E shtune, 18.04.2026, 08:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Engjëllushe Sheme Koltraka: Heroizmi si këngë

E shtune, 18.04.2026, 06:50 PM


Heroizmi si këngë

Nga Engjëllushe Sheme Koltraka

Ngado në Shqipërinë etnike

Do dëgjosh këngë heroike

Do të dëgjosh këngë trimërie

Që shkëlqejnë prej lavdie.

Trimat u ndeshën me bajlozë

Me vampirë e me demonë...

Që kafshonin shqiptarinë

Nëpër shekuj jetën tonë.

Po e nis me Azem Bejtën

Për Liri e fali jetën

Mungon pushka, kapni sakicën

Me vikama: -O prite Azem Galicën!

Zëri i tij i thellë nga galera

Po thërret për kohë të reja

Ai fort e puthi dheun

Nuk e zhvarrosën si Skëderbeun...

Nuk ia sulmuan kockat...

Të shumëfishonin forcat...

T'i varnin si hajmali

Ushtarët e bajlozit të zi.

Se gjaku dardanë

Është derdhë për vatanë

Në Dri të Bardhë e Dri të Zi

Dardania gëzon Iiri...

Heu ku je Isë Buletini!

Asnjëherë nuk të humb shkëlqimi

Në brez mbajte dy allti

Na krenove në Angli...

Lordin e shikove drejt në sy...

Nuk kam ardhë me u vra me ty!

Por kërkoj të drejtën e shqiptarisë

Ndaj gishtin në çark ia mbaj alltisë.

Isë Buletini mbeti legjendë

Në memorie është gdhendë.

Sido të sillet historia,

Nga grykë e alltisë vjen Liria!

"Kaçanik të rëntë pika

Shtatë sahat u there me thika...

Për flamurin e Skënderit

Luftojnë trimat e Idriz Seferit... "

Sa shumë këngë ka Dardania

Se është trolli ku buron trimëria

Në mal Rugove e mal të Sharit

Jehoi zëri i Adem Jasharit.

Ndaj dhe unë mora fjalë

Heroizmin ta mbajë gjallë

Trimërinë e lindi Nënë Lokja

Me sharki u këndoka...

Sa herë turret serb katili

Lëshon zërin Sufë Xhelili

I këndon alltia si zë bilbili:

O bini serbit, o trajma i bini!

Se trimërinë ua çon dera

Trim mbi trima Besim Çera.

U përlesh me këlysht e Satanit,

I mbajti besë Azem Hajdarit.

Se kjo Dibra ka nëntë male

Lidhë për bese e për fjale

Hajredin Pasha la dymbëdhjetë mijë

Si dikur Ali Pasha i zi.

Po dëgjoj një këngë çame

Veshur vajza me tumane...

Djemtë e Sulit mbi bedena

Ndaj Bajronit i shkroi pena.

O Bajron, fisnik Anglie!

A e dëgjon këtë gjëmë Çamërie?!

Nëpër vuajtjet e gjata

E hedh vallen Osman Taka.

Të ishte Ali Pashë Tepelena

Janina nuk do vuante nga zemra

Hardhisë nuk do t'i thahej pjergulla

Igumenica nuk do mbytej nga mjegulla.

Ku ta kap e ku ta lë!

Çamët flasin nën zë...

Po folën shqip i kap Asfalia

Të zestë, i ruajt Perëndia!

Çamëria lindi Hasan Tahsinin

Mbrojti Atdheun kur rrufetë i binin.

Akademi lëvizëse e thërriste Turqia

Nismëtar e pati Pavarësia.

Nuk kanë fund këngët heroike

Ato na ndriçojnë si rreze drite

Se u këndohen trimave atdhëtare

Me gjakun e tyre tokën kanë larë...

Dy fjalë për Xhemë Gostivarin...

Gjallë do ta gjeni po ti hapni varrin...

Bëri luftë sa për njëqind vjet

Për Shqipëri Etnike dheu nuk e tret.

Besnik i qëndroi qeni i Sharrit

Mburojë i bëhej atdhetarit.

Katër ujqër egërsira

I shpartallon si vetëtima.

Por qeni nuk sulmonte mikun

Ai turrej kur shihte armikun

Një ditë miku në pabesi

Për vdekje Xhemën e ka shtri...

Kjo është më e rënda tradhëti

Të vraësh mikun për një dorë flori...

Me vulë turpi mbulohesh në histori

Kjo është më e shëmtuara marrëzi.

Dhe ti, O Qemal Stafa

Ç'bën te Varri i Bamit?!

Me lotë të qau nëna:

Çohu, o bir prej varrit!

Më vrau dora e tradhëtarit

Këlyshi i Serbisë,

Që është soj i bastardit

Flliqësira e shqiptarisë.

Në kafe të Zerqanit

Shtiu Nazmi Rushiti

Stavri Kapedanit

Gjoksin ia qëndisi.

Se kjo Dibra ka djem me huqe

Këmishën e zezë ta bën të kuqe.

E përcolli këngën Drini i Zi

Nuk durojmë sundues në Shqipëri.

Fort po fryn murlani i Hotit

I ka djemtë me besë të Zotit

Gjer në Spanjë u dëgjohet zëri

Se luftojnë me krenari shqiptari.

Dhe Masakra e Tivarit

U vranw djemtë e kosovarit...

Qe e rëndë tradhëtia

Kur shitesh te Serbia!

Po Zoi Fundon kush e vrau?!!

E masakroi një dorë vëllau...

Siç zhdukën Ukshin Hotin...

Në sy nëne shikon lotin...

Në sy motre e sy vëllau

Loti kujtimin nuk e thau...

Loton Kombi për Gjeninë

Në zemra kujtimer rrinë.

Po poetin legjendarë

Kush e vari në litarë?!!

Havzi Nela soj kreshniku

Qëndron burrë përballë armiku.

Në çdo varg poezie

Frynë ëmbël një fllad lirie...

Që binte ndesh me teori Satani

Në litar, Satani e varI!

E zezë dita e dy prillit...

Pushoi kënga e bilbilit.

Katër djem të Shkodrës Loce

Puthën dheun e kësaj toke.

Se u ngritën kundër regjimit

Që zbatonte teoritë e Stalinit

Arben Broci printe në ballë

Shkodra e kishte më të mirin djalë.

Nëq krah të tij Bujar Bishanaku

Që ishte soj e fis oxhaku...

Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka

Porsi yje me pesë cepa.

Derdhën gjakun në lule të rinisë

E bënë pishtarë të demokracisë

Nuk do harrohen asnjëherë

Sa herë dy prilli sjell pranverë...

I hodha kujtimet sa gjatë gjërë

E pamundur t'i përmend të tërë

E cunguar do të ishte fjala

Pa përmendur vëllezërit Gërvalla.

Ata u vranë në diasporë

Po nga e njejta dorë

Që këronte të shuante qëndresë lirie

Dora e zezë drejtohej prej Serbie.

Diaspora e vuan edhe sot

Strategjinë e sigurimit

Të flasin lirë nuk mundin dot

Nga presioni i patronazhimit.

Erdhi shqiptarja nga Bolonja

Juristja kritikoi qeverinë

Nga fjala e saj u përhap jehona

Të shohim të lirë Shqipërinë.

Një veteran foli me guxim

Për ligjin shtatëmijë e pesëqind e një

Fjalën ia prenë gjithë tërbim...

Ky ligj kriminal pronë nuk të lë.

Hajde të ftillkohet lëmshi

Nuk të lë hajdut lamashi

Ta merr pronën ashiqare

Pronarit i thotë nuk të njoh fare!

Sakaq nis vetëgjyqësia

Se nuk ndërhyn drejtësia

Sepse ligji i të marrëve

Ua pret krahët dhe gjyqtarëve.

Si të quajmë të vrarët e gjorë?!

Janë viktima apo dëshmorë!

Nuk guxojnë t'i thonë ndal

Këtij ligji kriminal.

Sa e thellë tragjedia qënka

Me origjinë Perestrokja

Teoria e Gërbaçovit

Mos e trettë dheu i vorrit!

Është teoria e vampirëve

E demonëve dhe qafirëve

Me gjak populli po majmen

Asnjëherë nuk po ndalen...

Kur do të marrë fund marrëzia?!

Të shpëtojmë nga robëria!

Të ketë liri edhe për ne,

Të gëzojmë në tonin  Atdheu!

Nuk mbahet populli me mashtrime

Që të instalosh komunizmin në demokraci

Këta po demaskon dhe poezia ime

Që të shporrim çdo lubi...

Lubitë janë si shushunja

Nga lubitë prodhohet dhuna

Nga lubitë mbillet frika

Porsi nata nxihet dita.

Apo jemi mësuar të hamë kopaçe?!

Të rrinë të sëmurët pa ilaçe!

Pensionistët të numërojnë  qindarka

Nuk po dimë a po i zën darka!

Jo mor jo, nuk shtyhet kështu!

Pështyma në gryë na u zu...

Shumë premtime për Europën

Korrupsioni na bëri gropën.

Europa na thotë çdo ditë

Hiqni dorë nga hajdutëritë...

Mos i mbroni lubitë

Që të shihni pakëz dritë.

Tiranë, më 14/04/2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fran Luli: Në gjurmët e historisë së Ndërfanës - analiza e veprës së Gjon Markut Albert Vataj: Jonuz Delaj nuk është më, por telat e lahutës së tij do të vibrojnë në shpirtin e paepur të përkatësisë Sabile Basha: Anatomia e krizës dhe demonstratat e vitit 1981 si artikulim i kërkesave kombëtare (1) Dorian Koçi: Gjergj Fishta dhe ligjërimi historik-letrar i epikës shqiptare Albert Vataj: Ne i përkasim vetes, aq sa i përkasim njëri-tjetrit Lekë Mrijaj: Romani “Klasiku V”, pasqyrë e një epoke Xhavit Çitaku: Dëshmia si letërsi dhe kujtesa si rezistencë Sevdail Hyseni: Përurimi i librit “5000 Aforizma” të Halim Hasanit - një festë e fjalës së mençur dhe mendimit kritik Fran Luli: Një pasqyrë shumëdimensionale e Mirditës në intervistat e Gjon Markut Hysen Ibrahimi: Lendita Uka Ibishi - Nxënësi është e ardhmja Albert Vataj: Shkodra e 40 viteve më parë, kur kënga shkruante historinë përmes virtuozitetit të mjeshtërve Pjetër Gaci dhe Zef Çoba Nexhmije Mehmetaj: Një zë shqiptar në skenat e muzikës klasike – Fjolla Iseini rrëfen rrugëtimin e saj artistik Albert Vataj: Simone de Beauvoir, ndërgjegjja që guxoi të jetë grua dhe njeri në të njëjtën kohë Lekë Mrijaj: Pjetër Nikolla - Vështrim historik mbi mitologjinë pellazgo-ilire dhe falsifikimet greke, romake dhe serbe Jahja Drançolli: Përvjetorë të rëndësishëm nga historia jonë! Ilir Muharremi: Brishtësia e rezistencës Tefë Topalli: Rreth librit "Kohë të trazuara" të autorit Gjon Marku Rovena Vata Mikeli: Dimensionet etnokulturore dhe narrative në romanin “Shtjellë Fatesh” të shkrimtarit Llesh Ndoj Albert Habazaj: 7 prilli i Toninit Albert Vataj: Dervish Shaqa, rapsodi që skaliti monumentin e tij me zë dhe tingull, shpirt dhe qëndresë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx