E shtune, 12.06.2021, 09:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Ejup Ceraja: Universi Kadare (Cikël poetik)

E hene, 13.04.2009, 10:22 AM


Kadare
Ejup CERAJA

 CIKLE POETIKE  I DHE II
 
I

UNIVERSI KADARE*
(Në 70-vjetorin e lindjes)

 
Është një nga romancierët
Ashtu si botës i duhet,
Më i shquari i kohës sonë
Në të gjitha gjuhët....
 
Kadare është mjaft bashkëkohor
Artin e ka  modern -  sublim,
Vepra e tij është madhështore
Për shpirt është ushqim.
 
Gjëja më ideale në letërsi
Është kur lexon diç të rrallë,
E kjo i takon shkrimtarit më të madh,
Ismail Kadaresë që është ende gjallë.
 
Proza e Ismail Kadaresë
Vezullon si rrezet e mëngjesit,
Me realizmin e saj magjik
Të Gabriel Garsia Marcuesit.
 
E kanë krahasuar me Gogolin,
Me Kafkën e Orvelin sivjet,
Po zëri i Kadaresë është origjinal
Me rrënjë thellë në tokën e vet.
 
E kemi thënë njëherë
Dhe do ta përsërisim tani:
- Kur do ta njoh Stokholmi
Kalibrin e shekullit  njëzet e njëzet e një?
 
Vit për vit Kadareja së paku
Me një roman të ri para lexuesve del,
Andaj kërkojmë me arsye të plotë:
- Jepjani Kadaresë çmimin Nobel!...

*) Kjo vjershë është një përshtatje nga mendimet e mendjeve të ndritura të letërsisë botërore për shkrimtarin tonë Ismail Kadare.
 
Mars 2006
 
MERAKOSJA E NJË GJYSHI...
 
Populli ynë i miri,
po deshëm mbijetesë,
për të ardhmen tonë
të kemi më shumë kujdes.
 
Fjalën këtu e kemi
kryesisht për prodhimtari,
veçan për ngecje të theksuara,
që po ndodhin në bujqësi.
 
Po deshëm t’i ikim zisë,
që është njerka e çdo fike,
të mos lejojmë kurrsesi
të zihen arat bukanike!
 
Pra, të lidhemi në besa-besë
të gjithë dorë për dore,
që për fitime të momentit
të mos i zëmë tokat bujqësore.
 
Këtë që po e them këtu,
duhet të gjithë mirë ta dimë,
pendimi i vonuar për bukën
nuk ka se si të na e shuajë urinë.
 
Pa prodhimin e drithit,
që shërben për jetesë mirëfilli,
të gjitha të tjerat na tretën
si tretet brima nga dielli.
 
Po ua deshëm të mirën
fëmijëve tanë dhe veti,
t’i kthejmë edhe andej forcat
ku prodhohet bereqeti.
 
Tokën Krijuesi popujve
nuk ua ka dhënë me tapi,
por ua ka huazuar brezave
ta kenë e ta ruajnë për fëmijë.
 
Dhe kështu brez pas brezi
shkon duke u huazuar,
që ta prodhojnë bukën
për të mbijetuar.
 
Se, mund të prodhohen armë:
mina, raketa e shumë topa,
ama një kokërr drithi
e prodhon vetëm TOKA!...
 
Fillim marsi - 2009
 
PËLHURA E BRUSHAVE...
(Humoriste)

 
Një piktori të madh
Pothuaj me famë botërore,
Shumë rropatej në jetë,
E pak i shkonte përdore.
 
Ishte realist në art
Gjërat mirë i shijonte,
Po në sytë e vlerësuesve
Mundi huq i shkonte.
 
Në asnjë konkurs pikture
Nuk i printe fati,
Edhe pse të gjithëve
Me kohë u rrinte gati.
 
Një ditë, i tha, të shoqes
Seriozisht pa u tallur:
- Nuk do të marrë më pjesë
Në asnjë konkurs të shpallur.
 
- Mos u zemëro njeri
Se fama njëherë arrihet,
Se ku të prinë fati në jetë
Kurrën e kurrës s'i dihet.
 
- E kam vendosur grua
Tash kjo është dëshira ime,
Në asnjë konkurs, më
Nuk do të dërgoj punime!
 
Si të dëshirosh njeri, i tha,
Duke menduar ngjeti:
"Do të provoj unë për ty" -
Mendoi ajo vet më veti.
 
Dhe ashtu mendimet
I rendiste vargoi-vargoi,
Me pëlhurën e brushave
Në vend të tij konkurroi
 
Konkurrimi asaj
I shkoi mjaft mbarë,
Punimi i dërguar
U nderua me çmim të parë.
 
Kur e pa në gazetë i shoqi
Emrin e vet të nderuar:
"Bah! - tha ai më vete -
Po unë s'kam konkurruar."
 
- Të kam thënë njeri
Të mos iu ndahesh fushave,
E kam dërguar për ty
Pëlhurën e brushave...
 
- Eh, grua me kohën,
U dashka ec,
Tash e kuptova
Sa prapa paskam ngec!...
 
Mars - 2004
 
II
 
A THUA PSE?…
 
Nuk e di as sot, as dje
Kush e shpiku fjalën pse?
Të gjitha ndodhitë në jetë
Për t'i kuptuar i kanë psetë.
Pse s'lind dielli nga perëndon?
Pse duket sikur udhëton?
Pse kështu ndodh përherë,
Që pas dimrit të ketë verë?
Pse gjatë dimrit nuk del bari?
Pse në pranverë çel behari?
Përse ujku ulërinë?
Pse të qeta s'i len bagëtinë?
Pse dhelpra sytë si prush,
Ka dëshirë të hajë rrush?
Pse pranë kotecit te qymezi
S'këndon pula, po këndesi?
Pse zogu cicëron?
Pse maçoku nuk këndon?
Pse kangurët kanë çantë nën barqe?
Pse lepurushët kanë mustaqe?
Pse ka natë e s'ka veç ditë?
Pse shqiponja zotëron lartësitë?
Pse luani ka lesh te qafa?
Pse qafëgjatë është gjirafa?
Pse kudo përbri Nili,
Jeton i ashpër krokodili?
Pse majmuni s'ka tureçkë?
Ndërsa elefanti është me feçkë?
Pse dhentë janë shytë e deshët me brirë?
Ta dimë ne fëmijët kemi dëshirë.
Pse retë verës janë të bardha?
Pse arinjtë hanë edhe dardha?
Pse nga retë nuk ka shkallë?
Të zbresë shiu dalëngadalë.
Pse e pse më lodhën psetë,
Pse dikush s'i tubon retë?
Që t'i mbajë në thes "turshi",
Kur t'i duhet t'i lëshojnë shi.
Pse ka fëmijë që janë lazdranë?
E shumë njerëz që janë llafazanë?
Pse veç bleta bën mjaltë?
Ne fëmijët s'e kemi të qartë.
Pse çdo shkurre nuk bën rrush?
Kemi dëshirë të na e thotë dikush.
Le ta thotë ai që e di,
Do ta dëgjojmë me kënaqësi.
Pse nganjëherë kemi ethe?
Pse në degë të thatë nuk ka gjethe?
Pse nuk ka taksi raketë?
Që të shkojnë fëmijët në ndonjë planetë.
Pse gjyshet dinë përralla shumë?
Që fëmijët i vejnë në gjumë.
Pse bari është fije-fije?
Pse pa lexuar libra nuk ka dije?
Pra, fëmijë të dashur kudo të jini,
Vënia mirë veshin ç’thoshte Naimi.
Ai e ka lënë këtë porosi me vlerë:
“Vetëm dritë e diturisë përpara do na shpjerë!”
 
(2002)
 
 
KËNGA E MBIJETESËS*
 
Përmes një kënge të adoleshentëve të ri
Për atdhe shfaqet kjo dashuri:
“Shqipëri atdhe i dashur,
Ne s’të lëmë ty të varfër”.
 
Sikur ta kishin kënduar adoleshentet tjerë
Një këso këngë pa dallim,
Do të kishte qenë një mrekulli,
Do të kishte qenë një inkurajim.
 
Po sikur ta kishin kënduar bashkërisht
Të gjithë adoleshentët sado pak,
Ndoshta s’do të kishte pasur asnjë luftë
Në këtë Ballkanin tonë Plak.
 
Kjo do të kishte qenë ajo kënga
Që do t’i lidhte njerëzit me besa-besë,
Do t’ua shtonte dashurinë
Për harmoni e për bashkëjetesë.
 
Një këso kënge do të kishte
Vlerë, vlerë dhe vetëm vlerë,
Se asnjë popull kudo qoftë
S’duhet lejuar që të bjerë!

 *) Sipas një strofe të librit “Poshtërimi në Ballkan” të shkrimtarit Ismail Kadare. 
 
 
 POROSIA E NJË LEGJENDË
(Gjyshi u tha nipërve e mbesave)
 
Thuhet në një legjendë
se një njeri pa fije frike,
ia kishte shkaktuar një ariu
një plagë të theksuar fizike.
 
Po në të njëjtën kohë – thuhet
nga shpella ende pa dalë,
ia kishte shkaktuar po atij ariu
edhe një plagë shpirtërore me fjalë.
 
Plaga e shkaktuar fizike
ariut shpejt iu kishte shëruar,
po plaga shpirtërore nga fjalët
ditë për ditë iu kishte shtuar.
 
Ariu sipas legjendës
për ato plagë si varrë,
e kishte përmbajtur vetën,
e fare s’ishte hakmarrë.
 
Kishte dashur të tregojë
se dhembjen fizike koha e shëron, e ndalë,
por s’e shëron dot dhembjen shpirtërore
që shkaktohet nga fyerja me fjalë.
 
Andaj bijtë e mi gjithherë
kur i kini dy mundësi përpara,
mos anoni kurrë nga e keqja,
por anoni gjithnjë kah e mbara.
 
Nga kjo legjendë domethënëse
del e qartë kjo porosi hë për hë:
- Të kemi kujdes kurdoherë
të mos rëndojmë me fjalë as kë!
 
 
(2008)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora