E premte, 29.03.2024, 06:18 AM (GMT)

Kulturë

Sejdiu: Identiteti që kemi në ecencë është identitet evropian

E diele, 12.04.2009, 06:15 PM


Nga Bota Sot

Me rastin e Festës së Pashkëve, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka vizituar sot Ipeshkvinë e Kosovës në Prizren , ku është takuar me Ipeshkëvin Dodë Gjergjin.
 
Presidenti Sejdiu me këtë rast duke i përgëzuar të gjithë besimtarët e krishtër shqiptar dhe të tjerë theksoi se festa e Pashkëve është festë e paqes, dashurisë dhe e shpresës, si dhe e përkushtimit të përbashkët për të pasur ditët sa më të mira për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

“Identiteti që kemi në ecencë është evropian me tolerancë shpirtërore unikale që nuk e gjejmë besoj edhe në vendet e tjera dhe është me rëndësi që kjo të rrezatojë te të gjithë”, pohoi Presidenti Sejdiu.

Edhe me këtë rast Presidenti Sejdiu i falënderoi vendet mike të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian për ndihmën e përgjithshme dhënë Kosovës.

Ndërkaq, Ipeshkëvi i Kosovës Dodë Gjergji tha se festa e Pashkëve është festa e shpresës, e dashurisë, festa e dialogut në mes zotit dhe botës, mes të kishës dhe të gjitha feve dhe në mes të popullit dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë në mënyë që të nxitur nga dashuria e zotit dhe nga dëshmia e krishtit të mund të bëhemi të gjithë bartës të paqes dhe të dashurisë.

***

Besimtarët katolikë festojnë Pashkët

Nga Express

Në mbarë botën, besimtarët katolikë festojnë të dielën Festën e Pashkëve, e cila simbolizon ringjalljen e Krishtit.

Edhe në Kosovë është kremtuar kjo ditë. Mesha solemne u mbajt në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren, nën drejtimin e imzot Dodë Gjergjit, Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës, ndërsa mori pjesë edhe shefi i EULEX – it, Iv De Kermabo. Pas meshës selinë e Ipeshkvisë e ka vizituar presidenti, Fatmir Sejdiu.

Me rastin e Pashkëve, besimtarët katolikë i kanë përgëzuar udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës, përfaqësuesit e subjekteve politike si dhe Bashkësia Islame e Kosovës. Në mesazhet e tyre të urimit, ata kanë shprehur dëshirën për sa më shumë paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve.

Ndërkaq, Papa Benedikti XVI kremtoi meshën e vigjiljes së Pashkëve në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora