E premte, 19.04.2024, 01:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Llemadeo: 100 Vjetori i kongresit të Manastirit

E hene, 13.04.2009, 10:47 AM


Llemadeo

100 Vjetori i kongresit të Manastirit 
 

Zanë moj Zanë, apo më ndigjon,

Çka po due sot me të thanë

Atje larg ku më je moj Zanë!

Çka’ po sillet sot kah shqyptaria

Mbas shumë luftet e shumë mërzie,

Mbas shumë gjamet e shumë pusie,

Mbas shumë deket e shumë idhnimit,

Kah Ballkani’ n’troje të Ilirit,

Kah po flitet shqyp’ moj Zanë

Kah Prishtina e në Tiranë

Bash kah Shkupi e keh Manastiri,

Ku ka rranjët historia

Për çka shkoj e për çka nisi

Qysh në kohët para Krishtit…

 

Por unë sod’ spo due me t’lodhë

Për me të thanë se çka pat ndodhë

Nëpër shekuj e mijra vjet,

Në njato luftna, që ti i din vetë

I din vetë e i ke pas pa…

Edhe pse unë shkoj gjithnji tuj kja…

Gjith tuj kja e tuj këndue,

Si njaj fmija që pat met harrue,

Mbet jetim pa tat e nanë

Udhve t’botës tuj bamun gjamë…

Tuj ba gjamë’ tuj kjajt me lot

Për t’padrejtën e zezue,

Kur i ligu he’ u shofte fare

Nis tërthuer e fulikare

E msyn gjith’ n’toka t’shqyptarve!

Në ato troje të shqyptarisë

Të Malcisë e Dardanisë,­

Prej Presheve e n’Mitrovicë’

Çka po mbetet nan at kapicë…

Çi pat vu krajli mbi Sy

Kur Shqypninë e pati msy…

Me njat qellimin ma të zi

Për me marrë e për me zhgrry,

Me sundue e me pushtue

E shqyptarët për me i çfarue!

 

Por po sod’ po kam diçka tjetër

Që spo mundem me ta thanë pa letër

Çka po shoh në kët fare ditet

Në atë Shkup’ bash matanë drinit

Ku rreh spari rrezja e diellit

Në ato trojet e shqyptarisë

Në ato vëndet e Ilirisë,

Mbledhun jane burrat e sodit’

Burra e gra, por jo si t’motit,

Jo si Lek­t në­ kohë­ t’ Kastriotit...

Por, t­’thjesht­ me folë e me ligjërue,

Njat dit të bukur me kujtue

Kur e mira pat lulëzue

Për gjuhë shqype e për shqyptar

Kur njat udhë të Rilindjes e pati marrë!

 

Jo po vetëm ata sjanë

Shih po kann nji „mik“ matanë,

Nji ma t’fortin, si dorzanë…

Që shty’ pat kënë në shekullin e fundit

Mal mbas mali e gur mbas gurit’

Edhe zu vënd në ato livalle

Si çoban i kopeve sllave

Çi e pat zan nata kah Sharri

Në ato brigje të atij mali,

E kur bishat e vun para

Erdh e zuni vënd kumara’

Bash në Shkup, në atë krye të vendit

Tuj u shti se kesh po ik…

Sa t’shkrijnë bora mbi koritë

Sa të hapën qafat matanë…

Por besa, besa ai aty mbet,

Aty bani strofkën e vet,

Bash si bisha në at’ shkorret’

Tuj përfitue n’besën shqyptare

Që kurr mikun nuk e lanë jashtë

Që kurr mikun se lan pa e dashtë,

Por e vën shpesh në krye të vëndit,

Siç e lyp zakoni i vëndit!

 

Mirpo miku o mori Zanë

S’ish kënë mik’ po due me t’ thanë

Se kur kaloj një natë’ e dy

Në krye të vëndit’ ai vuni sy…

O të rafsha nore’ o moj Zana e malit

Seç u çue mbi rod t’shqyptarit,

Seç u çue e u kacafyt,

Të zonë e shpis ai po e myt,

Se ma i fort kish qëllue qeni;

Edhe greun seç ja dhunoj

Edhe fmitë ja sakatoj’

E shoj fare shpinë e shqyptarit

Ai çobani…i pari i sllavit…

Që erdh atëherë kah vëndet tona

Edhe mbet me t’fort e dhunë,

Tuj u zhgja me gunë e zhgunë…

Tuj thirr fisin edhe farën,

Tuj ja u marr shqyptarve arën,

Tuj ja marrë çdo gja me vlerë,

Tuj u shkelun në Bese e Nder,

Deri sot’ sa ska ma vlerë;

Për me fole’ për çka hup’ ka shkue,

Por le të kthej’ sot për me t’kallxue

Se si shqyptarët tuj u përpjekë,

Tuj u rrek poshtë e përpjetë,

Ja kan mbrri me ekxistue,

Edhe në shtetin e krijue

Bash prej hiçit’ të pa kënun,

Çi kurr andej nuk asht kën përmëndun!

