| E marte, 17.03.2026, 06:55 PM |
Heqja e fusnotës një shenjë se BE-ja dhe pesë vendet mosnjohjëse të saj mund ta marrin parasysh statusin e vendit kandidat të Kosovës dhe ta pranojnë realitetin e ri
Nga
Gjon Keka
Heqja
e fusnotës për Kosovën nga Bashkimi Europian do të thotë një hap tepër i
rëndësishëm për procesin e integrimit të Kosovës në familjen europiane dhe
pranimit të realitet të ri.
Në
fakt vendosja e fusnotës ishte një llojë arrni në petkun e shtetësisë së
Kosovës, për shkak të mosnjohjes nga pesë shtetet e Bashkimit Europian.
Por
edhe ky arrn në petkun e saj tanimë është hequr dhe Kosova si shtet po ecën në
rrugën e saj të pranimit të plotë të saj si një shtet funskional dhe sovran që
ka arritë të qeverisë veten dhe ka arritë të bëhet zot e vetes.
Heqja
e fusnotës ka të bëjë edhe me qëndrueshëmrinë e Kosovës për të treguar se ajo
është e zonja ta ruaj sovranitetin e saj dhe ta ushtrojë qeverisjen apo
pushtetin e saj legjitim e kushtutes mbi tërë territorin e saj. Deri sa Kosova
e kishte fusnotën shihej nga Bashkimi Europian si një shtet pa të ardhme të
qartë brenda vetë BE-s dhe pa zot shtëpie, tani kur kjo fusnotë është hequr
Kosova me përpjekjet e saj të vazhdueshme të bindjes si ndaj vetes ashtu edhe
të botës demokratike se ajo jo vetëm se është e aftë të shtrijë sovranitetin,
të arrij të forcohet në sundimin e rendit dhe ligjit, por edhe të bëhet një
shembull i demkracisë autentike në rajon.
Është
me rëndësi të nënvizohet kjo se me heqjen e fusnotës Kosovës si shtet iu hoqën
edhe syzet e turbullta të pesë vendeve me të cilat ajo shihej dhe pranohej në
tryeza diplomatike ndërkombëtare si një vend jo i barbartë. Tani ajo kudo do të
përfaqësohet në tryezat diplomatike ndërkomnbëtare si një shtet i barabartë në
mes të barabartëve(Primus inter pares), i njohur dhe pjesë e bashkëdinamikës
dhe rolit politik e diplomatik të saj brenda tryezave dhe shtëpisë së
përbashkët të familjes së kombeve demokratike, e veçanërisht shtëpisë së
përbashkët të familjes europiane, aty ku edhe e ka vendin Kosova si popull e
shtet.
Me
pak fjalë heqja e fusnotës do të thotë hapja e rrugës dhe derës nga Bashkimi
Europian si dhe një shenjë se pesë vendet e Bashkimit Europian që ende nuk e
kanë njohur Kosovën mund ta pranojnë shumë shpejtë realitetin e ri dhe t'ia
mundësojnë Kosovës si shtet që te hyjnë në Bashkimin Europian ashtu pa kushte
dhe pa pengesa, pra më saktësisht heqja e fusnotës është një llojë dere gjysmë
e hapur e Kosovës drejt marrjes parasysh të statusit si vend kandidat të saj
nga Bashkimi Europian dhe të pranimit të saj sa më shpejtë të jetë e mundur
brenda familjes europiane, pra brenda Unionit Europian.