Mendime
BDSH: Politika e diskriminimit racial në Maqedoni- katalizator i destabilizimit të Ballkanit
E hene, 29.06.2009, 09:15 PM

Në prag të Raportit të ri të BE-së për Maqedoninë
Politika e diskriminimit racial në Maqedoni- katalizator i destabilizimit të Ballkanit
Përpjekja për të paraqitur “Ballkanin si jostabil për shkak të formimit të shteteve të reja dhe minoriteteve” janë përpjekje të kota të Gjeorgje Ivanov dhe diktatorëve tjerë të VMRO-së për të përmbysur perspektivën shkak/pasojë.
Përkundër asaj se Maqedonia u bllokua në rrugën e anëtarësimit në NATO autoritetet e Shkupit shprehin kënaqësinë e tyre që ky bllokim u bë për shkaqe që lidhen me divergjenca jashtë kontekstit të brendshëm politik të Maqedonisë. Angazhimet diplomatike për të gjetur konsensus me Greqinë lidhur me emrin e këtij shteti kanë inkurajuar qarqet antidemokratike të Shkupit që të dalin me kërkesa të hapura për integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike pa plotësuar asnjë nga kushtet që kanë të bëjnë me funksionimin demokratik të shtetit që mbështetet mbi vlerat euro-amerikane.
Kërkesat e tilla janë shtuar sidomos para përpilimit të Raportit të ri të BE-së për Maqedoninë.
Kërkesa e Ivica Bocevski, Zëvendëskryeministërit për Çështje Evropiane, që rruga e Maqedonisë drejt BE-së të mos kushtëzohet me plotësimin e kritereve të Kopenhagës dhe kërkesa e Gjeorgje Ivanov, Presidentit të Maqedonisë, që diplomacia botërore të mos i vë kushte të reja Maqedonisë për integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar dhe ta lënë që për emrin e ri të shtetit të vendos populli përmes referendumit paraqesin kërkesa për të përjetësuar diskriminimin racial kundër shqiptarëve nga Maqedonia.
Përpjekja për të paraqitur “Ballkani si jostabil për shkak të formimit të shteteve të reja dhe minoriteteve” janë përpjekje të kota të Gjeorgje Ivanov dhe diktatorëve tjerë të VMRO-së për të përmbysur perspektivën shkak/pasojë.
Lindja e shteteve të reja, në Ballkan apo kudoqoftë në botë, ka ndodhur dhe do të ndodhë për shkak të trajtimit joadekuat të “minoriteteve” nga shtetet, të dhunës dhe formave të ndryshme të diskriminimit.
Maqedonia, e udhëhequr nga diktatura e VMRO-së dhe e shërbëtorëve të ndryshëm partiak shqiptar është shteti që më së shumti rrezikon paqen dhe destabilizon Ballkanin.
Diskriminimi i shqiptarëve në këtë shtet ka marrë përmasa shqetësuese dhe situata është tejet e rrezikshme. Politika antishqiptare e Maqedonisë që karakterizohet me vrasjet, plagosjet, maltretimet, proceset e montuara gjyqësore, heqja e përdorimit të simboleve të identitetit kombëtar, diskriminimi në punësim, diskriminimi në investime dhe forma të ndryshme të diskriminimit racial me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Maqedoni është katalizatore e destabilizimit të vendit dhe Ballkanit.
Lufta kundër diskriminimit racor, kundër diskriminimit etnik, kundër diskriminimit gjinor dhe kundër të gjitha formave të diskriminimit kërkon një angazhim kolektiv të të gjithë demokratëve të mirëfilltë. Këtu dhe në botë !
Bashkimi Demokratik Shqiptar përshëndet të gjitha deklaratat e përfaqësuesve të demokracive perëndimore që insistojnë në respektimin e tërësishëm të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe heqjen e të gjitha formave të diskriminimit në këtë shtet.
Bashkimi Demokratik Shqiptar ka bindjen e fortë se pa heqjen e diskriminimit racial kundër shqiptarëve dhe realizimin e të drejtave kombëtarë dhe demokratike të shqiptarëve rruga e Maqedonisë për në institucionet euro-atlantike do të jetë e mbyllur!
Bashkimi Demokratik Shqiptar
29 Qershor 2009
Tetovë
Komentoni
Artikuj te tjere
Isa Mulaj: Shkrimi tendencioz i Joel Simon-it mbron krimet e BIRN-it
Xhelal Ferizi: Arabizimi i Kosoves
Halit Bogaj: Disa muaj pas vdekjes së Presidentit
Si po spekulohet me përmendoren e Nenës Terezë ne Graz te Austrisë
Naser Aliu: Puthja e fundit (II)
Ylli Polovina: Çmimi për Kadarenë, mos ishte mesazh?
Sulejman Gjana: T'i ngrejmë lart vlerat e Kombit?
Suzana Kuqi: Ju lutem kujdes me votën time!
Agron Tufa: Vota për Kombin
Shkrimi i 15 vjeçarit për Autostradën Durrës-Prishtinë që fitoi audiencën ndërkombëtare
Gaztori Erion Veliaj, gëlbaza shpifëse e Edi Ramës kundër të majtës shqiptare
Kerin Hope: Autostrada spektakolare
Hysen Ibrahimi: Telegram Urimi - Kryeministrit, Prof.Dr. Sali Berisha
Deklaratë nga Federata Panshqiptare “Vatra”
Kastriot Lleshi: Populli është sovrani, ai do t'i gjykojë
Lavdrim Lita: Neda, Ahmadinejad dhe Fotografia
Kush e vrau Bardhyl Ajetin?
Ralf Gjoni: Tre mesazhet e “foshnjërisë” politike
Augustin Palokaj: Dita D e Kosovës
Blendi Fevziu: Unë jam sot në Teheran!