Mendime
Florim Zeqa: Presidentes i hasi keq sharra në gozhdën e Kushtetueses!
E enjte, 12.03.2026, 06:56 PM
Presidentes i hasi keq sharra në gozhdën e Kushtetueses!
Shkruan: Florim
Zeqa
Pas vendimit të
Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të Presidentes, shoqëria
kosovare, politikanët, njohësit dhe hartuesit e Kushtetutës janë ndarë në dy
taborre! Disa e thonë se Presidentja e ka shkelë Kushtetutën, kurse dikush
tjetër e thotë se ka pas të drejt në vendimin e saj! Vetë fakti i pezullimit të
"Dekretit" të Presidentes u jepë të drejt të parëve dhe e dëshmon
ngutinë dhe gabimin e qëllimshëm të Vjosa Osmanit.
Grupet e interesit
të 'kryqëzojnë' akoma pa e përfunduar fjalën!
Të gjitha partitë
pa dallim fuqie elektorale janë duke i bërë kalkulimet e tyre të fundit për ta
"pushtuar" kalanë presidenciale! Këtë mundësi ua ka dhënë vakumi
kushtetues, i cili ka lënë hapësirë kalkulimesh dhe pazaresh politike për
zgjedhjen e presidentit në Kuvend!
Aq të fuqishme dhe të rrezikshme janë grupet e interesit
brenda partive tona politike, saqë po ua prishe rehatinë e përfitimit nga të
fortët e politikës, të 'kryqëzojnë' akoma pa e përfunduar mirë fjalën!
Kosova ka nevojë për unifikim të qëndrimeve dhe vendimeve
të institucioneve të larta shtetërore e jo për dualizëm të veprimeve siq kishte
ndodhur deri më tani, kur dy krerët më të lartë shtetëror mbanin qëndrime
kontraverse karrshi raporteve me aleatët tonë strategjik.
Presidenti i ardhshëm i shtetit të Kosovës duhet të jetë
person unifikues i spektrit politik dhe person që e ruan stabilitetin
institucional të shtetit!
Për shkak se, si pasoj e disbalancit institucional,
gjegjësisht si pasojë e mos koordinimit të Presidentes me Kryeministrin dhe
anasjelltas, Kosova për herë të parë u fut nën scanksione ekonomike
ndërkombëtare!
Për shkaqet e hendekut të thellë mes Kryeministrit dhe Presidentes nuk e
preferoj të flas në mënyrë hipotetike, pasi dy akterët e lartë të politikës
kosovare e kanë për obligim që të sqarojnë për opinionin publik arsyet e
thyerjes së madhe politike, në mënyrë që të parandalohen spekulimet mediatike,
aq shumë të përhapura në vendin tonë!
Lideri shtetëror
duhet të jetë me këmbë në tokë e jo me 'kokë në qiell'
Nga momenti i
katapultimit në postin e presidentit, Vjosa Osmanit i hyni vetja në huj!
Mendonte se e gjithë bota sillej rreth saj! I harroj të gjithë ata (elektoratin
dhe militantët) që e ndihmuan të ngritet në majat e shtetit!
Madje shumë shpejt e injorojë edhe njeriun që ia mundësoj
ngritjen në postin e presidentes!
Në kohën kur kryeministri i shtetit u anashkalua nga një
pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, presidentja Osmani sorrollatej gjithandej
botës ndaras nga Albin Kurti, duke e krijuar tek bashkësia ndërkombëtare
përshtypjen e dy figurave kontraverse, e dy kokave të një shteti të vogël dhe
të pakonsoliduar në Ballkanin Perëndimor me 1001 probleme të pa zgjidhura ndër
vite e dekada shkaku i disbalancit institucional, ku njëri lider e drejtonte
karrocen e shtetit majtas, e tjetri djathtas!
Kësaj radhe
Presidentes i hasi keq sharra në gozhdën e Kushtetueses! Për ngutinë dhe
gabimin e pafalshëm, duhet ta merrë ndëshkimin e merituar nga Gjykata
Kushtetuese, për shkak se Vjosa Osmani ka shkaktuar ndarje të thella politike
dhe polarizim të skajshëm të shoqërisë kosovare!









