Kulturë
Vlash Prendi: Një Migjen i shekullit të ri!
E marte, 21.04.2026, 06:55 PM
… Një Migjen i shekullit të ri!
-
Në vend të parathenies për librin “Kendvështrime 3” të autorit Llesh Ndoj -
Nga
Vlash Prendi
Kur
merr në dorë vepra të tilla me vlera, të dala nga laboratori krijues i poetit,
studiuesit dhe gazetarit të njohur Llesh Ndoj, e ndjen veten të sigurtë se ke
ç’të mësosh prej tij. ?shtë libri i 24 në
rradhë që vjen para lexuesit në një periudhë të shkurtër kohore dhe i treti në
radhën e “Kendvështrime”, qe shkrimtari, poeti dhe publicisti Llesh Ndoj botoi
kohët e fundit, strukruruar me vëzhgime letrare për vepra të autorëve të
ndryshëm dhe opinione për gjendjen politike dhe ekonomike që po kalon shoqëria
jonë. Siç ndodh gjithnjë, si veprat e marra në shqyrtim, si opinionet , i janë
nënshtruar një analize të thellë studimore dhe filozofike, duke paraqitur para
lexuesit të shumtë realitetin, gjendjen dhe perspektivën shpesh here të zymtë
të gjendjes sonë politike, ekonomike dhe shoqërore.
Jemi
në një stad, ku të gjithë vëzhgojnë, shohin, kritikojnë, por nuk analizojnë
problemet dhe të japin rrugëzgjidhje. Ndryshe nga këo, shkrimet e studiuesit
dhe publicistit të njohu Llesh Ndoj, qofshin ato letrare, apo politike synojnë
të analizojnë, të konstatojnë dhe të propozojnë zgjidhje. Kjo ndodh, sepse
autori nuk është një vëzhgues i rendomtë i realitetit të sotëm, porn jë person
i cili nuk pajtohet me realitetin e hidhur që po kalon vendi ynë. Prandaj shumë
nga opinionet që ka botuar në median e shkruar prekin anët negative të
qeverisjes vendore dhe qendrore, dukuri të korrupsionit në instancat më të
larta të pushtetit shtetërorë, e deri tek funksionimi konservator i
formacioneve politike. Autori duket se ka një pervojë të gjatë në drejtim,
prandaj i njeh mire rregullat e funksionimit të administrates shtetërore dhe
mban qendrim kritik ndaj dukurive negative që shfaqen here pashere në këto
institucione të pushtetit të sotëm, si korrupsioni, paaftësia, emrimet
politike, servilizmi, mungesa e korrektesës në punë, parazitizmi etj, që e
dëmtojnë rendë imazhin e pushtetit dhe qeverisjes.
Përvoja
e gjatë si drejtues dhe i zgjedhur në organet e qeverisjes vendore, qe kur
ishte ende i ri, ka bërë që autori të njohë mire, shumë fusha të jetës dhe të
drejtimit. Ndoshta kjo është arsyeja që krijuesi Llesh Ndoj nuk bën kompromis
me dukuritë negative që shfaqen sot në shumë fusha dhe institucione të jetës
shoqërore. Në shumë nga shkrimet që vijnë sot para lexuesit, çdo pushtetar dhe
politikan gjen veten, ka hapësira për reflektim dhe rrugë e forma për të
permirësuar sjelljen, punën, aktivitetin dhe qëndrimin shoqërorë. Përmes
opinioneve , autori tregon realitetin e hidhur që ndodh në institucionet
shtetërore në vendin tone, duke i ilustruar me shembuj konkretë, madje në disa
raste edhe duke e ilustruar me ngjarje nga fondi i mençurisë popullore, gjë që
i ben mendimet, analizat dhe opinionet e tij më konkrete dhe me vlera educative
dhe shoqërore. Mjafton të lexojmë shkrimet “?shtë koha të flasim, ose
të heshtim dhe të pranojmë absurdin përgjithmonë”, “Parti “të vogla”, “parti të
mëdha” dhe s`emundja e shifrave”, “Duhet kthyer shpresa, që të rikthehet jeta”,
“Jemi ba me...”Na pre tutën!”, apo “Duke kërkuar fajtorin”, perms të cilave
duket qartë qëndrimi i autorit ndaj ngjarjeve, fenomeneve dhe veprimeve të
individëve, pushtetarëve dhe politikanëve në vendin tonë. Pra, kemi të bëjmëme
një personalitet të fushës së gazetarisë , i cili në menyrën e vet, përpiqet të
pasqyrojë problemet dhe shqetësimet që shtron realiteti i sotshëm, duke u
përpjekur t’u dale përpara proceseve të zhvillimit dhe dukurive negative që
shaqen në shoqëri.
Në
kapitullin e dytë, qe autori e ka titulluar Letërsi, kalojnë para lexuesit disa
analiza të thelluara për veprat e shkrimtarëve të njohur shqiptarë këtej dhe
matanë kufirit, tek të cilat studiuesi Llesh Ndoj na shfaqet si analist, si
kritik, por edhe si recensent. Të marrësh në shqyrtim veprat e shkrimtarëve të
mëdhenj shqiptarë si Anton Nikë Berisha, Hasan Hasani - Përkola, Ibrahim
Kadriun, Pashk Alia, Mark Mesuli, Mark Ndoja, Zef Përgega, Mark Rica e ndonjë tjetër,
është guxim i tepruar, por studiuesi ynë ja ka dale me sukses kësaj ndërmarrje
me shumë rendësi në letrat shqipe. Përmes shkrimeve të ndryshme për veprat e
këtyre autorëve, studiuesi Llesh Ndoj sjell një panoramë, një qendrim të tij
emocional dhe njerëzorë, një vlerësim objektiv, ku spikat ndjeshmëria artistike
për të vlerësuar vepra të tilla me vlera. Dihet se letersia jonë mbështetet tek
temat aktuale dhe ato historike, duke dhënë vepra me vlera të mëdha që pasqyrojnë realitetin historik, siç ndodh
me veprat e prof. Anton Nikë Berishës, por edhe të tjera që tregojnë një lidhje
të ngushtë me realitetin dhe traditën, që e shohim tek shkrimtari i shquar
Hasan Hasani. Autori na tregon se kjo lidhje e ngushte e histories me
realitetin është jetike për autorët që
merr në shqyrtim, sepse kjo ka sjellëfuqizimin e përmbajtjes letrare në këto
vepra, kjo natyrisht e ka ndihmuarpër një analizë më të thellë të problemeve
dhe dukurive jetësore. Për t’u vlerësuar është edhe qëndrimi i tij kritik ndaj
Çmimit “Gjergj Fishta” që akordohet për krijuesit në qytetin e Lezhës, duke
propozuar zgjidhje, që ky aktivitet të realizohet sa më mire. vlerësimet për
krijimtarinë brilante të poetit Dodë Pjetraj, Franga Kola - Peraj, e sidomos
vlerësimt që i referohen Misionit të Pajtimit të Gjaqeve që kryesohet nga i
mirënjohuri Pjetër Gjokë Marku dhe vjen perms librit “Pajtimi, ky mision i
denjë i kombit”.
Në
kapitullin e tretë, autori ka pasqyruar disa analiza dhe opinion të botuara në
mediat elektronike dhe të shkruara si “Fjala e Lirë”, “Destinacioni”, Zemra
Shqiptare”, “Fjala e Lirë – Shkodra.net”, “Bota Sot” dhe gazeta “Sot” në print,
perms të cilave shpreh shqetësimet për gjendje dhe problematikat shqetësuese që
ndodhin r`endom në vendin tone edhe sot, pas 35 viteve nga levizjet
demokratike. Janë të shumta problematikat që tjajton në shkrimet e tij analisti
Llesh Ndoj. Ata përfshijnë një fushë të gjërë të jetës shoqërore, ku spikasin
opinionet “Të pavarur vetëm për të qenë vassal...!”, “Politika, kafsha politike
dhe politika kafshërore”, “...Gjak i ri, apo gjak i shprishur?”, “Një fushatë
gallatë, pjell shtet sallatë”, “Lesht keni për të marrë!”, e mjaft analiza të
tjera ku autori kritikon me guxim dhe vendosmëri fenomene të tilla si gjendjen
e ulët ekonomike të masave punonjëse, rrogat e ulta, pensionet qesharake,
anomalitë në administratën shtetërore, paaftësinë e punonjësve, emrimet
politike në administratën shtetërore etj. Parë në kontekstin njerzorë këto
opinion dhe analiza kritike, ngjajnë me skicat e Migjenit, i cili nuk pushoi së
kritikuari pushtetin në fuqi, nuk reshti së pasqyruari gjendjen e rendë të
masave popullore, kritikoi pa frikë klasat e pasura në vendin tone. Shohim se
edhe gazetari Llesh Ndoj, ndjek të njëjtën linjë, nuk pajtohet kurrsesi me gjendjen
e krijuar nga forcat politike të majta apo të djathta qofshin ato, në pushtet
apo në opozitë, duke na krijuar idenë se dalëngadalë ne letersinë dhe median
shqiptare po vjen një “Migjen” i shekullit të ri.









