Faleminderit
Gani Pllana: Prof. Dr. Ahmet Geca – pedagog dhe prorektor për mësim (1994–2001) në Universitetin paralel “Shtëpi-shkolla” të Prishtinës
E shtune, 18.04.2026, 06:58 PM
PROF. DR. AHMET GECA-PEDAGOG DHE PROREKTOR PËR MËSIM (1994-2001) NË UNIVERSITETIN PARALEL-SHTËPI SHKOLLA TË PRISHTINËS NË KOHËRAT MË TË VËSHTIRA TË MBIJETESËS SË ARSIMIT NË GJUHËN SHQIPE
Nga Gani S. Pllana
Prof. dr. Ahmet Geca, u lind më 18 maj 1943 në Pejë. Shkollën
fillore e përfundoi në vitin 1958, kurse gjimnazin në vitin 1962, gjithashtu në
Pejë.
Studimet universitare i pëfundoi në Universitetin e Beogradit,
në Fakultetin e Makinerisë, në vitin 1970, dhe fitoi titullin Inxh. i Dipl. i
Makinerisë. Pas diplomimit u punësua në fabrikën e autopjesëve, në Pejë.
Studimet pasuniversitare i kreu në Beograd, në Fakultetin e
Makinerisë, në vitin 1977, duke mbrojtur temë e magjistraturës, me titull: “Stabiliteti
i lëkundjeve të trupave elastik”.
Punimin e doktoraturës e ka mbrojtur në Universitetin e
Prishtinës, në Fakultetin e Makinerisë, në vitin 1987, për lëndën Mekanikës, me
titull: “Lëkundjet jolineare të automjetit Zastava 101 në kushtet
jostacionare të lavizjes", Prishtinë, 1987.
Puna në Universitetin e Prishtinës
Në Universitetin e Prishtinë, në Fakultetin Teknik, dega e
makinerisë, filloi punën si asistent për lëndët mësimore: “Statikë”, “Kinematikë”
dhe “Dinamikë”, në vitin 1972. Në vitin 1978 u zgjodh ligjërues, kurse
në vitin 1988 docent. Në vitin 1993 është zgjedhur profesor inordinar (prof. i
asocuar), kurse në vitin 1998 është zgjedhur profesor ordinar (i rregullt).
Profesor Geca, përveç në Fakultetin e Makinerisë në Prishtinë,
ka mbajtur ligjërata edhe në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë, në
Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë, në Shkollën e Lartë
Teknike në Mitrovicë si edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në
Departamentin e Mekatronikës.
Specializime jashtë vendit
Prof. dr. Ahmet Geca, pas një përvoje si asistent, gjatë muajve
shtator-tetor (gjithsej 30 ditë) të vitit 1975 ishte për qëndrim studimor në
Universitetin Shtetëror të Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
Në fund të vitit 1986 ishte tre muaj në specializim në
Institutin e Transportit të Politeknikut në Varshavë, Poloni. Në këtë Institut
është specializuar me problematikën e lekëndjeve jolineare të automjeteve.
Në muajin dhjetor të vitit 1989 ka qenë në specializim në
Institutin e Jugoturbinës në Karllovac, Kroaci, në bazë të konkursit të
Bashkësisë Vetëqeverisëse të Interesit të Punës Shkencore të Kroacisë.
Gjatë muajit nëntor të vitit 1999, për specializim, qëndroi një
javë në Universitetin e Europës Qendrore në Budapest, Hungari.
Detyrat udhëheqëse gjatë punës në Universitet
Prof. dr. Ahmet Geca, ka qenë shef i Katedrës së Mekanikës, dy
mandatet (tetë vite), në Fakultetin e Makinerisë, Prishtinë..
Kryetar i Pleqësisë së parë, i Tubimit të punonjësve në
Fakultetin e Makinerisë, Prishtinë.
Zëvend?s i udhëheqësit për mësim në OTHPB të Makinerisë,
Prishtinë.
Anëtar i Kryesisë së Shoqatës për Mekanikë të ish Jugosllavisë
dhe i Kryesisë së Shoqatës për Mekanikë të Serbisë.
Prodekan për mësim i Fakultetit të Makinerisë, gjatë viteve
1988-1992, Prishtinë.
Dekan i Fakultetit të Makinerisë, gjatë viteve 1992-1994,
Prishtinë.
Prorektor për mësim i Universtitetit të Prishtinës, gjatë viteve
më të vështira, prej 13 tetor1994 deri më 31 janar 2001, duke organizuar mësimin
nëpër shtëpi shkolla, kuptohet pas largimit me dhunë të studentëve dhe stafit
të Universitetit të Prishtinës (UP u themelu më 15 shkrut 1970) nga objektet
shtetërore.
Nga marsi i vitit 2001 është zgjedhur shef i Katedrës s? Komunikacionit, FIM Prishtinë.
Pjesëmarrje në Seminare jasht vendit dhe në Universitetin Veror
të UP, FIM Prishtinë
Prof. dr. Ahmet Geca, në vitin 2004 ka marrë pjesë në seminarin
ndërkombëtar GAMBIT 2004 në Gdanjsk-Poloni, mbi sigurinë e komunikacionit
rrugor.
Në vitin 2005 ka marrë pjes? në seminarin profesional
mbi problemet e sigurisë së komunikacionit rrugor në Shqipëri.
Prof. dr. Ahmet Geca së bashku më prof. dr. Shkëlqim Zeqo nga
Universiteti Politeknik i Tiranës, ka ligjëruar për dy Kurse Verore:
Në Universitetin Veror të Prishtinës 2005 (11-29 korrik 2005): “Transporti rrugor”.
Në Universitetin Veror të Prishtinës 2006 (10-28 korrik 2006): “Inxhinieria e transportit dhe planifikimit”.
Prof. dr. Ahmet Geca prorektor i
Universitetit Paralel të Prishtinës
Prof. dr.
Ahmet Geca është zgjedhur Prorektor për mësim në
Universtitetit të Prishtinës-Shtëpi Shkolla, gjatë viteve më të vështira, prej
13 tetor1994 deri më 31 janar 2001, duke organizuar mësimin nëpër shtëpi
shkolla, kuptohet pas largimit me dhunë të studentëve dhe stafit të
Universitetit të Prishtinës nga sodateska serbe (UP u themelu më 15 shkrut 1970)
nga objektet universitare shtetërore.
Më 26 nëntor 1991 Kuvendi i
Universitetit të Prishtinës vendosi që mësimi në gjuhën shqipe të organizohet
jashtë objekteve të mësimit, pas një uzurpimi të paimagjinueshëm nga
administrata dhe policia serbe. Në këtë kohë zgjedhet edhe rektori i ri i
Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Ejup Statovci, kurse prorektor për mësim
zgjedhet prof. dr. Ahmet Geca, gjatë viteve më të
vështira të mbijetesës së Universitetit të Prishtinës (1994-2001). I tërë procesi
mësimit universitar që nga dhjetori i vitit 1991 deri në vitin 1999 është
organizuar dhe ka mbijetuar shkollimi në tri nivele: fillor, i mesëm dhe
universitar në gjuhën shqipe, duke u mbështetur në dispozitat Ligjore që ishin
nxjerrë nga Institucionet e Kosovës (të kohës më të vështorë, të mbjetesës së
arsimit në gjuhën shqipe).
Më 1 tetor 1997 u organizuan Protestat gjithëstudentore
në Lagjen Velania, Prishtinë, ku zhvillonte punën Rektorati i Universitetit
Paralel të Prishtinës, në një shtëpi private.
Lëvizja Studentore e vitit
1997 e drejtuar heroikisht, me një qëndrim dinjitoz sypatrembur nga rektori
prof. dr. Eju Statovci, prorektorët prof. dr. Ahmet Geca dhe prof. dr. Emrush
Gashi, profesorët prof. dr. Hajrullah Koliqi, prof. dr. Fetah Jagxhiu dhe nga
qindra profesorë të Universitetit të Prishtinës, ku së bashku me profesorë
ishin me mija studentë, ku në rreshtin e parë kanë marrë pjesë: Albin Kurti,
Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj dhe Driton Lajçi kundër regjimit
agresor serb asokohe, duke protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat
e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme. Para studentëve qëndronin me mijëra
policë e paramiltarë serb të armatosur dhe me tankse ushtarake serbe.

Foto nga arkivi i demonstratave të 1 tetorit 1997 (Në rreshtin e
parë, nga e djathta: Albin Kurti, Driton Lajçi, Rektori prof. dr. Ejup
Statovci, Bujar Dugolli dhe Muhamet Mavraj)
Njohuri të gjuhëve të huaja: serbokroatisht, polonisht, rusisht dhe
anglisht.
Mirënjohje dhe lëvdata
1.
Fakulteti
i Inxhinierisë Mekanike, i ndanë Mirënjohje prof. dr. Ahmet Gecës, me
rastin e 58 vjetorit të themelimit, respekt të veçant për kontributin jetësor
kushtuar arsimit, si dhe ndikimit frymëzues në formimin e inxhinierisë ndër
vite, Prishtinë, 30 tetor 2025.
2.
Për punën dhe angazhimin
profesional shkencor dhe atdhetar në Universitetin e Prishtinës dhe në
Fakultete tjera të Kosovë e të Maqedonisë Veripore, i janë ndarë Mirënjohje.
Publikime profesionale dhe shkencore
Tekste për shkolla të mesme të larta:
1) Geca, A, ; Perjuci, Xh., Buza, Sh.: “Mekanika“ për
klasën e II-të të shkollës së mesme të makinerisë, Prishtinë, 1988.
2) Geca, A, ; Pajaziti, A.: “Mekanika I“ tekst për shkolla së mesme teknike,
Prishtinë, 1999.
Profesor Geca ka
përkthyer nga gjuha serbokroate në gjuhën shqipe, dy tekste për shkolla të
mesme, të botuara nga ETMM, Prishtinë.
Tekste universitare
1.
Geca, A.: ”Dinamika“,
Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë,
2003.
2.
Gaçe, Th.; Geca, A.: ”Teoria
e lëkundjeve“, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë
Mekanike, Prishtinë, 1999.
3.
Geca, A.: “Analiza dhe
parandalimi i aksidenteve në komunikacionin rrugor”, PJESA E PARË (Inspektimi
i vendit të ngjarjes së aksidentit dhe procesi i frenimit), Botues Universiteti
i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2011.
4.
Geca, A.: “Analiza dhe
parandalimi i aksidenteve në komunikacionin rrugor”, PJESA E DYTË (Ndeshjet
ndërmjet mjeteve dhe këmbësorit), Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i
Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2011.
5.
Geca, A.: ”Siguria në
komunikacion I“, Botues Universiteti
Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2018.
6.
Geca, A.: Siguria në
komunikacion II“, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i
Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2018.
Analizë e teskteve universitare
Teksti universitar ”Dinamika“, f. 246, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i
Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2003.
Ky tekst universitar, është përpiluar
për studentët e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës në
Prishtinë, për
studime Bachelor sipas Deklaratës së Bolonjës, niveli Bachelor. Qëllimi i
hartimit të këtii teksti është që të lehtësohet përvehtësimi i kësaj lënde dhe
të ngritet cilësia dhe nivelt I studimeve. Studimi i Dinamikës është i rëndësisë
së veçantë për përgatitjen e inxhinierëve të makinerisë, pasi që në bazë të parimeve
dhe ligjeve (teoremave) të Dinamikës mund të shqyrtohen dhe zgjidhen me suskses
të gjitha problemet e lidhura me lëvizjen e pikës materiale, përkatësisht të
sistemit të pikave materiale dhe të trupave.
Teksti universitar”Teoria
e lëkundjeve“, f. 236, Botues Universiteti i
Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 1999.
Ky tekst universitar
ka për qëllim të njohë, përveç tjerash, edhe rrethin e gjerë të exuesve, që
kanë kryer shkollimin e lartë, sidomos ata të profilit inxhinierik me materialin
teorik bazë, që nuk përfshihet në programin e fakulteteve përkatëse. V?llimi i
librit i përgjigjet programit të kursit të teorisë së lëkundjeve në fakultetet
e makinerisë dhe për institute teknike industrial, duke përfshirë materialin e
shpjeguar në vitet (1973 - 1976) dhe (1980 - 1997) nga ana e autorëve, në
seksionin e Makinerisë të Fakultetit Teknik, përkatësisht në Fakultetin e
Makinerisë të Universitetit të Prishtinës.
Lëkundjet që
lindin në ndërtesa dhe në objekte tjera ndërtimi, në mjete të transportit, në
makina, motorë, në makinat metalprerëse etj., janë sa të dëmshme po aq edhe të
rreikshme.
Lëkundjet nuk
janè vetëm të dëmshme, por edhe të dobishme. Sot përdoren gierësisht vetitë e lëkundjeve
mekanike për ngjeshjen e kompaktëesimin e betoneve të hedhr rishtazi, për
ngulje shtyllash ame anë të vibratorëve, për sitje materialesh të thatë, për
pasurimin e mineraleve, në stabilimentet pneumatike, në miniera, hidrolokacione
etj.
Teksti universitar “Analiza dhe parandalimi
i aksidenteve në komunikacionin rrugor”, PJESA E PARË (Inspektimi i vendit të ngjarjes së aksidentit dhe
procesi i frenimit), f. 298, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i
Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2011.
Ky tekst universitar
përbëhet nga ligjëratat që janë ligjëruar nga autori për lëndën mësimore: "Analiza dhe parandalimi i aksidenteve
në komunikacionin rrugor" të studimeve Master të cilat në
Departamentin e Komunikacionit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në Prishtinë.
Ky tekst iu dedikohet të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor dhe të gjithëve
që, në një apo në mënyrë t?etër, merren me komunikacionin
rrugor e posaçërisht me sigurinë në komunikacion dhe duke parë se aksidenti
mund t’i ndodhë papritmas (befasishëm), secilit, në çdo vend dhe kohë, Prandaj,
kujdes mesazhi për së cilin është “Mos shpejto ta gjesh vdekjen". Teksti
mund t’u shërbejë, jo vetëm studentëve, por edhe të gjithë atyre që merren me
sigurinë në komunikacion, e sidomos ata që merren me ekspertiza të aksidenteve
në komunikacionin rrugor.
Teksti
universitar “Analiza dhe parandalimi i aksidenteve në komunikacionin rrugor”,
PJESA E DYTË (Ndeshjet ndërmjet mjeteve dhe këmbësorit), f. 340, Botues
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2011.
Ky tekst universitar është hartuar në përputhje me
planin dhe programin e lëndës mësimore "Analiza dhe parandalimi i aksidenteve
në komunikacionin rrugor" të studimeve Master nga njëra anë, ndërsa nga
ana tjetër, me këtë tekst/libër plotësohet dhe rrumbullakohet zbraz?tirën dhe
mungesa madhe që ndihet për tekste në
këtë fushe, pasi që është një ndër tekstet e para të këtij lloji në gjuhën
shqipe.
Qëllimi i
hartimit të këtij teksti është lehtësimi i përvetësimit të kësaj lënde mësimore
dhe ngritja e cilësisë dhe nivelit të studimeve. Teksti u dedikohet të gjithë
pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor dhe të gjithëve që, në një apo në mënyrë
tjetër, merren me komunikacionin rrugor e posaçërisht me sigurinë në
komunikacion dhe duke parë se aksidenti mund t'i ndodhë papritmas (befasishëm),
secilit, në çdo vend dhe kohë.
Teksti universitar ”Siguria
në komunikacion I“, f. 275, Botues Universiteti Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë
Mekanike, Prishtinë, 2018.
Këtë tekst
universitar e
përb?jnë afèrsisht ligjëratat nga lënda "Siguria dhe informimi në
komunikacion" për profilin e Komunikacionit në Fakultetin e Inxhinierisë
Meknike, në Prishtinë, në vitin e tretë të studimeve Bachelor sipas Deklaratës
së Bolonjës, për lëndën mësimore "Siguria në komunikacion". Lënda e shtjelluar
në tekst: Zhvillimi i komunikacionin rrugor, aksidentet ne komunikacion,
shkaktarët kryesor të aksidenteve në komunikacion, caktimi i vendeve të
rrezikshme në rrugë dhe faktorët e sigurisë në komunikacionin rrugor.
Teksti
universitar “Siguria në komunikacion II“, f. 227, Botues Universiteti i
Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2018.
Teksti universitar "Siguria në komunikacion II"
është hartuar në bazë të planprogramit për vitin e tretë të studimeve
Bachelkor, sipas Deklaratës së Bolonjës, dhe ka të bëj me teknikat e sigurisë
në kominkacion: elementet e ngasjes, mjetet në komunikacion, pajisjet,
aparaturat dhe instrumentet për matjen e madhësive të lëvizjes dhe frenimit të
mjetit, pajisjet për matjne e koeficientit të frenimit, tahografët mekanik,
tahografët Exaktor 7D të formës shiritore, tahografët digjital, TIS sistemiu i
zyrës, si edhe matësit e thellësive të larave të pneumatikëve dhe kurbmetri.
Punime profesionale dhe shkencore të botuara në vend dhe në
botën e jashtme
1. Geca, A.: “Stabiliteti i lëkundjeve të trupave elastikë”, punim
magjistrature, Fakulteti i Makinerisë, Beograd, 1977.
2. Geca, A.: “Lëkundjet jolineare të automjetit Zastava 101 në
kushtet jostacionare të lavizjes", tezë e doktoratës, Fakulteti Teknik,
Prishtinë, 1987.
3. Geca, A.: "Vërtetimi i vlershmërisë së kriterit mbi
stabilitetin e gjendjes ekuilibruese të trupave të ngurtë", në
Prëmbledhje punimesh, Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1985.
4. Geca, A.: “Karakteristikat punuese të amortizatorëve për
automobilin Zastava 101", (me bashkautor), Përmbledhje punimesh,
Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1985.
5. Geca, A.: “Ndkimi lojit të karakteristikës pumese
të amortizatorit në lëkundjet e modelit gjysma e automobilit “Zastava 101””
(me bashkautorë), në Kongresi i 19-të i Mekanikës teorike dhe aplikative të ish
Jugosllavisë, mbajtur më 28.05-01.06.1990 në Ohër, Maqedoni.
6. Geca, A.:”Kontribut i optimalizimit të
karakteristikave të varjes gjysmëaktive ON-OFF tek automjetet pë udhëtarë”
(me bashkautorë), në Konferencën ndërkombëtare ICED, Dubrovnik (Kroaci)
29-31.08. 1990.
7. Geca, A.: "Caktimi eksperimental i forcës
shuarëse në varshmëri të shpejtësisë dhe të zhvendosjes relative të pistonit”
(me bashkautorë), Simpoziumi VI i MMM 1990, Kragujevc, 2-4 tetor 1990.
8. Geca, A.: "Modelet matematikore të veprimit
kontaktues në mes pneumatikut dhe jorrafshirave të rrugës”, në
Makineria - revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti I,
nr.1., Prishtinë, 1995.
9.
Geca, A.: "Modelet
e veprimit radial të pneumatikut në mikroprofilin e rrugës",
në Makineria - revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti I,
nr.1., f. 1-8., Prishtinë, 1997.
10.Geca, A.: "Projektimi i varjes aktive me
përdorimin e rregullimit optimal linear”
(me bashkëautorë), në Makineria-Revistë
shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti IV, nr.l., f. 1-8.
Prishtinë, 2002.
11. Geca, A.: "Ekuacionet diferenciale jolineare
dhe ato lineare të lëvizjes së sistemit me kat?r shkallë lirie dhe analiza e
ndikimit të parametrave lëkundës"
(me bashkautorë), në
Makineria-Revistë shkencore për
teori dhe praktikë në makineri, Viti IV, nr.l., f. 9-14., Prishtinë, 2002.
12. Geca, A.: “Modelimi i sistemit të plotë të
automjetit" (me bashkautorë), në Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri,
Viti IV, nr.l., Prishtinë, 2002.
13. Geca, A.: "Trajectory tracking by using
Fuzzy Logic Controller on mobile robot" (me
bashkautorë), Prishtinë, 2003.
14. Geca, A.: "Parametric and Sensivity Analysis
of a Vibratory Vehicle Model”, (me bashkautorë) në MTEM-6th,
International Conference on manufacturing &Automation, 17-19 October 2003,
Cluj Napojca-Romania.
15. Geca, A.: "Rregullimi fazi logjik &
optimal i sistemit të varjes jolineare për modelin e çerekut të
automjetit" (me bashkautorë, dhjetor 2003.
16. Geca, A.: "Modelimi matematikor i sistemit
të varjes, analiza parametrike dhe e ndijshmërisë për modelin e automjetit me 2
SHLL" (me bashkautorë), Shoqata e
Inxhinierëve të Makineris?, Prishtinë, 2004.
17. Geca, A.: "Parametric analysis of a quarter
car vehicle model" (me bashkautorë), MTM2005, Cluj
Napojca 2005, Romania.
18.Geca, A.: "Parametric and sensivity analysis
of a four dofs vehicle model” (me bashkautorë), ATDC 2005
Conference. DAAAM International, September, Slavonski Brod 2005, Croatia.
19. Geca, A.: “Rregullimi fazi logjik i sistemit të
varjes aktive jolineare për modelin e gjysmës së përparme të automjetiut”
(me bashkautorë), në Shoqata e Inxhinierëve të Mkinrisë, Prishtinë, 2005.
Projekte
të përbashkëta me kolegë
1. Geca, A.: "Elastodinamika e disa agregatëve makinerikë
në gjendje jostacionare dhe me parametra
të ndryshëm" (i lejuar nga BVl e Punës Shkencore dhe dorëzuar më
1988), udhëhequr nga Dr. Inxh. Branko Gligoriq dhe Mr. Inxh. Xhevat Perjuci.
2. Geca, A.: "Hulumtimi i ndikimit të llojit dhe të tipit
të amortizatorit n?
vibrimne të automjetit në regjimin stacionar të lëvizjes dhe optimalizimi i të
nj?jtave ," (bashkautor me Agron Pajazitin), Projekt shkencor dyvjeçar i
lejuar nga BVl e Punës Shkencore të Kosovës i kryer në vitin 1988.
3. Geca, A.: “Dinamika e boshteve elastike të turboagregatve me
ndikimin e efekteve xhiroskopike” (i lejuar nga BVI e Punës Shkencore,
dorëzuar në vitin 1989), udhëhequr nga Dr. Inxh. Xhevat Perjuci.
Prof. dr. Ahmet Geca
është angazhuar me sukses për dhjetë projekte profesionale, me rëndësi të
veçantë, për probleme konkrete për ekonominë dhe industrinë e Kosovës, si: për
Elektroekonominë e Kosovës, Metalikun e Gjakovës, Fabrikën e amortizatorëve në
Prishtinë dhe për Fabrikën e Baterive në Gjilan (gjatë viteve1980-1989).
Duke filluar nga viti
2002, ka kryer një numër të konsiderueshëm të ekspertizave dhe
superekspertizave nga siguria e komunikacionit rrugor.
Përfundim
Prof. dr. Ahmet Geca,
pedagog i palodhshëm nga fusha e mekanikës teorike, mekanikë së zbatuar dhe nga
fusha e komikacionit rrugor, me vullnetin dhe pedantërinë në punë, ishte
përherë në kohën e duhur, dhe në vendin e duhur duke zbatuar detyrat me një
përpikëri të jashtëzakonshme.
Veçnërisht domethënës
është angazhimi i prof. dr. Ahmet Gecës, në detyrën e prorektort për mësim (1994-1999)
në Universitetit të Prishtinës - “paralel”, pasi që profesorët, asistentët,
stafi administrativ dhe ndihmës ishin larguar me dhunë nga objektet shtetërore
të Universitetit të Prishtinës nga pushtuesit serbë, në vitin 1991. Andaj, me
inciativën e studentëve, profesorëve, stafit administrativë, punëtorëve ndihmës
dhe popullatës shqiptare të Kosovës, u bë organizimi dhe filloi mbijetesa e
Universitetit të Prishtinës nëpër shtëpi private. Tërë veprimtaria e studimeve,
detyrimisht vazhdoi nëpër dhoma të improvizuara, shtëpi-shkolla, falë
gadishmërisë së popullit shqiptar që
liruan shtëpitë dhe objekte të ndryshme, pa laboratore bashkëkohore, vetëm e
vetëm që mos të ndalet arsimimi i nxënësve dhe studentëve shqiptarë (vite shumë
të vështira 1991-1999). Por, falë angazhimit dhe qëndresës titanike të
popullit, stafit arsimorë, në të gjitha nivelet e shkollimit, studentëve, profesorëve, stafit
administrativëdhe punëtorëve ndihmës mbijetoi arsimi në gjuhën shqipe, edhe pse
shpesh u ndalua dhe u maltretuan studentët dhe stafi arsimorë nga policia dhe
paramilitarët serbë.
Prof. dr. Ahmet Geca
është angazhuar me sukses për realizmin e projekteve të ndryshme profesionale,
me rëndësi të veçantë, për probleme konkrete për ekonominë dhe industrinë e
Kosovës.
Bibliografia
1. Geca, A.: ”Dinamika“, Botues Universiteti i Prishtinës,
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, 185 f., Prishtinë, 2003.
2. Gaçe, Th.; Geca, A.:”Teoria e lëkundjeve“, Botues
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, 236 f.,
Prishtinë, 1999.
3. Geca, A.: “Analiza dhe parandalimi i aksidenteve në
komunikacionin rrugor”(Inspektimi i vendit të ngjarjes s ë aksidentit dhe
procesi i frenimit), Pjesa e parë, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti
i Inxhinierisë Mekanike, 298 f., Prishtinë, 2011.
4. Geca, A.: “Analiza dhe parandalimi i aksidenteve në
komunikacionin rrugor”(Ndeshjet ndërmjet mjeteve dhe këmbësorit), Pjesa e
dytë, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, 340
f., Prishtinë, 2011.
5. Geca, A.: ”Siguria në komunikacionit I“, Botues
Universiteti Prishtinës, Fakulteti i
Inxhinierisë Mekanike, 275 f., Prishtinë, 2018.
6. Geca, A.: ”Siguria në komunikacionit II“, Botues
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, 227 f.,
Prishtinë, 2018.
7.
Monografi: 50 vjet të Fakultetit të Inxhinierisë
Mekanike (1967-2017), Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë
Mekanike, Prishtinë, 2017.
8.
Botime periodike dhe dokumente nga Arkivi i FIM
Prishtinë, 2025.









