E premte, 18.06.2021, 04:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Jahë Sadrija: Historiku i shkollës fillore ”Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec

E marte, 14.04.2009, 08:15 PM


Historiku i shkollës fillore ”Ganimete Tërbeshi” në Ponoshec

Nga Jahë Sadrija

Pozita gjeografike e fshatit Ponoshec, për Gjakovën, dhe më gjërë ka një rëndësi të posaçme, sepse nëpër të kalon rruga e asfaltuar, që lidhë Kosovën me shtetin amë Shqipërinë, dhe nga ana tjetër me fshatin Junik dhe me tërë rrafshin e Dukagjinit.
Kjo pozitë e voltishme gjeografike, ka bërë, që gjatë shekujve, Ponosheci dhe fshatrat tjera përrreth, të jenë të banuara nga kohët më të lashta.
Degët kryesore të ekonomisë së fshatarëve të këtushëm janë, bujqësia dhe blegtoria.
Në mes të fshatit, gjendet ndërtesa e shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi”, e ndërtuar për të parën herë si objekt shkollor në vitin 1955. Fillimisht kishte 4 dhoma mësimi dhe fare pak lokale përcjellëse.
Më vonë, në vitin 1971, mësuam nga drejtori i kësaj shkolle, Hajredin Sadriu, është ngritur në 2 kate, për t’ju shtuar edhe 5 dhoma mësimi .
Në vitet e para të ’90-ta, rrëfen Sadriu, bëhet një renovim i meskateve dhe ndërrohen disa nga dyert dhe dritaret e dëmtuara.
Gjatë luftës së fundit, si kudo tjetër në Kosovë, edhe në Ponoshec, ndërtesa e shkollës i nënshtrohet një shkatërrimi të eger nga kuçedrat serbo-malaziase. Objekti i shkollës dëmtohet, demolohet e digjet i tërë inventari, dhe një pjesë e mirë e dokumentave zyrtare të shkollës.

Shkolla fillore  ”Ganimete Tërbeshi” - Ponoshec
Pas luftës, shoqata ndërkombëare” Amurt” e bën një renovim të shkollës në vlerën e 100 mijë marka gjermane.
Shkolla sërish kompletohet me inventar të ri, me ujë të pijshëm, ndërtohen edhe 8 kabina të nyjës sanitare.
Sot, në këtë shkollë, mësimet i ndjekin më shumë se 200 nxënës, duke përfshirë 1 klasë paralele të mësimit para shkollor, si dhe paralelet me mësim të kombinuar në fshatin Morinë.
Një dhomë mësimi e kemi shndëruar në kabinet të informatikës, dhe një tjetër për nxënsit parashkollorë që është e pajisur sipas standardeve normale të mësmit të kësj kategorie nxënësish- shton drejtori.
Mësimi zhvillohet në 2 ndërresa: Cikli i lartë paradreke, ndërsa cikli i ulët pasdreke.
Në procesin edukativo-arsimor janë të përfshirë 18 mësimdhënës, 90% me kualifikime përkatëse.
Nxënësit pas mësimit të rregullt janë përfshirë edhe në aktivitete të lira jashtëmësimore.
Dallon grupi i poetëve të rinj dhe ai sportiv-sidomos në lojen e hendbollit. Në gazetën e murit, gjetëm poezi dhe ese të shkruara me kujdes nga nxënësit e kësaj shkolle, në përkujdesjen e arsimtarit të gjuhes, Binak Ibrahimi.
Nga bankat e kësaj shkollë dolen shumë intelektual: më përgaditje të mësme, të lartë, superiore dhe doktora shkencash. Po shenojmë këtu emrat e 3 doktorave të shkencave, që dolen nga kjo shkollë: Dr. Avdyl Osmani, Dr. Jusuf Bajraktari, Dr. Isa Elezi etj.
Oborri i shkollës sot ishte i mbushur më nxënës, fusha sportive për futboll të vogel ishtë në gjendje të mirë, shkollës i mungon salla e edukates fizike.
Ajo që drejtorin e shqetsonte ishte fakti se numri i nxënsëve në këtë shkollë shënon rënie. Si faktor kryesor të kësaj dkurie, drejtori Sadriu, përmendi lëvizjet e popullatës nga fshati në qytet, lidhjet martesore me të rinjtë e të rejat, që përkohesishtë punojnë dhe jetojnë në botën perëndimore.
Këtë problem, sipas drejtorit, e paskan që të gjitha shkollat e fshatrave të komunes së Gjakovës.
Shkolla jonë- thotë Sadriu- e ka edhe biblotekën me një numër simbolik tituj librash. Para 2 vitesh rreth 200 tituj librash të rinj i kemi dhuratë nga bashkefshatari ynë, Myrtë Ahmeti, i cilli tash e sa kohë jeton në Pejë.
Që sot, kesaj bibloteke ju shtuan edhe 3 tituj të rinj librash : “ Falë të qoftë gjaku” –nga Kadri Mani, “Kanunorja” – Emin Fazliut dhe “Rrëfime nga burgu i Dubravës” nga Albert Shala.
Në këtë shkollë çdo ditë bëhet luftë për mësim dhe dije, nga ketu fillojnë ëndrallat e nxënsëve, ç’do të bëhem nje ditë?!
Nga këtu u larguam me shpresë së mësimi në kushte normale dhe se suksesi në mësim-dhënie dhe në mesim-nxënie nuk mungon...



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora