E shtune, 18.04.2026, 09:04 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gani Pllana: Prof. Dr. Ahmet Geca – pedagog dhe prorektor për mësim (1994–2001) në Universitetin paralel “Shtëpi-shkolla” të Prishtinës

E shtune, 18.04.2026, 06:58 PM


PROF. DR. AHMET GECA-PEDAGOG DHE PROREKTOR PËR  MËSIM  (1994-2001) NË UNIVERSITETIN PARALEL-SHTËPI SHKOLLA TË PRISHTINËS NË KOHËRAT MË TË VËSHTIRA TË MBIJETESËS SË ARSIMIT NË GJUHËN SHQIPE

Nga Gani S. Pllana

Prof. dr. Ahmet Geca, u lind më 18 maj 1943 në Pejë. Shkollën fillore e përfundoi në vitin 1958, kurse gjimnazin në vitin 1962, gjithashtu në Pejë.

Studimet universitare i pëfundoi në Universitetin e Beogradit, në Fakultetin e Makinerisë, në vitin 1970, dhe fitoi titullin Inxh. i Dipl. i Makinerisë. Pas diplomimit u punësua në fabrikën e autopjesëve, në Pejë.

Studimet pasuniversitare i kreu në Beograd, në Fakultetin e Makinerisë, në vitin 1977, duke mbrojtur temë e magjistraturës, me titull: “Stabiliteti i lëkundjeve të trupave elastik”.

Punimin e doktoraturës e ka mbrojtur në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Makinerisë, në vitin 1987, për lëndën Mekanikës, me titull: “Lëkundjet jolineare të automjetit Zastava 101 në kushtet jostacionare të lavizjes", Prishtinë, 1987.

Puna në Universitetin e Prishtinës

Në Universitetin e Prishtinë, në Fakultetin Teknik, dega e makinerisë, filloi punën si asistent për lëndët mësimore: “Statikë”, “Kinematikë” dhe “Dinamikë”, në vitin 1972. Në vitin 1978 u zgjodh ligjërues, kurse në vitin 1988 docent. Në vitin 1993 është zgjedhur profesor inordinar (prof. i asocuar), kurse në vitin 1998 është zgjedhur profesor ordinar (i rregullt).

Profesor Geca, përveç në Fakultetin e Makinerisë në Prishtinë, ka mbajtur ligjërata edhe në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë, në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë, në Shkollën e Lartë Teknike në Mitrovicë si edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Departamentin e Mekatronikës.

Specializime jashtë vendit

Prof. dr. Ahmet Geca, pas një përvoje si asistent, gjatë muajve shtator-tetor (gjithsej 30 ditë) të vitit 1975 ishte për qëndrim studimor në Universitetin Shtetëror të Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

Në fund të vitit 1986 ishte tre muaj në specializim në Institutin e Transportit të Politeknikut në Varshavë, Poloni. Në këtë Institut është specializuar me problematikën e lekëndjeve jolineare të automjeteve.

Në muajin dhjetor të vitit 1989 ka qenë në specializim në Institutin e Jugoturbinës në Karllovac, Kroaci, në bazë të konkursit të Bashkësisë Vetëqeverisëse të Interesit të Punës Shkencore të Kroacisë.

Gjatë muajit nëntor të vitit 1999, për specializim, qëndroi një javë në Universitetin e Europës Qendrore në Budapest, Hungari.

Detyrat udhëheqëse gjatë punës në Universitet

Prof. dr. Ahmet Geca, ka qenë shef i Katedrës së Mekanikës, dy mandatet (tetë vite), në Fakultetin e Makinerisë, Prishtinë..

Kryetar i Pleqësisë së parë, i Tubimit të punonjësve në Fakultetin e Makinerisë, Prishtinë.

Zëvend?s i udhëheqësit për mësim në OTHPB të Makinerisë, Prishtinë.

Anëtar i Kryesisë së Shoqatës për Mekanikë të ish Jugosllavisë dhe i Kryesisë së Shoqatës për Mekanikë të Serbisë.

Prodekan për mësim i Fakultetit të Makinerisë, gjatë viteve 1988-1992, Prishtinë.

Dekan i Fakultetit të Makinerisë, gjatë viteve 1992-1994, Prishtinë.

Prorektor për mësim i Universtitetit të Prishtinës, gjatë viteve më të vështira, prej 13 tetor1994 deri më 31 janar 2001, duke organizuar mësimin nëpër shtëpi shkolla, kuptohet pas largimit me dhunë të studentëve dhe stafit të Universitetit të Prishtinës (UP u themelu më 15 shkrut 1970) nga objektet shtetërore.

Nga marsi i vitit 2001 është zgjedhur shef i Katedrës s? Komunikacionit, FIM Prishtinë.

Pjesëmarrje në Seminare jasht vendit dhe në Universitetin Veror të UP, FIM Prishtinë

Prof. dr. Ahmet Geca, në vitin 2004 ka marrë pjesë në seminarin ndërkombëtar GAMBIT 2004 në Gdanjsk-Poloni, mbi sigurinë e komunikacionit rrugor.

Në vitin 2005 ka marrë pjes? në seminarin profesional mbi problemet e sigurisë së komunikacionit rrugor në Shqipëri.

Prof. dr. Ahmet Geca së bashku më prof. dr. Shkëlqim Zeqo nga Universiteti Politeknik i Tiranës, ka ligjëruar për dy Kurse Verore:

Në Universitetin Veror të Prishtinës 2005 (11-29 korrik 2005): “Transporti rrugor”.

Në Universitetin Veror të Prishtinës 2006 (10-28 korrik 2006): “Inxhinieria e transportit dhe planifikimit”.

Prof. dr. Ahmet Geca prorektor i Universitetit Paralel të Prishtinës

Prof. dr. Ahmet Geca është zgjedhur Prorektor për mësim në Universtitetit të Prishtinës-Shtëpi Shkolla, gjatë viteve më të vështira, prej 13 tetor1994 deri më 31 janar 2001, duke organizuar mësimin nëpër shtëpi shkolla, kuptohet pas largimit me dhunë të studentëve dhe stafit të Universitetit të Prishtinës nga sodateska serbe (UP u themelu më 15 shkrut 1970) nga objektet universitare shtetërore.

Më 26 nëntor 1991 Kuvendi i Universitetit të Prishtinës vendosi që mësimi në gjuhën shqipe të organizohet jashtë objekteve të mësimit, pas një uzurpimi të paimagjinueshëm nga administrata dhe policia serbe. Në këtë kohë zgjedhet edhe rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Ejup Statovci, kurse prorektor për mësim zgjedhet prof. dr. Ahmet Geca, gjatë viteve më të vështira të mbijetesës së Universitetit të Prishtinës (1994-2001). I tërë procesi mësimit universitar që nga dhjetori i vitit 1991 deri në vitin 1999 është organizuar dhe ka mbijetuar shkollimi në tri nivele: fillor, i mesëm dhe universitar në gjuhën shqipe, duke u mbështetur në dispozitat Ligjore që ishin nxjerrë nga Institucionet e Kosovës (të kohës më të vështorë, të mbjetesës së arsimit në gjuhën shqipe).

Më 1 tetor 1997 u organizuan Protestat gjithëstudentore në Lagjen Velania, Prishtinë, ku zhvillonte punën Rektorati i Universitetit Paralel të Prishtinës, në një shtëpi private.

Lëvizja Studentore e vitit 1997 e drejtuar heroikisht, me një qëndrim dinjitoz sypatrembur nga rektori prof. dr. Eju Statovci, prorektorët prof. dr. Ahmet Geca dhe prof. dr. Emrush Gashi, profesorët prof. dr. Hajrullah Koliqi, prof. dr. Fetah Jagxhiu dhe nga qindra profesorë të Universitetit të Prishtinës, ku së bashku me profesorë ishin me mija studentë, ku në rreshtin e parë kanë marrë pjesë: Albin Kurti, Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj dhe Driton Lajçi kundër regjimit agresor serb asokohe, duke protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme. Para studentëve qëndronin me mijëra policë e paramiltarë serb të armatosur dhe me tankse ushtarake serbe.

Foto nga arkivi i demonstratave të 1 tetorit 1997 (Në rreshtin e parë, nga e djathta: Albin Kurti, Driton Lajçi, Rektori prof. dr. Ejup Statovci, Bujar Dugolli dhe Muhamet Mavraj)

Njohuri të gjuhëve të huaja: serbokroatisht, polonisht, rusisht dhe anglisht.

Mirënjohje dhe lëvdata

1.     Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, i ndanë Mirënjohje prof. dr. Ahmet Gecës, me rastin e 58 vjetorit të themelimit, respekt të veçant për kontributin jetësor kushtuar arsimit, si dhe ndikimit frymëzues në formimin e inxhinierisë ndër vite, Prishtinë, 30 tetor 2025.

2.    Për punën dhe angazhimin profesional shkencor dhe atdhetar në Universitetin e Prishtinës dhe në Fakultete tjera të Kosovë e të Maqedonisë Veripore, i janë ndarë Mirënjohje.

Publikime profesionale dhe shkencore

Tekste për shkolla të mesme të larta:

1)    Geca, A, ; Perjuci, Xh., Buza, Sh.: “Mekanika“ për klasën e II-të të shkollës së mesme të makinerisë, Prishtinë, 1988.

2)   Geca, A, ; Pajaziti, A.: “Mekanika I“ tekst për shkolla së mesme teknike, Prishtinë, 1999.

Profesor Geca ka përkthyer nga gjuha serbokroate në gjuhën shqipe, dy tekste për shkolla të mesme, të botuara nga ETMM, Prishtinë.

Tekste universitare

1.     Geca, A.: ”Dinamika“, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2003.

2.    Gaçe, Th.; Geca, A.: ”Teoria e lëkundjeve“, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 1999.

3.    Geca, A.: “Analiza dhe parandalimi i aksidenteve në komunikacionin rrugor”, PJESA E PARË (Inspektimi i vendit të ngjarjes së aksidentit dhe procesi i frenimit), Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2011.

4.    Geca, A.: “Analiza dhe parandalimi i aksidenteve në komunikacionin rrugor”, PJESA E DYTË (Ndeshjet ndërmjet mjeteve dhe këmbësorit), Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2011.

5.    Geca, A.: ”Siguria në komunikacion I“, Botues Universiteti  Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2018.

6.    Geca, A.: Siguria në komunikacion II“, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2018.

Analizë e teskteve universitare

Teksti universitar ”Dinamika“, f. 246, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2003.

Ky tekst universitar, është përpiluar për studentët e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës në Prishtinë, për studime Bachelor sipas Deklaratës së Bolonjës, niveli Bachelor. Qëllimi i hartimit të këtii teksti është që të lehtësohet përvehtësimi i kësaj lënde dhe të ngritet cilësia dhe nivelt I studimeve. Studimi i Dinamikës është i rëndësisë së veçantë për përgatitjen e inxhinierëve të makinerisë, pasi që në bazë të parimeve dhe ligjeve (teoremave) të Dinamikës mund të shqyrtohen dhe zgjidhen me suskses të gjitha problemet e lidhura me lëvizjen e pikës materiale, përkatësisht të sistemit të pikave materiale dhe të trupave.

Teksti universitar”Teoria e lëkundjeve“, f. 236, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 1999.

Ky tekst universitar ka për qëllim të njohë, përveç tjerash, edhe rrethin e gjerë të exuesve, që kanë kryer shkollimin e lartë, sidomos ata të profilit inxhinierik me materialin teorik bazë, që nuk përfshihet në programin e fakulteteve përkatëse. V?llimi i librit i përgjigjet programit të kursit të teorisë së lëkundjeve në fakultetet e makinerisë dhe për institute teknike industrial, duke përfshirë materialin e shpjeguar në vitet (1973 - 1976) dhe (1980 - 1997) nga ana e autorëve, në seksionin e Makinerisë të Fakultetit Teknik, përkatësisht në Fakultetin e Makinerisë të Universitetit të Prishtinës.

Lëkundjet që lindin në ndërtesa dhe në objekte tjera ndërtimi, në mjete të transportit, në makina, motorë, në makinat metalprerëse etj., janë sa të dëmshme po aq edhe të rreikshme.

Lëkundjet nuk janè vetëm të dëmshme, por edhe të dobishme. Sot përdoren gierësisht vetitë e lëkundjeve mekanike për ngjeshjen e kompaktëesimin e betoneve të hedhr rishtazi, për ngulje shtyllash ame anë të vibratorëve, për sitje materialesh të thatë, për pasurimin e mineraleve, në stabilimentet pneumatike, në miniera, hidrolokacione etj.

Teksti universitar “Analiza dhe parandalimi i aksidenteve në komunikacionin rrugor”, PJESA E PARË (Inspektimi i vendit të ngjarjes së aksidentit dhe procesi i frenimit), f. 298, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2011.

Ky tekst universitar përbëhet nga ligjëratat që janë ligjëruar nga autori për lëndën mësimore: "Analiza dhe parandalimi i aksidenteve në komunikacionin rrugor" të studimeve Master të cilat në Departamentin e Komunikacionit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në Prishtinë. Ky tekst iu dedikohet të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor dhe të gjithëve që, në një apo në mënyrë t?etër, merren me komunikacionin rrugor e posaçërisht me sigurinë në komunikacion dhe duke parë se aksidenti mund t’i ndodhë papritmas (befasishëm), secilit, në çdo vend dhe kohë, Prandaj, kujdes mesazhi për së cilin është “Mos shpejto ta gjesh vdekjen". Teksti mund t’u shërbejë, jo vetëm studentëve, por edhe të gjithë atyre që merren me sigurinë në komunikacion, e sidomos ata që merren me ekspertiza të aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Teksti universitar “Analiza dhe parandalimi i aksidenteve në komunikacionin rrugor”, PJESA E DYTË (Ndeshjet ndërmjet mjeteve dhe këmbësorit), f. 340, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2011.

Ky tekst universitar është hartuar në përputhje me planin dhe programin e lëndës mësimore "Analiza dhe parandalimi i aksidenteve në komunikacionin rrugor" të studimeve Master nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, me këtë tekst/libër plotësohet dhe rrumbullakohet zbraz?tirën dhe mungesa madhe që ndihet për tekste në këtë fushe, pasi që është një ndër tekstet e para të këtij lloji në gjuhën shqipe.

Qëllimi i hartimit të këtij teksti është lehtësimi i përvetësimit të kësaj lënde mësimore dhe ngritja e cilësisë dhe nivelit të studimeve. Teksti u dedikohet të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor dhe të gjithëve që, në një apo në mënyrë tjetër, merren me komunikacionin rrugor e posaçërisht me sigurinë në komunikacion dhe duke parë se aksidenti mund t'i ndodhë papritmas (befasishëm), secilit, në çdo vend dhe kohë.

Teksti universitar ”Siguria në komunikacion I“, f. 275, Botues Universiteti  Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2018.

Këtë tekst universitar e përb?jnë afèrsisht ligjëratat nga lënda "Siguria dhe informimi në komunikacion" për profilin e Komunikacionit në Fakultetin e Inxhinierisë Meknike, në Prishtinë, në vitin e tretë të studimeve Bachelor sipas Deklaratës së Bolonjës, për lëndën mësimore "Siguria në komunikacion". Lënda e shtjelluar në tekst: Zhvillimi i komunikacionin rrugor, aksidentet ne komunikacion, shkaktarët kryesor të aksidenteve në komunikacion, caktimi i vendeve të rrezikshme në rrugë dhe faktorët e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Teksti universitar “Siguria në komunikacion II“, f. 227, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2018.

Teksti universitar "Siguria në komunikacion II" është hartuar në bazë të planprogramit për vitin e tretë të studimeve Bachelkor, sipas Deklaratës së Bolonjës, dhe ka të bëj me teknikat e sigurisë në kominkacion: elementet e ngasjes, mjetet në komunikacion, pajisjet, aparaturat dhe instrumentet për matjen e madhësive të lëvizjes dhe frenimit të mjetit, pajisjet për matjne e koeficientit të frenimit, tahografët mekanik, tahografët Exaktor 7D të formës shiritore, tahografët digjital, TIS sistemiu i zyrës, si edhe matësit e thellësive të larave të pneumatikëve dhe kurbmetri.

Punime profesionale dhe shkencore të botuara në vend dhe në botën e jashtme

1.     Geca, A.: “Stabiliteti i lëkundjeve të trupave elastikë”, punim magjistrature, Fakulteti i Makinerisë, Beograd, 1977.

2.    Geca, A.: “Lëkundjet jolineare të automjetit Zastava 101 në kushtet jostacionare të lavizjes", tezë e doktoratës, Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1987.

3.    Geca, A.: "Vërtetimi i vlershmërisë së kriterit mbi stabilitetin e gjendjes ekuilibruese të trupave të ngurtë", në Prëmbledhje punimesh, Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1985.

4.    Geca, A.: “Karakteristikat punuese të amortizatorëve për automobilin Zastava 101", (me bashkautor), Përmbledhje punimesh, Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1985.

5.    Geca, A.: “Ndkimi lojit të karakteristikës pumese të amortizatorit në lëkundjet e modelit gjysma e automobilit “Zastava 101”” (me bashkautorë), në Kongresi i 19-të i Mekanikës teorike dhe aplikative të ish Jugosllavisë, mbajtur më 28.05-01.06.1990 në Ohër, Maqedoni.

6.    Geca, A.:”Kontribut i optimalizimit të karakteristikave të varjes gjysmëaktive ON-OFF tek automjetet pë udhëtarë” (me bashkautorë), në Konferencën ndërkombëtare ICED, Dubrovnik (Kroaci) 29-31.08. 1990.

7.    Geca, A.: "Caktimi eksperimental i forcës shuarëse në varshmëri të shpejtësisë dhe të zhvendosjes relative të pistonit” (me bashkautorë), Simpoziumi VI i MMM 1990, Kragujevc, 2-4 tetor 1990.

8.    Geca, A.: "Modelet matematikore të veprimit kontaktues në mes pneumatikut dhe jorrafshirave të rrugës”, në Makineria - revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti I, nr.1., Prishtinë, 1995.

9.    Geca, A.: "Modelet e veprimit radial të pneumatikut në mikroprofilin e rrugës", në Makineria - revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti I, nr.1., f. 1-8., Prishtinë, 1997.

10.Geca, A.: "Projektimi i varjes aktive me përdorimin e rregullimit optimal linear” (me bashkëautorë),  në Makineria-Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti IV, nr.l., f. 1-8. Prishtinë, 2002.

11.  Geca, A.: "Ekuacionet diferenciale jolineare dhe ato lineare të lëvizjes së sistemit me kat?r shkallë lirie dhe analiza e ndikimit të parametrave lëkundës" (me bashkautorë), në  Makineria-Revistë  shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti IV, nr.l., f. 9-14., Prishtinë, 2002.

12. Geca, A.: “Modelimi i sistemit të plotë të automjetit" (me bashkautorë), në  Makineria-Revistë  shkencore për teori dhe praktikë në makineri, Viti IV, nr.l., Prishtinë, 2002.

13. Geca, A.: "Trajectory tracking by using Fuzzy Logic Controller on mobile robot" (me bashkautorë), Prishtinë, 2003.

14. Geca, A.: "Parametric and Sensivity Analysis of a Vibratory Vehicle Model”, (me bashkautorë) në MTEM-6th, International Conference on manufacturing &Automation, 17-19 October 2003, Cluj Napojca-Romania.

15. Geca, A.: "Rregullimi fazi logjik & optimal i sistemit të varjes jolineare për modelin e çerekut të automjetit" (me bashkautorë, dhjetor 2003.

16. Geca, A.: "Modelimi matematikor i sistemit të varjes, analiza parametrike dhe e ndijshmërisë për modelin e automjetit me 2 SHLL" (me bashkautorë), Shoqata e Inxhinierëve të Makineris?, Prishtinë, 2004.

17. Geca, A.: "Parametric analysis of a quarter car vehicle model" (me bashkautorë), MTM2005, Cluj Napojca 2005, Romania.

18.Geca, A.: "Parametric and sensivity analysis of a four dofs vehicle model” (me bashkautorë), ATDC 2005 Conference. DAAAM International, September, Slavonski Brod 2005, Croatia.

19. Geca, A.: “Rregullimi fazi logjik i sistemit të varjes aktive jolineare për modelin e gjysmës së përparme të automjetiut” (me bashkautorë), në Shoqata e Inxhinierëve të Mkinrisë, Prishtinë, 2005.

Projekte të përbashkëta me kolegë

1.     Geca, A.: "Elastodinamika e disa agregatëve makinerikë në gjendje  jostacionare dhe me parametra të ndryshëm" (i lejuar nga BVl e Punës Shkencore dhe dorëzuar më 1988), udhëhequr nga Dr. Inxh. Branko Gligoriq dhe Mr. Inxh. Xhevat Perjuci.

2.    Geca, A.: "Hulumtimi i ndikimit të llojit dhe të tipit të amortizatorit n? vibrimne të automjetit në regjimin stacionar të lëvizjes dhe optimalizimi i të nj?jtave ," (bashkautor me Agron Pajazitin), Projekt shkencor dyvjeçar i lejuar nga BVl e Punës Shkencore të Kosovës i kryer në vitin 1988.

3.    Geca, A.: “Dinamika e boshteve elastike të turboagregatve me ndikimin e efekteve xhiroskopike” (i lejuar nga BVI e Punës Shkencore, dorëzuar në vitin 1989), udhëhequr nga Dr. Inxh. Xhevat Perjuci.

Prof. dr. Ahmet Geca është angazhuar me sukses për dhjetë projekte profesionale, me rëndësi të veçantë, për probleme konkrete për ekonominë dhe industrinë e Kosovës, si: për Elektroekonominë e Kosovës, Metalikun e Gjakovës, Fabrikën e amortizatorëve në Prishtinë dhe për Fabrikën e Baterive në Gjilan (gjatë viteve1980-1989).

Duke filluar nga viti 2002, ka kryer një numër të konsiderueshëm të ekspertizave dhe superekspertizave nga siguria e komunikacionit rrugor.

Përfundim

Prof. dr. Ahmet Geca, pedagog i palodhshëm nga fusha e mekanikës teorike, mekanikë së zbatuar dhe nga fusha e komikacionit rrugor, me vullnetin dhe pedantërinë në punë, ishte përherë në kohën e duhur, dhe në vendin e duhur duke zbatuar detyrat me një përpikëri të jashtëzakonshme.

Veçnërisht domethënës është angazhimi i prof. dr. Ahmet Gecës, në detyrën e prorektort për mësim (1994-1999) në Universitetit të Prishtinës - “paralel”, pasi që profesorët, asistentët, stafi administrativ dhe ndihmës ishin larguar me dhunë nga objektet shtetërore të Universitetit të Prishtinës nga pushtuesit serbë, në vitin 1991. Andaj, me inciativën e studentëve, profesorëve, stafit administrativë, punëtorëve ndihmës dhe popullatës shqiptare të Kosovës, u bë organizimi dhe filloi mbijetesa e Universitetit të Prishtinës nëpër shtëpi private. Tërë veprimtaria e studimeve, detyrimisht vazhdoi nëpër dhoma të improvizuara, shtëpi-shkolla, falë gadishmërisë së popullit shqiptar që liruan shtëpitë dhe objekte të ndryshme, pa laboratore bashkëkohore, vetëm e vetëm që mos të ndalet arsimimi i nxënësve dhe studentëve shqiptarë (vite shumë të vështira 1991-1999). Por, falë angazhimit dhe qëndresës titanike të popullit, stafit arsimorë, në të gjitha nivelet e  shkollimit, studentëve, profesorëve, stafit administrativëdhe punëtorëve ndihmës mbijetoi arsimi në gjuhën shqipe, edhe pse shpesh u ndalua dhe u maltretuan studentët dhe stafi arsimorë nga policia dhe paramilitarët serbë.

Prof. dr. Ahmet Geca është angazhuar me sukses për realizmin e projekteve të ndryshme profesionale, me rëndësi të veçantë, për probleme konkrete për ekonominë dhe industrinë e Kosovës.

Bibliografia

1.     Geca, A.: ”Dinamika“, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, 185 f., Prishtinë, 2003.

2.    Gaçe, Th.; Geca, A.:”Teoria e lëkundjeve“, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, 236 f., Prishtinë, 1999.

3.    Geca, A.: “Analiza dhe parandalimi i aksidenteve në komunikacionin rrugor”(Inspektimi i vendit të ngjarjes s ë aksidentit dhe procesi i frenimit), Pjesa e parë, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, 298 f., Prishtinë, 2011.

4.    Geca, A.: “Analiza dhe parandalimi i aksidenteve në komunikacionin rrugor”(Ndeshjet ndërmjet mjeteve dhe këmbësorit), Pjesa e dytë, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, 340 f., Prishtinë, 2011.

5.    Geca, A.: ”Siguria në komunikacionit I“, Botues Universiteti  Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, 275 f., Prishtinë, 2018.

6.    Geca, A.: ”Siguria në komunikacionit II“, Botues Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, 227 f., Prishtinë, 2018.

7.    Monografi: 50 vjet të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (1967-2017), Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2017.

8.    Botime periodike dhe dokumente nga Arkivi i FIM Prishtinë, 2025.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Asllan Dibrani - Luani: Një jetë në shërbim të kombit – Shefki Sejdiu, zë i palëkundur i ndërgjegjes shqiptare Gjekë Gjonaj: Lekë Gjolaj, një jetë në shërbim të kombit dhe besimit Gani Pllana: Prof. Dr. Xhevat Perjuci - studiues dhe pedagog me vlera shkencore të larta Gani Pllana: Prof. Dr. Xhemaj Fejzullahu – ferizajliu që shkëlqeu në mësimdhënie Meti Rexhepi: In Memoriam – Sherafedin F. Kadriu (1961–2026) Lekë Mrijaj: Homazh përkujtimi – kongresisti amerikan Eliot Engel Isuf B. Bajrami: Eliot Engel do të kujtohet përherë si zëri i së vërtetës dhe i drejtësisë për Kosovën Gani Pllana: Prof. Dr. Eshref Ademaj - Zhurjani, figurë e shquar ndër personalitetet botërore Ndue Dedaj: Prifti që la pas histori Fejzulla Berisha: Hashim Thaçi – lideri që ndryshoi fatin e kombit Gani Pllana: Prof. Dr. Shefqet Rashani – mitrovicasi pedagog universiteti që shkëlqeu… Sevdail Hyseni: Ndahet nga jeta republikani i devotshëm Avdil Ramadani Lekë Mrijaj: Sot, pas meshës së shenjtë në varrezat e Velezhës u varros Dom Kelmend Spaçi Nue Oroshi: Dom Kelmend Spaçi - prifti i atdhetarizmit shkoi në përjetësi Eduard M. Dilo: Qirjako Ilia Dilo — i lindur për të ndriçuar kohën që jetoi Lekë Mrijaj: Dom Kelmend Spaqi - 'Këtu nuk ka myslimanë e katolikë, këtu të gjithë janë shqiptarë të pafajshëm në vendin e tyre' Gjekë Gjonaj: Burrë i kuvendeve, pajtues gjaqesh, lahutar dhe vajtor i traditës malësore Gani Pllana: Prof. Dr. Jusuf Gacaferri-Pejani, Prijetar në Studime dhe Elektroekonomi në Kosovë Ilir Çumani: Rauf Fico - profili i një politikani dhe diplomati perëndimor Gani Pllana: Prof. Dr. Alfred Pema, inxhinier mekanik, studiues dhe autor i teksteve universitare

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx