E marte, 12.11.2019, 04:14 AM (GMT)

Kulturë » Muzikë

Besa: Shqiptaret kanë etje për muzikë të mirë shqiptare

E shtune, 15.09.2007, 10:30 PM


Nga Elona Demollari

“Mikrofoni i Artë? Ja si do shkojmë në tetor në mbrëmjen e madhe të kurorëzimit…!”

Besa
Besa i ka patur të gjitha mundësitë të ishte një vajzë që mund të merrej me biznes. Por ajo dëgjoi zemrën. Zgjodhi pasionin në vend të parave. Zgjodhi një rrugë më të vështirë për atë që mund ta arrinte lehtë. Zgjodhi të ishte vetvetja. Dashuronte muzikën dhe tashmë është një këngëtare. “Në Shqiperi ende nuk paguhet per artin. Per mua eshte me teper nje sipermarrje e drejtuar nga pasioni sesa burim te ardhurash, - na thotë në këtë intervistë që me zor ia shkëputëm në ethet e përgatitjes së sezonit të ri të festivalit Mikrofoni i Artë.

Përshëndetje nga Shekulli. Me çfare po merret Besa aktualisht?

Pune…pune…pune! Me RADIO +2 e cila mund te them se se shpejti do t’ju surprizoje me ate çka rezervuar per kete sezon! Po merrem me organizimin e Mikrofonit te Arte 2007, projektin me te rendesishem te momentit te Radio +2, e meqe me jepni rasti, desheroj te falenderoj perzemersisht bashkepunetoret e mi te palodhur Mimoza Allaraj dhe Olti Curri, pa harruar stafin e mrekullueshem te Radio +2 qe nuk jane kursyer me ndihmesen e tyre.

Njekohesisht jam e angazhuar edhe me impenjimet e mia ne art; pregatitjet per pjesemarrje ne kompeticionet ne vijim. Me duhet te falenderoj serish Oltin, kete here pasi po kujdeset edhe per gjithe fabulat e kengeve te mia te ketij albumi.

Domethënë, gjithë kohën për muzikën... Çfare do te thote te jesh kengetare ne nje vend si Shqiperia?

Te jesh kengetare mund te thote shume gjera te ndryshme ne varesi te kengetarit; dicka mendoj se eshte e perbashket per nje pjese te mire; veshtiresia e terrenit ku operojme. Nje konfuzion tregu ne te cilin eshte e lehte te marketohesh por e veshtire te besh ndryshimin. Ne Shqiperi ende nuk paguhet per artin. Per mua kenga eshte me teper nje sipermarrje e drejtuar nga pasioni sesa burim te ardhurash. Jo se nuk ka, por s’mjaftojne asnjehere per te financuar jeten artistike.

Nje kuriozitet... Eshtë e vertete qe karriera juaj muzikore nuk ka qene ajo qe prinderit parapelqenin per Besen?

Prinderit i kane pare veshtiresite qe permenda qe kur kane pare tendencat e para te fokusimit tim ne muzike. Une i kuptoj tani. Prinderit kane gjithnje te drejte. Te pakten gezohem qe nuk mu desh te behesha 40 vjeç te beja kete pohim. (Qesh). Sidoqoftepo te kthehesha mbrapsht nuk do ndryshoja asnje presje.

Folët për Mikrofonin e Artë në përgjigjen e parë.. Çfare po behet me Mikrofonin e Arte të këtij viti?

Momentalisht po zhvillohet faza radiofonike; çdo te shtune ne oren 20:30 ne puntatat “RadioShou” ne Radio +2prezantohen nga 5 kenge konkuruese. Sonte prezantohet java e katert, e shtuna e fundit e Shtatorit shenon mbylljen zyrtare te prezantimit te kengeve. Pasi kenget behen te dashura per publikun, ky i fundit nepermjet preferencave te veta, percakton edhe kenget me te sukseshme te ketij edicioni. Me pas ne fund të Tetorit zhvillohet mbremja e madhe e kurorezimit te ketij evenimenti te rendesishem te muzikes shqiptare.

Sa kengetare jane paraqitur ne MIA? Mund te na permendi cilet kengetare konkurojne ne kete evenniment?

Ka patur shume kengetare pjesemarres si te rinj ashtu edhe te njohur per publikun shqiptar, te cilet gjej rastin ti falenderoj te gjithe per dashamiresine e shfaqur ndaj ketij aktiviteti. Nga kengetaret pjesemarres mund te permend Altin Ngoci, Eliza Hoxha, Rona Nishliu, Madlion, Evan Rama, Kastro Zizo, Xhejsi Jorgaqi, Burn, Speya, Edmond Mancaku, 00 Genti, Joe Artid Fejzo, Mr.Elvis, Albmagji, Yje te Panjohur, Agim Poshka, Bertan Asllani, etj.etj. Ju ftoj ti ndiqni te gjithe cdo dite ne valet e +2..nuk kane ndryshuar...101.6 MhZ.

Si do jete MIA i sivjetem?

Prisni dhe do e shihni!

MIA mbahet si festival qe nuk leshon pe ne çwshtjen e origjinalitetit muzikor... Nga eksperienca e deritanishme, a mund të shitet “arti i mirë” në Shqipëri, apo tendenca drejt komercialitetit me çdo kusht është e vetmja alternativë?

Kush e ka thene qe “Arti i Mire”nuk pelqehet nga askush?(!) Mund te them se komercialiteti ekstrem i koheve te fundit nuk eshte më as i këndshëm per veshin. (qesh) Shqiptaret e kuptojne shume mire dicka te bukur! Thjesht ngaqe nuk po degjojme muzike te mire shume shpesh, veshi eshte edukuar me ato çka serviren.S’mund te fajesohet publiku per kete! Nese provojme te gjithe pak me shume, mendoj se mund te bejme nje ndryshim. Mendoj se shqiptaret jane te etur per muzike te mire shqiptare.

Vetë Besa ka pranuar ndonjëherë te bej nje kenge vetëm për hir të pagesës së mirë?

Kur ben kenge paguan; nuk paguhesh. Besoj se i hreferohesh kerkeses per koncerte me pas. Une jam ne nje moment qe kam deshire te ndjehem e plotesuar profesionalisht; keshtu qe ky “shqetesim” nuk ben pjese ne sirenat e mia. Pastaj kush ju ka thënë qe nuk fitoj mire? (qesh)

MIQTE / FAMILJA

“Frika ime me e madhe, te mos mundem te mbroj njerwzit qe dua”

Keni më shume miq apo armiq?

Egziston nje thenie “ Kur te urrejne njerez qe nuk i njeh do te thote qe je e famshme”.

Nuk e di. Shpresoj te mos jem ‘e famshme’ (Qesh)

Familja e Beses?

Qeliza me e dashur me e ngrohte e imja. Familja me normale; e njwkohesisht mee jashtezakonshme qe mund te gjesh.

Një ditë e zakonshme e Beses?

+2…Plot muzike & dashuri.

Një ditë e jashtëzakonshme?

Shuuume filma dhe gjume. (qesh)

Një gjë përballë së cilës ndiheni e pafuqishme?

Pasioni im per muziken

Çfarë ju lodh më shumë?

Pengesat artificiale, mungesa e sinqeritetit, telefoni celular.(s’kam te drejte??)

Çfare urreni me shume?

Genjeshtren.

Çfare doni me shume?

Jeten, familjen, mikun tim te zemres Eldi, muziken & +2-shin.

Nga kush merrni më shumë urime?

Familja

Nga kush merrni me shume kritika?

Familja dhe miqte

Frika më e madhe e Beses?

Te mos kem mundesi te mbroj me shpirt njerezit qe dua.

RAPORTI I BESES ME

TIRANËN…?

Pergjithesisht evitoj vendet komerciale

PRINDERIT?

Perveçse dashuror, tashme edhe shume miqesor

BURRAT…?

Burrat mund te jene miq te mire per femrat

GAZETAT…?

Mendoj se “Shekulli” do te jete gazeta e shekullit ne Shqiperi

TELEVIZIONIN…?

Black out….. une s’kam drita.. (QESH) .. shijoj vetem filma si ne kinema ashtu edhe ne televizion. Kam nje pasion te vecante per kinematografine.

PARANË…?

Avash avash po filloj te mesoj

PIJEN…?

Normale

DUHANIN..?...

Nga e dini ju? (Qesh)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT