| E marte, 21.04.2026, 06:57 PM |
Zgjedhjet
nuk e prejnë Nyjen Gordiane të zgjedhjes së presidentit apo presidentes
Nga
Gjon Keka
Partitë
që kanë dal me përqindje më të vogël në zgjedhje nuk duhet të shkojnë me
kërkesa maksimale në bisedime si për marrëveshje apo koalicione ashtu edhe për
zgjedhjen e presidentit apo presidentes.
Është
e habitshme se si disa nga partitë e lejojnë që Kosova si shtet të qëndrojë në
kriza politike dhe institucionale kur dihet se ato nuk kanë aspak fuqi për ta
nxjerr nga kriza, sepse tani fuqinë politike e ka Lëvizja Vetëvendosje në krye
me Albin Kurtin i cili mori mbi 51% të votave nga populli në këto zgjedhje të
fundit.
Kompromisi
nuk është gjë tjetër veçse balancimi i forcave ekzistuese. Kështu që një
kompromis i vërtetë arrihet vetëm nga dikush që as nuk e nënvlerëson dhe as nuk
e mbivlerëson forcën e vet ose atë të palës tjetër.
Të
gjithë duhet të bashkepunojnë kur është në pyetje interesi nacional ,dhe shteti
e institucionet e saj ,për të arritë aty duhet me u pajtu me realitetin se ai
që ka fuqi politike më shumë në kuadër të zgjedhjeve e ka të drejtën me
përcaktu rrugën përpara, ndërsa ata që kanë fuqi më të vogël duhet të
propozojnë por brend fuqisë së tyre jo më tepër se apetitet e tyre.
Koha
që partitë që kanë më pak fuqi tani në jetën politike në Kosovë të pajtohen me
ralitetin dhe të fokusohen në bashkëpunim dhe koalicione parimore jo me kërkesa
të tepruar vetëm e vetëm për të arritë te pika „ose zgjjedhje ose kërkesat e
paarsyeshme e iluzive",kur dihet që zgjedhjet do të përsërisin veten, nuk
do të ketë ndonjë ndryshim të dukshëm edhe nëse ato mbahen sërish. është një
harxhim i kotë i kohës, i parave të popullit e shtetit në aventura zgjedhore
vit për vit kur dihet se ato nuk e prejnë Nyjen Gordiane të zgjedhjes së
presidentit apo presidentes.
Tani
koha është për reflektim që edhe ai pak afat që Gjykata kushtetuese e dha të
arrihet një kompromis, që do ta vendoste vendin në një udhë të mbarë e stabile,
sepse Kosova nuk ka kohë për të humbur, ka mjaftë punë të shtëpisë për të bërë
që të arrijë hapin e integrimit në Bashkimin Europian dhe të anëtarësimit në
institucionet tjera ndërkombëtare me rëndësi.
Kompromisi
në përgjithësi ka qenë mjeti praktik i transformimit dhe tranzicionit në
zhvillimin politik. Madje edhe për vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mund
të thuhet se edhe ato u krijuan me dhe nëpërmjet kompromisit.
Paramendone
ShBA u bë me anë të kompromisit e ne në Kosovë nuk arrijmë të bëjmë kompromis
për zgjedhjen e një presidenti apo presidente.
Të
mendohet më shumë për shtetin, institucionet dhe stabilitetin politik e të
përgjithshëm sepse kur bota po vlonë si vullkan nga përplasja e botës së lirë
dhe të civilizuar përballë asaj të zingjirëve ideologjik e të pacivilizuar,
vendi ynë duhet të fokusohet në forcimin e brendshëm, në zhvillimin e
përgjithshëm dhe ecjen në dinamik më vendet e civilizuara dhe botën
demokratike, si dhe bashkimin në familjen europiane.
Nga
e gjithë kjo mund të thuhet se zgjedhjet duhet të shmangen, sepse janë një
humbje kohë dhe harxhim i parave të shtetit, koha për të vendos atdheun përpara
çdo egoje apo apetiteve të paarsyeshme e iluzive, secili le ta bëjë punën e vetë
si një trup me gjymtyrë të ndryshme por në shërbim të së mirës së përgjithshme
të shtetit dhe të ardhmes së brezave.