E merkure, 18.03.2026, 04:44 AM (GMT)

Mendime

Gjon Keka: Heqja e fusnotës...

E marte, 17.03.2026, 06:55 PM


Heqja e fusnotës një shenjë se BE-ja dhe pesë vendet mosnjohjëse të saj mund ta marrin parasysh statusin e vendit kandidat të Kosovës dhe ta pranojnë realitetin e ri

Nga Gjon Keka

Heqja e fusnotës për Kosovën nga Bashkimi Europian do të thotë një hap tepër i rëndësishëm për procesin e integrimit të Kosovës në familjen europiane dhe pranimit të realitet të ri.

Në fakt vendosja e fusnotës ishte një llojë arrni në petkun e shtetësisë së Kosovës, për shkak të mosnjohjes nga pesë shtetet e Bashkimit Europian.

Por edhe ky arrn në petkun e saj tanimë është hequr dhe Kosova si shtet po ecën në rrugën e saj të pranimit të plotë të saj si një shtet funskional dhe sovran që ka arritë të qeverisë veten dhe ka arritë të bëhet zot e vetes.

Heqja e fusnotës ka të bëjë edhe me qëndrueshëmrinë e Kosovës për të treguar se ajo është e zonja ta ruaj sovranitetin e saj dhe ta ushtrojë qeverisjen apo pushtetin e saj legjitim e kushtutes mbi tërë territorin e saj. Deri sa Kosova e kishte fusnotën shihej nga Bashkimi Europian si një shtet pa të ardhme të qartë brenda vetë BE-s dhe pa zot shtëpie, tani kur kjo fusnotë është hequr Kosova me përpjekjet e saj të vazhdueshme të bindjes si ndaj vetes ashtu edhe të botës demokratike se ajo jo vetëm se është e aftë të shtrijë sovranitetin, të arrij të forcohet në sundimin e rendit dhe ligjit, por edhe të bëhet një shembull i demkracisë autentike në rajon.

Është me rëndësi të nënvizohet kjo se me heqjen e fusnotës Kosovës si shtet iu hoqën edhe syzet e turbullta të pesë vendeve me të cilat ajo shihej dhe pranohej në tryeza diplomatike ndërkombëtare si një vend jo i barbartë. Tani ajo kudo do të përfaqësohet në tryezat diplomatike ndërkomnbëtare si një shtet i barabartë në mes të barabartëve(Primus inter pares), i njohur dhe pjesë e bashkëdinamikës dhe rolit politik e diplomatik të saj brenda tryezave dhe shtëpisë së përbashkët të familjes së kombeve demokratike, e veçanërisht shtëpisë së përbashkët të familjes europiane, aty ku edhe e ka vendin Kosova si popull e shtet.

Me pak fjalë heqja e fusnotës do të thotë hapja e rrugës dhe derës nga Bashkimi Europian si dhe një shenjë se pesë vendet e Bashkimit Europian që ende nuk e kanë njohur Kosovën mund ta pranojnë shumë shpejtë realitetin e ri dhe t'ia mundësojnë Kosovës si shtet që te hyjnë në Bashkimin Europian ashtu pa kushte dhe pa pengesa, pra më saktësisht heqja e fusnotës është një llojë dere gjysmë e hapur e Kosovës drejt marrjes parasysh të statusit si vend kandidat të saj nga Bashkimi Europian dhe të pranimit të saj sa më shpejtë të jetë e mundur brenda familjes europiane, pra brenda Unionit Europian.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Klajd Kapinova: SHBA, Shqipëria, Irani, Israel dhe Kuba në nje këndvështrim të shpejtë sipërfaqsor dje dhe sot Asllan Dibrani (Luani): Kosova nuk ka luksin të rrënojë vetë liderët Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin Isuf B. Bajrami: Degradimi i diskursit publik në Kosovë - Dhuna verbale, shpifjet dhe polarizimi ndërkombëtar Ilir Sefaj: Faji - si kut për matje në politikë! Rrezart Kalaja: Manipulimi i Fesë dhe Rreziku për Shoqërinë: Një Thirrje për Vetëdije Kombëtare Fritz Radovani: Tradhëtarët Enver Hoxha e Ramiz Alia na nxorën nga Europa (6) Florim Zeqa: Lamtumirë LDK! Idriz Zeqiraj: Shqiptarët krenarë me binomin Vjosa-Albini Don Fran Sopi: Kreshmët katërdhjetëditëshe dhe epika e kthimit, e rilindjes së ndërgjegjes sonë shpirtërore dhe kombëtare Rrezart Kalaja: Kur ideologjia fetare sfidon identitetin kombëtar shqiptar Hamza Halabaku: Një pasdite me vëllezërit Tafa Milazim Zeqiraj: Respektimi i Kushtetutës – kusht për Stabilitetin e Kosovës Fritz Radovani: Tradhëtarët Enver Hoxha e Ramiz Alia na nxorën nga Europa (5) Ilir Çumani: Dy fytyrat e diskursit mediatik Don Fran Sopi: Udha e Kryqit - Kalvari i njeriut dhe fitorja e Krishtit Isuf B. Bajrami: Komiteti i Rajoneve i BE-së ka hequr përdorimin e fusnotës dhe asteriksit kur referohet te Kosova Krimet serbe të vitit 1912 sipas Famullitarit Lazër Mjeda Kalosh Çeliku: Popull me tre “baba” pa kësulë në kokë Fahri Dahri: Deklaratë me rëndësi të veçantë! Gjon Keka: Zgjedhjet nuk zgjidhin kriza, të ketë marrëveshje për presidentin me rotacion

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx