E premte, 25.06.2021, 10:50 AM (GMT+1)

Lajme

Gjykata italiane pret urdhër-arrestin, Liljana Kondakçi në kërkim për trafik droge

E merkure, 11.02.2009, 08:03 PM


Liljana Kondakçi
Liljana Kondakçi
CATANZARO/ ITALI

Këngëtarja shqiptare Liljana Kondakçi shpallet person në kërkim ndërkombëtar. Lajmi bëhet i ditur dje nga gazeta italiane “Gazzetta del Sud”, e cila shkruante se artistja Kondakçi kërkohet në të gjithë Evropën për trafik të substancave narkotike, si pjesëmarrëse në rrjetin gjigand të drejtuar nga Fisnik Smajlaj. Në artikullin e gazetës italiane theksohej se këngëtarja 56-vjeçare, e konsideruar në Shqipëri si pasuri kombëtare, është përfshirë në rrjetin e njohur me kodin “Shkodër”, si pjesë e të cilit është shpallur person në kërkim ndërkombëtar.
Gazeta “Pulieze” thekson më tej në artikullin e djeshëm se çështja penale në ngarkim të këngëtares shqiptare ka filluar në maj të vitit 2006, kur Kondakçi u arrestua në stacionin e trenit Sibari në Cosentino, me tre kilogram kokainë në çantë. Në atë kohë këngëtarja shoqërohej nga një person tjetër, i cili u ndalua edhe ai. Mësohet se këngëtarja Kondakçi kishte deklaruar pas ndalimit nga policia italiane, se pakoja me drogë ishte një dhuratë nga një fans i saj dhe ajo nuk ishte në dijeni për përmbajtjen e saj. Burime zyrtare të cituara nga mediat italiane bëjnë me dije se droga kishte ardhur nga Shqipëria dhe saktësisht nga grupi i shkodranit Fisnik Smajlaj. Sipas mediave të vendit fqinj, mësohet se Prokuroria e Castrovillari kërkoi dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg për artisten dhe pritësin e lëndës narkotike, i cili rezultoi se ishte shqiptari Luan Kubazekai. Gjykata italiane dha një vendim të ri ndaj Liljana Kondakçiut në tetor 2008. Ky vendim urdhëronte policinë dhe Interpolin për arrestimin e këngëtares nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Urdhri mësohet se mbeti i pa zbatuar, pasi në këtë kohë këngëtarja Liljana Kondakçi ishte larguar nga Italia. Menjëherë pas publikimit të lajmit nga gazetat italiane e më pas nga media shqiptare në Tiranë, në tetor 2008 Liljana Kondakçi reagoi duke hedhur poshtë akuzat. Artikulli i djeshëm i gazetës italiane, theksonte dyshimet e policisë sipas të cilave Liljana Kondakçi mund të fshihet në Gjermani porse janë vënë re gjurmë të saj edhe në Shqipëri. Vitin e kaluar në kohën kur urdhër-arresti ndaj saj u bë publik, këngëtarja mohoi gjithçka gjatë komunikimit me mediat shqiptare në Tiranë. Ajo pretendoi se problemet e saj me drejtësinë italiane ishin zgjidhur dhe se gjithçka lidhej me arrestimin e saj në vitin 2006 në Itali, kur kishte qenë një keqkuptim. Këngëtarja lirike e viteve `80, e konsideruar si një nga zërat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, hodhi poshtë implikimin e tij në çfarë akuzohet nga autoritetet italiane.                       tr.so

Përgjimet, Kondakçi thirrej “La Mamma”

ITALI – Prokuroria italiane, e cila ka mbajtur në përgjim për më shumë se dy vjet bandën ku Liljana Kondakçiu akuzohet se bënte pjesë, ka arritur të zbulojë edhe kodin që përdorej për të fshehur emrin e njohur të artistes shqiptare. “La Mamma” ose në shqip mamaja, ka qenë emri që përdorej nga anëtarët e bandës në bisedat e tyre telefonike dhe ambjentale, kur flitej për këngëtaren Liljana Kondakçi. Sipas të dhënave hetimore, mësohet se ajo është përdorur për transportimin e ngarkesave me drogë edhe në Shqipëri, ku me popullaritetin e saj si artiste e muzikës së lehtë arrinte të shmangte kontrollet dhe verifikimet e policisë, që mund të ndalonin trafikimin e drogës. Sasia më e madhe e drogës së trafikuar nga banda në fjalë mësohet se ka qenë heroinë.

22 anetare

të identifikuar dhe të skeduar është numri i personave që bënin pjesë në grupin kriminal, pjesë e të cilit ka qenë edhe Liljana Kondakçi gjatë trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora