Mendime
Atdhe Mirdita: Po vijnë ''Shacat''
E diele, 14.06.2009, 04:05 PM

Nga Atdhe Mirdita
Po afrohen pushimet vjetore e ne të gjithë jemi në stres të përgatitjeve për pushim. Mezi po presim të vijë dita e të nisemi për në vendlindje, ne atë rruge te mundimshme me qindra kontrolle e me shume kufij që kalojmë deri sa të arrijmë të takojmë familjaret e të afërmit tanë.
Gjyshërit e baballarët tanë kurrë nuk kam dëgjuar qe te kenë thirrur grat e tyre ne emër por veç oj ti, hej, apo nin, oj plakë apo ndokush e ka thirre për shaka edhe nuse. Edhe gratë i kanë thirrur me o ti, apo nin,o plak, o ti njeri etj. I kanë thirrur kështu sepse janë turpëruar ne prezencën e familjarëve te tjerë ti thërrasin me emër bashkëshortet gjegjësisht bashkëshortët e tyre. Në një rast kur një njeri kishte shkuar ne komune për te regjistruar djalin e tije kur i thane te plotësojë formularin e kishte plotësuar te terin përpos emrin e gruas se tij. Kur e pyeti ofiqari se si quhet e shoqja? Se ky nuk e kishte plotësuar, ky ju përgjigj besa me te thane te drejtën nuk e di se tan jetën veç hej i kam thirre.
Gjenerata ma e re ka pas raste kur grat e tyre i kanë thirrur ne emër, me çka janë përqeshur nga te moshuarit. Te rinjtë e sodit qe zakonisht jetojnë ne shtete Evropiane duke provuar te integrohen ne sheqerit ku punojnë e jetojnë kanë marr prej tyre edhe fjale e shprehje te cilat i përdorin pa i përkthyer fare si psh ne shtetet ku flitet gjermanishtja përdorët shume fjala “ SHAC “ (SCHATZ ) e po u përkthye ne shqip do te thotë thesar. Me ketë emër shpesh gjatë te qëndrimit te tyre ne atdhe e thërrasin njeri tjetrin e deshtë e pa deshtë edhe familjaret e tyre e kanë mësuar ketë fjale bile presin me gëzim te madh muajt e Korrikut, Gushtit, Dhjetorit ku ma se shumti vijnë “SHACAT” . Për ata tani te gjithë ata qe jetojnë ne perëndim janë “SHACA”edhe ata qe jetojnë ne Itali, Norvegji, Suedi, Danimarkë, Angli etj. Për ardhjen e tyre gëzohen përpos familjarëve edhe pronaret e lokaleve shitësit e gjerave ushqimore, shitësit e gjerave ndërtimore me një fjale çdo kush qe ka mundësi te përfitoj nga ta sepse ne këta muaj kanë konsume ma te madhe bile shume prej tyre edhe i rritin çmimet duke e ditë se tani vijnë “SHACAT”e ata siç e thonë vëllezërit tanë ne Shqipëri një thënie ” JANE RROTA POR KANE PARE”. Kush ka pasur fatin te vonohet apo te shkoj jashtë sezone ne vendlindje e ka vërejtur se sa ndryshim kanë çmimet gjate sezonit te “SHACAVE” me kohen kur nuk ka ma “SHACA”.
Ne me te vërtete jemi “SHACA” e për ketë e kemi dëshmua veten gjithmonë, para luftës gjate luftës por edhe tani. Prandaj presimi ma teper respekt nga ju familjare, nga ju bashkfshatar apo bashkqytetar e sidomos nga ju qeveritar. Na mundësoni qe ne pushimet tona ne atdhe te çmallemi me ju, te pushojmë pak e mos te kalojmë te gjithë kohe duke pritur ne sportele për dokumente udhëtimi.
Komentoni
Artikuj te tjere
Sejdi Peka: Politika e re me duetin Ruçi-Gjinushi dhe fenomeni fashizëm-komunizëm
Ilir Dardani: Une jam krenar qe jam shqiptar
Halil Matoshi: Shuplaka
Bardh Rugova: Rrëfime për shkollën
Kostaq Xoxa: Atmosferë mbytëse majtiste, për të përligjur disfatën zgjedhore që i pret!
Pirro Prifti: Nga G-99, turpi i së Majtës tek Eurosocialistët e braktisur
Roberto Saviano: Të shkruash për të mos u dorëzuar
Ajtanga Lubonja: Apel që ditët e mbetura të mos m’i prishin pinjollët e Byrosë Enveriste
Xhevat Rexhaj: Shqiptarët në Zvicër - dje dhe sot
Kostaq Duka: Vlera sociale ''arkaike'' apo vlera e qënësishme?
Zef Morina: Demokristianet e Bashkuar
Bashkim Sulstarova: Une jam dhe do te luftoj per drejtesi sociale?
Bardhyl Mahmuti: Maqedonia e “Sëmura e re e Ballkanit“
Lavdrim Lita: Pëllumba dhe Skifterë
D. Kokonozi: Sa nofulla te bukura qe ke!
Rexhep Shahu: Në Martaneshin e 22 të pushkatuarve nga Mehmet Shehu
Xhenc Bezhi: Atëherë ardhmëria ka qenë më e bukur!
Isidor Koti: Pirateri intelektuale
Xhevat Rexhaj: LDK ka ende - A do të ketë pas zgjedhjeve lokale LDK
Henri Çili: “Evropa blu”, zgjidhjet e krizës tek e djathta