Se në ato troje të Ilirisë

Ska kënë kurrë ëmni i Makedonisë!

 

Por po u duhet shqyptarve të shkretë

Për me u kujdes për çka ka mbetë;

Edhe pse në gjuhë të anmikut

Po u duhet me ndigjue’

E me folë ka i herë’ e me kuvendue

Besa edhe me rrah shplakë apo me gzue…

Aspak shpirtit tuj dëshirue!

 

Por po ani’ o moj bukuri

O moj e mira nëpër ajri

Çi zanë ke vend sot në male të Sharrit

Për me pa vetë ti’ njat farë gazit

Njat farë gzimit’ po due me të thanë

Çka po bajnë sot’ do Shkupjanë,

Do Prishtinas e do Tiraneli…

Kollovarë…do gurbetçi…

Do belbzana...per histori…

Që në Shkup kan ardhun vi…

 

Jo po gzojnë more të raftë e mira

Edhe pse sllavisht aty po flitet

Bash për kohët kur shqypja fillet’

Për kongresin e Manastirit’

Kur pat shkëlzye njajo rreze diellit

Për gjuhë shqype e për shqyptarë

Kur ballkani zjarm pat marrë,

Kur coptue kje kombi mbarë

Ndër osmanë, ndër grek e sllavë,

Kur gjith shpresa e shpëtimit

Mbas dymijë e kusur vjet

Aq u zbeh, u fill e u mek!

 

Po ani de, le të flasë edhe i hueji

Në gjuhë të krajlave që ja patën msy’

Me ma të mdhajat’ Zano’ ushtri

Për me zgrap e shtyp e gri…

Kah shqypnia atje në veri

Deh kah lindja e ka jugu,

Nëpër kohnat e atij muzgu…!

 

***

 

A po e sheh moj e mirë’ qysh po qeshin

Edhe në radhë shojshojn ma presin,

Ku seicilli po e merr fjalën

Herë sllavisht, shqyp e sllavisht

Pa i bamun kurrkush bisht’

Të vërtetës e historisë,

As vetë pushtuesit e shqyptarisë

Edhe pse shesin sot gjytetnim’

Në njat farë thirrjet’ “bashkim-vllazrim!”.

 

***

Por i hile Zano ai kuvënd e ka,

Ai pervjetor o kjoft bekue,

I njiqindëti e i pa harrue!

Se ai sllavi msue me përça

Me përça e me shpërnda…

Me i çoroditë shqyptart gjithmonë

I ka marrun vetë punët në dorë,

Si vetë knjazi, mendje hollë…

E po u thotë se; ja u baj vetë

Njato festa për histori…

Po jo në Shkodër, as në Malci,

Jo’ kah shkon rrjedha nan Dri’

As në Tiranë, as në Janinë,

Se ma jo në Manastir’

E jo e jo’ as në Prishtinë!

Por në Shkup’ ku ai ka fuqinë

Ku vetë sllavi ka ushtrinë,

Ka fuqinë e qeverinë

Ku shqyptarët urtë po i rrinë,

Në troje të veta’ nan sllavinë

Me gjysë të drejtat’ e me gjysë lirinë!

 

Edhe e niska sllavi festimin

Për me ja u ba shqyptarve urimin,

Për alfabetin e bekue,

Por në sllavisht’ o të kjosha true’!

T’kjosha true o moj Zana e malit

Për kob të zi t’rodit t’shqyptarit’

Po qysh me ardhë e zezë kjo ditë

Mos me mujte me pritë, me qite,

Mos me gzue njeri në shpi të vet,

Mos me ba dasem, as gjamë

Pa e pasë dreqin nëpër kambë!

 

Deh moj Zanë’ ti me më falë’ mue!

Se spo di çka jam tuj t’kallxue,

Gjamsh e vajesh keq tërbue,

Për çka shpirti asht tuj më vajtue,

Kur po i shoh shqyptart e shkretë,

La me gjak nëpër këtë jetë,

Der dhe n’motet ma të fundit

Bash në shpi të vet’ tek Gostivari

Ku spo u ndalet motrave vaji,

Ku spo u pushon Nanave gjama,

Kah po i shohin djelt e ri,

Vizak t’vramë, besa edhe fmi…

Deri dhe burrat la me gjak,

Nan dhunë t’sllavit, nan dajak’

Në ato pragje të Ilirisë

Në ato dyer të shqyptarisë

Bash n’kyt shekull, pus të zi

Çi spo njeh të drejta për shqyptari!

Por po i vrasin e po i dhunojnë,

Vetëm pse; shqyptarë’ u thonë!

 

E kështu po u shkon moti e jeta

Tuj qindrue në troje të veta,

Zhyt e mbytu nëpër rrejdha,

Ma të thjeshtëve, popullit mbarë,

Se do të tjerë, si ma në shej „dritet“,

Do’ çi hip i kan njaj farë politiket…

Jo te tanë, por shumë’ due me thanë;

Me dy lugë, ata çi po hanë…

Me dy shpija po jetojnë,

Nja me sllavin e nja me shqyptarë,

Me dy rroga ata rrogtarë,

Nja për heshtjen e servilizmin…

E të dytën për pseudoshqyptarizmin!

 

Kurse popullit, shqyptarve të vërtetë,

Sot po u duhet prap për me durue

Fyemje t’hapuna, deri zyrtare

Në gjuhë të huej’ në gjuhë t’vrastarve.

Me ndigjue ligjërime

Simbas dëshires së sllavisë,

Që shkon tuj e shue historinë

Tuj e zbehë grim e ka i grimë,

Tuj ja u largue prej së vërtetes,

Ku zu filli fillimi i jetës…

Tuj ia u shty gurët e historisë

Deri dhe malet’ e Shqyptarisë…!

 

E po festohet Zano, po festohet

Gjithë e mira po kujtohet,

Kush tuj këndue e ligjërue,

Kush tuj hedh valle e tuj nderue…

Kush mërzisë’ besa fort ngujue…!

 

Se a po e sheh moj Zanë njat Trim të ri,

Çi spo e pështet shpinën n’karrik të ti,

Por përkulun po rrin tuj shikjue,

E duert e veta fort tuj i shtërngue,

E sytë e thekshëm i ka lëshue,

Kah tribuna, ku po flitet…

Bash në atë zëmër ai po mërzitet

Ai kryebardhë’ thijash mbulue…!

 

Jo besa’ ai plak ska qellue

Se po ma ka nji moshe te re

Gjysën e shkullit’ thonë se ka pre’

Porse thijat o mori Zanë

Prej merziet at’ e kan nxanë

Qysh se rrezet… në ato bjeshkë

E patën tha e patën rreshkë,

Edhe bora e parë kur atje pat ra,

Në ato maja e pat nxanë,

Në idhnim me varrë e gjamë,

Tuj bam gjurmë e tuj bam kambë…

Për liri e të drejta t’shqyptarve,

Shtërngue shpirtit n’Besën e të parve,

Dal me dek ai për liri,

Bash në krye të shokve te ti,

Bash ne krye të njasajë ushtri.

 

Të njasajë çete Zano’ po due me thanë…,

Kur; Oso Kukë’ bahen te tanë

Për me e djegun edhe Dheun nan kambë

E mos me lanë gjurmën e anmikut,

Me zan vënd a me vra me pre

Siç jan msuemun bishat ndër ne,

Me na vra e me na dhunue,

Tok e vrri, e fmi e grue…

Me plaçkite e me koritë

Votra e vorre’ siç bajn të liqtë!

 

Jo po njaj Fisnik’ me thija t’bardha

Çi me za të ultë po mi del fjala,

Sepse trimat nuk bajn zhurmë,

Nuk bërtasin as nuk çirren,

Por në Besa-Besë ata seç lidhen

Me njat guximin mbi’ njerzorë,

Kur ti marrin  punët në dorë,

Sa ska forcë ma ti ndalojnë,

Për pa i dhanun vëndit liri

E pa e kthye anmikun’ në atë kufi…,

Atje larg prej kah pat ardhë,

Si barbarë’ me rracë e farë!

 

E ai’ po i lshon sytë sot si shqiponja,

Tuj ja u ndjek fjalën te goja

Miq e shokë, kah ata po flasin

E besa edhe atyne’ që si miq po qasen,

Tuj i vu ai’ në at’ shëjz’ të synit…

Ku e ka’ bash dhëmbjen shpirti…!

Tuj ndëj gati’ Zano’ për kur kush t’sulet,

Për kur i pa besi’ parp në armë të ngulet

Edhe t’fillojnë me djegë, me pre,

Siç pan’ ba gjithmonë ndër ne.

 

Atëhere’ ska ma besë me t’pa besin!

Por qe besa njaj ma i pari…

Sy shqiponja’ njaj kryebardhi…

Ka me marrë udhën kah Mali…

Ka me marrë udhën kah Sharri…

Ka me marrë udhën përpjetë…

Ku e bajn mënd burrat me dekë’…

Për Nder të Motarve e të Nanave,

Për jetë të foshnjave, e vorre të t’parve!

Për lirinë e të gjithë shqyptarve!

 

E varg e vi mbas tij të tanë,

Nëpër maja e bjeshkë të nalta,

Nëpër fusha e ograja…

Mbath e zbath, si ti nxanë sekondi,

Kur t’marr zjarm ndokund’ ma trolli,

Besa besa shqyptart e ri,

Skan me prit ma për mashtrime,

Dialogjesh a bisedime….

Por kan me i zgiedhun punt e veta,

Siç thot Zoti’ për njato të drejta

Për njato të drejta që njeri ka,

Për me ndëj’ e me jetue

Në toke të vet’ liritë mi i gzue!

 

Ndërsa në Shkup’ Zano festohet,

Me bukuri e diplomaci…

Ku vetë sllavi punve po u pri…

Për me zbut ndoj idhnim të ri,

Për me shue gjurmët e zeza,

Kah e shkuemja e kah e vjetra…

Por edhe me fsheh njat politikë

Që shpesh herë po e nxjerr kryet,

Kundër trojeve dhe shqiptarve…

Kah Tetova e Gostivari…

Atje nalt bjeshkve’ kah Sharri…!

 

Le te festohet Zano, të festohet

Se qe besa’ fort po zgjohet

dita ditës liria e madhe’

Besa-besë ndërgjgjia e shqyptarve,

Po e shkund Dheun shekullor,

E po del jashtë përmbi çdo Vorr’

Përmbi vorret e herojve,

Përmbi vorret e dragojve,

E kreshnikve të shqyptarisë,

Edhe po i rrokun shpatat e plore…

Neper lugje e bregore…

Me piskam, vikamë e gjamë…

Dersa i ligu të rrije m’njananë

E ti shohi punët e veta,

Pa na i shkelun ma njato të drejta!

 

Besa bese liria e shqyptarve

Kapton detë edhe male

Vjen tuj vumun punet në vi

Me dashni e pa merzi’

Dersa t’ketë besë e burrni!

Jo me sllav, jo, as me greki’

Se ata besë kurrë nuk kanë,

Se ata besën nuk e njohin,

Por po thom’ Zano, Besë në Zotin!

Besë me Zotin e besë me botën,

Besë me të drejtat, me Europën,

Besë me të drejtën për Liri,

Besë për paqe në Gjytetni!

 

E kur Besë’ ma të mos ketë,

Bash shqyptarët, njata vetë

Kan me i marrun punët në dorë

Me guximin ma të ri’

Tuj i ngul thëmbrat në histori,

Tuj qëndruemun në njato themele

Në njato pyrgje të çdo kshtjelle…

Në njato troje mijra vjeçare

Të Pellazgo-Ilir’ Shqyptarve!

 

Edhe unë, Zano, atbotë, bash vetë;

Skam me prekë ma’ pëndë as fletë,

Por kam me thirrë’ deri ne kup të qiellit’

Me nji za, kushtrim të ri…

Çi der rrufete kam me i bashkue…

E nëpër qiell’ tuj flakerue…

Kam me ja u lshue përmbi kry’

Te tan njatyne çi kan vu sy’

Shqyptarinë për me shpërbi!

Kam me ia u shkri armët’ mizorve,

Çi na i shkelin ato vorre,

Çi na i bajn Nanat me gjamë,

E na i veshin motrat në zi

Atje brigjeve përmib Dri,

Kah Tetova e Gostivari…

Përtej Cemit në at Malci,

Te Janina në at’ Çamëri!

 

Le të lueje diplomacia,

Por mbaj mënd ti fjalët e mia

Se shqyptar nuk don me thanë,

Me i ndej t’huejit për nan kambë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora