Shteti romak si gjatë luftërave, ashtu edhe pas mbarimit të tyre u mor me organizimin administrativ të viseve të pushtuara, të cilin e kreu në disa etapa dhe me ndryshime sipas koniunkturave që krijoheshin herë pas here dhe në pajtim me mundësitë që kishte vetë shteti romak. Qëllimi kryesor i organizimit administrativ të Ilirisë, ka qenë përforcimi i pushtetit romak, me anë të të cilit do të kalohej në një administrim e shfrytëzim më racional e sistematik të provincave ilire...
Përleshja me vezë dhe miell ka ndarë edhe këtë herë maturantët e Tiranës me njëri-tjetrin, mësuesit dhe shkollën. Tradita që ka nisur prej disa vitesh (e huazuar nga të rinjtë amerikanë) e të laparosurit me ushqime, pas gjimnazit “Petro Nini Luarasi” ka përfshirë edhe shumë shkolla të tjera të mesme të kryeqytetit. Por në disa shkolla kësaj shfaqjeje i janë shtuar edhe elementë të tjerë si salca e domateve apo dhe grisja e librave në oborrin e shkollës dhe në fund nuk kanë munguar as zëniet me kalimtarët e rastit dhe marrjet në polici të të rinjve...
Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë, më 395, trevat iliro-shqiptare hynë në përbërje të Perandorisë Bizantine, siç quhet zakonisht pas kësaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik të kryeqytetit të saj, Bizant, që për nder të Konstandinit të Madh u quajt Konstandinopojë.
Është një numër mjaft i konsiderueshëm të rinjsh shqiptarë (nuk dihet me saktësi se sa), që studiojnë, jetojnë dhe punojnë në Itali. Të larguar gati në mënyrë masive më së shumti gjatë 10-vjeçarit të fundit nëpërmjet aplikimeve nëpër fakultetet italiane, tashmë ata janë shpërndarë në të gjitha qytetet universitare të të gjithë Italisë. I gjen kudo. Në çdo fakultet italian, në çdo universitet nga ato private deri tek më të rëndësishmit si “La Sapiensa” apo “La Catolica”, nga Siçilia deri në Trentino e Vale Da Osta...
Shekulli XI solli ndryshime thelbësore në strukturën e brendshme ekonomiko-shoqërore të Perandorisë Bizantine si dhe në marrëdhëniet e saj me botën e jashtme. Hipja në fron e perandorit Aleksi I Komneni (1081-1118), shënon ardhjen në fuqi të aristokracisë ushtarake. Fillon epoka e artë e feudalizmit ushtarak, që karakterizohet nga ekspansioni...
Giulio Andreotti, i lindur në Romë, më 14 janar të vitit 1919, është një ndër politikanët italianë më të njohur të periudhës së pasluftës, shkrimtar dhe gazetar, eksponent i partisë Demokracia Kristiane (DC). Të përmbledhësh jetën e tij është një punë e vështirë dhe e bollshme, qoftë për harkun kohor që ajo përfshin, qoftë edhe për sasinë e eksperiencave që një ndër figurat më të vjetra të politikës italiane është në gjendje të na ofrojë...
Me thyerjen përfundimtare të ushtrive anzhuine në Berat më 1281, Perandoria Bizantine e rivendosi edhe një herë autoritetin e vet në Shqipëri, por kontrolli i saj kufizohej tani në një zonë më të ngushtë në krahasim me fundin e shek. XII. Në krahun verior bizantinët morën Durrësin dhe Krujën, por nuk arritën të shtriheshin më tutje. Atë kohë mbreti serb Stefan Uroshi II Milutin (1282-1321) kishte nisur një mësymje në front të gjerë në gjithë vijën Mat-Ohër...
Lindja dhe zhvillimi i fisnikërisë shqiptare të tokës u krye në kushte specifike nëpërmjet veprimit të shumë faktorëve kontradiktorë. Së pari, në kushtet kur vendi mbeti përgjatë gjithë kohës nën sundimin e perandorive e të mbretërive të huaja, kuptohet që procesi i rritjes së klasës feudale shqiptare mbartte kufizimet e veta drejt arritjes së një fizionomie të plotë nacionale të saj...
Kompleti që duhet të zgjidhni duhet të jetë Superseksi! Ja cila është fjala kyç për të përshkruar veshjen intime për çdo festë. Çdo femër në një festë duhet të ndjehet seksi, sensuale, dhe e papërballueshme...
Osmanët ishin pasardhës të turqve oguzë. Këta u shpërngulën si tribu nga Azia Qendrore dhe u vendosën në Anadoll në fund të shek. XI, pas disfatës së rëndë ushtarake që turqit selxhukë i shkaktuan Perandorisë Bizantine (1071), së cilës i morën pjesën më të madhe të zotërimeve që kishin në Azinë e Vogël...
Emigrantet te cilet per nje arsye apo per nje tjeter nuk jane te siguruar nga skema e sigurimit te detyrueshem, do te kene te drejten e sigurimit vullnetar. E gjithe kjo procedure eshte e vlefshme per te gjithe emigrantet te cilet kerkojne te perfitojne pension te plote apo te pjesshem, nderkohe qe kane mjaft vite pune ne vend...
Gjergj Kastrioti lindi rreth vitit 1405. Ishte fëmija i parafundit në familjen me shumë fëmijë të Gjonit e të Vojsavës. Këta kishin katër djem (Stanishën, Reposhin, Konstandinin e Gjergjin) dhe pesë vajza (Marën, Jellën, Angjelinën, Vlajkën e Mamicën)...
Historia e Shqipërisë nën sundimin osman gjatë shek. XVI-XVIII ka qenë trajtuar, si pjesë e tretë e vëllimit të parë të Historisë së Shqipërisë, botuar në Tiranë në vitin 1959, shkruar nga një grup autorësh. Në vitin 1972 u botua si dispensë (Pjesa III e vëllimit të parë), tekst për studentët e universiteteve të vendit, e shkruar nga Selami Pulaha dhe Stavri Naçi...
Pas viteve 90’ me renien e rregjimit totalitare shqiptaret konfrontohen me fenomenin e emigracionit masiv jashte kufijve shqiptare drejt nje realiteti krejtesisht te ri. E rendesishme qe vetem te ikje drejt nje bote ‘ndryshe’qe per vite me rradhe ishte e paprekshme dhe e mohuar per shqiptaret...
Senati amerikan hapi dje debatin për projektligjin e reformës së debatueshme të imigracionit. Senatorë me influencë për këtë çështje dhe Shtëpia e Bardhë po përpiqen me këmbëngulje për të realizuar miratimin e ligjit dypartiak në Senat para fundit të këtij muaji. Por afati kohor është i papërcaktuar dhe kritikët në Senat thonë se projektligji ka të meta të mëdha...
Zgjerimi i Perandorisë Osmane, pas pushtimeve të realizuara në shek. XV, bëri të nevojshëm ndryshimin e organizimit të saj shtetëror. Për ta vënë atë mbi baza më të qëndrueshme administrative e juridike, gjatë mbretërimit të sulltan Sulejmanit II (1520-1566), të njohur me emrin Ligjvënësi (kanuniu), u krye një organizim i ri i shtetit dhe u rishikuan e u plotësuan ligjet ekzistuese me urdhëresa të tjera në përshtatje me kushtet e reja, me synim që të arrihej në radhë të parë centralizimi i pushtetit në duart e sulltanit...
Vendosja e sundimit osman në tokat shqiptare u shoqërua me ndryshime të thella jo vetëm në fushat politike, shoqërore dhe ekonomike, por edhe në strukturën fetare të popullsisë. Përkatësia e krishterë e shqiptarëve (pjesërisht në ritin ortodoks dhe pjesërisht në atë katolik) filloi të cenohej në dobi të përhapjes së islamit, fe zyrtare e shtetit osman...
Si në të gjithë Perandorinë Osmane, edhe në tokat shqiptare, gjatë shek. XVIII e sidomos në gjysmën e dytë të tij, filloi të mbizotëronte një situatë e re, e cila solli zhvendosje të rëndësishme në raportin e forcave ekonomiko-shoqërore dhe politike të vendit...
Pas shpërnguljes së arbëreshëve për në Greqi dhe në Itali (shek. XV), fjalët e dikurshme Arbën/Arbër, (i) arbënesh/arbëresh dhe arbënisht/arbërisht, në vetë trojet shqiptare erdhën e u zëvendësuan dalëngadalë me fjalët shqip, shqip-tar dhe Shqip-ëni/Shqip-ëri. Nga këto më herët dokumentohet fjala e parme shqip...
Rilindja Kombëtare Shqiptare, së cilës i kushtohet vëllimi i dytë i Historisë së Popullit Shqiptar, është shkruar nga këta autorë: Kreu I është shkruar nga prof. Stefanaq Pollo dhe është ripunuar e është plotësuar nga prof. dr. Kristaq Prifti. Kreu II është shkruar nga prof. dr. Kristo Frashëri...
Faqe 240/246: « :: ...
237 238 239 240 241 242 243 ...
:: »