E premte, 18.06.2021, 01:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Beqir Sina: Një rrugë në Nju-Jork, merr emrin e Nënë Terezës

E marte, 14.04.2009, 06:44 PM


Një rrugë në Nju-Jork, merr emrin e Nënë Terezës

Nga Beqir Sina 
 
Tashmë, edhe komuniteti shqiptar në Nju Jork, do të ketë një simbol të vendit të tyre në njërën nga rrugët më të "shkelura" të qytetit të Bronksit, Nju Jork. Kjo pasi në lagjen e mbipopulluar me shqiptarë, një rrugë do të marrë emrin “Rruga - Nënë Terezës”. Një lajm i tillë, është bërë i ditur nga Këshilli Bashkiak, i qytetit të Nju Jorkut, vetëm pak ditë më parë. Sipas lajmit një kërkesë e tillë ishte bërë kohë më parë nga Anëtari i Këshillit Bashkiak, James Vacca (D-Bronx), me iniciativën e Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro - Amerikane, e drejtuar nga presidenti i saj Esad A. Rizai dhe profesor Haxhi Berisha. Aprovimi përfundimtar i kësaj kërkese ka ardhur më 2 prill, kur Këshilli i kësaj bashkie votojë në unanimitet për t'a aprovuar këtë kërkesë.

Në deklaratën për media thuhet se Bashkia e qytetit të Nju Jorkut, me anë të një rezolute të sponsorizuar nga Anëtari i Këshillit Bashkiak, James Vacca (D-Bronx), ka vendosur, ri-emërtimin e një segmenti rruge në qytetin e Bronksit, me emrin e nobilistes shqiptare, bamirëses së njohur Nëna Tereza. Duke vendosur kështu që rruga Lydig Avenue të ketë tabelën Mother Tereza. Me këtë rast u zhvillua edhe një ceremoni dedikimi kushtuar emërimit të kësaj rruge me emrin e Nënë Terezës, ceremoni, e cila siç u tha në Këshillin Bashkiak të qytetit të Nju Jorkut, do të zhvillohet gjatë verës në qoshen mes rrugëve Lydig Avenue dhe Hollanda Avenue. Aty ku do të vendoset edhe një tabelë në shenjë nderi, e cila do të shënojë këtë rrugë me emrin “Mother Teresa Way”.

"Si udhëheqëse shpirtëror, si një njeri që ka mishëruar vetëm bamirëse, Nënë Tereza ka qenë një figurë e frymëzues për shumë njerëz anembanë botës, për dekada, tha sponorizuesi zyrtarë i rezolutës për vendosjen e emrit të Nënë Terezës , një rruge në këtë lagje të Nju Jorkut,", tha James Vacca. "Kur në këtë rrugë, e cila do të quhet rruga Nënë Tereza, burrat, gratë dhe fëmijët që do të ecin lart e poshtë dhe do të jenë në gjendje të kërkojnë, e të këshillohen me shembullin e mrekullueshme të bamirëses shqiptare, për atë çka ajo ka bërë, për të gjithë ne", tha Vaca.

Në rezolutë, thuhet se Nënë Tereza, emri i saj Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 1910 dhe vdiq më 1997. Ajo është i njohur për punën e saj i palodhshëm në emër të të varfërve. Më shumë se një dekadë, pas vdekjes së saj, shtëpia e Misionarëve të Bamirësisë vazhdon të veprojë në mbi 120 vende, duke hapur shkolla, jetimore, mensa falas, dhe për njerëzit me SIDA etj. Për punën e saj, të mrekullueshme në ndihmë të varfërve dhe të sëmurëve kryq e tërthor botës, asaj iu dha edhe çmimi Nobel për Paqe në vitin 1979.

Shenjtëreshë e gjallë, Nëna Terezë është shëmbëlltyrë e një nëne shqiptare që u ngrit në figurë të një Nëne të gjithë njerëzimit. Nëna Tereza për së gjalli u bë mishërim i miliona njerëzve, të cilët tek Ajo gjetën dashurinë e madhe njerëzore, ndihmën e pakursyer dhe shpresën për jetë . E lindur në Shkup, rrënjët e familjes së Nënës Terezë ishin në Prizrenin e lashtë, në Kosovë.

Shqiptaro-amerikanët, duke përfshirë dhjetëra mijëra që banojnë në Bronks, e kryesisht në lagjen Pelham Parkway, janë krenarë që kjo rruge në lagjen e tyre, ka tanimë emrin e Nënë Terezës.

Duhet cekur se James Vacca (D-Bronx), ka sponsorizuar disa herë rezolutën e Bashkisë së Nju Jorkut, për të nderuar ditën e flamurit tonë kombëtar dhe herën e fundit ai qe sponsorizuesi edhe i rezolutës, e cila nderoi në Bashkinë e Nju Jorkut, 1 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora