Faleminderit
Mexhid Yvejsi: Shejh Adem Nuri Gjakova
E merkure, 17.06.2009, 05:56 PM
 Shejh Adem Nuri Gjakova
Shejh Adem Nuri Gjakova(1886-1938)
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Shejh Adem Nuri Gjakova është një nga personalitetet më të çmuara, më të vlerësuara që ka nxjerrë jo vetëm Gjakova, por edhe Kosova…
Lindi në Gjakovë në vitin 1896. ËShtë djali i Shejh Haxhi Musasë, themelues, përfaqësues i rrugës mistike Islame, i Tarikatit Rifa’i, ku flitet shqip, ku i thonë Shqipni.
Haxhi Shejh Musaja (1855-1917) ishte një burrë i ditur, i ndritur, kishte studiuar në Stamboll, prej atyhit nga Shejh Ibrahimit, i Teqesë së Rifai’ive të Stambollit, kishte marrë Hilafetnamenë dhe ishte dërguar misionar në Gjakovë, në vitin 1875, ku ishte pritur me dashamirësi…
Në vitin 1882, Haxhi Shej Musaja, me ndihmën e disa ylemave të Gjakovës e të popullit, e ndërtoj një teqe madhështore, e cila është “Asetane” “Nana e Teqeve” e Tarikatit Rifa’I, për Kosovë dhe Shqipni…
Adem Nuri Gjakova mësimet fillestare i kreu në vendlindje, në Gjakovë, pranë babait, Haxhi Shejh Musasë, po në Gjakovë e kreu edhe “Ruzhdijen”, ndërsa studimet e larta në Stamboll, gjatë vitëve 1911-1916).
Gjatë studimeve në Stamboll, Adem Nuriu takohej shpesh me dijetarin sufi, Shejh Xhemaluddin Efendi er-Rifa’i, i cili e frymëzoi, e ndriçoi me njohuri, siç dinë mjeshtërit sufi dhe atij i dha besën, iu betue se këtë rrugë ka me vazhdue…
Shejh Adem Nuri Gjakova këtë rrugë e vazhdoj, e përhapi, nga Gjakova në Shkodër, në Veri, nga Shkodra deri në Vlorë, nëpër Shqipëri…
Jeta e tij në këtë botë ishte e shkurtër, por veprimtarija e tij ishte e gjatë, sepse punoi ditë e natë…
Kam pasë rastin me u takue me myhybë të tij, burra, pleqë të mençur të Malësisë së Gjakovës, në Shqipni, të cilët më flisnin për Shejh Ademin me shumë dashamirësi, por edhe me lotë në sy…!
Shejh Ademi ndrroi jetë në vitin 1938, në Malësinë e Gjakovës, afër qytetit Bajram Curri, pranë lumit të Valbonës, pushon trupi i këtij burri…
Aty, në qetësi, pushon trupi i tij…Aty, në Malësi, shërben stërnipi i tij, Shejh Hajdari, në teqën e tarikatit Rifa’i…
Shejh Ademi, përveç detyrës fetare, është marrë edhe me krijimtari letrare, ka shkrue poezi, ka shkrue ilahi…
Në vitin 2000, në Gjakovë, është botue një libër i Shejh Ademit, me titull:
”PRINCIPE E RREGULLA TË DERVISHIZMIT”
Këtë libër, të cilin e kishte kopjue nga dorëshkrimi i Shejh Ademit, Mehmed Saidi, në vitin 1934, në Gjakovë, e përktheu nga osmanishtja dhe e transkriptoi orientalisti i njohur, Prof. Nehat Krasniqi, ndërsa recensent është Akademiku, Prof.Dr. Pajazit Sh.Nushi, nga Gjakova.
Libri ka një përmbajtje të pasur, me rreth 40 mësime, shpjegime, rreth sufizmit, dervishizmit, duke filluar nga Sheri’ati, Tarikati, Hakikati deri tek Marifeti, ku fitohet Xhenneti…
Ky libër, siç shkruen në pasthënie, Akademik, Prof.Dr. Pajazit Sh. Nushi, ka rëndësi teorike dhe praktike.
“Vlerat teorike të kësaj vepre dallohen në filozofinë e doktrinës së dervishizmit, të cilën e lidhë me një qenie, me qenien e Zotit…Gjithçka rrjedhë e shkon, pohon autori, por Ai ngelë i përhershëm. Kush është Ai? Në dhënien e përgjigjes në këtë pyetje autori thërret në thënien e Muhjiddin Arabiut, i cili ka thënë:” Ti pa ty, je Ai.”
Librin e ka përgatitur për botim nipi i Shejh Ademit, Shejh Lytfi Shehu, kurse e ka botue, Asitanja (Teqja amë) e Tarikatit Rifa’i për Kosovë dhe Shqipëri, në Gjakovë…
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Mexhid Yvejsi: Hafiz Ymer Guta
						Ndre Mjeda, Hartuesi i rregullores së Parlamentit të parë shqiptar
						Istref Haxhillari: Shpërfillja e Gjergj Pekmezit
						Atdhetari Sotir Peci
						Ideologu dhe mbështetësi i çështjes kombëtare
						Mexhid Yvejsi: Hafiz Sabri Koçi
						Gjon Neçaj: Apostoli respektohet në veri aq sa edhe në jug
						Baki Ymeri: Vigani i letërsisë rumune me origjinë shqiptare?
						Mexhid Yvejsi: Hafiz Ibrahim Dalliu
						Mexhid Yvejsi: Hoxha Hasan Tahsini
						Halit Bogaj: Shemsi Mehmeti - Veteran i letërsisë sonë...
						Ilir Kerni/Në Zagreb, fizikisht, në Tiranë, shpirtërisht...
						Halit Bogaj: Hamdi Gruda - një atdhetar i shquar drenicar
						Mexhid Yvejsi: Hafiz Ali Ulqinaku
						Pierre-Pandeli Simsia: Të njohim poetët tanë, Petraq Risto
						Tuni Papuçiu, shkrimtari që e donte jetën dhe bashkëkombasit
						Mexhid Yvejsi: Baba Rexheb Beqiri
						Hajdin Islami: U shënua 10-Vjetori i rënies heroike të Komandantit Rasim Kiçina
						Ukshin Zajmi: Figura të ndritura ilire-shqiptare me fame botërore
						Mexhid Yvejsi: Hafiz Ali Korça
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










