Kulturë
Aziz Ruhani: Muharrem Nebih Qena
E merkure, 25.03.2009, 07:57 PM
Aziz Ruhani
Muharrem Nebih Qena
Kur gjithçka mungonte n’këto troje
Kur buka mirrej me triska
Kur netët ngryseshin me droje
Në skenë dilnin disa feniksa
Flitet se çdo shekull lind një Njeri
Kombi me mburrje thotë lum na që e kena
Në skenën e artit del një Gjeni
Muharrem Nebih Qena
Artist në jetë në film e teatër
Spirituoz në çdo vend - shoqëri
I ngrohtë, i dashur për çdo vatër
Kush bënte si ai shfaqje – regji
Ai pa Premierës me kitarë
Hijeshonte natën me shansona
Kush ishte si Ai këngëtar
Atëherë në trojet tona
Futbollis i pasionuar – shahist
Rexho Mulliqi kompozitor për të fliste me pietet
Thoshte – Ai s’është vetëm artist
Por edhe në shah të lë lezet
T’hecur e ndeje boemi ditë e net
Të rralla Virtyte kishte Muharremi
Ai ishte Frenk Sinatra – Tonni Bennett
Të tjerëve u tregonte me vepra kush jemi
Katarina Josipi me zemërbardhësi
Kur përmendej Muharremi
Brofte nga vendi me kënaqësi
Thoshte – O Zot – lum na që e kemi