Albert Vataj: “Mjerimi” të Cristóbal Rojas, thirrja e një shpirti që guxon të mos i dorëzohet dhimbjes
Në “La Miseria” Mjerimi, Cristóbal Rojas na fton të hyjmë në një dhomë ku koha si dimension i pulsimit të jetës ka pushuar së vërshuari, për t’u ngrirë në një çast, në një pluskim të hatashëm që na shtang përmes ngjyrave të ftohta dhe dritës së akullt që bie mbi kraharorin e zbuluar të gruas...


























