Është një etapë e detyruar. Të gjithë pak a shumë praktikojmë këto lloj puthjesh. Por fakti që këto janë puthje klasike nuk do të thotë t'i lëmë pas dore. Në qoftë se janë kaq të njohura dhe të praktikueshme sepse janë sensuale? Atëherë le të shfrytëzojmë rastin?!...
Burimet historike dëshmojnë se në epokën e hekurit territori i Shqipërisë banohej nga ilirët, një nga popullsitë e mëdha të Evropës së atëhershme, që shtrihej në gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Rreth fundit të shekullit XII ose fillimit të shekullit XI para erës sonë në territorin e tyre shfaqen për të parën herë objekte prej hekuri...
Ai ishte një njeri i mirë dhe kjo ishte gjithçka çfarë Darla Zumbuli kishte marrë në konsideratë, kur ajo u martua me burrin e saj, Eduart, në vitin 2001. Një punëtor i palodhur dhe me një ëndërr të qëndrueshme për të krijuar familjen, për të blerë një shtëpi dhe për të patur restorantin e tij...
Në fundin e shek. V p.e.sonë ilirët hynë në rrugën e zhvillimit skllavopronar. Në shekujt që pasuan e deri në pushtimin romak krahinat më të përparuara ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare, njohën zhvillimin e tyre më të lartë shoqëror e politik të pavarur. Urbanizimi intensiv i kësaj treve dhe zhvillimi që mori, për pasojë...
Mësoni, mësoni, mësoni dhe do të bëheni të arsimuar; dashuroni, dashuroni, dashuroni dhe do të bëheni të mëdhenj. Tomaseu. Në dashuri nuk është rritur askush. Eemarku...
Agnesa Vuthaj lindi më 8 shkurt 1986 në Istog. Ajo u zgjodh 2003 Miss Kosova dhe 2004 Miss Albania...
Prej disa ditësh, mund ta shohësh në oborrin e Teatrit Kombëtar por edhe në ndonjë lokal në shoqërinë e miqve të saj. E veshur me xhinse, me një bluzë të thjeshtë, e pa trukuar, për një çast nuk të shkon ndërmend...
Masa tejet të rrepta për punëdhënësit e vendeve anëtare të BE-së, që punësojnë klandestinë dhe bëjnë favorizime për këta të fundit, nëse denoncojnë raste të shfrytëzimit të rëndë ndaj tyre. Madje ndëshkimet do të jenë deri në ndjekje penale, ndaj punëdhënësve që punësojnë emigrantë të parregullt nga vendet jo anëtare të BE-së...
Patatja është shumë e pasur me karbohidrate (sheqer në trajtën e amidonit) dhe me lëndë azotike (proteina), me vitamina dhe kripëra minerale, etj. Siç dihet, karbohidratet (sheqernat) janë burimi kryesor i vlerës energjetike që ka nevojë njeriu...
Dhembet e qumeshtit jane gjithsej njezet. Dhembet e pare dalin perafersisht pas muajit te gjashte te jetes, ku se pari dalin dhembet e poshtem preres. Te gjitha dhembet e qumeshtit dalin perafersisht deri ne moshen 3 vjeçare...
Në periudhën antike treva që nga malet e Llogarasë dhe të Kudhësit me rrjedhjen e mesme të Vjosës në veri dhe deri në gjirin e Ambrakisë dhe në kufijtë e Etolisë në jug, që nga malet e Pindit në lindje e deri tek brigjet e detit Jon në perëndim, përbënte një njësi gjeografike-politike më vete të formuar historikisht dhe të njohur me emrin Epir...
Vjen një çast në jetën e çdo vajze kur ajo nuk është më e kënaqur nga pamja e vet. E nëse ndokush mund të mendojë se kjo nuk mund të ndodhë kurrsesi me biondet (thuhet se janë të preferuarat e meshkujve!), ka ardhur koha të ndërrojë mendim...
Në historiografinë moderne është bërë zakon që shtetin ilir të mesit të shek. III ta quajnë shteti ardian. Studiuesit që e pagëzuan me këtë emër ia atribuojnë formimin e këtij shteti fisit të ardianëve. Sipas tyre, ky fis, i shtyrë nga keltët që vinin nga veriu u bart gjatë shek. IV në bregun e djathtë të Naronës, përballë ishullit Far, në jug të dalmatëve; pa i braktisur këto krahina, aty nga mesi i shek. III p.e.sonë në kohën e sundimit të Pleuratit, atit të Agronit, ardianët zbritën gjatë bregdetit deri thellë në jug...
Mbretëria Dardane doli në skenën historike në shek.IV p.e.sonë dhe u bë një prej faktorëve relevantë, politikë dhe ushtarakë në Evropën Juglindore gjatë shekujve III-I p.e.sonë Shteti i Dardanisë, duke i bërë sfidë dominimit romak për një kohë të gjatë, ra nën pushtetin e Perandorisë Romake. dhe iu bashkangjit Provincës së Mezisë së Epërme (Moesia Superior) në vitin 44 e.sonë...
Luftërat e gjata të shtetit ilir dhe atij maqedon ishin bërë pengesa më e fuqishme kundër pushtuesve romakë. Thyerja e këtyre dy fuqive më të rëndësishme në Ballkan i kishte hapur Romës rrugën për të vazhduar më tej politikën e saj ekspansioniste në këtë gadishull dhe më tej në Lindje. Në shekullin II p.e.sonë dhe në shekujt që pasuan, Roma i shtriu luftërat e saj pushtuese edhe mbi krahinat e tjera të Ilirisë së brendshme dhe të asaj veriore...
Shteti romak si gjatë luftërave, ashtu edhe pas mbarimit të tyre u mor me organizimin administrativ të viseve të pushtuara, të cilin e kreu në disa etapa dhe me ndryshime sipas koniunkturave që krijoheshin herë pas here dhe në pajtim me mundësitë që kishte vetë shteti romak. Qëllimi kryesor i organizimit administrativ të Ilirisë, ka qenë përforcimi i pushtetit romak, me anë të të cilit do të kalohej në një administrim e shfrytëzim më racional e sistematik të provincave ilire...
Përleshja me vezë dhe miell ka ndarë edhe këtë herë maturantët e Tiranës me njëri-tjetrin, mësuesit dhe shkollën. Tradita që ka nisur prej disa vitesh (e huazuar nga të rinjtë amerikanë) e të laparosurit me ushqime, pas gjimnazit “Petro Nini Luarasi” ka përfshirë edhe shumë shkolla të tjera të mesme të kryeqytetit. Por në disa shkolla kësaj shfaqjeje i janë shtuar edhe elementë të tjerë si salca e domateve apo dhe grisja e librave në oborrin e shkollës dhe në fund nuk kanë munguar as zëniet me kalimtarët e rastit dhe marrjet në polici të të rinjve...
Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë, më 395, trevat iliro-shqiptare hynë në përbërje të Perandorisë Bizantine, siç quhet zakonisht pas kësaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik të kryeqytetit të saj, Bizant, që për nder të Konstandinit të Madh u quajt Konstandinopojë.
Është një numër mjaft i konsiderueshëm të rinjsh shqiptarë (nuk dihet me saktësi se sa), që studiojnë, jetojnë dhe punojnë në Itali. Të larguar gati në mënyrë masive më së shumti gjatë 10-vjeçarit të fundit nëpërmjet aplikimeve nëpër fakultetet italiane, tashmë ata janë shpërndarë në të gjitha qytetet universitare të të gjithë Italisë. I gjen kudo. Në çdo fakultet italian, në çdo universitet nga ato private deri tek më të rëndësishmit si “La Sapiensa” apo “La Catolica”, nga Siçilia deri në Trentino e Vale Da Osta...
Shekulli XI solli ndryshime thelbësore në strukturën e brendshme ekonomiko-shoqërore të Perandorisë Bizantine si dhe në marrëdhëniet e saj me botën e jashtme. Hipja në fron e perandorit Aleksi I Komneni (1081-1118), shënon ardhjen në fuqi të aristokracisë ushtarake. Fillon epoka e artë e feudalizmit ushtarak, që karakterizohet nga ekspansioni...
Faqe 239/245: « :: ...
236 237 238 239 240 241 242 ...
:: »