e lexoi letrën dhe pasi e grisi, nisi të mendojë që atë çast për t’i zgjidhur hallin nënkryetarit. Dhe kishte të drejtë! Pasi çështja kombëtare dhe problemet e tjera të vendit mund të zgjidheshin edhe në shtratin e dashurisë, që në këtë rast vareshin tek gjetja e një çelësi të vetëm për nënkryetarin e partisë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT