E diele, 28.04.2024, 08:06 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Disa muaj pas vdekjes së Presidentit

E diele, 28.06.2009, 01:37 PM


DISA MUAJ PAS VDEKJES SË PRESIDENTIT

Nga Halit Bogaj

U bënë disa muaj nga vdekja e liderit karizmatik të Kosovës, me emrin e të cilit  është e lidhur Pavarësia aq gjatë e pritur e vendit tonë.U bënë disa vjet nga vdekja e njeriut më të  shquar të Kosovës i cili sikur ishte ndonjë profet i  zgjedhur nga Perëndia për ta parashikuar të ardhmen e ndritur të popullit të tij të dashur.Vdiq njeriu i  cili me votën e lirë të popullit  u  zgjodh disa  herë kryetar të këtij vendi.Vdiq njeriu i  cili  gjatë tërë jetës së tij frymoi dhe veproi bashkarisht me të gjithë ne për t’i arritur qëllimet tona fundamentale për Kosovën e lirë nga okupuesi ynë i pashpirtë sllavoortodoks.Vdiq njeriu më i dashur i  trojeve tona për të na lënë të vetmuar, por duke e arritur vizionin e tij madhështor dhe ëndrrën tonë gjithëkombëtare  për një të ardhme më të lumtur për ne dhe për gjeneratat që do të vinë pas nesh, për të jetuar të lirë pikërisht në atë vend të cilin dr.Rugova e kishte pagëzuar’’Dardania antike’’.Vdiq njeriu ynë kolosal i cili hapi shumë dyer nëpër kancelaritë më të  fuqishme evro-perëndimore dhe në  vendin e shenjtë/SHBA/ të cilat e shpëtuan këtë popull nga gjenocidi dhe shfarosja definitive nga hegjemonia e pangopur serbe.

Dr.Rugova ishte i vetmi njeri nga populli i lashtë i cili lidhi ura miqësie të përjetshme  me mbarë botën demokratike dhe me burrështetas eminentë të cilët e admironin rrugën e tij paqësore e cila do të rezultonte me suksese të sigurta.Ai nuk çmohej kot si një lider i urtë dhe si’’Gand i Ballkani’’, ngase ishte thuajse utopike që një njeri i tillë aq i madh të gjendej në rajonin tonë të trazuar në të  cilin disa nga  të tjerët ishin të etur vetëm për gjak njeriu, duke bërë luftra të shumta absurde.

Për politikën e tij paqësore, të  durueshme dhe largpamëse, ai shpeshherë u dekorua edhe me çmime të ndryshme në nivelet qeveritare dhe joqeveritare.Se kush ishte në të vërtetë dr.Rugova, e tregon edhe numri shumë i madh i mërnjohjeve të tilla por edhe pjesmarrja shumë masive e njerëzve në varrimin e tij, duke hyrë aty edhe Havier Sollana në emër të Unionit evropian.Vdekja e Presidentit tonë ishte një humbje e pakompenzuar për të gjithë ne por edhe një konfirmim autentik për të treguar vlerat e tij njerëzore dhe shtetërore për shumë e shumë njerëz paqedashës nga të gjitha meridianet e Globit tokësor.Emri i tij u bë sinonim i lirisë, demokracisë dhe prosperitetit tonë si popull me aftësi të sigurta shtetformuese të cilat i treguam gjatë udhëheqjes disa vjeçare nën okupim nga Presidenti ynë i shtrenjtë.Pikërisht atëherë ne i dhamë provimet tona jetësore se dinim ta çmonim njeriun tonë të duhur edhe në kohrat më të vështira.Emri dhe autoriteti i tij kishte arritur shumë larg dhe në të gjitha vatrat liridashëse të popujve të robëruar të cilat dëshironin që në gjirin e tij ta kishin një president të tillë siç ishte i yni..Na kujtohet një rast kur një komandant çeçen shprehte simpati të mëdha për Kosovën dhe liderin e saj.

Atë e adhuronte pjesa dërmuese e popullit , natyrisht përveç atyre që kishin bindje dhe orientime të tjera të cilat buronin apo burojnë nga lakmia e madhe për pushtet dhe për interesa të ngushta personale, por kishte edhe të tillë që ia kishin inat pse nuk ishin në vendin dhe në majën e piramidës së tij.

Atë e çmonte, e donte dhe e adhuronte edhe udhëheqësia aktuale në Shqipëri, por edhe shumë të tjerë nga opozita, ngase ishin të bindur në karizmën që kishte krijuar Rugova me vite të tëra dhe me mundime të mëdha sizifiane, për ta arritur qëllimin final të shtetit të tij.

Edhe atëherë kur e shihte se në Kosovë vepronin  disa forca të dëmshme dhe destruktive, ai ishte në gjendje të pajtohej me njerëzit e tillë dhe t’ i ftonte ata në një qëllim dhe ideal shumë më të lartë për të cilin kishin luftuar të gjithë që i  thonin vetes shqiptarë.Më vonë dukej se personalitetin e tij poliedrik e kishin kuptuar edhe disa nga kundlrshtarët e tij më të dalluar, përveç dy tre vetëve që/për turpin e tyre/ edhe përsëvdekuri donin ta linçonin, natyrisht me fytyrat e tyre të humbura qysh moti.

Dr.Rugova ndonjëherë dukej se e tepronte në kërkesën e tij të përhershme, por atë  ia bënte të njohur çdo delegacioni botëror edhe çdo burrështetasi që shkonte në rezidencën e tij në Velani.Ndonjëherë atë kërkesë dhe atë fakt të gjallë, ua përkujtonte edhe armiqve më të  dëshmuar të  Kosovës, përkatësisht miqve të Serbisë, duke u thënë atyre’’Se Pavarësia e Kosovës nuk kishte alternativë dhe sa më shpejt që do të pranohej ajo aq më shpejt do të  qetësohej rajoni’’, një moto kjo të cilën e thonin vazhdimmisht edhe diplomatë të shumtë dhe miq të vendit tonë.

Me personalitetin e tij të njohur ai na bëri krenarë që jemi shqiptarë dhe na i trasoi të gjitha shtigjet drejt civilizimit evropian, në të cilin qysh moti e kishte vendin populli ynë i shpërndarë në pesë shtete. Përmes tij arritëm të bënim emër  dhe vend kudo që ishim, këtu dhe në diasporë, duke u plotësuar edhe lutja e tij që shtetet ku ishim si azilantë të kishin mirëkuptim më të madh për njerëzit tanë ngase ata e kishin lëshuar atdheun nga dhuna dhe terrori i paduruar i okupatorit tonë  të egër dhe të pakompromis.Dhe duket se ata e kishin kuptuar si duhet lutjen e Presidentit tonë, prandaj edhe na ndihmuan sëtepërmi që bijt dhe bijat tona të strehoheshin në vendet e tyre dhe t’u ndihmonin edhe familjeve të veta  për të ekzistuar në kohrat më të pamëshirshme kur në mënyrë sociale rrezikohej qenja jonë kombëtare dhe kur armiku tentonte të na ndalonte edhe bukën e gojës, vetëm që ta pranonim nënshtrimin , çka nuk e bëri kurrë ky popull aq shumë i vuajtur, por nën  udhëheqjen brilante të liderit të vetë më të dashur..

Ai arriti  që në Kosovë/edhe para lufte/ të sillte shumë njerëz që ta shihnin përsëafërmi gjendjen e krijuar pas okupimt klasik të Serbisë, duke i bindur ata se Kosova vërtet ishte një ferr i madh në  zemër të Evropës dhe se ishte e puamundur që ajo ta vazhdonte një jetë të tillë aq të padurueshme.Ndaj edhe filloi edhe rrezistenca jonë e armatosur e cila duhej të lindte gjithsesi në shenjë revolti dhe harrese të Kosovës në Dejton dhe në konferenca tjera të ngjashme ku kërkohej që armiku ynë të merrte vesh në mënyrë të civilizuar!!!

Presidenti ynë, me durimin e tij biblik bëri mrekullira të shumta në  disa drejtime.Ishte komunikativ, i afërt, i përzemërt dhe mikpritës me delegacione të ndryshme që shkonin tek ai për ta vizituar dhe për të biseduar për të ardhmen tonë.U tregonte atyre se e kaluara e hidhur e Kosovës duhej të mbetej relikt i kohrave dhe botëkuptimeve të vjetëruara të cilat shkaktuan mijëra viktima në  trojet ish jugosllave.Ishte thellësisht i bindur, e që e tregoi edhe koha, se e ardhmja e lumtur e popullit tonë do të bëhej realitet.E dinte fare mirë se Ballkani do të rregullohej sipas modelit  evro-amerikan ku gjithsesi do të integrohej edhe’’Dardania e tij antike’’ me popullin e saj liridashës dhe me emrin e presidentit të saj jetik.Prandaj nuk ishte e rastit kur i madh Eliot Engëll, me rastin e një vizite që e bëri në Parlamentin e Kosovës, u shpreh’’Se Ibrahim Rugova, ashtu si edhe Xhorxh Uashingtoni në SHBA, do të jetë Presidenti i parë i shtetit demokratik të  Kosovës’’.Kishte edhe zëra mohues në Parlament- që Rugova të krahasohej me Xhorxh Uashingtonin, por ata mbetën të vetmuar dhe jehonëshkurtër, ngase me rastin e vdekjes u pa më së miri se kush kishte qenë Dr.Rugova dhe çfarë nderime iu bënë atij në përcjelljen e tij të  fundit.

Presidenti ynë ishte një njeri që fitoi besim kolosal në të gjitha moshat dhe gjeneratat dhe me modestinë e tij të jashtëzakinshme mahniste edhe burrat më të  shquar të kohës sonë, në krye me Bill Klintonin si shpëtimtarin kryesor të këtij populli, i  cili e konsideronte mik të madh Dr.Rugovën.

Se sa vështirë e kishte pasur Rugova me serbët, tregon edhe kryeneqësia e tyre e vazhdueshme dhe insistimi’’Se Kosova është pjesë e Serbisë,’’ madje edhe në çastet më vendimtare kur Pavarësia po bëhet realitet shumë i  hidhur për ta, duke i hypur në qafë edhe Ahtisarit që i quajti si popull fajtor për luftrat e tyre, gjë të  cilën e dinë edhe zogjtë nëpër degë.

Se kush ishin serbët dhe çka hoqi ky popull prej tyre, e bashkë me ne edhe Presidenti, e mori vesh mbarë bota , e sidomos ata që na ndihmuan deri këtu dhe do të na ndihmojnë edhe mëtej për të arritur atje ku  synojmë të  gjithë ne.

Sa i përket demokratizimit të Serbisë ai  do të jetë shuumë i vështirë, ngase atje gati të gjithë janë Koshtunica dhe Drashkoviqa të cilët shohin  ëndrra  në mesditë dhe duke pohuar se Serbia nuk do ta pranojë kurrë Pavarësinë e Kosovës thuajse do t’i pyes dikush ata se a do ta pranojnë apo jo.

Drashkoviq e thotë edhe një gënjeshtër të madhe’’ se kinse shteti serb është krijuar në Kosovë’’, pa treguar asnjëherë se serbët janë ardhacakë nga Karpatet dhe stepat ruse, kurse shqiptarët përherë ishin në vatrat e tyre stërgjyshore, të  cilët, në kohën e ardhjes së sllavëve këtu, e kishin kulturën e tyre në nivel shumë më të lartë.

Pra barbaria sllave vazhdoi dhe vazhdon deri në  ditës e sotme kur Serbia nuk mund të pajtohet asesi me realitete të reja dhe me krijimin e shteteve të tjera etnike.Nuk mund të pajtohet në asnjë mënyrë se ajo  është fajtori kryesor i të gjitha gjakderdhjeve dhjetëvjeçare dhe tragjedive të shkaktuara nga ana e saj.


(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora