E shtune, 27.04.2024, 07:53 PM (GMT+1)

Mendime

Si po spekulohet me përmendoren e Nenës Terezë ne Graz te Austrisë

E diele, 28.06.2009, 01:14 PM


Këshilli Qendror  -Graz   21.06/2009

Ka një vit qe kur qyteti i Grazit te Austrisë dha sinjalin e gjelbër për ngritjen e shtatores se Nenës Terezë,dëshirë e kahmoteshme e diasporës Shqiptare . Si propozim u dha vendi   Schlossberg plate ne Graz te Austrisë.

Ketë realizim e përkrahen te gjithë bashkatdhetarët dhe muaren përsipër organizimin për financimin e këtij projekti me rendësi Kombëtare. Ne Graz _24.02./09 formua këshilli Qendror ne përbërje nga shumë aktivist nga te gjitha Lendet  e Austrisë.

Këshilli Qendror përbëhej prej këtyre anëtareve:

Burhan Loder (Graz-Steiermark –zëvendës kryetar),Prek Brahimi (Graz – Steiermark,edhe Kryetar i këshillit Organizativ),Nikoll Gjini (Graz-Shtejermark),Ferat Ferati (Graz- Steiermark),Gzim Krasniqi(Graz-Steiermark),Martin Marku (Graz Steiermark),Hamdi Rama (Salzburg),Shkelzen Pnishi (Wjen), Pashk Pernoka (Insbruk-Bregenz), Mark Dema (Hartberg), si dhe aktivist :Zef Ndrecaj, Pal Gjini, etj.  Ketë insiativ e përkrahu edhe Misioni Katolik Shqiptar (Wjen)dhe  Bashkësia Islame Shqiptare (Graz).

Por pas te gjitha aktiviteteve te ndërmarra dhe punës se palodhshme te diasporës Shqiptare  se shpejti c,do gjë përfundoi ne mënyrën me te erret. Kryetari i vete emëruar Martin Marku mori monopolin duke luajtur lojën me çnjerëzore  atë te përfitimit personal dhe përkundër rregullores 29.04/09 te cilën vet e votoi , ku nga gjashte pikat kryesore qëndronte:

-         Aksioni ka karakter gjithë Kombëtar

-         Kontoja qe me par ishte dedikuar shoqatës nen Tereza te shndërrohet ne Konto dedikuar financimit te Shtatores dhe mbyllet me përfundimin e saj.

-         Te gjitha veprimet, organizimet, dhe tenderimet bëhen nga Këshilli Qendror.

      -    Njeherit u zgjedhën tre përgjegjës për Konto (Gzim Krasniqi, Bujar  ......    dhe Vet       Martin Marku.

      - Njeherit tre përgjegjësit e kontos për te gjitha japin llogari para Këshillit Qendror

Por si shkoi puna me tutje ?

Martin Marku veproi gjithë prapa shpine te këshillit , duke e injoruar atë për qëllime te caktuara te përfitimit. Këshilli pati vërejtje gjate gjithë kohës dhe sidomos , ne shpalljen e ofertës ne revistën “Kleine Zeitung” ku ai beri gjestin ma skandaloz duke shkruar –Citoi “Mutter Tereza, Geboren in Skopije “ askund e asnjë fjali as qe thuhej se ishte Shqiptare. Pastaj ne ofertën e tij nga një Skulptor nga Kosova ku nuk figuronte as emër as mbiemër, por vetëm Çmimi  47000 €  pa e njoftuar asnjë anëtar te Këshillit Kjo ishte  e pa pranueshme për Këshillin dhe dëmtonte rend bashkatdhetarët ,dhe këshilli Qendrore  ofroi një ofertë tjetër atë te Firmës  “Steinmetzmeister –Häfele” me qendër  Grac- Stutgard me çmimin 28 € te cilën me kembngulesi nga ter anëtaret e Këshillit vetëm Martin Marku e refuzonte.

Pastaj ne Organizmin e Koncerteve për te cilat Këshilli kishte  vendos te jen Humanitare nga  këngëtaret qe u paraqiten edhe falas te kontribuonin ne ketë drejtim. Ai ne te kundërtën mur Gjyste Vulen ,me çmim marramendës gjë qe i shkaktoi dëme financiare fondit. Lojën e paskrupullt Martinë Marku e përdori vetëm  pasi shpërndau te gjitha fletëpagesat  dhe numrin e zhirllogaris.  Ai me pas një nga një i përjashtoi tre nga anëtaret e këshillit Qendrore dhe pse ne rregullore atë kishte te drejt ta bënte vetëm Këshilli Qendror.

 Por  e keqja nuk përfundoi aty , aj pasi veç grumbulloi ne emër te këshillit me se 7000 € ne konto, ai dy herësh tërhoqi nga kontoja te holla pa konsultim me asnjë anëtar te kryesisë , dhe pasi ju tërhoq vërejtja  se kështu nuk do te luhet, aj ne bankë i hoqi  dy nga përgjegjësit  e Kontos,  duke e kthyer konton prapë shoqatës e cila nuk disponon as pesë anëtar dhe te cilën e përdor ai vetëm si mbulesë ,për përfitime personale .

Këshilli Qendror duke u gjet ne një situate te tillë u takua me se pesë herë dhe assesi te gjej zgjedhje dhe aksionin ta vej ne binar te duhur.

Ne mbledhjen e fundit 21.06.02  Këshilli Qendror  mur vendim qe përfundimisht te jep dorëheqje nga Aksioni për ndërtimin e kësaj Shtatore,dhe atë për dy arsye:

   1. Qe te mos njolloset emri i nenës Terezë humanistja e madhe e jon Shqiptare dhe te mos spekulohet me emrin e saj kur ne presim Shenjtërimin e saj.
   2. Dhe te mos dalim me maliverzimet tona para opinionit Austriak qe te mos ndikojmë ne imazhin e Popullit ton:

Këshilli qendror njeherit përmes mjeteve te informimit vendosi qe ti njoftoi Bashkatdhetarët , se pari ata ne Austri, por edhe ata ne  diasporën ,me sa vijon. Ne me përgjegjësin ton morale dhe Kombëtare nuk qëndroim, dhe nuk lejojmë maliverzime te tilla, prandaj Aksioni për grumbullimin e financimit te këtij projekti është i përfunduar. Ne Lusim Bashkatdhetarët dhe c,do njeri qe ka kontribuar ti tërheq te hollat e veta ne mënyrë individuale ,ashtu siç do te bejm edhe ne. Për te gjitha këto mund te vini ne kontakt te drejtpërdrejt me Martin Markun ,me ketë nr tel : 0650/9620717 dhe Email :martinmarku@hotmail.com,nga se aj dhe vetëm aj mund te ju përgjigjet për  spekulim e tij.

Këshilli qendror njeherit unanim ishte ne konkludimin   se Nenës Terezë nuk i duhet një përkujtimore e tillë,dhe turpi i spekulimit bie vetëm mbi Martin Markun ,ajo nuk e meriton një spekulim te tillë qe behet ne emër te Shtatores se saj. Njeherit  Këshilli qendror nuk jep përgjigjeje për manipulimet e mëtutjeshme qe do te bëhen ne vazhdimësi. Pasi qe dihet shumë mirë se Martin Marku te gjitha ndihmat qe ka dërguar ne Kosovë dhe Shqipëri ,për hir të  tatimit i dërgon ne emër te Nenës Terezë, ndërsa ato ne Kosovë dhe Shqipëri janë shitur dhe me  përfitime private te tij, dhe përkujtojmë se ato  janë mbledh dhe ngarkuar nga bashkeatedhetaret tanë.

Këshilli qendror ju drejtohet ter bashkeatedhetareve por edhe gjithë Shqiptareve ne trojet etnike qe mos te bin pre e maliverzimev te tij ne ofertat qe bën ai sikur është rasti me disa anëtar te kuvendit komunal te Gjilanit ku pos tyre ka përfituar edhe daljen e disa tjerëve ne perëndim dhe atë me çmime te majme qe është drejtpërdrejt trafikim njerëzor me përfitime private .Lusim edhe arqipezhvin e Kosovës dhe zotin Donë Lush Gjergji te reagojnë sa me par sepse askush s’ka te drejte te luan me Emrin dhe nderin e nenës Terezë , dhe ta ndërpresin ketë  spekulim te turpshëm.

Lusim c,do bashkatdhetar sidomos ata nga  Grazi dhe an e mban Austrisë te distancohen nga ky njeri qe me gjera te tilla jeton gjate gjithë kohës dhe mos te bin ne Gracka te tilla.

Këshilli Qendror falënderon te gjithë bashkeatedhetar  nga gjitha Lendet për besimin e dhen dhe njeherit shpreh keqardhje për ketë keqpërdorim por qe te ju mbesim besnik atyre ne assesi s,do te mbesim pjesë e tij.

Këshilli Qendror GRAZ 21.06. 2009.


(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora