Mendime
Xhenc Bezhi: Çdo njeri është fajtor për të mirat që nuk i ka bërë
E enjte, 04.06.2009, 09:43 PM
Çdo njeri është fajtor për të mirat që nuk i ka bërë
Rudolf Scharping & Xhenc Bezhi
Nga Xhenc Bezhi, Salzburg
Pas mbledhjes se Rambujesë Shtetet e Bashkuara te Amerikës se bashku me Shtetet e Bashkimit Evropian u detyruan te përdorin planin “B” e po thuajse as njëra prej këtyre nuk e kishte para menduar qe gjerat do te rrjedhin ashtu siç rrodhen. As kush nuk kishte paramendua se Serbia nuk do te nënshkruaj marrëveshjen e Rambujesë. Por me qe u detyruan ti dalin zot fjalës se dhënë qe po nuk u nënshkrua marrëveshja nga pala serbe,Serbia do te sulmohet nga shtetet anëtare te NATO-së. Përkundër kërcënimit se do te sulmohet me njëherë, fakti i ri i zuri te pa përgatitur e u detyruan qe tek Millosheviqi te dërgojnë delegacione te ndryshme qe ta bindnin. E ne tjetrën ane politikë bërsitë e këtyre shteteve fituan kohë te mendojnë se çka duhet bere nëse negociatat nuk japin rezultat. Filluan të japin deklarata të ndryshme për mënyrën dhe arsyen e sulmimit. Disa prej burrë shtetasve ishin te pa vendosur plotësisht për intervenim ushtarak te NATO-se e disa te tjerë e ndjenin si obligim dhe ndere intervenimin, sepse ky intervenim ishte i vetmi intervenim ushtarak i NATO-së qe kishte qellim humanitar.
Secili prej këtyre burrë shtetasve veç e veç se pari duhej te sqarohej me popullin e vetë se përse shteti i tyre duhet te intervenoi, se fundi i fundit ishin djemtë e atij populli qe do niseshin për ne lufte. Njeri nder këta burra ishte dhe ministri i atëhershëm i mbrojtjes se Gjermanisë (1998-2002) Rudolf Scharping i cili para kamerave televizive foli me shume emocione e tha: kur fqinji i ynë ne zemër te Evropës po vritet e po masakrohet , ku gra e fëmijë po dëbohen nga shtëpitë e tyre e po i marrin malet për tu strehuar, ku për shtroje kanë token e ftoftë e për mbuloj qiellin, ku po ushqehen vetëm me bar, ne nuk mundemi dhe nuk duhet qe te shohim anash thuajse as gjë nuk po ndodhe. Është detyre e jona njerëzore te reagojmë se për ndryshe historia do te na dënojë.
Me qe bisedimet nuk patën rezultat atëherë u vendos qe Serbia te sulmohet kryesisht me këmbënguljen e Shteteve te Bashkuara te Amerikës e qe pastaj shtetet tjera deshën s`deshën u futen ne valle dhe ngjarjet rrodhen ashtu siç e dimë te gjithë.
Arsyeja qe me shtyri te shkruaj ketë artikull është fakti qe mu me ketë zotëri pata rastin te takohem para sa kohe ne një darkë Gala ne Salzburg. Iu prezantova dhe e falënderova ne emrin tim dhe ne emër te popullit tim për te gjitha te mirat që ka bërë për popullin tonë. Faleminderit me tha: po a po me tregon se cilit popull i përket se pari e pastaj po bisedojmë? Po, i thash jam shqiptar prej Kosove. E atëherë po ju them se me gjithë dëshirën për te bere ma shume, kam bere shume pak, apo ma mire me thane kemi bere shume pak për popullin tuaj, ka qene dashtë te intervenohet ma herët ne mënyre qe te parandalonim masakrat . Çdo njeri është fajtor për te mirat qe nuk i ka bere, në ketë rast ne si Bashkim Evropian. Sido qofte çka kam bere kam bere me dëshirën ma te madhe, dhe ndihem krenar nëse kontributi im sa do pak ka mundur ti shtyje gjerat përpara. Kam një respekt te veçantë për popullin tuaj.