Kulturë
Lekë Mrijaj: Arsimi dhe shkollat shqipe deri në Lidhjen e Prizrenit sipas Jashar Rexhepagiqit
E shtune, 18.04.2026, 06:55 PM
ARSIMI DHE SHKOLLAT SHQIPE DERI NË LIDHJEN E PRIZRENIT SIPAS JASHAR REXHEPAGIQIT
Shkruan: Lekë Mrijaj
Jashar Rexhepagiqi zë një vend të rëndësishëm në historinë e
mendimit pedagogjik shqiptar dhe në historiografinë e arsimit në Kosovë. Ai nuk
duhet vlerësuar vetëm si mësues, pedagog dhe veprimtar i arsimit, por sidomos
si studiues shkencor, i cili, me punën e tij, i dha pedagogjisë dhe historisë
së arsimit një bazë të qëndrueshme teorike, analitike dhe zhvillimore. Formimi
i tij universitar dhe shkencor e dëshmon qartë këtë profil, pasi ai u përgatit
në fushën e pedagogjisë dhe u orientua herët drejt studimit sistematik të
zhvillimit historik të arsimit shqiptar. Në rrafshin kronologjik, veprimtaria e
Rexhepagiqit lidhet me interesimin e tij për rrugëtimin historik të shkollës
shqipe, sidomos për periudhat në të cilat arsimi shqiptar u zhvillua në
rrethana të vështira politike, kulturore dhe shoqërore. Ai nuk e trajtoi
historinë e arsimit si një përmbledhje datash dhe ngjarjesh, por si një proces
të ndërlidhur ngushtë me vetëdijen kombëtare, me gjuhën amtare dhe me
përpjekjet e shqiptarëve për emancipim. Pikërisht këtu qëndron rëndësia e tij
si studiues: ai e kuptoi se historia e shkollës shqipe është njëkohësisht
histori e qëndresës kulturore dhe e formimit kombëtar.
Një dëshmi e rëndësishme e kësaj qasjeje gjendet në librin
shkencor “Enti i Historisë së Kosovës”, nr. 1, “Kosova – Prishtinë”, të vitit
1972, ku, në faqet 179–184, Jashar Rexhepagiqi trajton temën “Arsimi dhe
shkollat shqipe”. Brenda kësaj trajtese, siç do të shihet më poshtë, një vend
të veçantë zë Kapitulli IV, sipas librit të “Entit të Historisë së Kosovës”,
nr. 1. Pra, (shkoqitje nga versioni origjinal) ARËSIMI DHE SHKOLLAT SHQIPE -
A. L u f t a p ë r g j u h ë n
a m n o r e d h e p ë r
s h k o l l a të s h q i p t a r
ë v e g j e r në L i d h j e n e P r i z r e n i t (1878|
Shkollat katolike dhe popullore shqipe dhe zhvillimi i tyre
prej vitit 1800 gjer më vitin 1918 mund të ndahen në dy periudha të mëdha:
a) zhvillimi i shkollave private prej vitit 1918 gjer në
Lidhjen e Prizrenit (1878) dhe
b) zhvillimi i shkollave private dhe profane dhe arësimit
prej vitit 1878 gjer më vitin 1918.
Secila prej këtyre periudhave përbëhet nga disa etapa dhe
faza më të shkurtëra.
Shkollat dhe jetën kulturo-arësimore të shqiptarëve në
periudhën e parë e karakterizojnë disa specifika — si për nga numri i
shkollave, ashtu edhe në pikëpamje të karakterit të tyre. Është fakt se edhe
para Lidhjes së Prizrenit shqiptarët kanë luftuar për gjuhën dhe shkollën
popullore. Pamë se ata janë angazhur për shkollën e tyre dhe për mësimin e
gjuhës shqipe edhe në kuadrin e shkollave turke, e edhe jashtë tyre— për çka do
të flitet veçmas.
Veprimtaria arësimore e shqiptarëve nga fundi i shekullit
XVIII dhe gjatë decenjeve të para të shekullit XIX ka qenë në një shkallë të
ulët, sepse edhe marrëdhënjet e pazhvilluara ekonomiko-shoqërore e kanë
ngadalësuar bukur shumë zhvillimin e shkollave dhe kulturës së pjesëtarëve të
kësaj kombësie. Gjithashtu, ekzistimi i shkollave turke për shqiptarët e fesë
muslimane, të cilat në atë kohë ishin bukur të pazhvilluara në pikëpamje të
përmbajtjes dhe të metodave, e edhe ndikimi i shkollave greke te shqiptarët e
fesë ortodokse — e kanë vështirësuar objektivisht afirmimin e shqiptarëve të
besimeve të ndryshme fetare, hapjen e shkollave shqipe dhe zhvillimin e
arësimit të tyre. Në kushte delikate shoqërore-pedagogjike, çdo përpjekje për
hapjen e shkollave në gjuhën mësimore shqipe e ka shprehur njëkohësisht
vendosmërinë e kësaj kombësie që të luftojë kundër mësimeve në një gjuhë, e
cila është e panjohur për të. Orvatjet e këtilla për zhvillimin e shkollave
shqipe janë rezultat i veprimtarisë së intelektualëve të rinj shqiptarë
—përfaqësuesve të Rilindjes, pastaj inisiativës private, e gjer diku edhe
ndikimit të klerit katolik. Para së gjithash, ato janë pasojë e zhvillimit të
vetëdijes kombëtare të shqiptarëve dhe ndryshimeve ekonomike në vendet e
ndryshme, të cilat kanë qenë më karakteristike prej gjysmës së shekullit XIX..Shkollat
shqipe kanë ekzistüar edhe para shekullit XX, e gjithashtu— megjithëse në një
numër të vogël — edhe në gjysmën e parë të shekullit XIX. Megjithkëtë, është
kontestuese së pakut: a kanë ekzistüar shkollat
profane para fillimit të shekullit XX. Ne jemi të mendimit se shkollat e
këtilla kanë ekzistüar pas vitit 1878, kurse ekzistojnë burime,¹ sipas të
cilave këto shkolla kanë ekzistüar qysh në decenjen e katërt të shekullit XIX. Është më e saktë se qysh në decenjen e pestë
është ndier nevoja e organizimit të mësimeve në gjuhën amnore, e edhe më shumë
kur — me reformat e tanzimatit — u është njohur të gjitha kombësive të tjera e
drejta e arësimit në gjuhën e tyre. Është fakt i pamohueshëm se shkollat shqipe
gjer më vitin 1878 kanë pasur, shumica, karakter fetar, se disa prej tyre — për
shkak të rrethanave politike, qëndrimit të klerit, e edhe të vetë organeve
lokale të pushtetit — kanë ekzistüar një kohë më të shkurtër dhe se ka qenë
bukur e dobët kultura e përgjithëshme dhe pedagogjike e mësuesve, të cilët kanë
dhënë mësime në to. Numri i nxënësve ka qenë më së shumti 150 gjer më 200
fëmijë. Veç faktit se kanë qenë të rralla shkollat në Vilajetin e Kosovës dhe
në atë të Shkodrës dhe të Manastirit, si dhe se nuk kanë punuar rregullisht,
atyre u kanë munguar mjetet mësimore, kurse në pikëpamje të përmbajtjes nuk
kanë shënuar ndonjë përparun të dukshëm në krahasim me ato nga shekulli XVII
dhe XVIII. Megjithkëtë, ka rëndësi qenësore fakti se në to janë fituar
njohuritë elementare, kurse këto janë në territorin e vendit tonë përpjekjet e
para të organizuara për hapjen e shkollave për fëmijët shqiptarë.
Numri i kufizuar i shkollave shqipe është edhe pasojë e një
momenti objektiv — mungesës së alfabetit unik të shqipes. Gjer sa shqiptarët
nuk kanë pasur alfabet të tyre, as që kanë mundur të hapen shkollat popullore,
në të cilat kishin për t’u zhvilluar mësimet në gjuhën e
tyre. Për këtë arësye, në shekullin XIX ekzistojnë tri etapa
në zhvillimin e shkollave shqipe:
etapa e parë — kur në shkolla, në rastet me të shpeshta në
gjuhën italishte, nuk mësohet aspak shqipja;
etapa e dytë — kur mësimet në shkollën shqipe ende zhvillohen në gjuhë të huaja, e njëkohësisht mësohet edhe gjuha shqipe, por vetëm si një ndër lëndët e mësimit dhe etapa e tretë — kur mësimet e të gjitha lëndëve zhvillohen në gjuhën shqipe.
Gjer më vitin 1878, e edhe më vonë, nuk ka ekzistuar një
alfabet unik shqip. Kjo gjë, bashkë, me kushtet shoqërore të pavolitshme, e ka
vështirësuar veçmas zhvillimin e shkollave unike shqipe, zhvillimin e mësimeve
në gjuhën shqipe, si dhe e ka ngadalësuar zhvillimin e literaturës shqipe. Në
rrethanat shkollore dhe në përpjekjet kulturale të shqiptarëve në shekullin XIX
ka ndikuar edhe kleri katolik shqiptar, me arkipeshkvinë e Shkupit (më vonë të
Prizrenit), dhe të Tivarit. Prej fillimit të shekullit XIX, kur arkipeshkv në
Shkup ishte Mati Krasniqi, e në gjysmën e dytë të shekullit XIX André Logoreci,
ato ishin karakteristike për nga një shkallë më e lartë e arësimit. Janë
shkolluar në kolegiumin jezuit shqiptar në Romë (formuar më vitin 1858), me anë
të arkipeshkvisë së Shkodrës (prej vitit 1867), kurse prej gjysmës së dytë të
shekullit XIX edhe në Bosnë e Hercegovinë, ku ka qenë më i madh ndikimi i
jezuitëve. Pra, ndërsa më parë françeskanët i kishin dhënë kontribut zhvillimit
të shkollave katolike shqipe, pas vitit 1840 në këtë drejtim kanë ndikuar
jezuitët. Puna në shkolla zhvillohej sipas planeve dhe programeve mësimore
austriake. Mirëpo, prej fundit të shekullit XIX përsëri është më i madh
ndikimi i françeskanëve boshnjakë dhe shqiptarë. Qysh në decenjet e para të
shekullit të kaluar janë hapur shkollat shqipe në disa vende të Kosovës. Në
revistën e françeskanëve në gjuhën shqipe »Hylli i Dritës« janë shënuar këto të
dhëna të rëndësishme: »Në Prezrend, në Pejë e në Gjakovë i gjejmë shkollat e
qiluna për djem shum para v. 1840.«²
Edhe në »Kalendarin kombiar« përmendet se shkollat e para në gjuhën
shqipe kanë ekzistuar në Prizren e Shkup.?
Nuk ka dyishim se më e vjetra është shkolla katolike shqipe
në Prizren, për të cilën në fillim janë kujdesuar françeskanët, e prej vitit
1870 jezuitët dhe motrat nga Zagrebi. Këtë shkollë, në të cilën gjer më vitin
1876 mësimet zhvilloheshin në gjuhën italishte — me disa shpjegime e
konverzacione në gjuhën shqipe — e ka ndihmuar pallati perando-rak austriak.? Të dhëna më të hollësishme për të mund të gjenden në
revistën e jezuitëve »Leka«. Në një numër të saj shkruan fjalë për f jalë:
»Në Prezrend para 70 vjetve u gjinte nji shkollë në çelen e
vjetër qi u dogj vjetin 1909«.? Me fjalë të
tjera, në këtë vend ka ekzistuar me stguri shkolla më vitin 1867, ndërtesa e së
cilës — sipas burimit të përmendur — është djegur më vitin 1909. Në atë kohë,
shkencëtari dhe udhëpërshkruesi Han has në Prizren në një shkollë për
shqiptarët e fesë katolike në të cilën mësimet zhvilloheshin në gjuhën
italishte. Austria e siguron te materialisht shkollën katolike në Prizren, në
të cilën gjer i;ë decenjen e dhjetë gjuhë mësimore »ishte italishtja, e prej
asaj kohe shqipja«.?
Në Prizren ka ekzistuar edhe shkolla »për të gatue
meshatarë«.H Mësues të të dy shkollave ishin famullitarët, të cilët
ndërroheshin shpesh.
Ata i kanë kushtuar kujdes të posaçëm arësimit fillor dhe
mësimeve fetare. Prej më të vjetërve janë të njohur Don Simon Lumezi, Don
Mazreku dhe disa të tjerë,? të cilët
merrnin për punë në shkollë edhe ndihmë nga ana e popullit. Gjer sa mësimet
organizoheshin nga ana e priftërinjve — meqenëse ndërroheshin shpesh dhe
merreshin me punë fetare — këto shkolla ishin mjaft primitive. Mirëpo, gjatë
decenjeve të fundit të shekullit XIX në Prizren vijnë edhe mësues të
kualifikuar, ndër të cilët i pari është Mati Logoreci, i cili ka mérita shumë
të mëdha. Në atë kohë u përmirësua edhe gjendja në mësime. Për këtë ka mérita
edhe mësuesi dhe shkrimtari pedagogjik Lazër Lumezi.
Në këtë shkollë ka ekzistuar edhe shkolla e l’emrave, të
cilën o kanë drejtuar motrat dhe kanë punuar »me klasë fillore e me msim punë
doresh«.¹? Për nevoja të shkollës u ndërtua një
godinë e madhe. Më vonë u hap edhe foshnjorja. Janë ruajtur të dhëna për
shkollën fillore të Gjakovës, pranë kishës katolike. Në bazë të tyre mund të
thuhet me siguri se kjo shkollë ka ekzistuar qysh më vitin 1851.¹¹ Edhe kësaj i
ka ndihmuar Austria. Sipas Martin Gjurgjeviqit (Memoari sa Balkana 1858—1878,
Sarajevë. 1910), veç shkollave në Prizren e Shkodër shteti austriak e ka
siguruar materialisht shkollën e meshkujve të Gjakovës dhe atë të femrave në
Pejë.¹² Shkolla shqipe e Gjakovës »ishte në nji gjendje mesatare, veç sa me i
krye nevojët e mësimit. Dhe këtu mësote famulltari deri qi i muerrën në dorë
mesuesat shekullar. Emnat që dihen janë: Don Pjeter Doda e Don Filip Kanxi, Don
Torn Gusiqi, Pater Rozarja, Pater Gaudenci, Pater Serafini, Don Pjetër Zara,
Don Ndue Bytyqi etj.¹³ Mësues profané ishin Pashk Logoreci dhe Mihill Kurti.¹? Edhe në Pejë ka ekzistuar shkolla, e cila ka punuar në një
lokal pranë kishës katolike. Në të kanë mësuar veçmas fëmijët e gjinisë
mashkullore, e veçmas ata të gjinisë femrore. U kushtohej kujdes i posaçëm
mësimeve fetare, sepse edhe në këtë shkollë kanë dhënë mësune priftërinjtë.
Janë të njohur: p. Deda, p. Marjani, Don Mark Sopi, Don Tom Gusiqi, Ndue
Bytyqi, Don Nikollë Mazreku, Don Tomazi, Don Shtjefën Krasniqi, Zef Harapi e të
tjerë.¹? Me ndihmën e Austro-Hungarisë, edhe
këtu, kanë dhënë mësime — prej fundit të shekullit XIX gjer më vitin 1912 —
edhe mësuesit profané. Në mësime përdoreshin libra në gjuhën latine, italiane
dhe shqipe, kurse prej fundit të shekullit XIX në pjesën më të madhe në gjuhën
shqipe.
Është kontestuese koha e hapjes së shkollës fillore shqipe
në Stubëll, fshat në afërsi të Gilanit. Sipas një burimi, kjo shkollë është
hapur më vitin 1846.16 Mirëpo, një konstatim i këtillë nuk mund të bëhet në
bazë të artikullit »Prva škola za naše katolike u Letnici«, i cili është botuar
në »Južni pregled« më vitin 1936. Në këtë artikull thuhet se ajo është hapur
më vitin 1889, kur u emëruan arkipeshkvë të Shkupit Logoreci, Mjeda e të
tjerë.¹?
Shkolla në Janjevë, e cila »në fillim ishte me gjuhë të
ndryshme mësimore«,¹? është hapur
më vitin 1857. Punonte në një shtëpi private.
Mësues i saj i parë ishte Filip Gjoniq, vendas, njeri pa kualifikime
profesionale. Sipas Hanit, prej vitit 1853 këtë shkollë e ka udhëhequr një
shkodran. Më vonë, mësimet në të zhvilloheshin në gjuhën sërbokroatishte. Në
këtë shkollë është përdorur alfabeti latin.¹?
Sipas buletinit të shkollës, populli e ndërtoi godinën
shkollore (më vitin 1870). Në buletin është shënuar se mësues të parë kanë qenë
priftërinjtë — Petar Franjo Bërkiq dhe Palë Berisha nga Rrafshi i Dukagjinit.
Pushteti austriak dërgoi një mësues nga Kroacia.
Gjithashtu, në Kroaci siguroheshin, me anë të ipeshkvisë së
Shkupit, edhe librat shkollorë. Megjithëse disa ipeshkvë shqiptarë bënë
përpjekje, në gjysmën e dytë të shekullit të kalluar në Janjevë nuk u hap
shkolla në gjuhën mësimore shqipe.
Detyrën e mësuesve e kryenin në rastet më të shpeshta priftërinjtë,
»kështu që këta ishin edhe të vetmit edukatorë«.²¹ Sipas
Martin Gjurgjeviqit, më vitin 1870 Janjeva kishte 250 shtëpi katolikësh dhe 30
muslimanësh, pastaj godinë të re shkollore dhe kishë katolike. Në atë kohë
ishte famullitar Don Toma, burrë 50-vjeçar, »në rrobe shqiptarë«. Të gjitha
femrat, pa marrë parasysh besimin fetar, veshnin në atë kohë çarçaf. Prifti e bënte këtu »meshën në gjuhën latine,
kurse epistolen, ungjillin dhe uratën — në gjuhën shqipe«.²¹
Në periudhën prej vitit 1800 gjer më vitin 1878 është i
vogël numri i shkollave shqipe. Shumica e këtyre janë shkolla private, në
pjesën më të madhe me karakter fetar. Ato siguroheshin materialisht nga ana e
Austrisë dhe vetë popullsisë. Më të vjetrat dhe më të njohurat janë shkollat në
Prizren, Gjakovë e Pejë, kurse ndër shkollat e fshatrave shkolla shqipe në
Stubëll.
Kjo pasqyrë e zgjimit kombëtar dhe e luftës së shqiptarëve
për gjuhë dhe shkollë popullore tregon se ndryshimet, të cilat janë bërë në
jetën shkollore dhe arësimore të këtij populli — veçmas në Kosovë — janë
küshtëzuar nga zhvillimi pak më i shpejtë ekonomik dhe nga ngjarjet shoqërore
në shekullin XIX.
Me ndjekjen e shkollave turke dhe me punën e punëtorëve
shkollorë dhe shkrimtarëve të tyre është pregatitur tereni për formimin e
shkollave në gjuhën shqipe, por me përdorimin e germave arabe. Mirëpo, kjo gjë
dhe shkollimi i individëve në shkolla të tjera nuk kanë qenë të mjaftueshme për
një rilindje më të gjerë të këtij populli. Madje, rekomandimi i alfabêtit arab
në vend të atij latin ka qenë dobësim i luftfis për gjuhë dhe shkollë unike në
këtë gjuhë.
Nën ndikimin e Rilindjes, pjesa progresive e intelektualëve
shqiptarë është angazhuar edhe para Lidhjes së Prizrenit për gjuhën popullore
dhe për hapjen e shkollave shqipe. Gjer më vitin 1878 kanë
ekzistuar në Kosovë shkollat katolike shqipe. Mësimet në to janë zhvilluar së
pari në gjuhën italishte, më vonë në gjuhën italishte e shqipe dhe — më në fund
— në gjuhën shqipe. Numri i shkollave shqipe ka qenë i vogël gjer më vitin
1878. Mirëpo, regjistrimi i tyre — sidomos i atyre më të njohura — ka qenë i
domosdoshëm me qëllim që të kuptohen shkollat pas formimit të Lidhjes së
Prizrenit.
Në përmbyllje të k?tij prezentimi me plot kuptimin e fjalës
e them se, Jashar Rexhepagiqi mbetet një figurë e rëndësishme poliedrike e
mendimit pedagogjik dhe e historiografisë së arsimit shqiptar, një studiues që
diti ta shohë arsimin jo vetëm si institucion mësimor, por si themel të
vetëdijes kombëtare, të zhvillimit kulturor dhe të emancipimit shoqëror. Vepra
e tij shkencore dëshmon se historia e shkollës shqipe është histori e
përpjekjes, e qëndresës dhe e idealit për dritë, dije e përparim. Pikërisht për
këtë, studimi i kontributit të tij mbetet një detyrë me vlerë jo vetëm për
pedagogjinë dhe historiografinë, por edhe për kujtesën tonë kombëtare.
Klinë, më 16 prill 2026.









