Të kujtojmë konfliktin e Irlandës veriore dhe Britanisë së Madhe. Ka shenja se Serbia dhe Greqia përdorin shansin e fundit, luftën fetare mes shqiptarve duke përdorur ekstremistët e islamik shqiptar për nxitje konfliktesh në Kosovë dhe Shqipëri. Dhashtë Zoti që institucionet të intervenojnë sa më herët që është e mundur.
Ish-kryepolici Xhavit Shala: 300 të diplomuar në Gjirin Persik synojnë kreun e Komunitetit Mysliman
|
Shkruar nga Elton Tafaruçi |
E enjte , 19 mars 2009 |
Nuk është thjesht një luftë për të marrë kreun e Komunitetit Mysliman. Rreziku me të cilën po përballet Shqipëria është ajo e infiltrimit të ekstremistëve islamikë në pozicionet kyçe në hierarkinë e institucioneve fetare. Është një skenar i iniciuar dhe i përgatitur në bankat e shkollave koranike të vendeve të Gjirit Persik dhe kryesisht në Arabinë Saudite. Ndaj nuk është e rastësishme gjenerimi i këtij konflikti pikërisht në vigjilje të zgjedhjes së kryetarit të ri të Komitetit Mysliman Shqiptar. Më gjresisht në Tirana Observer Shkelqim Kosova http://www.tiranaobserver.com.al/al/index.php |