E shtune, 27.04.2024, 04:55 PM (GMT+1)

Mendime

Isa Mulaj: Shkrimi tendencioz i Joel Simon-it mbron krimet e BIRN-it

E hene, 29.06.2009, 07:53 PM


Shkrimi tendencioz i Joel Simon-it mbron krimet e BIRN-it

Reagim ndaj artikullit me titull “Kosova duhet të hetojë kërcënimet me vdekje”, botuar në gazetën e përditshme të Kosovës Koha Ditore, me datë 19 qershor 2009, faqe 10-11, me autor Joel Simon, drejtor ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Nga Isa Mulaj

Drejtori ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, z. Joel Simon, i ka drejtuar kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, një letër ku i pari në emër të organizatës që përfaqëson i bë thirrje të dytit për mbrojtjen e Jeta Xharrës nga kërcënimet që i paskan ardhur kësaj nëpërmjet e-mailave e “junk” mailave. Në arsyetimin e tij, z. Simon e thekson rëndësinë e programit të Rrjetit (serb) Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) në një televizion teorikisht të huaj për BIRN-in, d.m.th. Radio dhe Televizionin e Kosovës (RTK) me këto fjalë: “Programi mbulon çështje sensitive, si krimet e luftës, varësinë nga droga, homoseksualitetin, të drejtat e njeriut, dhe lirinë e shprehjes në mesin e shumë temave.” Këtë thirrje z. Simon ia drejton kryeministrit Thaçi në gazetën e Jeta Xharrës të quajtur Koha Ditore. Çka në të vërtetë po thotë z. Simon në fjalinë e mësipërme nën thonjëza, nuk duket të jetë mendim dhe qëndrimi i tij e as i organizatës që ai përfaqëson. Dy javë para shkrimit të z. Simon, respektivisht me datën 04 qershor 2009, Ana Petrusheva, në emër të organit drejtues të BIRN-it ka shpërndarë me postë elektronike këtë qëndrim në gjuhën angleze për Jeta Xharrën dhe emisionin e saj (po e shkëpusim paragrafin më të rëndësishëm të saj):

From: Balkan Investigative Reporting Network <info@birn.eu.com>
To: isa.mulaj@gmail.com
Date: Thu, Jun 4, 2009 at 7:53 PM
Subject: BIRN Update No.25

BIRN UPDATE
Balkan Investigative Reporting Network
No. 25, June 4, 2009
www.birn.eu.com

Dear friends,

“The [Life in Kosovo] show has become one of the most watched programs in Kosovo. It acts as a public watchdog, has opened up taboo subjects ranging from homosexuality to alleged KLA war crimes, and has given voice to minorities, being the first post-1999 to put Serb representatives and the Serbian language onto primetime Kosovo television.”

Ky tekst në shqip përkthehet përafërsisht kështu:
“Shfaqja [Jeta në Kosovë] është bërë një prej programeve më të shikuara në Kosovë. Ajo [shfaqja] vepron si rojtare publike, ka hapur temat tabu që sillen nga homoseksualiteti deri te dyshimet për krimet e luftës të UÇK-së, dhe u ka dhënë zë minoriteteve, duke qenë e para pas 1999-të t’i vë përfaqësuesit serb dhe gjuhën serbe në kohën më të vlefshme të televizionit të Kosovës.”

Ana Petruseva
On behalf of Governing body of BIRN (Balkan Investigative Reporting Network)

BIRN
Kosevo 14/1
Sarajevo
Bosnia and Herzegovina
www.birn.eu.com
www.balkaninsight.com
--
Balkan Investigative Reporting Network,
Kosevo 14
71000 Sarajevo
Bosnia and Hercegovina Copyright (c) 2006 Balkan Investigative Reporting Network
http://www.birn.eu.com
--
If you do not want to receive any more newsletters, visit this link
To update your preferences and to unsubscribe visit this link


A nuk është qëndrimi i Ana Petrushevës dhe BIRN-it që e përkthyem më lartë i njëjtë me atë të Joel Simonit të botuar dy javë më vonë në Kohën Ditore, me përjashtim se Simon-i e shton varësinë nga droga? Afër një javë para letrës së z. Simon dhe 10 ditë pas reagimit të Petrushevës, unë i ktheva këtë përgjigje Petrushevës:

From: ISA MULAJ <isa.mulaj@gmail.com>
To: Balkan Investigative Reporting Network <info@birn.eu.com>
Date: Sun, Jun 14, 2009 at 10:54 AM
Subject: Re: BIRN Update No.25
mailed-by gmail.com

Dear Ana Petruseva, (E dashur Ana Petruseva),
Please visit the site: http://www.ereniku.net/isamulaj.html, to find an article of mine in support of your and BIRN's concern regarding the case below. (Ju lutem vizitoni faqen: http://www.ereniku.net/isamulaj.html, që të gjeni një artikull timin në mbështetje të shqetësimit tuaj dhe të BIRN-it lidhur me rastin e më poshtëm)  
 
Isa Mulaj

On behalf of Adequatio Rei Et Intellectus (Në emër të “Korrespondenca e mendjes me realitetin”).

Artikulli “Bien shpifjet e Carla del Ponte-s, vazhdojnë të Jeta Xharrës” është botuar edhe në disa faqe tjera më vonë, me qëllim që të tregohet se tema është e hapur për të gjitha mediet e lira, e jo sikur letra e z. Simon që i drejtohet kryeministrit të Kosovës nëpërmjet gazetës së Jeta Xharrës Koha Ditore.  
Reagimin e Ana Petrushevës që ma ka dërguar mua (dhe shumë të tjerëve), që dukej si thirrje për ndihmë në mbrojtje të shpifjeve të Jeta Xharrës, mund ta kërkoni në formë të plotë nëse ia kërkoni. Në pjesën tjetër të reagimit Petrusheva vjell vrer kundër Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës. Por çka në të vërtetë thotë Petrusheva në paragrafin që e përkthyem, e të cilin pak më ndryshe e përsërit Joel Simon pas dy javëve, është kjo:
1)    Prioriteti i emisioneve në kohën më të vlefshme në televizionin e vetëm publik të Kosovës është homoseksualiteti;
2)    Pas homoseksualitetit, Jeta tipike në Kosovë janë emisionet për krimet e luftës të UÇK-së;
3)    Pasojnë minoritetet, por Petrusheva e thekson vetëm atë serb.
Çka ndodhë në realitet për prioritetet e Petrushevës dhe Simonit prej 1 deri në 3?
1)    Serbët kanë bërë dhe ende bëjnë një propagandë agresive (të suksesshme) nëpër vendet Perëndimore se shqiptarët merren vetëm me prostitucion dhe krime seksuale. Jeta Xharra është rekrutuar që atë propagandë ta bëjë realitet në Kosovë;
2)    Krimet e UÇK-së janë lansuar nga propaganda e shërbimit sekret serb. Petrusheva e BIRN-it qet flakë prej goje duke e mbrojtur Jeta Xharrën në shpifjet e kësaj të fundit kundër UÇK-së. Krimet serbe Jeta Xharra deri më sot i ka pasur të ndaluara t’i hulumtoj nga kriminelët që e kanë rekrutuar;
3)    Në bazë të propagandës së Jeta Xharrës, sot është më rrezik të identifikohesh si shqiptar se në kohën e Millosheviqit.
Arrestimi i tre serbëve ka ardhur si bumerang total kundër rrjetit të gazetarisë kriminale të quajtur BIRN. Unë ia kam dërguar artikullin në shqip si kundërpërgjigje Petrushevës me qëllim që të vjellë vrer kundër meje. Mirëpo, ajo dhe shumë gazetare tjera serbe nuk janë naive sikur shumë gazetarë kosovarë të reagojnë emocionalisht përballë fakteve që s’i luan as topi. Gazetarët serbë sado të poshtër të jenë, kanë një lloj nderi kur u frikohen fakteve. Në vend se tani të qesin flakë prej goje për mbrojtjen e spiunes së tyre Jeta Xharra, ata vendosën ta fusin kokën nën dhè. Një lëvizje kjo shumë e mençur për t’i ikur diskreditimit të plotë që mund t’iu vie nga prezantimi i fakteve tjera shumë të forta që vërtetojnë se Jeta Xharra nuk është spiune e Serbisë por e grupeve kriminale serbo-çetnike. Ata të BIRN-it (gazetarët  serb, bullgar, malazez, maqedon, serbo-boshnjak, rumun) tërhiqen nga mbrojtja kur faktet janë serioze, por siç do të shohim më vonë, ata kanë zgjedhur një strategji tjetër edhe më të paskrupullt të gazetarisë asimetrike karshi dorës së zgjatur ose filialës së tyre në  Kosovë.
Z. Simon, Jeta Xharra ka kërcënuar një popull të tërë me misionin e saj. Fjalori i pistë i përdorur në emisionet e saj në kohën më të mirë (kur shikohet më së shumti televizioni) është sikur ai i pijanecëve të dehur tapë, me çka Jeta Xharra po e kriminalizon shoqërinë shqiptare të Kosovës, që kjo shoqëri të bëhet taman ashtu siç po e portretizon propaganda serbe në Perëndim. Jeta Xharra për vite të tëra ka mbrojtur gjenocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë dhe ka punuar me zell në drejtim të një gjenocidi tjetër që duhet të vijë nga po të njëjtit kriminelë. Vetëm ata që nuk kanë sy dhe kokë fare nuk e kanë pa se çka është duke bërë dega e BIRN-it në Kosovë. Faktet janë të panumërta. Ato nuk mund t’i mohoj askush, me përjashtim të RTK-së ku ushtrohet kjo faqe e zezë e gazetarisë të dirigjuar nga serbo-çetnikët. Jeta Xharra e ka lirinë e shprehjes por atë nuk ka forcë që e detyron ta shfrytëzoj. Ajo shfrytëzon RTK-në që e paguaj unë dhe qytetarët shqiptarë të Kosovës (serbët nuk e paguajnë RTK-në pasi ata nuk paguajnë rrymën e Kosovës ku përfshihet tarifa për RTK-në) për emisione që duhet t’i shkojnë për shtati interesave strategjike serbo-çetnike.
Gazetaria e BIRN-it në Kosovë është tepër primitive dhe e përdalë. Për shembull (ka shembuj pakufi), në një rast, ekipi i BIRN-it ishte përvjedhur dhe kishte hyrë në zyrat e Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe kishte filluar të xhiroj me kamera dosjet edhe nëpër dollape. Roja e objektit i kishte zënë dhe fillon ta çpjerdh dajak Krenar Gashin, për të cilin shumica e dinë se është haptas marionetë e Beogradit ose qytetit që Krenari e viziton shpesh për koordinimin e punëve të BIRN-it në Kosovë. Në institucione ka disa rregulla. Bile edhe në institucione private, unë nuk mund t'i hyjë kolegut/koleges në zyre vjedhurazi, e lëre më ta filmoj me kamerë pa njohurinë e tij/saj. Krenari tash së fundi ka shkuar për të punuar në një OJQ kosovare që shpikte nacionalizmin shqiptar në Mitrovicën Veriore e Jugore, ndërsa serbët, duke përfshirë edhe bandat kriminale të përkrahura nga Serbia, i quante të moderuar. Përfaqësuesit e asaj OJQ-je kanë qenë të ftuarit e shpeshtë në emisionet e Jeta Xharrës.
Glorifikimi i krimeve të agresorit në shumë shtete dënohet me ligj. Përveç kësaj, shpesh në marrëdhëniet ndërkombëtare ka mosmarrëveshje ndërmjet shteteve rreth çështjes së krimeve të luftës. Për shembull, Kina akuzon Japoninë se tekstet mësimore të shkollave në Japoni minimizojnë krimet e Japonisë të kryera në Kinë gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB), e në disa raste Kina thotë se edhe i glorifikojnë. Në anën tjetër, Japonia akuzon Kinën për “anti-Japan education in China”. Sidoqoftë, misioni i Jeta Xharrës është i pakrahasueshëm me këto raste në kuptimin që është më i tmerrshëm. Jeta Xharra nuk duhet të kërcënohet por duhet të sillet para drejtësisë nën akuzat për tradhti të lartë kundër shtetit dhe kombit, dhe në bazë të fakteve të merr vetëm dënimin që i takon.
Nuk është problemi vetëm i Jeta Xharrës por edhe i RTK-së ku dominon censura e ashpër. RTK është ne pozitë monopoliste e financuar nga qytetaret dhe nuk ishte dashur të jetë e tillë, d.m.th. një medium kapadai dhe shpifës kundër popullit te vet nga i cili financohet. Nëse ju z. Simon nuk e dini, RTK-në e udhëheq Agim Zatriqi, i biri i një krimineli famëkeq të quajtur Sahit Zatriqi. Derisa për Agim Zatriqin ka akuza zyrtare edhe nga vet punëtorët dhe kontraktorët e RTK-së (së shpejti do të dalin në shesh), e vetmja që ka shprehur simpati publikisht ndaj Agim Zatriqit para 2-3 viteve gjatë festës së vitit të ri, është Jeta Xharra. A e dini pse? Sepse të dy kanë mision të përbashkët kundër qenies shqiptare.
Sahit Zatriqi në përfundim të LDB-së në rrethin e Istogut ishte përkujdesur të tregoj mizoritë e tij ndaj kaçakëve për llogarit të partizano-çetnikëve. Një prej kaçakëve të njohur ishte Ramë Alia nga fshati Uçë, i cili ishte plagosur rëndë në luftë me partizano-çetnikët në bjeshkët e Istogut. Ramën e sjellin ashtu as gjallë as vdekur poshtë në fshat (ose Istog?) ku Sahit Zatriqi me disa të tjerë i kanë sjellur shqelma kokës. Një malazeze e quajtur Zora Matanoviq nga Vraka në Shqipëri e cila vet ishte komuniste e vjetër, e ka pështyrë në surrat Sahit Zatriqin dhe maskarajt e tij duke iu thënë: “Si nuk u vie turp të veproni kështu; se po të ishte ky (Ramë Alia) gjallë nuk do të kishin guxuar as t’iu ofroheshit sepse jeni tepër të ligj, e tash kinse po bëhemi trima kur ky është gjysmë i gjallë e gjysmë i vdekur.”    
Kjo zonja Zora ishte nëna e Borko Matanoviqit i cili ishte funksionar i komunës së Istogut në fund vitet 1980. Një dëshmitari i gjallë rrëfen për një rast që e ka dëgjuar me veshët e tij sepse ishte vet i pranishëm aty. "Ishin mbledhur disa serbe të Istogut dhe rrethinës për të protestuar dhe kërkonin kokën e Fadil Hoxhës. Fadilin e akuzonin pasi ky në një mbledhje kishte deklaruar se duhet të sillen nga Serbia në Kosovë kameriere serbe të cilat do të punësoheshin neper lokalet hoteliere private dhe njëkohësisht do të shërbenin edhe si prostituta që serbët mos të ankohen për dhunimet e shpifura kundër shqiptarëve. Deklarata e tillë e Fadil Hoxhës i kishte irrituar serbët e serbet që tash tubohen në Istog për të kërkuar kokën e tij. Kryetar i Komitetit komunal të LKK ishte Arif Lluka. Serbet ishin tubuar para oborrit të Komitetit dhe unë me disa shqiptarë të tjerë shikonim nga trotuari i rrugës që shkon nga qendra në drejtim të Rakoshit se çka po ndodhë. Derisa ato piskatshin; HOQEMO ARIFA DA OSUDI FADILA (e duam Arifin (Llukën) që ta gjykoj Fadilin (Hoxhën), papritmas vjen Znj. Zora Matanoviq dhe ju pisket shkinave: IDITE KUQI SRAM VAS BILLO, PA FADIL JE BIO U PRAVO, SHTA STE VI DRUGO NEGO KURVE, POSHTENE ZHENE I MAJKE SU SADA KUQI I SPREMAJU VEQERU ZA DECU I FAMILJIJU... (Shkoni te shpija ju marroftë Zoti, Fadil Hoxha ka të drejtë, po çka jeni juve pos rrospia, sepse nënat dhe gratë e ndershme në këtë kohë janë nëpër shtëpia dhe përgatisin darken për fëmijët e familjarët e vetë). Ajo e vetmuar i shpërndau shkinat. Në këtë kohë Fadil Hoxhës iu muer titulli i HEROJIT të popujve të Jugosllavisë. Është folur bukur gjatë për këtë veprim të Znj. Zora Matanoviq. Nuk më kujtohet data as viti saktësisht por e di se duhet të ketë qenë viti 1987-1988 dhe se ishte vjeshtë e vonë. Ja pra, ma burrni kishte një malazeze komuniste se sa një shqipfolës si Sahit Zatriqi, babai i drejtorit të RTK-së.”
BIRN-i, sidomos Ana Petrusheva, e bënë të njëjtën propagandë kundër shqiptarëve të masakruar dhe dhunuar me vet faktin kur kjo shpifëse qet flakë prej goje duke mbrojtur përpjekjet e Jeta Xharrës në misionin e saj për t’i portretizuar shqiptarët vetëm nëpërmjet (ç)orientimeve seksuale që t’i sinjalizojë serbët të bëjnë propagandë nëpër botë se të tillë janë shqiptarët. Z. Simon, në mungesë të komunistes Matanoviq, dikush duhet të dal e ta pështyjë në gojë Agim Zatriqin, Jeta Xharrën, Ana Petrushevën, dhe për t’u shprehur pak më me sinqeritet të madh, më së shumti ndoshta do të duhej t’iu pështyjë juve në surrat.   
Jeta Xharra po ankohet për liri te shprehjes, por nuk është në gjendje ta shfrytëzoj këtë në terren neutral (media tjera). Ajo e do vetëm RTK-ne për te folur dhe shpifur si t'ia do qejfi, dhe gazetat 100% nën thundrën e Simonit si Koha Ditore. Nuk dua të lëshohem këtu në një numër shumë të madh të emisioneve ku të ftuarit në emisionet e Jeta Xharrës janë vetëm ata që duhet të flasin dhe mbajnë qëndrime si do Jeta Xharra. Te tjerët që i dinë shumë më mirë problemet e diskutuara në emisionin e Jeta Xharrës, nuk kanë pasur gjasa kurrë të marrin as erë në RTK i cili thuhet se është publik. Njerëzit e ftuar kryesisht janë të njëjtë që i do Jeta Xharra, e jo edhe shumë të tjerë më kompetent për ato emisione. Nuk po hy me t'i cek me emra se kush në cilat emisione ftohet gati gjithmonë nga Jeta Xharra.
Keni durim edhe pak se rasti i tre serbëve të arrestuar do të zbuloj shumëçka për Jeta Xharrën. Kur shefes se saj i është mbyllur goja prej arrestimit të tre agjentëve serb që erdhi si bumerang kundër shpifjeve të saj për krimet e UCK-së pikërisht për ato raste që fliste Jeta Xharra, pse po nguteni ju të shpërlani Jeta Xharrën aq herët kur shumica e fakteve dihen, e shumë të tjera do të dalin në shesh se shpejti. Mesazhi i Ana Petrushevës duhet të ruhet si fakt për dëshmi. Ajo me dëshirë tani do ta rishkruante atë mesazh në tërësi po ta dinte se do t'i vie ky bumerang i arrestimit të tre serbëve.
Nëse ti z. Simon keni marrë përsipër mbrojtjen e misionit të Jeta Xharrës dhe BIRN-it që glorifikojnë gjenocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë dhe punojnë në drejtim të një gjenocidi tjetër, atëherë iu kisha lutur të shkoni si dëshmitarë në mbrojtje të tre serbëve të arrestuar nga policia e Kosovës, e mos na shpifni nga gazetat që i kontrolloni.

Reagimet e BIRN-it dhe ofensiva e tij e gjithanshme dhe e paskrupullt

BIRN-i serb ka mundur shumë lehtë të thotë se u arrestuan tre agjent serbë për ato që ka thënë Calrla del Ponte dhe BIRN-i, por nuk tha. BIRN-i nuk reagoj në kuadër të kësaj ndërlidhje të drejtpërdrejtë. Kësaj në gjuhën popullore i thonë "çele gur gojën". Serbët e BIRN-it nuk e çelin për momentin sepse janë më të arsyeshëm dhe duan t'i ikin diskreditimit, nëse munden, dhe natyrisht se mundem nëpërmjet propagandës së shpifarakut Simon. Reagimi i parë i BIRN-it serb ndaj arrestimit të tre agjentëve serbë që u zunë duke fabrikuar akuza kundër UÇK-së, është botimi i një informacioni në faqen e internetit http://www.balkaninsight.com/en/main/news/20220/, me titull: “Serbia i përgënjeshtron akuzat e Kosovës për spiunazh.” Normal, kur është në pyetje Serbia, BIRN-i di si të reagoj; kur është në pyetje Kosova, atëherë duhet detyruar njerëzit të bëhen pedera dhe lesbike. BIRN-i dhe Simoni më tutje  do te bëjnë çmos ta shantazhojnë, kërcënojnë dhe korruptojnë policinë dhe gjyqësinë e Kosovës rreth serbëve të arrestuar. Por policia dhe gjyqësia e Kosovës ose duhet ta qojnë këtë çështje deri në fund dhe t'i japin dënimin e merituar kësaj shëmtie, ose mos t'i thonë veti se jemi polici e gjyqësi. Tani duket se është një rast i mirë për dikë që të shkruaj një libër rreth këtij rasti shumë interesant që ia ka dridhur tokën nën këmbë shpifjeve të BIRN-it, Ana Petrushevës, Carla del Ponte-s dhe Jeta Xharrës. Libri mund të ketë gjasa shumë të mëdha të bëhet "International Bestseller". Unë po e kuptoj fort mirë misionin e atyre që verbërisht po i mbrojnë shpifjet e BIRN-it, e sidomos të Jeta Xharrës. Po e kuptoj gjithashtu se kush i ka rekrutuar. ATA PO NA TREGOJNË VET.
Përpos anashkalimit ose heshtjes ndaj rastit të tre agjentëve serb, të cilët dyshohet se edhe gjatë luftës në Kosovë mund të kenë marrë pjesë në krime, BIRN-i ka filluar një fushatë propaganduese të gjithanshme. Nuk është vetëm nxitja e reagimit të Joel Simonit (reagim tendencioz që e kuptojnë edhe lopët) në funksion të propagandës. Derisa Jeta Xharra në njërën anë tallej me viktimat e luftës të dhunuara, me sy të nxjerrur dhe gjinjë të prerë (për këtë u sjellim evidencë më vonë në këtë reagim) dhe në anën tjetër shpifte akuza për krime lufte të UÇK-së, BIRN-i me datën 17 qershor 2009 në faqen e tij Balkan Insight boton një editorial për vuajtjet e veteranëve të luftës serb, kroat dhe boshnjak me titullin: “Shumë vite pas luftës, veteranët çlirohet nga ankthet.”  A nuk është kjo koincidencë kur BIRN-i pas arrestimit të tre agjentëve serb në Kosovë i qan hallet e veteranëve të luftës në Serbi, Kroaci dhe Bosnjë ku lufta kishte përfunduar më 1995 dhe shumica e këtyre veteranëve ishin kriminelë, ndërsa shpif akuza për krime lufte kundër veteranëve të UÇK-së ku lufta me armë ka përfunduar në gjysmën e dytë të vitit 1999? UÇK-ja luftonte në Kosovë sepse nuk kishte ku të shkonte, e jo sikur Millani tani 54 vjeçar që e cek BIRN-i se ka shkuar më 1991 në fushëbetejën e Vukovarit të Kroacisë. Për çka ka shkuar Millani atje dhe çka kanë bërë serbët në Vukovar gjatë asaj kohe, këtë e di bota. Por atë që duhet ta dijë më mira bota është dyfytyrësia e BIRN-it kur ua qan hallin kriminelëve të luftës nëse ata janë serb, dhe etiketimin e viktimave si kriminelë nëse ata janë shqiptarë. Këtu kemi një shpërputhje të plotë në gazetarinë kriminale të BIRN-it ndërmjet krijimit të lajmit dhe ngjarjeve nga terreni. Nuk duhet përjashtuar mundësinë që BIRN-i nesër të dal me editoriale ku propagandohet për “vuajtjet” e veteranëve serb kriminelë të luftës të cilët në Kosovë kanë dhunuar femra, ua kanë nxjerrë sytë, prerë gjinjët dhe gishtërinjët.
Hapi tjetër i ofensivës së BIRN-it është shantazhimi ose futja nën kontroll të plotë të disa agjencive lajmesh në internet në gjuhën shqipe. Rasti më eklatant është ai ndaj faqes www.telegrafi.com. Pas arrestimit të tre agjentëve serb dhe intensifikimit të kritikave kundër Jeta Xharrës dhe BIRN-it për shpifje, kjo agjenci i ka bërë një skenim total faqes së vet me qasjen “search and delete” (kërko dhe fshij) për të fshirë çdo informatë dhe opinion lidhur me vërejtjet kundër Jeta Xharrës dhe BIRN-it në përgjithësi.  Nuk dihet edhe sa agjenci tjera BIRN-i i ka shkelur në qafë sikur Telegrafin. Kur agjentët serb ishin në kërkim të personave të thjeshtë për t’i korruptuar me 100.000 euro, atëherë nuk është vështirë të dihet se çka mund të bëjë Jeta Xharra me disa media kur kjo dyshohet se është pasuruar shumë nga ryshfetet e grupeve kriminale serbe me qëllim që të udhëheq një lloj gjenocidi kinse të fshehtë kundër popullsisë shqiptare.    

Çka na mëson historia për misionin e BIRN-it, Jeta Xharrës, dhe Joel Simonit?

Në bazë të konventave ndërkombëtare, dhunimet gjatë luftës klasifikohen si krime lufte ose krime kundër njerëzimit. Dhunimet si krime kundër njerëzimit i ka përdorur Armata e Kuqe në Gjermaninë Lindore. Vetëm prej gjysmës së dytë të vitit 1945 deri më 1949 Armata e Kuqe kishte dhunuar afër 2 milion femra në Gjermaninë Lindore, duke përfshirë edhe vajzat 8 vjeçare.  Ndonëse prej asaj kohe kanë kaluar shumë vite dhe një gjeneratë e tërë thuajse është ndërruar, me përjashtim të atyre që ishin shumë të ri ose fëmijë, qeveria dhe shoqëria e tanishme gjermane janë në përpjekje për t’i zbardhur këto krime në tërësi. Gjermanët planifikojnë ta krijojnë një film rreth dhunimeve të Armatës së Kuqe, gjë që ka shkaktuar zemërim të madh në qarqet qeveritare të Rusisë. Mendohet se xhirimi i një filmi të tillë mund t’i dëmtoj marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, sidomos ato tregtare ku Gjermania dhe Rusia janë partnerët kryesor të njëra tjetrës në import dhe eksport. Pavarësisht këtyre druajtjeve, krimet e Armatës së Kuqe kanë filluar të zbardhen bukur fort pas një periudhe të gjatë që kishin mbetur temë tabu.
Armata e Kuqe në vitet e pas LDB-së ka dhunuar mbi 200.000 femra në Hungari, 50.000 prej tyre vetëm në Budapest. Ky ka qenë njëri në mesin e shkaqeve tjera për Revolucionin Hungarez më 1956 në përpjekje për të shpëtuar nga dhunuesit Rusë. Armata e Kuqe e ka zbatuar këtë strategji edhe në shumë vende tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore. Për rastin konkret do të përmendim dhunimet e Armatës së Kuqe në ish-Jugosllavi. Njohësve të mirë të sistemit komunist u kujtohet thyerja e Jugosllavisë me BRSS-në në vitet e para pas LDB-së. Për dallim nga shtetet tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore që ishin vende të nënshtruara nga BRSS, komunistët e Jugosllavisë kishin arritur të marrin kontrollin ndaj shtetit. Kur Armata e Kuqe iu ofrua Beogradit, komunistët jugosllav kishin kontrollin ndaj pjesës dërmuese të Jugosllavisë. Megjithatë, në Vojvodinë ku Armata e Kuqe kishte kontroll më të madh, kishte filluar dhunimin e femrave, shumica serbe. Një prej studiuesve më të spikatur të sistemit të socializmit vetëqeverisës, Harold Lydall, argumenton se komunistët jugosllav në parim dhe ideologji nuk ishin socialist por bile stalinist, që do të thotë se edhe më komunist se Rusët.  Këtu lind një pyetje interesante se çka e shtyri Jugosllavinë të distancohet nga BRSS-ja, e aq më tepër Serbinë e cila tradicionalisht ka qenë e lidhur me Rusinë? Pra, derisa shtetet tjera socialiste si Korea Veriore ose Kuba nuk kishin kurrfarë lidhje kombëtare me sllav qëndruan në aleancë me BRSS-në, atëherë përse komunistët jugosllav që ishin më të afërt me rusët dhe me simpati edhe më të madhe ndaj komunizmit se vet rusët, u detyruan të thyhen me rusët dhe të krijojnë një model alternativ të socializmit? Përgjigja është tek dhunimet si krime të luftës. Në Jugosllavi ishin dokumentuar së paku 1204 raste të dhunimeve.  Jugosllavia ishte në gjendje të pranoj ose kopjoj ndikimin ideologjik dhe nënshtrimin sovjetik pothuajse në çdo sferë të organizimit shoqëror dhe politik, por nuk mund t’i toleronte dhunimet. Shkaku i dhunimeve që i bënte Armata e Kuqe, Jugosllavisë iu dashtë të shtoj edhe disa pakënaqësi tjera dhe të distancohet nga BRSS. Në vitin 1949 BRSS kërcënoj seriozisht me pushtim ushtarak Jugosllavinë. Jugosllavia vendosi që më mirë është t’i rezistoj pushtimit ushtarak se të jetonte me dhunimet e rusëve.
Akuzat për dhunime janë përdorur intensivisht nga qarqet serbe gjatë viteve 1980-ta kundër shqiptarëve të Kosovës. Të gjitha këto shpifje janë të varrosura mirë në studimet e autorëve të famshëm në Perëndim që dokumentojnë se më shumë ka pasur dhunime në Beograd brenda një jave se në tërë Kosovën brenda një viti.  
Gjatë luftës në Kosovë 1999 janë dhunuar një numër i vlerësuar prej 20.000 femrave shqiptare. Një studim i rastit nga Luljeta Selimi ka identifikuar tmerret e dhunimeve si vijon:

“Ne gjatë punës në teren kemi identifikuar 2019 femra të cilat janë dhunuar, të cilat tash për tash, 124 prej tyre që kane plagë të dukshme në trup (kanë gjinjë të prerë, gishtërinjë të këputur, 9 me nga një sy të nxjerrur dhe 16 në fytyrë me plage të hapura)....dhe vrazhdësi tjera të pashpjegueshme.”

Derisa serbët dhe jugosllavët tjerë ishin në gjendje të flijoheshin në tërësi kundër aleatit numër një të tyre – BRSS-së – shkaku i dhunimeve, në Kosovë del Jeta Xharra për glorifikimin e krimeve të luftës kur atyre femrave të dhunuara, me sy të nxjerrur dhe gjinjë të prerë tani ua transmeton domosdoshmërinë e (ç)orientimeve të shumëfishta seksuale, pederizmin, lesbianizmin, dhe marrëdhëniet seksuale të këtyre femrave të sakatosura edhe me kafshë. Ky është glorifikim i krimeve kundër njerëzimit që Jeta Xharra nuk guxon ta bëjë askund tjetër në botë pos në Kosovë ku e kanë rekrutuar dhe financojnë në mënyrë të tërthortë ata që kanë dhunuar femra duke ua nxjerrë sytë dhe prerë gjinjët. Sikur Jeta Xharra të bënte gazetari të tillë në ndonjë vend normal, shumë shpejt do të përfundonte prapa grilave. Ajo çka ka bërë Jeta Xharra është analoge sikur mohimi i holokaustit, ndërsa atë që thotë Joel Simoni është analoge sikur ky vet të dal e të thotë se një organizatë si BIRN-i ka hapur disa tema tabu si “holokausti është mit dhe trillim i Zionizmit”, mandej, se CNN-ni ka hapur një temë tjetër tabu për “çifutët si kancer të njerëzimit”, se “vendi më i mirë për çifutët janë odat e gazit”, njësoj siç po përpiqet ky shpifarak i neveritshëm të mbroj BIRN-in që ka për mision t’i paraqes shqiptarët si homoseksual dhe shtazo-seksual, që merren vetëm me krime, drogë, dhunime e qindra shpifje të padurueshme, për të cilat Simoni i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i mbroj protagonistët e kësaj propagande dhe fyerjeve të dënueshme në çdo shtet.      
Për fund, një këshillë miqësore për juve z. Joel Simon:
Si s’të vie turp ore të adresosh letra në mediet e censuruara dhe të shpifura?! Duket se ju jeni personi më i përkushtuar për fuqizimin e censurës. Pse nuk jeni në gjendje të përballeni me faktet dhe realitetin por llapatni palidhje në mbrojtjen e spiunes së grupeve kriminale serbo-çetnike, misionin e së cilës e dini edhe ju. BIRN-i krekoset se e ka përkrahjen financiare të organizatave të caktuara. Por misioni dhe veprimtaria e BIRN-it është më i dëmshëm dhe rrezikshëm se i organizatave kriminale dhe terroriste. Kriminelët dhe terroristët nuk synojnë ta shkatërrojnë një popull të tërë si BIRN-i shqiptarët e Kosovës. Dikush duhet ta ndalë këtë çmenduri të BIRN-it. BIRN-i duhet të jep llogari të plotë rreth të gjitha të këqijave që i ka shkaktuar në Kosovë.
Fare në fund, ku ishit ju të reagonit ndaj formave tjera të censurës, shantazheve dhe kërcënimeve nga disa organizata që i financojnë projektet shfarosëse të BIRN-it, si p.sh. USAID-i dhe UNDP-ja. Në tërë botën këto organizata njihen si agjenci për zhvillim.  Si ekonomist, nuk e di se çka ka të bëjë homoseksualizmi që ju po e mbroni dhe shtazo-seksologjia me zhvillim, por e di se në opinion është krijuar kjo bindje: “Nëse do miliona dollarë nga USAID-i dhe UNDP-ja në Kosovë, atëherë kjo është punë e lehtë; vetëm dil me projekte për martesën ndërmjet Zhivkos dhe Ramadanit dhe format tjera të (ç)orientimeve seksuale.” Deri diku kjo është e një e vërtetë që nuk shpien të ndonjë zhvillim por te shfarosja. Nëse ju njihni ndonjë shtet që është zhvilluar me financimin e këtyre projekteve, atëherë na tregoni. Unë të sjelli shembuj të panumërt se si janë zhvilluar shtetet ekonomikisht kur i kanë ndaluar fenomenet që po i promovon BIRN-i në Kosovë. Pse sot në Kosovë është rrezik të flasësh për ekonominë dhe privilegj për detyrimin e dhunshëm të shqiptarëve të bëhen pedera dhe lesbike nëpërmjet medieve të shpifura shqipfolëse dhe propagandës serbo-çetnike?   


Isa Mulaj
Prishtinë
25.06.2009.
-----------------


Shënime për burimet e shfrytëzuara:

[1] Titulli në origjinal është Years After the War, Veterans Relieve Nightmares, dhe gjendet në njërën prej faqeve të BIRN-it: http://www.balkaninsight.com/en/main/analysis/20310/.

[1] Disa prej shkrimeve më interesante rreth BIRN-it tani nuk mund t’i gjeni në faqen www.telegrafi.com. Shkrimet më interesante që janë hequr për një ditë gjatë mesit të qershorit 2009, përfshijnë: Bac, pse vdiqe! (Skënder Limani); Konsumimi i Bacit dhe sindroma e trampolinës (Sokol Ferizi); Bien shpifjet e Carla del Ponte-s, vazhdojnë të Jeta Xharrës (Isa Mulaj), e të tjera të lidhura me Jeta Xharrën dhe/ose BIRN-in.

[1] Antony Beevor, Berlin: The Downfall, London: Penguin Books, 2003. 

[1] Harold Lydall, Yugoslav Socialism: Theory and Practice, Oxford: Clarendon Press, 1984.

[1] James Mark, "Remembering Rape: Divided Social Memory and the Red Army in Hungary 1944-1945" Past & Present, No. 188, August 2005, pp. 133-161.

[1] Një prej shumë autorëve është David A. Dyker, Yugoslavia: Socialism, Development and Debt, London: Routledge, 1990.

[1] Luljeta Selimi, Rrëfime tronditëse: Femrat e dhunuara gjatë luftës së Kosovë, Prishtinë: Dukagjini, 2003.

[1] Nuk po e lë të merakosur Simonin as këtu dhe po i sjelli një punim timin nga përvoja ime që vërteton se UNDP-ja dhe USAID-i në Kosovë shohin rrezik nga ata që shkruajnë për ekonominë. Simoni mund të lexoj fusnotat 17 dhe 18 në këtë punim: Isa Mulaj, “Forgotten Status of Many: Kosovo’s Economy under the UN and the EU Administration”, Discussion Paper No. 8, First Dialogue on Social Market Economy: The Social Market Economy Concept and its Implications, Zwickau, 29-30 November 2007, gjendet në faqen e internetit: http://www.ordnungspolitisches-portal.de/05_02_OPO_Diskurse_2007-08.pdf. Të shohim nëse Simoni do të reagoj ndaj kërcënimeve kundër atyre që shkruajnë tema nga ekonomia, apo ky shpifarak dhe BIRN-i do të vazhdojnë të qesin flakë prej goje vetëm në mbrojtje të homoseksualizmit dhe (ç)orientimeve seksuale si shtazo-seksologjia që këtyre po u duket si prioritet i lartë vetëm për shqiptarët e Kosovës. 


(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora