E merkure, 22.04.2026, 12:52 AM (GMT+1)

Mendime

Gjon Keka: Zgjedhjet nuk e prejnë Nyjen Gordiane të zgjedhjes së presidentit apo presidentes

E marte, 21.04.2026, 06:57 PM



Zgjedhjet nuk e prejnë Nyjen Gordiane të zgjedhjes së presidentit apo presidentes

Nga Gjon Keka

Partitë që kanë dal me përqindje më të vogël në zgjedhje nuk duhet të shkojnë me kërkesa maksimale në bisedime si për marrëveshje apo koalicione ashtu edhe për zgjedhjen e presidentit apo presidentes.

Është e habitshme se si disa nga partitë e lejojnë që Kosova si shtet të qëndrojë në kriza politike dhe institucionale kur dihet se ato nuk kanë aspak fuqi për ta nxjerr nga kriza, sepse tani fuqinë politike e ka Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin i cili mori mbi 51% të votave nga populli në këto zgjedhje të fundit.

Kompromisi nuk është gjë tjetër veçse balancimi i forcave ekzistuese. Kështu që një kompromis i vërtetë arrihet vetëm nga dikush që as nuk e nënvlerëson dhe as nuk e mbivlerëson forcën e vet ose atë të palës tjetër.

Të gjithë duhet të bashkepunojnë kur është në pyetje interesi nacional ,dhe shteti e institucionet e saj ,për të arritë aty duhet me u pajtu me realitetin se ai që ka fuqi politike më shumë në kuadër të zgjedhjeve e ka të drejtën me përcaktu rrugën përpara, ndërsa ata që kanë fuqi më të vogël duhet të propozojnë por brend fuqisë së tyre jo më tepër se apetitet e tyre.

Koha që partitë që kanë më pak fuqi tani në jetën politike në Kosovë të pajtohen me ralitetin dhe të fokusohen në bashkëpunim dhe koalicione parimore jo me kërkesa të tepruar vetëm e vetëm për të arritë te pika „ose zgjjedhje ose kërkesat e paarsyeshme e iluzive",kur dihet që zgjedhjet do të përsërisin veten, nuk do të ketë ndonjë ndryshim të dukshëm edhe nëse ato mbahen sërish. është një harxhim i kotë i kohës, i parave të popullit e shtetit në aventura zgjedhore vit për vit kur dihet se ato nuk e prejnë Nyjen Gordiane të zgjedhjes së presidentit apo presidentes.

Tani koha është për reflektim që edhe ai pak afat që Gjykata kushtetuese e dha të arrihet një kompromis, që do ta vendoste vendin në një udhë të mbarë e stabile, sepse Kosova nuk ka kohë për të humbur, ka mjaftë punë të shtëpisë për të bërë që të arrijë hapin e integrimit në Bashkimin Europian dhe të anëtarësimit në institucionet tjera ndërkombëtare me rëndësi.

Kompromisi në përgjithësi ka qenë mjeti praktik i transformimit dhe tranzicionit në zhvillimin politik. Madje edhe për vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mund të thuhet se edhe ato u krijuan me dhe nëpërmjet kompromisit.

Paramendone ShBA u bë me anë të kompromisit e ne në Kosovë nuk arrijmë të bëjmë kompromis për zgjedhjen e një presidenti apo presidente.

Të mendohet më shumë për shtetin, institucionet dhe stabilitetin politik e të përgjithshëm sepse kur bota po vlonë si vullkan nga përplasja e botës së lirë dhe të civilizuar përballë asaj të zingjirëve ideologjik e të pacivilizuar, vendi ynë duhet të fokusohet në forcimin e brendshëm, në zhvillimin e përgjithshëm dhe ecjen në dinamik më vendet e civilizuara dhe botën demokratike, si dhe bashkimin në familjen europiane.

Nga e gjithë kjo mund të thuhet se zgjedhjet duhet të shmangen, sepse janë një humbje kohë dhe harxhim i parave të shtetit, koha për të vendos atdheun përpara çdo egoje apo apetiteve të paarsyeshme e iluzive, secili le ta bëjë punën e vetë si një trup me gjymtyrë të ndryshme por në shërbim të së mirës së përgjithshme të shtetit dhe të ardhmes së brezave.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx